Enciklopedia e artit shqiptar: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
v roboti shtoj: en:Encyclopedia of Albanian Art; cosmetic changes
Rreshti 2:
 
== Bashkëpunëtoret ==
Në të kanë punuar studiuese si Josif Papagjoni, Zana Shuteriqi, Ferid Hudhri, Moikom Zeqo, [[Jakup Mato]], Kristaq Dhamo në Shqipëri, apo Nebi Islami, Shyqyri Nimani, Engjëll Berisha në Kosovë, e Luljeta Isaku në Maqedoni, të cilët përbëjnë bordin që ndjek ecurinë. Pjesa dërrmuese e punimeve është hartuar nga ky bord, por janë afruar edhe shumë e shumë studiues të tjerë të njohur për zërat e ndryshme të arteve.
 
== Historiku ==
Kjo enciklopedi është e para i këtij lloji. Ky është një projekt ambicioz në kuadrin e Shqipërisë, kur ne e dimë se Shqipëria ende nuk ka enciklopedinë e saj. Ka pasur një fjalor të hershëm enciklopedik dhe tani po bëhet fjalori i ri me dy vëllime, ndërsa Enciklopedia Shqiptare do të ketë gjashtë, apo tetë vëllime totale për hapësirën mbarëshqiptare.
 
Fjalori i ri enciklopedik i artit shqiptar, që po përgatitet tashmë për botim, është enciklopedi dhe jo fjalor, dhe dallimi qëndron se ky i fundit është më i kufizuar. Arti ka rreth 400-500 zëra nga 1200 që do të ketë në Enciklopedinë e Artit Shqiptar, e cila ka si specifikë se mbart elementë vlerësues për çdo autor; çfarë ai përfaqëson, cilat janë tiparet, profili i tij, nga se çmohen veprat e tij.
 
Botimi është një produkt i [[Qendrës së Studimeve të Artit]], pjesë e [[Akademisë së Shkencave]], mendohet se mbart vlerësimin e mundshëm më të drejtë, nga vlerësime që mund të jepen nga studiues që punojnë në mënyrë individuale. Enciklopedia ka një bord prej 10 vetësh, emrat më të shquar në fushat e tyre, e kësisoj mendoj se ka dhe një lloj objektiviteti. Duke qenë se janë studiues që njohin mirë lëmitë e veta, vetvetiu ata do të dinë si ta vendosin e t’i japin vendin e duhur çdo zëri të veçantë.
Rreshti 20:
Vendin më të madh e zënë emrat, sepse në fund të fundit emri është kryesori. Dukuritë universale për shembull dihet që janë ato që janë edhe për to flitet pak fillimisht e pastaj futet në kontekstin shqiptar.
 
Ne nuk do të bëjmë plotësisht historinë. Ajo do të jetë tejet e përmbledhur, koncizë. Por nuk do të lihen pa përmendur edhe institucionet e artit, kompani muzikore, teatrale, galeritë që janë pjesë përbërëse e artit.
 
Arti pas viteve 1990 sa do të pasqyrohet dhe a ju duket i vështirë për t’u rrokur, sepse dihet që ai është në formim e sipër dhe sa kohë është i tillë mund të mbartë mungesë qartësie ?
Rreshti 30:
Çdokush do të ndjekë fushën e tij me impenjim maksimal. Dhe synimi im është që ta plotësojmë enciklopedinë deri ditën e fundit. Patëm një të dhënë të re, ne do ta bëjmë pjesë të enciklopedisë.
 
Arti i përpara viteve 1990 mbetet një problem i mprehtë, por mendoj se koha ka bërë punën e saj, ka filtruar mjaft; mendimi kritik ka operuar, mendimi shoqëror gjithashtu; të gjitha këto kanë krijuar një lloj vlerësimi. Nuk mund të themi se tashmë jemi në fillim të viteve ’90. Kanë kaluar 14 vjet dhe pak a shumë është krijuar një ide se çfarë lloj arti qe dhe çfarë poziviteti ka. Nuk mund të pohojmë në mënyrë a priori, sikur nuk mund të mohojmë në mënyrë a priori. Nuk ka dhe aq shumë për të stërholluar; nëse politikisht mohimi dhe pohimi bëhet më shpejt, vepra e artit jeton më ndryshe dhe më tej politikës.
 
Veprat e realizimit socialist janë pjesë e historisë dhe nuk mund të veçohen. Ka pasur bota pjesë të errëta dhe përsëri shkruhet për to. Ashtu edhe ne, - kemi qenë ky popull, kemi pasur këtë kulturë - dhe kjo do të thuhet. Më i vështirë është aspekti historik, se njerëzit janë akoma gjallë, konfliktet janë ende të freskëta, por është gjë e madhe krijimi i hapit të parë. Nëse bëhet një ribotim tjetër, i pari mund të rishikohet vende-vende dhe kështu ecet drejt ekuilibrit.
 
Nuk ka shumë që është botuar një fjalor enciklopedik, i cili qarkullon në shitje, nga një shtëpi botuese private, në bashkëpunim me emra të njohur akademikësh. Si u duket krahasimisht me këtë që po përgatitet?
Rreshti 38:
Ky që po përmendni ju ka shumë pasaktësira, unë nuk mund të flas dhe shumë për të, por nga aq sa e kam parë ka dhe mungesë hierarkie; në fund të fundit është një enciklopedi private që bëhet shpejt e shpejt edhe për të fituar. Ndërsa në rastin tonë ka një lloj përgjëgjësie se është botim akademik, bëhet nga njerëz që paguhen për këtë punë dhe çdo gjë kalohet me përgjegjësi në një sitë profesionistësh .
 
Të dhënat dhe botimet, suplementet e artit, të dhënat e reja që dalin edhe në shtypin periodik do të shfrytëzohen sigurisht. Çfarë janë botime për artin do të kalohen të gjitha në filtër. Por kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë gjëra të reja.
 
== Shih edhe ==
* [[Lista e enciklopedive universale]]
 
[[KategoriKategoria:Arte]]
[[KategoriKategoria:Enciklopedi]]
[[KategoriKategoria:Libra]]
[[KategoriKategoria:Shqipëri]]
 
[[en:Encyclopedia of Albanian Art]]