[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 57:
 
Çdo udhëtari që merr udhën për nga Miloti, kalon urën monument me harqe, që sot e 80 vite mban emrin e mbretit Zogu i Parë, për të vijuar luginës së Fanit, tutje ku bashkohen Mati me lumin Fan, një luginë që ditarmbajtësi dhe shkrimtari Fabian Barcata, një famullitar i njohur austriak i nëntëqindës e ka quajtur si “ma të bukurat e botës”, në të hyrë të Rubikut, syri të zë mbi një shkëmb të bardhë një nga kishat më monumentale në Shqipëri, atë të Shëlbuemit. E vendosur mbi një shkëmb gjigant të bardhë, duket se mbahet në gjirin e një prej maleve më të epërm të Shqipërisë së Veriut, formësuar i tërë në shkëmbenj të bardhë, të grish si mister të ngjitesh atje lart. Padyshim, tërë kuvendi atje, përbën një nga komplekset më të bukura që ka vendi ynë, në sfondin që ai krijon, qoftë si kompleks kishtar, por dhe turistik.
 
Por kur vë këmbën atje lart, vërehet se shumë gjëra nuk shkojnë mbarë. Sapo kalon portën pa roje, asgjë nuk pipëtin, askush nuk rri atje, duket sikur muret e moçme që kanë rrethojnë brenda tyre mijëra vjet histori, flasin me vete, ndërsa rënkojnë nën peshën e kohës dhe degradimin dita-ditës.
 
Bashkia e qytetit, është i vetmi institucion që është interesuar për këtë kompleks të rrallë, duke rregulluar rrugën me një donatim buxhetor, është ndërhyrë në ndriçimin e saj, ndërsa nga misionarja austriake Marianne Graf u financua për Udhën e Kryqit dhe disa ndërhyrje në pjesët e brendshme si dhe vënien e një obelisku, mishërim i simbolit të bashkëjetesës ndërfetare. Ndryshe nga Elbasani a rajone të tjera, ku simbolet fetare kanë sjellë ngatërresa, këtu në majë të shkëmbit që kundrohet kilometra të tërë larg, edhe pse ka një popullsi homogjene katolike, do të vendoset ky obelisk multifetar, i qarkuar nga një ndriçim i larmishëm që në mbrëmje i jep madhështi këtij vendi.
 
Nga ana tjetër, vetë misioni françeskan me qendër në Shkodër, nuk ka treguar as kujdesin më të vogël. Nëse për Kishën e Shna Ndout në Kurbin ku peligrinojnë mijëra vetë që kërkojnë ndihmën e shenjtit në jetën e tyre, e ku arka mbushet nga të hollat e dhuruara, këtu askush nga misioni franceskan, nuk është kujtuar. Më e shumta kujtesë është ndonjë meshë të dielash dhe kaq. Askush nuk rri këtu, as misionarë a rregulltarë, ndërkohë që para 1967, vit kur u shemb kuvendi, ka patur misionarë, rregulltarë e murgj si dhe shkolla e përmendur për fretër.
 
*Shkrepi i Rubikut
 
Futja në rrjedhat rrëfyese të romanit “Lule” që para 100 vitesh shkroi mbi këta shkëmbenj të bardhë Fabia Barcata, është vërtetë befasuese, me përshkrimin që ai i bën vendit ku do të zhvillohen ngjarjet dramatike, që kanë lidhje me fatin e një vajze malësore, të pastër si drita e një qielli të kthjellët, Lulen, por që pikësëpari sjell në vëmendje të studiuesve dhe për udhëtarë të huaj doket dhe zakonet ndër shqiptarët e viseve të Veriut.
 
“…Shkrepi i Rubikut asht shumë i madh dhe duket si t’ishte vendue prej ndonji vigani në nji nga luginat ma të bukurat e botës. Kjo dorë vigani, duket si ta kishte sheshue ma parë vendin dhe si t’i kishte largue malet penguese njenin nga tjetri tue përbamë në këtë mënyrë një luginë të vogël me nji kunorë malesh rreth e përqark. Në mes kësaj lugine ngrihet shkrepi kolosal në vetmi, me pamje të madhnueshme. Erdhën pastaj njerëzit, panë se atje ishte nji vend i bukur banimi, dhe themeluen mbi shkrep shtëpinë e vet të thjeshtë. Atje nalt jetuen e vdiqën brez pas brezi.
 
Ma vonë erdhi një popull pushtues, thadroj në majë të shkrepit shejet e veta pushtimi me shqipet fitimtare të legjioneve ushtarake, bani forcime të ndryshme, themeloi mure vigane me pirgje e frengji, në atë mënyrë sa mali u ba nji fortesë romake e papushtueshme. Por dhe vetë madhnia e Romës ra dhe u shkatërrue. Muret u rrëzuan dhe njerëzit u zhdukën. Rubiku ngeli si andërr, ngeli i harruem nga të gjithë, deri sa prej viseve të largta erdhën disa njerëz të përshpirtshëm pa pushkë e pa top, kjo çerdhe u pëlqeu atyne.
Mbi rrënimet e bamuna nga kamba pushtuese ngritën përmes lutjeve që i naltojshin Perëndisë, nji Kishë e nji Kuvend. Pastruen dhe rregulluen pyllin, e dlirën nga gjaja e egër dhe e rrezikshme; livadhe dhe ara bleruan nga duert e tyre kujdestare dhe vunë rreth e qark shumë bimë të bukura e të dobishme.
 
Këso dore qe Abacia e Benediktinëve të Rubikut. Kaluan me qinda e qinda vjet. Mbas zhgunit të zi erdh zhguni i murrmë: Benediktinët u zëvendësuan prej Françeskanëve. Këta tue ndjekë gojëdhënat e të parëve të vet, u përpoqën, vuejtën, u salvuen për të mirën e të mbarën e popullit të Shqipnisë.
 
Prap kapërcyen qindra e qindra vjet, deri sa erdhi ora e zezë për tokën dhe popullin shqiptar. Ushtri turke i përkshkuen viset shqiptare, tue plaçkit, tue rrëmbye, tue mbyt, tue shkatërrue e tue zezue. Prapë vendi i qetë i Rubikut u ba menjëherë nji grumbull rrënimesh. Vetëm kisha ngeli e papërkitun. Përsëri kaluen katërqind vjet dhe prapë në Rubik gjindet një murg, i cili mundohet e përpiqet me ngjallë nji jetë të re mbi ato rrënoja….
 
'''Rubiku sipas mitologjisë greke'''
Ndue Dedaj, studiues vendas, në librin e tij “Toka e katedraleve” na çon në historinë e largët të këtij kuvendi, në një version mitologjik grek. Me këtë kishë duket se është i lidhur dhe emri i Rubikut vetë, një qytet i vogël verilindor sot. Sipas mitologjisë greke hyjnia Robigo ka qenë hyjnia që personifikonte ndryshkun, një sëmundje që prekte drithërat. Për nder të saj në këto anë bëheshin dhe festa, ku njerëzit i luteshin asaj që ta largonte ndryshkun nga drithërat. Në ato festa që ishin themeluar nga Numa Pompili e që organizoheshin me 25 prill, hyjnisë i thernin një buçë të kuqe, një dele dhe i blatonin verë. Mirëpo këtë perëndi në Rubik duhet ta ketë sjellë jo ndryshku i drithërave, po ai i tokës që ishte për shkak të mineralit të bakrit. Shpesh ujërat e tij acide i thanin bimët që në rrënjë. Kështu mund të ketë mbetur në këtë vend emri hyjnor Rubik, ashtu siç ekziston dhe ndonjë version tjetër.
 
Por nëse në Rubik nuk qe ulur ndonjë hyjneshë e bukur e ndryshkut, nuk pati ndodhur e njëjta gjë me shenjtorët e dishepujt e tyre, që patën themeluar në hershmëri një nga tempujt me të njohur të Krishtërimit në Shqipëri. Vetëm një çudi do të kishte mbase në kishën qindravjeçare të Shëlbuemit në fillim të këtij shekulli nuk do të lejohej ta vizitonte atë mbretëresha e pakurorëzuar e shqiptarëve, Miss Edit Durham, që vinte me kalin e saj të lodhur brigjeve të Fanit. Kjo grua fisnike nuk do të jetë zemëruar nga ky fakt duke e njohur jetën e rregulltarëve. Objekt i saj me siguri duhet të ketë qenë vëzhgimi nga afër i njërit prej monumenteve më të famshëm të kultit dhe të kulturës mesjetare dhe Rubiku ka qenë njëri nga të katër kuvendet benediktine të Mirditës.
 
*Historia dhe arkitektura
 
Vendosur mbi këtë shkrep të bardhë të Rubikut, dallohej një kompleks kishtar modern me kishën, qelën famullitare, kolegjin, kumbanoren, rezidencën verore dhe jo pak mjedise të tjera, ndërtuar me një arkitekturë të rrallë, me paraqitje të brendshme grafike artistike (afreskët). Objektet janë restauruar shpeshherë. Kompleksi kishtar ishte vendosur në një ballkon natyror, gjithë shkallë e rrugina të gdhendura e të latuara nga dora e njeriut në masivin dekorativ të Gurit të Bardhë. Në tërësinë e vet, një vepër arti unikale, një pikë turistike e preferuar dhe mbi të gjitha, një monument kulture i veçantë. Aty ka shkruar papushim Gjeçovi shkencëtar, i cili në njërin nga gurët poshtë kishës ka gdhendur emrin e tij; aty ka rrjedhur muza e Fishtës poet, janë mbushur fletët e ditarit historik të At Pal Dodaj, famullitari austriak Franz Barcata do të hidhte shënimet për 10 vite në ditarin e tij të rrallë, apo do të nxirrte nga duart punime të papërsëritshme Leon Kabashi, piktor. Aty do të pritej me madhështi Prend Doçi pas kthimit nga mërgata e gjatë politike në vitin 1888.
 
Nisur nga stili i ndërtimit është thënë se kisha i përket shekullit të XII, ku Ipen, përcakton vitin 1272. Studiuesi Dedaj thotë se historianët, nëpër ravgimet e Mesjetës, i kanë mbledhur me mundim, gjurmë-gjurmë, dëshmitë historike mbi vjetërsinë e Rubikut kishtar, fillimisht kuvendin benediktin të njohur me emrin “sankti Salvatoris Arbanensis”, i cili me këtë emër paraqitet për herë të parë në një dokument të datës 19 qershor 1166. Që kuvendi ka qenë në fillim i Benediktinëve, studiuesit e lidhin dhe me përmendjen aty të inocentit Abat, emërtim ky që është karakteristikë vetëm për benediktinët e jo për françeskanët apo për domenikanët.
Françeskanët e marrin më vonë në zotërim, aty ku sot është kuvendi dhe kisha e tyre (S. Salvatoris e Shelbuesit), mund të thuhet që nga shekulli XV, citohet F. Cordignano. Historiani i krishtërimit ndër shqiptarë, Zef Mirdita, citon pastaj Th. Ippen-in dhe M. Shuflay-n në përshkrimin e afreskëve të përmendura të kësaj kishe: “Kisha ka qenë pikturuar me freska dhe me citate nga Besëlidhja e Re dhe me emrat e shenjtërve të pikturuar, ndër të cilët është dhe emri i Shën Astit, ipeshkvit dhe martirit të Durrësit, por ka dhe dëshmi të kulturës bizantine, gjegjësisht monedha me shkrim bizantin.”
 
Farlati, nga ana e tij, njofton se “S. Salvator de Rebico” është famulli e thjeshtë në shekullin XVII, çka është e kuptueshme me rrënimin që pësoi kisha katolike në Shqipëri gjatë dyndjeve islamizuese të Turqisë. Kuvendi i Rubikut u ripërtëri në vitin 1898, i njohur si Kuvend i Noviciatit.
 
Me emrin dhe veprën e prelatëve të përvujtë e zëmërdhenjtë françeskanë është i lidhur çdo ndryshim dhe progres në historinë e këtij vendi sa të lakmuar për pozitën gjeografike dhe prirjen e njerëzve për qytetërim, aq të vështirë për ta kryer këtë mision për shkak të varfërisë, luftërave etj.
 
Si vlerë historike, kisha e Shëlbuemit të Rubikut, gjithnjë kishte mbajtur në trup dhe absidë gjurmët e moshës së vet të hershme, mbishkrime në mure apo kumbonë, datime të ngjarjeve që lidheshin me të. Kishin mbërritur këto gjer te At Fabian Barcata. Ai i tërheq vëmendjen vizitorit, K. Shteinmetz, të vitit 1472, në absidën e kapeles së stolisur me afreske tepër të rëndësishme të kishës së Rubikut, një monument madhor i Mesjetës shqiptare. Ka qenë gdhendur në një gur të Rubikut gjithashtu dhe një mbishkrim i At Shtjefën Gjeçovit në fillim të shekullit XX, kur ai mblodhi doke dhe shkroi një vepër letrare. Rubiku vazhdonte të mblidhte figura të njohura të kishës dhe kulturës. At Gjergj Fishta do të ndërtonte Absidën e kishës dhe do të shkruante fragmente të tragjedisë së tij “Juda Makabe”. Shërbeu në Shelbuem të Rubikut gjer në fundin e tij tronditës dijetari i madh françeskan, etnologu dhe folkloristi At Bernardin Palaj. Po dhe piktori At Leon Kabashi deri në 1967, i cili me art kishte pikturuar kapelet e Shkodrës.
 
Nga Rubiku doli një nga poetët e parë të Rilindjes, prifti i kultivuar, trim e atdhetar Imzot Prend Doçi, që u nis për udhë të gjatë nëpër botë, po bëri abacinë e Oroshit. Doçi është modeli i shqiptarit që e ngjiti qytetërimin në male. Në lartësitë e Malit të Shenjtë e gjeti Edit Durham dhe i bëri një portret më të fisëm se të lordëve të Anglisë. Nga kjo Luginë e Fanit doli dhe Pashko Vasa, bashkë me predikimin e tij të shqiptarisë “Feja e shqiptarit asht shqiptaria”. Por dhe shumë intelektualë të ditur të kohëve të reja, profesorë, inxhinierë, specialistë të fushave të ndryshme etj.
Shëlbuemi zëmadh i Rubikut, prej nëntëqindvjetësh i dokumentuar, ishte tempulli i vëllezërve të vegjël të Shën Françeskut, që besohet të ketë shkelur në Lezhë (1221) për të mbjellë pishën që do të njihej me emrin e tij. Afresket, pikturat murale, do të mbanin gjurmët e një arti të madh mesjetar. Në kreshtën e naltë të shkrepit të bardhë, rrinte kalaja e Judejve, që në popull njihej si e gjodhive.
 
*Historia me Ahmet Zogun
 
Në këtë kuvend historitë janë të pafundme, shumë janë shkruar e shumë prej tyre qarkullojnë si gojëdhëna. Një nga ato të fiksuara në një ditar lidhet me Mbretin e ardhshëm të shqiptarëve, Ahmet Zogu, dhe pikërisht me njërin prej fretërve të këtij kuvendi, At Pal Dodajn, autor i një Ditari Historik me vlerë. Ushtria austro-hungareze me 1916 kërkon të internojë nipin e Esad Pashë Toptanit, Ahmetin e ri. Duke mos patur tjetër shpresë, nëna e tij i çon fjalë pader Palit, që asokohe ishte superior i Kuvendit Françeskan të Rubikut, ta ndihmonte, dhe ky menjëherë shkon dhe e merr në Burgajet të Matit për ta strehuar në këtë vend të Rubikut. Kështu për dy javë Mbreti i ardhshëm i shqiptarëve do të vazhdonte të ishte “xhakon” në seminarin mbi shkrep të bardhë, duke qenë i pari dhe i vetmi “seminarist” i besimit mysliman, që do ta kapërcente pragun e atij Kuvendi. Idhëtia e kësaj historie vjen 11 vjet më vonë kur rasti do ta sillte që pader Pali të hynte në burgun e Mbretit. I dëshpëruar, në Ditarin e tij, me 1925, do të shkruante se “kurrë nuk ia kishte marrë mendja se do t’ia shpërblente kështu “seminaristi” i tij i dikurshëm. Kishte qenë një ndërhyrje e menjëhershme e Nënës së Zogut që Frati të linte qelinë e Mbretit, që jo vetëm e kishte pas shpëtuar nga internimi, por ia kishte rregulluar punën që të vazhdonte studimet në Austri.
 
*Epilog
 
Në vitin 1967, me dëbimin e franceskanit të fundit, At Leon Kabashi, u shua një nga tempujt historikë më të moçëm të Shqipërisë. Në fasadën e kinemasë ku shfaqeshin përgjithësisht filma rusë me “realizëm” u vendos një pankartë karikaturë ku stigmatizohej kisha dhe feja. Dalëngadalë u shkatërrua gjithçka arkivi, biblioteka, pikturat murale aq të përmendura, reliket. Mbeti në këmbë vetëm godina e kishës që erdhi duke u degraduar me kalimin e viteve. Kumbona me mbishkrimin “Popullit fisnik të Rubikut. 1932”, u përdor si çangë për të mbledhur punëtorët e uzinës. Bashkë me godinat e kishës, rezidencës, kuvendit dhe mjedisi i jashtëm aq harmonik e funksional, i gdhendur në çdo cep; hyrje-daljet si të një kështjelle, ballkoni veror, këmbanorja prej guri në majë, deri bodrumet e qelës, që përbënin një kat gjysmë të nëndheshëm, u degraduan dhe u shkatërruan.
Kjo duket se po ngjet dhe sot, kur të futesh apo jo në kompleks nëpër shkallinat e shumta të gurta, duhet të matesh mirë, pasi tonelata të tëra guri të mureve të degraduara të rrinë mbi kokë, madje nëse do të ndodhte kjo gjë, edhe udhëtarët që kalojnë poshtë në rrugën nacionale do të ishin pre e këtij “agresioni” muranash, si një mallkim dhjetëravjeçar, ku askush nuk po vë dorë atje, më së pari misioni françeskan.
 
*Somario
 
At Gjergj Fishta do të ndërtonte Absidën e kishës dhe do të shkruante fragmente të tragjedisë së tij “Juda Makabe”. Shërbeu në Shelbuem të Rubikut gjer në fundin e tij tronditës dijetari i madh françeskan, etnologu dhe folkloristi At Bernardin Palaj. Po dhe piktori At Leon Kabashi deri në 1967, i cili me art kishte pikturuar kapelet e Shkodrës