Prometeu i mbërthyer: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 93:
KORI
 
Mjerim i madh të paska rën' në kokë
dhe s'di të gjesh aspak shpëtim për vete.
si mjeku që kur vet' e zë sëmundja,
nuk di ç'ilaç i bën atij më mirë.
 
PROMETEU
 
Dëgjo më tej dhe fort do të çuditesh
sa mjete dhe mjeshtri të tjera shpika.
më e madhja është kjo: kur nga sëmundjet
të shkretët njerëz vuanin, kur as barna,
as lëngje për të pirë, as përzierje
për t'u fërkuar nuk kishin që të hiqnin
sëmundjet dhe lëngonin dhe vdisnin.
Krejt pa mjekim atyre u tregova
mënyrat, lëngjet se si t'i përziejnë
dhe t'i përdorin kundër çdo lëngatë.
U kam shpjeguar si të parashikojnë
atë që vjen dhe cilat ëndrra dalin
e cilat s'dalin, fjalët që të yshtin;
kuptimin e shenjave që shikon
një udhëtar kur ecën rrugës dhe
si dallojnë fluturimin e mbarë
nga ai i papt i zogjve sqepmëdhenj
me kthetra. U shpjegova tër huqet
e zogjve, si ushqehen, armiqsohen
dhe duhen; si vallëzojnë tufa-tufa.
Se çngjyr' e formë kanë rropullitë
e kafshëve kur bëhen fli, që hyjeve
gëzim t'u sjellin ngjyrën edhe njollat
që shfaqen shpesh në shpretkë e mëlçi.
Me dorën time poqa zverk e kofshë
të lyera krejt në dhjame dhe u bëra
mësues i njerëzve n'artin e mistershëm.
Të gjith' ogurët, që tregojnë flaka,
e zjarri dhe që fare s'i kuptonim
më parë, ua shpjegova un' atyre.
Po arin, bakrin, hekurin, argjendin
dhe gjithë zejet e dobishme kush
veç meje mund të thotë se i nxorri
nga gjiri i nëntokës për dobi të njerëzve?
Askush nuk mund të thotë, po nuk desh
të m'urrej krejt pa turp? T'i bie më shkurt,
të gjitha artet dhe mjeshtëritë njerëzit
e vdekshëm i mësuan nga Prometeu
 
KORI
 
Sa shume njerëzit, i ke ndihmuar!
Tani nga gjëma veten e shpëto!
Kam shpres' se kur nga prangat të çlirohesh
me Zeusin vet' do matesh në fuqi.
 
PROMETEU
 
Oh, fati plotfuqishëm s'ka caktuar
nga Prangat e mallkuara të çlirohem
më parë se ky trup e shprit nga mija
mundime e tortura të robtohet.
Se mendja kurrë s'matet dot me fatin.(6)
 
KORI
Rreshti 163:
 
Prometeu i Mbërthyer (Episodi III)
Prometeu i tregon Korit të Oqeanideve se do të vijë një ditë kur Zeusi do të përmbyset. Ato nuk mund të përfytyrojnë një gjë të tillë: S'ke frike që lëshon të tilla fjalë? Prometeu që e ndjen se Kori trembet para tiranisë së Zeusit, me ironi i thotë që le t'i lutet e le ta lajkatojë Zeusin tani që ka pushtet, kurse sa për vete: … për asgjë s'çaj kokën, aq me pak për Zeusin.
Në këto e sipër vjen Hermesi, që kërkon t'i shkëpusë heroit të fshehtën për të ardhmen e Zeusit. Ky është shërbëtori më servil dhe më i pamëshirshëm i tiranit.
 
[[HERMESI]]
 
Me ty, o [[dhelpër]], tallës e përbuzës,
me ty, o tradhtar i perëdive,
me ty, që pasurove njerëzit e vdekshëm,
me ty, hajdut i zjarrit të hyjnive,
me ty po flas! Im at' i madh kryezot
në qiell, të urdhëron çdo gjë që llape
për dasmën, që do ta rrëzoj nga froni,
shpejt t'ia tregosh haptazi, pa fshehur gjë.
Fol qartë, Promete dhe pa enigma!
Mos më shtrëngo të bëj dy herë rrugën.
Nuk zbutet Zeusi me kokëfortësi!
 
PROMETEU
 
Sa fort i shkokërka një gju' e lartë
prej mburraveci një lakejeje të bindur
të Perëndive! Eh, t'rinj në moshë,
të rinj' e në pushtet, mos ju pandehni
sa tërë jetën e jetës pa trazira
do të banoni në pallat qiellor?
S'i patë dy tiranët e tjerë
se si u rrokullisën posht' nga froni?
Do shoh si përmbyset dhe të tretin.
ai që sundon tani në qiell do bjerë
me shpejt dhe më me turp sesa të tjerët.
Mos vall' kujton se trembem dhe përulem
përpara hyjve të tu të rinj?
Shiko se po gabon. S'më njihke mirë!
Vër majat nga ke thembrat! Mbathja shpejt
nga erdhe! Kjo është përgjigja ime,
mos prit më shumë. Nuk të them asgjë.
 
Hermesi përdor të gjitha mënyrat për t'ia arritur qëllimit të tij, duke përsëritur kërcënimin dhe hipokrizinë. Edhe Kori i Oqeanideve, të cilat vërtet e mëshirojnë heroin, o e quajnë gabim veprën e tij, e këshillojnë të bindet:
 
PROMETEU
 
Çdo gjë që tha ky lajmëtar
e dija mirë, e parashihja,
por si armik të të trajtojë
armiku, s'është aspak për turp.
Hë, përvëloni me zjarr rrufesh,
me vetëtim, shkrep, qëllomë!
Me zhurmë, britma dhe potere
ti tok' e qiell tmerr tronditi,
me bubullimë, er' e shqotë,
tallaze të egër, uturime,
ti ajër, tok' e det e shtilli,
mbi yje shtjella marrt' përpjetë.
Dhe në skëterrë trupin hidhma,
m'u në Tartar, mu në humnerë.
Në ferr të zi si trup të vdekur
me dorën hekur, fat, vërtitem!
Por vetëm trupin tim të mjerë,
se kurrë, kurrë un' nuk vdes!
 
HERMESI
 
Nga dëshpërimi flet përçart,
urrejtj' e zezë e zemërimi.
Mbërthyer nga tmerr përmbi shkëmbinj
s'e mbyllka gojën i shkalluari.
I lirë ky sikur të ishte
ku mendj' e shthurrur kish arrirë?
Por ju, që keq ju vjen për të,
largohuni shpejt nga ky vend;
që mendja juaj mos të shakallojë,
kur të godas' rrufe e zeusit!
 
Me fjalët e Prometeut bëhet gjithnjë e më e qartë qëndresa e tij titanike. Hermesi mbasi është i bindur se nuk mund të bëjë asgjë, i lajmëron nimfat oqeanide të largohen që aty, që mendja e tyre të mos shkalloj,. "Kur të godasë rrufe e Zeusit".
Kori i Oqeanideve e quan vepër të ulët të braktisë mikun në fatkeqësi.
 
KORI
 
Me mua flit me tjetër gjuhë
dhe mos më jep të tilla mend,
ato nuk zenë vend tek une!
Më the një fjalë fyese shumë!
Jo, kurrë nuk mund t'më shtysh
të bëj një poshtërsi të tillë!
Sepse jam gati un' gjithmonë
çdo short të zi me të ta vuaj.
Po , jam mësuar gjithë jetën
që pabesinë ta kem pështirë.
S'njoh unë ves më të shëmtuar,
më të poshtër, se tradhëtinë!
 
HERMESI
 
Por mos harroni çfar' ju thashë,
as mos mallkoni fatin tuaj,
kur dallgë dhembjesh t'u godasë,
mos u rropatni, as mos më thoni
se gjoja zeusi krejt pa pritur
ju pat qëlluar me flak' e zjarr.
Ju në humner' u hodhët vetë.
Vet' u gremisët në skëterrë.
Në befasi askush s'ju zuri,
 
pasi askush s'ju ngriti juve.
Me dashjen tuaj rrjetën endet,
në rrjet të fatit zunë veten.
 
Hermesi më në fund largohet. Prometeu po e ndien se paralajmërimi i Hermesit po bëhet realitet.
 
PROMETEU
 
S'qënkan fjalë boshe, se me të vërtetë
toka më rrëmet po trandet(9) e dridhet.
Oshëtijnë bubullimat me gjëmime,
gjarpërojnë rrufetë me vetëtima,
gjuhë flakë zigzag bëjnë nëpër qiell,
flakërimat verbojnë do gjë përqark!
Era pluhurin rrugës ngre në ajër,
shqota ulërin, vërshëllen me lemeri!
Shotë me shqotë po përpalsen, po përleshen
tok' e qiell e çdo gjë u përie në botë!(10)
ja, ç'furtunë dërgoi zeusi i tërbuar
për të më ndëshkuar, për të më përkulur!
Shih, o mëmë tokë.
E nderura nënë,
shih eter i shenjtë
që më ndrite botën
skaj me skaj pështjell,
shihni si po vuaj
krejt pa pasur faj!