[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
U largua krejt përmbajtja e artikullit
v U kthyen ndryshimet e 62.162.98.194 (diskutimet) në versionin e fundit nga Armend.
Rreshti 1:
'''Albania''' është trajtë e huaj e emërtimit të [[Shqipëria (kthjellim)|Shqipërisë]], e cila në kohën e fundit merret si emërtim për [[Shqipëria|Republikën e Shqipërisë]].
 
Pas një kohe të gjatë të përdorimit të emërtimeve: ''romak'', ''grekë'' apo ''bizantinë'' për ilirët dhe fiset e tyre, në vitin 1072, bizantini [[Mihael Attaliates]] për ta, futë në përdorim trajten ''Arvanon''. Kjo trajtë duket të ketë vazhduar edhe në shkrimet tjera, si p.sh të [[Ana Komnena|Anna Komneni]]t XIII 5, [[Georga Akropolita]]s. Në kohën e mesme, me trajten ''Arbanun'' paraqitet Kruja, ''epicopus Arbanensis'' ipeshkvi i Krujës. Duket se trajta më e vjetër e ngjajshëme te bizantinët dhe te latinët ka qenë me ''arb-''. Këta popullin e quanin pikësëpari ''arbanense'' (1166) dhe vendin ''Arbanum'' (1204, 1250). Me afirmimin e [[azhurët|azhurëve]] në Sicili dhe paraqitjes së interesit të tyre për shqiptarët, më 1271 ata për trojet e shqiptarëve fusin fusin në përdorim një trajtë të re, ''Albania'' ndërsa për popullin në trojet atërore ''albaneneses''. Nga këto trajta pastaj rrjedhin trajtat në italisht ''albanese'', në greqisht ''arvanites'', dhe nga kjo e fundit delë trajta ''arnaut'' në turqisht. Në serbisht, ndër tjera edhe për shkaqe politike, deri vonë mbahej trajta ''Arbanasi'' (1330) e nxjerrur nga serbishtja e vjetër ''Rabana'' (1198) dhe ''rabanski''. <ref><tt>Dr. Eqrem Çabej - ''Shqiptarët Midis Perëndimit dhe Lindjes'', Tiranë, 1994. MÇM. fq. 8,9.</tt> nxjerr nga <tt>Avni K. Këpuska, "QENËSIA E TERRITORIT DHE E KUFIJVE ETNIKË AUTOKTONË TË KOSOVËS", fq.36, botimi i tretë, Prishtinë 2004</tt></ref>
==Trajtat e huaja për shqiptarë, Shqipëri==
Studimet më të thella në këtë drejtim deri në ditët tona, si duket i ka paraqitur [[Eqrem Çabej]] në punimin e tij të titulluar ''"Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes"''. Në këtë punim ai parashtron etnogjenezën e emrit të popullit shqiptar. Emri me të cilin të huajt quajnë popullin shqiptar (Albaner, albanais, albanese etj.) ka qenë i përdorur dikur përgjithësisht si emër populli edhe në tokën shqiptare, prej vendasve të vet siq është përdorur emri ''dardan'', ''arbë'', por tani ndër ne është përmbledhur në një përdorim lokal dhe është zëvendësuar me emrin shqiptar. Rruga historike që kanë përshkruar këta dy emra duket të ketë qenë po ajo rrugë që kanë ndjeur zakonisht edhe emrat e popujve të tjerë. Që të dy këta emra në fillim ishin emra fisi që me kohë u ngritën në rangun e emrit kombëtar. Emri i vjetër (''arbën, arbër'') u mbulua pastaj prej emrit shqiptar. Shkrimi i emrit të vjetër ndër të huajt lëkundet midis trajtave ''alb-'', ''arb-''. Shqiptarët vetë kanë përdorur trajten ''arb-''.
==Burimi i të dhënave==
<references/>
 
[[Kategoria: Shqipëri]]