[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v roboti shtoj: pl:Norbert Jokl
No edit summary
Rreshti 1:
'''Norbert Jokli''' ([[25 shkurt]] [[1887]] - maj [[1942]]) ishte [[Albanologjia|albanolog]] [[austria]]k me prejardhje [[Hebraizmi|hebreje]]. Njihet si një ndër themeluesit e albanologjisë.
 
Lindi në [[Bzenec]] (asokohe Bisenz), [[Moravia]] e Jugut, sot [[Çekia|Republika Çeke]] si biri i vetëm i një tregtari hebre. Përfundoi shkollën e lartë me nota të shkëlqyera dhe hyri në fakultetin e drejtësisë në [[Universiteti i Vjenës|Universitetin e Vjenës]]. Mori këtu gradën e doktorit të drejtësisë [[summa cum laude]] më [[23 qershor]], [[1901]].
Disa kohë veproi si stazhist ligjor, por më vonë vendosi t'i përkushtohej [[Gjuhësia|gjuhësisë]]. Studioi [[gjuhët indo-evropiane]], [[Gjuha sllave|gjuhët sllave]] dhe [[gjuhët romane]] dhe u gradua me lavdërim në këto lëme.
Disa kohë veproi si stazhist ligjor, por më vonë vendosi t'i përkushtohej [[Gjuhësia|gjuhësisë]]. Studioi [[gjuhët indo-evropiane]], [[Gjuha sllave|gjuhët sllave]] dhe [[gjuhët romane]] dhe u gradua me lavdërim në këto lëme.
 
Në vjeshtën e vitit [[1903]], ai u bë stazhist në bibliotekën e Universitetit te Vjenës ku punoi deri në vitin [[1938]]. Në moshën 30 vjeçare, mësoi [[Gjuha shqipe|gjuhën shqipe]], e cila gjer në atë kohë kishte qenë shumë pak e studiuar.
 
Në prill të 1933, [[Paleontologjia|paleontologu]] dhe albanologu [[Franz Nopcsa]] ([[Ferenc Nopcsa]]) vrau sekretaren dhe veten e tij. Ai i la trashëgim Norbert Joklit punen e tij albanologjike.
 
Është autor i librave [[Studime mbi etimologjinë dhe fjalëformimin e shqipes]] dhe [[Kërkime gjuhësore - kulturore historike nga fusha e shqipes]].
 
Kishte lidhje të ngushta me intelektualë shqiptarë të asaj kohe si [[Faik Konica]], [[Aleksandër Xhuvani]], [[Ernest Koliqi]] dhe [[Gjergj Fishta]], si edhe pati nxënës shqiptarë. Thuhet se në vitin [[1937]] kishte vizituar një herë të vetme [[Shqipëria|Shqipërinë]] ku me rastin e 25-vjetorit të shpalljes së pavarësisë, u prit me nderime dhe u nderua me çmimin “[[Urdhni i Skënderbeut]]”.
 
Nën terrorin e [[Adolf Hitler|Hitlerit]], [[Shqipëria]] shihej si vend i shpëtimit të tij për shkak të origjinës [[Hebraizmi|hebraike]]. Për këtë dihet që intelektualët shqiptarë bënë të pamundurën ta ndihmonin. Në [[tetor]] [[1941]], [[Ernest Koliqi]] iu drejtua me një letër [[konsulli]]t shqiptar [[Nikollë Rrota]] në [[Vjena|Vjenë]] ku e njoftonte se kishte angazhuar profesor Joklin si organizator të bibliotekave të Shqipërisë me një rrogë mujore prej 600 frangash ari. Albanologu mendonte të shkonte në Shqipëri e të merrte me vete edhe bibliotekën e tij personale.
 
Nga një letër e Fishtës drejtuar Jakomonit mësojmë se Shqipëria ishte vërtet vendi që u tregua i gatshëm ta strehonte, por Jokli kërkonte të nisej drejt [[SHBA|Amerikës]]. Letra drejtuar Jakomonit, e nisur nga [[Shkodra|Shkodra]], është e datës [[23 shtator]] [[1939]]. Shqipëria ishte pushtuar në [[7 prill]] [[1939]] nga [[Italia]] [[Fashizmi|fashiste]]. Në [[12 prill]] [[1939]], [[Viktor Emanueli III]] u shpall mbret i Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe [[Francesco Jacomoni]] (ish ambasador i Italisë në Shqipëri) u bë mëkëmbës i tij me të cilin qeveria e re shqiptare nën drejtimin e [[Shefqet bej Vërlaci]]t, nënshkroi një sërë marrëveshjesh. Kjo ishte situata në vend kur kërkohej shpëtimi i Jokl.
 
Fundi i jetës së tij është tragjik. Norbert Jokli u arrestua nga [[Gestapo]]ja në [[4 mars]] [[1942]] në banesën e tij [[Vjena|Vjenë]]. Po ky vit shënohet si vit i vdekjes së albanologut.
 
Me [[29 prill]] [[1982]] Senati i Universitetit te Vjenës vendosi të rradhisë emrin e Norbert Joklit në tabelën e nderit të universitetit.