Ndryshimi mes inspektimeve të "Norbert Jokl"

1 byte removed ,  10 vjet më parë
ska përmbledhje të redaktimeve
'''Norbert Jokli''' ([[25 shkurt]] [[1887]] - maj [[1942]]) ishte [[Albanologjia|albanolog]] [[austria]]k me prejardhje [[Hebraizmi|hebreje]]. Njihet si një ndër themeluesit e albanologjisë.
Lindi në [[Bzenec]] (asokohe Bisenz), [[Moravia]] e Jugut, sot [[Çekia|Republika Çeke]] si biri i vetëm i një tregtari hebre. Përfundoi shkollën e lartë me nota të shkëlqyera dhe hyri në fakultetin e drejtësisë në [[Universiteti i Vjenës|Universitetin e Vjenës]]. Mori këtu gradën e doktorit të drejtësisë [[summa cum laude]] më [[23 qershor]], [[1901]].
Disa kohë veproi si stazhist ligjor, por më vonë vendosi t'i përkushtohej [[Gjuhësia|gjuhësisë]]. Studioi [[gjuhët indo-evropiane]], [[Gjuha sllave|gjuhët sllave]] dhe [[gjuhët romane]] dhe u gradua me lavdërim në këto lëme.
Në vjeshtën e vitit [[1903]], ai u bë stazhist në bibliotekën e Universitetit te Vjenës ku punoi deri në vitin [[1938]]. Në moshën 30 vjeçare, mësoi [[Gjuha shqipe|gjuhën shqipe]], e cila gjer në atë kohë kishte qenë shumë pak e studiuar.
Në prill të 1933, [[Paleontologjia|paleontologu]] dhe albanologu [[Franz Nopcsa]] ([[Ferenc Nopcsa]]) vrau sekretaren dhe veten e tij. Ai i la trashëgim Norbert Joklit punen e tij albanologjike.
Anonymous user