Historia e Dardanisë: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v roboti shtoj: sh:Istorija Kosova
v roboti largoj: gl:Historia de Kosovo; cosmetic changes
Rreshti 2:
{{Historia e Kosovës}}
 
=== Paleoliti dhe Neoliti ===
Trualli i banuar sot nga shqiptarët, ku bën pjesë edhe territori i sotëm i Kosovës, filloi të popullohej shumë herët, që në epokën e paleolitit (gurit të vjtër), mbi 100 000 vjet më parë. Janë të njohura një numër i madh vendbanimesh të tilla në territorin e sotëm të Kosovës, siç janë shpellat e Radacit dhe Karamakazit, si dhe shpella të tjera më të vogla.
 
Rreshti 11:
Dardanët ishin fisi më i madh Ilir që u vu në krye të Mbretërisë Dardane, në ballkanin qendror, kryesisht në Kosovë. Dy fise të tjera dardane të njohura ishin thunatët dhe galabrët. Qyteti më i rëndësishëm i dardanëve ka qenë Damastioni, i njohur si kryeqendra e nxjerjes së metaleve. Dardanët përmenden si luftëtarë të fortë, xehtarë shumë të mirë, blegtorë dhe tregtarë të njohur.
 
=== Mbretëria Dardane ===
{{kryesor|Emërtimi Dardania}}
{{kryesor|Etimologjia e emërvendit Demastion}}
{{kryesor|Mbretëria e Dardanisë}}
 
==== Krijimi i Mbretërisë Dardane ====
Në shek.IV p.K. u krijua Mbretëria Dardane, e cila shtrihej në territorin e Kosovës së sotme e të krahinave të tjera përreth. Kufijtë e saj shkonin në veri deri t qyteti i Nishit, kurse në jug deri në Kukës dhe në rrjedhën e sipërme të Vardarit. Mbreti i parë dardan që njohim, është Longari. Pas tij erdhën mbretërit Bato dhe Monun. Rolin kryesor në mbretëri e luajti fisi dardanëve. Në këtë mbretëri bënin pjesë edhe fise të tjera, ndër të cilat njohin galabrët dhe thunatët. Dardania ishte e njohur në botën e lashtë për tokat e saj të gjera e pjellore, për punimin e arit dhe për përpunimin e produkteve blegtore. i Njohur ka qenë veçanërisht djathi dardan. Shoqëria ilire e dardanëve mbështetej në sistemin sklavopronar. Shkrimtarët antikë tregojnë se dardanët kishin kaq shumë skllevër, sa vetëm njëri prej tyre mund të kishte deri në 1000 veta e ndoshta edhe më shumë. Secili nga këta skllevër punonte tokën. Në kohë lufte sklleverit merrnin pjesë në ushtri, duke pasur si prijës pronarin e tyre. Mbretëria Dardane kishte krijuar një ushtri të fuqishme dhe të organizuar shumë mirë. Veçori e luftëtarëve dardanë ishte se ata hidheshin të gjtihë së bashku në sulm dhe po kështu së bashku tërhiqeshin me radhë të shtrënguara, duke mos lënë në sheshin e luftës as të plgosurit e tyre. Forca e kësaj ushtrie u tregua sidomos në shek.III p.K., kur dardanët qenë në gjendje të mbroheshin nga dynjet e fuqishme të keltëve, të cilët zbritën nga Evropa Qendrore. Madje dardanët treguan gatishmërinë të ndihmonin edhe Maqedoninë, që të përballonte këto sulme. Siç dëshmojnë shkrimtarët e lashtë, historia e Mbretërisë Dardane është mbushur me luftëra të pandërprera kundër Maqedonisë dhe më vonë kundër romakëve. Me Mbretërinë Ardiane, dardanët mbajtën marrëdhënie miqësore, por patën edhe konflikte, të shtyrë nga aristokracia skllavpopronare, që luftonte për interesa të ngushta, dhe kjo pati pasoja shumë të rënda ekonomike e politike si për ardianët, ashtu edhe për dardanët. Në mesin e shek. III p.K., kur sundonte mbreti Longar, ushtritë dardane u përpoqën të shtrinin kufijtë e tyre deri në brigjet e Adriatikut, duke shfrytëzuar faktin që ushtritë ardiane të mbretëreshës Teuta ndodheshin në Epir. Ky operacioni ushtarak fillimisht pati sukses, por me kthimin e ushtrive ardiane nga Epiri, dardanët u detyruan të lëshonin tokat e pushtuara e të ktheheshin në kufijtë e mëparshëm. Pas kësaj Longari i drejtoi uishtritë e tij në jug dhe pushtoi tokat e Mbretërisë Paione, që ndodheshin në veri të kufijv të Maqedonisë.
 
==== Luftërat e dardanëve kundër maqedonëve ====
Rreth vitit 21 p.K. luftimet ndërmjet dardanëve dhe maqedonasve morën përmasa të gjera, aq sa mbeti i vrarë në betejë edh mbreti maqedonas Demetri II. Pas vdekjes së tij, dardanët i shpeshtuan sulmet në Maqedoni, derisa Antigon Dozoni i detyroi të largoheshin nga mbretëria e tij. Kur mbreti maqedonas Filipi V ndodhej në luftë me grekët, në vitin 219 p.K., dardanët vërshuan përsëri kundër Maqedonisë. Ushtritë maqedonase u detyruan të ktheheshin në trojet e tyre dhe për të përforcuar kufijtë veriorë pushtuan qytetin më të madh të Paionisë, Bylazorën (Velesi). Në vitin 216 p.K. ushtritë dardane ndërmorën një operacion të fuqishëm ushtarak kundër Maqedonisë, duke zënë 20 000 robër. Ata zbritën deri në fushën e Argos, në brigjet e lumit Haliakmon. Kjo fushatë u ndoq nga kundërsulme të reja që bëri Filipi V kundër dardanëve, duke u shkaktuar atyre humbje të rënda në ushtri. Në vitin 200 p.K. mbretërit dardanë Longar e Bato, së bashku me ardianët e mbretër të tjerë, lidhën aleancë me romakët kundër Maqedonisë. Kjo i shtyu dardanët të ndërmerrnin sulme të rrreja në jug të kufirit të tyre. Dardanët nuk i pushuan luftërat për të çliruar tokat që ndodheshin në jug të mbretërisë së tyre, toka që dikur i përkisnin Mbretërisë Paione dhe që i mbante të pushtuara Maqedonia, duk u mbyllur kështu atyre rrugët tregtare që i lidhnin me krahinat jugore të Ballkanit. Duke mos qenë në gjendje të ndërprisnin sulmet dardane, maqedonasit bënë marrëveshje me fiset klte të bastarnëve dhe të vendoseshin vetë në tokat e tyre. Kjo gjë nuk u arrit. Dardanët i thyen ushtritë klte dhe çliruan tokat që ata kishin pushtuar. Edhe pasi u shkatërruan Mbretëria Ardiane dhe ajo e Maqedonisë. Dardania vazhdoi të ishte ende e lirë, ndonëse nga aleanca me romakët dardanët nuk arritën përfitimet e dëshiruara. Romakët nuk u dhanë tokat e Paionisë, por vetëm të drejtën për të tregtuar kripë.
 
==== Luftërat e dardanëve kundër romakëve ====
Luftërat e dardanëve kundër romakëve për shumë vjet me ashpërsi shumë të madhe, në rrethanat kur senati romak synonte të shtrinte pushtimet e tij në të gjitha tokat ilire dhe të arrinte deri në Danud. Edhe pas shqetësimeve që u shkaktoi rifillimi i sulmeve kelte, dardanët i vazhduan inkursionet e tyre kundër Maqedonisë, cila ishte kthyer tashmë në provincë romake. Dardania u bë pengesë serioze për shumë vjet me radhë për ushtritë pushtuese romake, të cilat nuk hiqnin dorë nga synimet e tyre. Megjithkëtë në vitin 97 p.K. romakët arritën të vinin nën varësi të përkohshme dardanët dhe fise të tjera fqinje, të cilat më vonë i ripërtrinë forcat dhe u shkaktuan humbje të rënda romakëve. Aq të vështira ishin këto luftëra për romakët, sa kur konsulli romak Kurioni përgaditej me 5 legjione të nisej në luftë kundër Dardanisë, njëri nga këto legjione ngriti krye dhe nuk pranoi t'i bindej komandantit të vet të shkonte në këtë luftë që ushtarët e quanin të rrezikshme. Romakët i krahasonin dardanët me kuçedrën e Lernës, e cila, edhe kur ia prisnin të gjitha kokat që kishte, i ringjallte përsëri. Me këtë krahasim ata shprehnin qëndrueshmërinë e madhe të dardanëve ndaj kundërshtarit. Pas luftërave të gjata me romakët, nga fundi i shek.I p.K dardanët e humbën pavarësinë e tyre dhe hynë nën varësinë e plotë të Romës.
 
=== Kosova pas shkatërrimit të Perandorisë Perëndimore Romake ===
Shqiptarët e hershëm të mesjetës dolën nga kaosi i shkatërrimit te Perandorisë Perëndimore Romake si pasardhës të fiseve të dardanëve dhe feonëve, që jetuan ne Ilirinë e Sipërme dhe Trakë, deri në kohët e pushtimeve masive të gotëve gjerman, që u zhvilluan në trojet shqiptare gjatë
shekullit të katërt të erës sonë. Në fund të shekullit të gjashte, trako dhe ilirët u çvendosën nga dyndjet e avarëve,antëve dhe fiseve bullgare turko - ugrike të sllavizuarva. Vendi i fundit ku ilirët gjetën strehë gjatë këtyre dyndjesh barbare ishin malet e Epirit, Thesalisë, Maqedonisë Perëndimore dhe Dalmacisë. Në 535, ushtritë e Perandorit Bizantin Justinian pushtuan Ilirinë dhe Moesinë dhe dëbuan gotët, lombardët dhe gepidët nga trojet ilire. Por 100 vite më vonë, perandor Herakli i II-të ftoi fiset gjysëm të egra të sorbianëve (shkije) dhe khrobates? (hrvati, kroatët) nga Kiskarpathia, të cilët të udhëhequr nga prijësit e tyre pushtuan territoret e Silezisë së sotme dhe të Polonisë Jugore, vende që ishin braktisur nga vandalët gjermanë dhe ostrogotët. Perandori bizantin i vendosi sllavët edhe në Ballkanin Perëndimor si mbrojtës të Konstandinopojës nga avarët.
Rreshti 32:
{|align=left style="font-size:85%;"
|-
|[[FiguraSkeda:PerandoriaRomake 395.PNG|center|280px|Ndarja perëndim-lindje e per. Romake<br />kalimi nga perëndimi në lindje]]<br />
|-
|Ndarja perëndim-lindje e per. Romake<br />ndarja e parë në rite
|}
 
=== Kosova nën sundimin bizantin ===
Pas ndarjes së Perandorisë Romake në dy pjesë, më 395, trevat iliro-shqiptare hynë në përbërje të Perandorisë Bizantine, siç quhet zakonisht pas kësaj date Perandoria Romake e Lindjes sipas emrit antik të kryeqytetit të saj, Bizant, që për nder të Konstandinit të Madh u quajt Konstandinopojë. Ashtu siç i kishin dhënë Perandorisë Romake një numër perandorësh e gjeneralësh të shquar, po ashtu gjatë periudhës së hershme bizantine (shek. V-IX), trevat iliro-shqiptare i dhanë Perandorisë Bizantine disa perandorë, ndër të cilët shquhen në mënyrë të veçantë Anastasi I nga Durrësi (491-518) dhe Justiniani I nga Taurisium i Shkupit (527-565).
 
Perandorët bizantinë i kushtuan vëmendje të veçantë mbrojtjes strategjike të trevave iliro-shqiptare. Perandori Justiniani, ndërtoi nga e para apo rimëkëmbi 168 kështjella në katër provincat ilire: të Dardanisë, Prevalit dhe të dy Epirëve. Nga qytete e provincës së Dardanisë, Prizreni dhe Shkupi kishin rëndësi të madhe për pushtetin bizantin. Mbrojtja e tyre dhe e territorit në juridiksionin e tyre, u ishte besuar forcave e komandantëve vendas. Trupa ushtarake iliro-shqiptare shërbenin gjithashtu në vise të tjera të Perandorisë, sa në Lindje aq edhe në Perëndim. Në kohën e perandorit Justinian, ushtarë iliro-shqiptarë shërbenin në ushtrinë bizantine me qëndrim në Itali.
 
Gjatë sundimit bizantin, filloi edhe përhapja në masë e krishterizmit në provincën e Dardanisë. Persekutimet e mëdha kundër të krishterëve regjistruan edhe në provincën dardane martirë të shumtë, kulti i të cilëve u ruajt në shekuj. Nga martirët më të shquar ishin edhe Lauri dhe Flori nga Dardania. Pavarësisht nga përpjekjet për mbytjen e fesë së re, krishterimi u afirmua në Dardani në mënyrë përfundimtare. Pas persekutimeve të mëdha të shek. IV, burimet historike flasin për një strukturë kishtare mjaft të konsoliduar. Në Justiana Prima, qytet dardan, ndodhej kisha metropolitane e Dardanisë, ku ishte i vendosur kryepeshkopi. Peshkopata e Shkupit ishte nën varësinë e Kishës Metropolitane të Shkodrës.
 
Nën sundimin e Dioklecianit e më tej të Konstandinit, Perandoria Romake iu përshtat një organizimi të ri administrativ. Njësia më e madhe administrative u bë prefektura, që përmbante disa dioqeza, të cilat nga ana e tyre ishin të ndara në një numër edhe më të madh provincash. Prefektura e Ilirikut (praefectura praetorio per Illyricum), përfshinte dioqezat e Dakisë e të Maqedonisë. Në dioqezën e Maqedonisë, bënin pjesë pronvincat e Prevalit, Dardanisë, Epirit të Vjetër dhe Epirit të Ri, që përfaqësonin hapësirën gjeografike të banuar nga pasardhësit e ilirëve, shqiptarët, përgjatë gjithë mesjetës e deri në kohët e reja. Funksionari më i lartë i prefekturës së Ilirikut, prefekti i pretorit për Ilirikun, e kishte selinë e vet në Selanik.
Rreshti 60:
Në vitin 1054, kur u bë ndarja e kishave, trojet shqiptare që përfshinin ish provincën e Dardanisë, në pjesë të madhe kaluan në kuadër të Kishës Katolike. Katolicizmi mbeti feja dominuese për disa shekuj.
 
=== Shkëputja nga Bizanti dhe ekspansioni sllav ===
Derisa ushtria dhe administrata bizantine mbusheshin gjithnjë e më shumë me elementin vendas, kurse, nga ana tjetër, zgjerohej vazhdimisht numri i zonave autonome, ku pushtetin real e ushtronin krerët dhe zotërit e vendit, u krijuan kushtet per ndarjen nga Bizanti. Por tokat shqiptare të Dardanisë, ishin shumë tërheqëse për shtetin e fuqishëm serb, që u krijua në fillim të shek. XIII. Dardania ra tërësisht nën sundimin serb, në kohën e sundimit të mbretit serb, Stefan Dushanit (1331-1355). Më pas i njëjti fat ishte edhe i të gjitha tokave shqiptare. Në një relacion të vitit 1332 të kryepeshkopit frëng të Tivarit, Guljelmi i Adës, për sundimin sllav në trojet shqiptare shkruhet: "Arbrit janë të shtypur keq nga zgjedha e padurueshme dhe tepër e rëndë e sunduesve të urryer sllavë..... Klerikët poshtërohen e persekutohen, fisnikët shpronësohen e burgosen".
 
Rreshti 69:
Pushtimi serb i Stefan Dushanit, i ngarkuar me pasoja të rënda ekonomike, shoqërore e etnike, ndeshi në qëndresën e ashpër të popullsisë shqiptare. Që në vitin e parë të sundimit të Stefan Dushanit, në trevat veriperëndimore shpërtheu një kryengritje antiserbe, në krye të së cilës u vu bujari Dhimitër Suma (1332). Zgjerimi i saj e nxiti kryepeshkopin e Tivarit, Guljelmin e Adës, të projektonte organizimin e një kryqëzate të Perëndimit kundër serbëve, e cila do të mbështetej në kontributin vendimtar të kryengritësve shqiptarë të zonave të veriut. Në këtë mënyrë që nga Genta e Kosova deri poshtë në Epir lindën ose u ringjallën formacione politike të dyerve më të shquara shqiptare, Balshët, Gropajt, Topiajt, Matrëngët, Muzakët, Zenebishët, Bua-Shpatat etj.
 
=== Kosova në prag të pushtimit Osman ===
==== Përpjekjet e Balshajve për një shtet të bashkuar shqiptar ====
Familja Balshaj ishte me origjinë nga qyteza e Balëz, në afërsi të qytetit të Shkodrës. Edhe kjo familje ka qenë e shpronësuar dhe keqtrajtuar gjatë sundimit sllav. Gjithsesi, pas mesit të shek. XIV, tre vëllezërit Balsha, Strazimiri, Gjergji I dhe Balsha II, e vunë këtë familje në ballë të politikës dhe të proceseve shtetformuese shqiptare, duke shfrytëzuar edhe momentin e përshtatshëm që pasoi vdekjen e car Stefan Dushanit. Me shthurjen e Perandorisë së tij, vëllezërit Balshaj iu vunë punës për ta kthyer Gentën (Zetën), ashtu si Dioklenë e dikurshme, në një shtet të pavarur nga mbretëria serbe. Për këtë qëllim, ata prenë çdo lidhje me oborrin e carit të ri serb, Stefan Uroshit, i cili i konsideronte Balshajt “rebelë” dhe i trajtonte si kundërshtarë të papajtueshëm të tij. Me zotërimin e Ulqinit, të Tivarit e të vetë Shkodrës dhe të skelës së Shirgjit, si dhe me shtënien në dorë përfundimisht të Budvës më 1367, Balshajt ishin në gjendje të kontrollonin lëvizjet tregtare nëpër Adriatik. Në duart e tyre ndodheshin rrugët tregtare që zgjateshin prej bregdetit drejt viseve të brendshme. Më e rëndësishmja prej tyre ishte rruga që fillonte në pikën doganore të Dejës, ku bashkoheshin rrugët që vinin nga portet e Shëngjinit, të Ulqinit e të Tivarit, dhe vazhdonte nëpër luginën e Drinit për të arritur në Rrafshin e Dukagjinit, nga ku degëzohej në qendërbanimet kryesore të Kosovës. balshajt shtrin sundimin e tyre deri në Vlorë.
 
Rreshti 77:
Në vitin 1385, pas një depërtimi të ushtrisë osmane në krye me Hajredin Pashën, territori i Kosovës, në pjesën më të madhe, ra në dorë të princërve sllavë, vasalë të sulltanit. Për rrjedhojë, princi shqiptar u afrua me Republikën fqinje të Raguzës, që i rikonfirmoi qytetarinë raguzane, dhe me princ Llazarin e Rashës. Vajza e këtij të fundit u bë gruaja e Gjergjit. Në betejën e Fushë-Dardanisë, më 1389, Gjergji II Balsha mori pjesë krahas krerëve të tjerë shqiptarë e ballkanas.
 
==== Dukagjinët, Spanët dhe Kastriotët ====
Ndërsa shteti i Balshajve rrudhej, dinastia e Dukagjinëve shtiu në dorë, rreth vitit 1387, qytetin e Prizrenit. Dukagjinët kanë zotëruar për një periudhë kohe, ndonëse me ndërprerje, rrugën që kalonte nga Deja, përpjetë rrjedhjes së Drinit për në Rrafshin e Dukagjinit e më tutje. Ata kanë zotëruar edhe Pejën.
 
Rreshti 86:
Pjesën lindore (kosovare) të shtetit të vet Gjon Kastrioti e zotëronte si funksionar i administratës osmane, sepse vetë ai deklaronte në vitin 1411 se kishte në gatishmëri të përhershme një ushtri të përbërë nga "dy mijë kalorës shqiptarë dhe treqind kalorës turq" dhe kohë pas kohe është shprehur se sulltani ishte kryezot i tij. Për të garantuar sigurinë e lëvizjes së njerëzve dhe të karvaneve të mallrave nëpër rrugët tregtare, Gjoni vendosi roje nëpër to si dhe nëpër kështjellat që shërbenin për mbrojtjen e tyre, si në ato të Prizrenit, të Gurit të Bardhë, të Stelushit etj. dhe rriti shërbimet për mirëmbajtjen e rrugëve.
 
=== Pushtimi i Kosovës nga Perandoria Osmane 1385 - 1479 ===
==== Fillimi i pushtimit osman në Kosovë ====
Sulmet e ushtrive osmane për pushtimin e viseve shqiptare nisën në mesin e viteve 80 të shek. XIV. Të udhëhequra nga bejlerbeu i Rumelisë, Timurtash Pasha, në vitin 1385 ushtritë osmane, u futën në Shqipëri dhe pushtuan qytetet e Shtipit, të Përlepit, të Manastirit dhe të Kosturit. Në dokumente perëndimore dhe osmane të shek. XIV-XV për qytetet e Shkupit, të Manastirit, të Kosturit, të Janinës etj., si dhe për Fushë-Dardaninë shprehimisht është shënuar se ato ishin "në Shqipëri" apo "në tokat shqiptare". Në vitin 1386 osmanët pushtuan Nishin.
 
Rreshti 96:
Disfata e koalicionit ballkanik në betejën e Fushë-Dardanisë të vitit 1389 pati rrjedhime të rënda për popujt e Gadishullit të Ballkanit. Pushtuesit osmanë e kthyen në vasal të tyre sundimtarin e Kosovës, Vukë Brankoviçin, të cilin, në fillim të vitit 1392, e detyruan t'u dorëzonte Shkupin, e më pas Zveçanin (kështjellë pranë Mitrovicës) etj. Me marrjen e Shkupit, osmanët përforcuan pushtetin e tyre në pjesën lindore të Shqipërisë Qendrore (Maqedonia e sotme), veçanërisht nëpër rajonet fushore të lumit Vardar, që ishin nga më të begatat e Ballkanit. Pozicioni gjeografik shumë i favorshëm i Shkupit, ku kryqëzoheshin rrugët më të shkurtra që lidhnin kryeqytetin e Perandorisë Osmane me të gjitha tokat shqiptare dhe me rajonet e tjera të Ballkanit, nxitën sulltanët osmanë që ta bënin atë bazë ushtarake shumë të fuqishme, duke e shpallur Pashasanxhak, d.m.th. vend-rezidencë e bejlerbeut të Rumelisë.
 
==== Fillet e përhapjes së Islamit ====
Në kushtet e mungesës së një kishe kombëtare shqiptare, që do të ndikonte shumë në ruajtjen e unitetit fetar te shqiptarët, një pjesë e konsiderueshme e fisnikërisë dhe e shtresave të tjera, që jetonin në Shkup, Manastir dhe në qytete të tjera të Kosovës, filluan të përqafonin masivisht Islamin. Që në fund të viteve 60 të shek. XV mbi 60% e banorëve të Shkupit e të Manastirit ishin myslimanë. Kurse te sllavët, që kishin kishën e tyre kombëtare, nuk u përhap procesi i islamizimit. Në regjistrat kadastralë osmanë të shek. XV thuajse asnjë spahi nuk ka të shënuar cilësimin se është shka apo sllav, ndryshe nga shumë të tjerë që mbajnë mbiemrin Shqiptari (Arnauti).
 
Konvertimi në Islam i shqiptarëve i shkëputi shumë prej tyre nga ndikimi i kishave ortodokse sllave e greke (që liturgjinë e mbanin në gjuhën sllave dhe greke), duke ndërprerë kështu vrullin e procesit shekullor të sllavizimit e të greqizimit të shqiptarëve. Gjithashtu islamizimi u dha mundësi shqiptarëve që të integroheshin në jetën e Perandorisë Osmane dhe të ruanin, deri në një farë mase, pozitat e tyre ekonomike e politike.
 
==== Rezistenca ndaj pushtimit osman ====
Derisa pushtuesi osman shtrihej në tokat shqiptare, një pjesë e fisnikërisë, arriti të ruante zotërimet duke u shndërruar në vasalë të Sulltanit. Megjithatë, në vitin 1443, Gjergj Kastrioti - Skenderbeu (i biri i Gjon Kastriotit), i ndihmuar nga vëllau i madh Stanisha, mori kështjellën e Krujës dhe me këtë e filloi kryengritjen e përgjithshme, e cila rezultoi më vonë në krijimin e shtetit shqiptar. Skënderbeu, morri nën kontroll edhe rajonin malor në jug të Shkupit dhe me këtë edhe rrugën Shkup - Kërçovë.
 
Rreshti 108:
Pas vdekjes së Skënderbeut, me 1468, shteti shqiptar vazhdoi rezistëncën e tij. Por, në vitin 1479, të gjitha trojet shqiptare, ranë nën sundimin osman.
 
=== Kosova nën Perandorinë Osmane shek.XV - shek.XVIII ===
==== Vendosja e sistemit të timarit dhe çifligjeve ====
Zgjerimi i Perandorisë Osmane, bëri të nevojshëm ndryshimin e organizimit të saj shtetëror. Për ta vënë atë mbi baza më të qëndrueshme administrative e juridike, gjatë mbretërimit të sulltan Sulejmanit II (1520-1566), u krye një organizim i ri i shtetit dhe u rishikuan e u plotësuan ligjet ekzistuese me urdhëresa të tjera në përshtatje me kushtet e reja, me synim që të arrihej në radhë të parë centralizimi i pushtetit në duart e sulltanit.
 
Në përfundim të këtij riorganizimi, territoret e gjithë perandorisë u ndanë në 32 ejalete, që ishin njësi më të vogla administrative. Në krye të çdo ejaleti kishte një bejlerbej. Krahinat e Gadishullit Ballkanik u përfshinë në tri ejalete: ejaleti i Bosnjës në veri të gadishullit, ejaleti i Rumelisë në qendër dhe ejaleti i Detit në ishujt e detit Egje dhe në një pjesë të bregdetit jugor. Çdo ejalet u nda në një numër sanxhakësh. Territoret e Shqipërisë bënin pjesë në ejaletin e Rumelisë. Ato u ndanë në disa sanxhakë. Numri, shtrirja dhe emërtimi i tyre ka ndryshuar herë pas here. Sanxhakut të Shkodrës, të cilit më 1499 i ishin shtuar krahina të Malit të Zi dhe në fillim të shek. XVI edhe krahina të Rrafshit të Dukagjinit, iu shkëput krahina e Gjakovës, që i kaloi sanxhakut të Dukagjinit; sanxhakut të Vlorës iu shkëputën krahinat e Delvinës dhe të Çamërisë, me të cilat u krijua sanxhaku i Delvinës. Sanxhakët e Elbasanit, të Ohrit, të Dukagjinit, të Prizrenit, të Vuçiternës, të Shkupit dhe të Janinës mbetën siç ishin më parë. Çdo sanxhak ishte një unitet administrativ e ushtarak që përfshinte timaret, ziametet dhe forcat e tyre ushtarake përkatëse. Sanxhakë u ndanë në njësi më të vogla, të cilat u quajtën kaza, kurse këto të fundit u ndanë në nahije. Në çdo sanxhak kishte një mëkëmbës të sanxhakbeut (myteselim) dhe komandant të spahinjve (allaj-bej), kurse në çdo kaza një gjykatës (kadi) që varej drejtpërdrejt nga sulltani. Përveç këtyre pati edhe funksionarë të tjerë të një rëndësie më të vogël nëpër nahijet. Shumica dërrmuese e funksionarëve, ashtu si dhe shumica e feudalëve, ishin me origjinë shqiptare.
Rreshti 122:
Në shek. XVII-XVIII edhe pronat e institucioneve fetare myslimane e të krishtera morën formën e çifligjeve. Ato u zgjeruan në radhë të parë nga dhurimet e shtetit dhe të besimtarëve. Çifligjet e klerit mysliman qenë përqendruar kryesisht në toka pjellore të fushave të Shkodrës, Kosovës, Tiranës, Elbasanit, Myzeqesë, Korçës, Janinës, Artës etj. Në Shqipërinë Verilindore, në fushën e Kosovës, midis Vuçiternës dhe Prishtinës ishin zotërues çifligjesh teqetë.
 
==== Rritja e qyteteve dhe e prodhimit zejtar ====
Vendosja e sundimit osman u bë pas luftërave pushtuese, që kishin sjellë pakësimin e numrit të qyteteve. Qytetet që ekzistonin si qendra prodhimi e shkëmbimi në gjysmën e parë të shek. XV, ishin shkatërruar e zhdukur krejtësisht, kurse Kruja, Shkodra, Lezha, Durrësi, Berati, të shpopulluar e të dëmtuar rëndë, kishin mbetur në madhësi fshatrash. Edhe qytetet e pushtuara më përpara, si Gjirokastra, Vlora, Prizreni, Peja, etj., ende nuk ishin rimëkëmbur.
 
Rreshti 133:
Trojet shqiptare, arritën një zhvillim shumë të madh ekonomik, duke u bërë territori më i pasur ekonomkisht në Ballkan e më gjerë. Qysh në shek. XVI, Prizreni kishte 900 dyqane, ndërsa Shkupi kishte 2150 dyqane. Dyqanet ishin përqendruar në një lagje të vetme, duke formuar rrugica të ndara sipas zejeve. Prizreni kishte 24 sokakë (rrugica). Në disa qytete, si në Prizren e Shkup u ngritën edhe pazaret e mbyllura (bezistene) për shitjen e mallrave të kushtueshme.
 
==== Rezistenca ndaj pushtimit osman - pushtimi i përkohshëm austriak ====
Kryengritjet e shumta të organizuara në trojet shqiptare, gjetën deri diku solidarizim edhe në trojet shqiptare të Kosovës. Gjatë viteve 1670-1680, banorët e sanxhaqeve të Prizrenit dhe Dukagjinit, u solidarizuan me sanxhaqet e tjera shqiptare, në mosmbledhjen e taksave të shtetit osman.
 
Rreshti 145:
Pas vdekjes së gjeneral Pikolominit (nëntor 1689) qëndrimi i shqiptarëve ndryshoi për disa arsye. Në radhë të parë ndikoi këtu qëndrimi i pasardhësve të Pikolominit dhe të oficerëve të tjerë austriakë. Ata filluan t’i trajtojnë keq shqiptarët. Megjithëse një numër shqiptarësh u larguan nga ushtria austriake, një pjesë mjaft e madhe vazhduan betejat kundër osmanëve por pa sukses. Ushtria osmane përbëhej nga forca të hanit të Krimesë, të bejlerbeut të Rumelisë dhe të sanxhakbejlerëve të tokave shqiptare. Në fillim forcat osmane iu drejtuan Karposhit. Forcat austriake dhe kryengritësit shqiptarë u tërhoqën në Kaçanik. Duka i Holshtajnit u detyrua të organizonte një këshill ushtarak, i cili vendosi t’u bëjë thirrje shqiptarëve që kishin qenë pranë Pikolominit, por ishte tepër vonë. Megjithatë, shqiptarët, besnikë të austriakëve, morën pjesë në luftën me tartarët e hanit të Krimesë. Në fillim ra Prishtina, më vonë Prizreni, Peja.
 
==== Largimi i ushtrisë austriake dhe shpërngulja e një pjese të popullatës nga Kosova ====
Me ushtrinë austriake u larguan nga Kosova shumë kryengritës, besnikë të Austrisë. Mbi këtë fakt u ngrit teza e historiografisë serbe mbi të ashtuquajturën “shpërngulje të madhe të serbëve nga Kosova dhe mbi popullimin e saj nga shqiptarët”. Është e vërtetë se midis atyre që u tërhoqën së bashku me ushtrinë austriake ishte patriarku i Pejës, Arsen III Cërnojeviçi, së bashku me disa murgjër që nëpërmjet Jenipazarit e Studenicës u vendos në Panoni. Por serbët që u larguan me të nuk ishin aq të shumtë në numër sa të bëhet fjalë për një shpërngulje të madhe të tyre nga Kosova në ato vite. E ashtuquajtura “shpërngulje e madhe e serbëve nga Kosova” është një sajesë e historiografisë serbe, e bërë me qëllime të caktuara politike. Të mbështetur në të dhënat e kishës serbe, mjaft historianë serbë duke synuar t`i japin “një mbështetje” historike e shkencore politikës grabitqare të Serbisë ndaj tokave shqiptare të Kosovës, janë orvatur të provojnë se Kosova kishte qenë në mesjetë qendër e shtetit serb dhe trevë e banuar nga serbët deri në fund të shek. XVII - fillimi i shek. XVIII. Pas luftërave austro-osmane të viteve 1683-1699, pohojnë këta autorë, një pjesë e popullsisë serbe që mori anën e Austrisë, qenkërka tërhequr për në veri dhe vendin e tyre e paskan zënë shqiptarët e ardhur nga vise të brendshme të Shqipërisë së Veriut. Historianë të tjerë, duke rënë viktimë e njëanshmërisë së burimeve dokumentare serbe, janë bashkuar me autorët serbë. Kështu është krijuar një letërsi e tërë historike që nuk i përgjigjet të vërtetës shkencore. Megjithatë, ka edhe mjaft studiues që e kundërshtojnë këtë mendim që mbizotëron në historiografinë serbe. Në disa vepra të historiografisë austriake dhe italiane, të mbështetura në burime të besueshme, pranohet se territoret e Kosovës ishin të banuara nga popullsi shqiptare dhe përfshiheshin brenda kufijve të Shqipërisë si nocion etnik.
 
Rreshti 152:
{|align=left style="font-size:85%;"
|-
|[[FiguraSkeda:VilajetiKosova emertimet.PNG|280px|center|1877 [[Vilajeti i Kosovës]] ([[Sanxhaku i Tregut të Ri|Sanxhakun]] dhe [[Toplica|Toplicën]]]]
|-
|1877 [[Vilajeti i Kosovës]] ([[Sanxhaku i Tregut të Ri|Sanxhakun]] dhe [[Toplica|Toplicën]])
|}
 
=== Përhapja e fesë Islame ===
::'''''Artikull''' : '''[[Faktorët ndikues në islamizimin e shqiptarëve]]'''''
Fisnikëria shqiptare, ishte e para që provoi dukurinë e kalimit në Islam. Pasi e pranonin vasalitetin osman, bijtë e tyre islamizoheshin, pasiqë të njëjtit edukoheshin pranë oborrit të sulltanit në Stamboll. Sipas regjistrimit të viteve 1431-1432, Sanxhaku Shqiptar kishte 335 timare, nga të cilat 279 udhëhiqeshin nga myslimanë. Depërtimi në shkallë të gjerë i fesë islame në radhët e popullit shqiptar gjeti shprehje pikësëpari në qytete. Por, që nga vitet 80 të shek. XV, feja e re ka nisur të “zbresë” nga parësia e islamizuar në masën e popullsisë qytetare të krishterë, për të vazhduar më pas edhe në fshatëra. Me 1468, tetova kishte 41 shtëpi myslimane (15%). Në vitin 1485, Peja kishte 23 shtëpi myslimane. Me 1487, Vuçiterna kishte 33 shtëpi myslimane (31%), Prishtina 51 shtëpi muslimane (17%).
Rreshti 169:
Duke filluar nga shek. XVII, burimet historike flasin për braktisje masive të fesë së krishterë dhe përqafimit të Islamit edhe nga popullsia fshatare. Gjatë kësaj kohe fshatra të tëra kaluan në fenë islame. Në mjaft fshatra të tjera vërehet rënie e dukshme në numrin e shtëpive të krishtera nga njëra anë, dhe shtim i shtëpive myslimane, nga ana tjetër. Kështu, p.sh., në vilajetin e Prishtinës numri i shtëpive të krishtera në vitin 1688 ishte pakësuar 49% në krahasim me vitet 1551-1555, ndërsa në vilajetin e Novobërdës kjo shifër shkonte deri në 73%. Vetëm brenda viteve 1620-1624 në 200 fshatra të rrethit të Prizrenit ishin islamizuar 3 000 banorë.
 
=== Kosova pas ndarjes nga Shqipëria ===
Me krijimin e mbretëris Serbe teritori i Dardanisë nga kleri i ritit lindor quhej Serbia e Re dhe me rritjen e ndikimit të klerit sllav në Ballkan dhe krijimit të mitit të Kosovës, pjesa më e madhe e ish-vilajetit të Kosovës fillon të quhet Serbia e Vjetër e më vonë Kosovo i Metohia ndërsa teritori i Dardanisë ndahet në tri njësi "Banovina" të Mbretërisë Jugosllave dhe një pjesë në Shqipëri. Gjatë luftrave Ballkanike dhe botërore bëhen luhatje të shumta të kufinjëve dhe emërtimeve dhe nga to pjesa më e madhe e ish vilajetit të Kosovës hynë në një federatë laike Serbe si njësi konstituive e Federatës Jugosllave. Pas kthimit të klerit në fuqi në federaten serbe dhe shkatërrimit të Federatës Jugosllave, Kosova okupohet nga kleri dhe qeveia e Milosheviqit të cilët në ish-Pashallëkun e Beogradit kishin instaluar një sistem shtetrorë dual (dyfishë: nacional dhe ortodoks mesjetar) nga ku kordinonin veprimet në teritorin e ish- Federatës Jugosllave.
 
Rreshti 191:
Lufta politike e kordinuar për pengimin e njohjes së shtetit të ri prej së jashtmi zhvillohet nga Serbia dhe Rusia, ndërsa nga brenda këtë e bënë kleri sllav i përçëndruar në veri të Kosovës.
 
[[CategoryKategoria:Historia e Kosovës]]
 
[[bg:История на Косово]]
Rreshti 199:
[[es:Historia de Kosovo]]
[[fr:Histoire du Kosovo]]
[[gl:Historia de Kosovo]]
[[hr:Povijest Kosova]]
[[hu:Koszovó történelme]]