Dallime mes rishikimeve të "Stebleva"

264 bytes removed ,  12 vjet më parë
No edit summary
Fshati fillimisht ishte në Orvenike ose Uraniku që përmendet në histori si bazë e luftës për ushtrinë e [[Skënderbeu]]t. Fshati ka qenë shumë i vjetër dhe nuk dihet së kur është krijuar. Fshati ishte në pozicion shumë të mirë, por kishte një burim uji. Gradualisht njerëzit filluan të largohen në një vend tjetër jo shumë larg, por që kishte ujë të bollshëm si për njerëzit ashtu edhe për bagetite.
 
Kur po krijohej ky fshat, një pasanik i qytetit të [[Dibra|Dibrës]], qe sot ndodhet në [[Maqedoni]], kërkoi që ta blejë por nuk arriti. Ai ngaqë nuk e bleu dot më inat është shprehur me fjalët "s`te bleva" dhe prandaj fshati i ri u quajt "Stebleva". Fshati ka pasur tradita të shumta dhe njerëzit kanë pasur virtyte të larta.
 
Steblevasit kanë pasur shumë unitet midis tyre, ndaj kanë arritur të mos lejojnë cenimin e tokave të shumta, që nga sipërfaqja ia kalojnë te gjitha fshatrave të tjera përreth. Steblevasit janë shquar për tregti në çdo kohë. Qe para vitit [[1900]], sic tregonin pleqtë e vjetër.
Anonymous user