Ndryshimi mes inspektimeve të "Azem Shkreli"

34 bytes added ,  10 vjet më parë
ska përmbledhje të redaktimeve
 
 
'''Azem Shkrelí''' lindi më [[1938]] në [[Rugova|Rugovë]] të [[Peja|Pejë]]s. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa në [[Prishtina|Prishtinë]] ai vazhdoi shkollën e mesme për të vazhduar fakultetin Filozofik, degën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe. Për shumë vjet ai ka qenë kryetar i shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, drejtor i Teatrit Krahinor në Prishtinë dhe themelues e drejtor i [[Kosovafilmi|Kosova Filmit]].
 
Poezitë e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të huaja. Shfaqja e Azem Shkrelit si [[poet]], përpos që përputhej me ardhjen e talentit të fuqishëm, shënonte njëkohësisht kthesën e parë drejt hapjes dhe modernizimit të poezísë shqipe të Pasluftës. Shkreli u ngjít natyrshëm në kulmet e poezisë së sotme shqiptare dhe këtë vend ai e konsolidoi dhe e përforcoi nga njëra vepër poetike në tjetrën, deri në atë të fundit, që e la dorëshkrim "Zogj dhe gurë", botuar më 1997.
 
Vdiq në pranverën e vitit [[1997]].