[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
Avni Abazi u lind më 28.01.1976 në Pejë, ku ka mbaruar shkollën fillore dhe atë të mesme. Hapat e parë për aktor i mori nga artisti i popullit Kadri Roshi, për të vazhduar studimët në klasën e Xhevdet Ferrit dhe Niko Kanxherit në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë. Pas traziravë të vitit 1997 në Shqipëri, Avniu kthehet në Fakultetin e Arteve në Univërzitetin e Prishtinës në klasën e Faruk Begollit dhe Luan Dakës. Në tetor të vitit 1999, më të mbaruar lufta e Kosovës, Avniu ndjek studime një vjeqare të gjuhës angleze dhe menaxhmentit të gazetarisë dhe Televizionit në Univërzitetin Amerikan në Bullgari. Në vitin 2000 Avniu themelon "[[The Association of Culture and Art Development in Balkans – ACADB”ACADB]] dhe njëkohësisht ndjek studimët në klasën e Enver Petrovcit, për të diplomuar si aktor profesionist në janar të 2002-s.
 
Duke qënë student i aktorve më të shquar shqipëtar si Kadri Roshi, Faruk Begolli dhe Enver Petrovci, Avniu është deshmuar si aktor karakterësh në shumë shfaqje. Ai ka lujtur perkrah Tina Kurtit dhe Reshat Arbanës ne “Shfaqjën e Fundit” te Fadil Hysajt (Teatri Kombetar - Tirane 1999), Ka intepretuar në “Të Lumët ne për këtë liri) më regji të Faruk Begollit (Teatri Dodona – Prishtinë 2001), “Ëndrra e Një natë Vere” me rexhi te Ilir Bokshit (Teatri Kombetar – Prishtinë 2002) si dhe një ser shfaqjesh tjera.
 
Në qëshor të vitit 2002, Avniu përfundon serialin e parë të pasëlufte në Kosovë, me çrast deshmohet edhe si producent filmi duke angazhuar 104 aktor, 14 regjisor dhe 10 skenarista. Serialin 15 epizodësh [[“Jeta e Një Toke” ]] Avniu e prezemton në Oklahoma University, Oklahoma Central University, Loyola University, Nichols State University, Norman Collage , Columbus University si dhe në Konferencën mbi filmin e Evropës Juglindore ne Oklahoma, bashkë më filmat: “Toka e Askujt” (Bosnjë), “Para Shiut” (Maqedoni) dhe “Në Duart e Të rrezikshmeve” (film dokumentar mbi holokaustin - fitues i oskarit në vitin 2000). Në Janar të vitit 2003 Avniu Shpërblehët nga departameniti i shtetit të SHBA-ve për punën e tij inovative dhe të arriturat në Kinomatografine Kosovare më “Jeta e Një Toke”
 
Në mars të vitit 2005 përmes votës së artistve të Kosovës, Avniu zgjidhet Kryetar I “Unionit të Artistve te filmit të Kosovës – UAFK” dhe e udhëheq atë deri në nentor të 2005-es kur edhe largohet nga Kosova.