Content deleted Content added
Zoti, Krijuesi, Qenia, Ekzistenca, Njohja
v U kthyen ndryshimet e Metimeti (diskutimet) në versionin e fundit nga Cradel.
Rreshti 1:
{{/TabsHeader|This=1}}<div style="border:2px solid #A3B1BF; padding:.5em 1em 1em 1em; border-top:none; background-color:#fff; color:#000">
NJOHJA, NEVOJA DHE FRIKA NDAJ ZOTIT!
== Doracak për Fillestarët - ''Mirë se vini!'' ==
[[Wikipedia]] është një enciklopedi bashkërisht e redaktuar ku edhe '''ju''' mund të ndihmoni. Ky doracak do të ju ndohmojë të bëheni [[Wikipedia:Kush e shkruan Wikipedinë|kontribues]].
 
Faqet në vijim do të shpjegojnë karakteristikat e Wikipedisë, duke ju dhënë informacion për komunitetin e Wikipedisë dhe politikat e saj.
Një prej kushteve fundamentale që njeriu duhet ta arrijë në këtë jetë, padyshim është njohja e Zotit - Krijuesit, Sunduesit, Mbikëqyrësit, Qenies Absolute, i Cili është i Përhershëm, i Pa-fillim dhe i Pambarim.
Para se njeriu t’ia ketë frikën Zotit, duhet ta ketë të qartë varësinë që e ka nga Ai (nevojën për Të), ndërsa para se ta kuptojë varësinë nga Ai, duhet ta njohë Atë.
Njohja e Zotit është e lehtë për t’u arritur. Në vetë qenien e njeriut ka argument për ekzistencën e një fuqie të përkryer mbinatyrore, absolute. Në qiej e në tokë, në shiun, ajrin, ndërrimin e stinëve, krijimin e të gjitha gjallesave në qifte, përsosmërinë e krijimit, harmonizimin e lëvizjes së planetëve - ka argumente për ekzistencën e Zotit. S’ka dyshim se nuk do të ekzistonte as edhe krijimi më i vogël, po mos të ishte dëshira e Krijuesit, që ai krijim i caktuar të ekzistonte. A do të kishte ndonjë pikturë pa piktorin, apo karikaturë pa karikaturistin!? Jo assesi!
Njohja e Zotit arrihet së paku nëpërmjet dy mënyrave: mendjes dhe vështrimit të krijimit.
Mendja na bën qenie të veçanta, të arsyeshme. Ajo është krijimi më i dashur i Zotit, pikërisht sepse nëpërmjet saj njeriu arrin ta njohë Atë. Por, është e vërtetë se vetëm me mendje, njeriu nuk mund të arrijë çdo gjë. Me mendje mund të arrijmë shumëçka, por jo edhe gjithçka. Me mendje arrijmë ta njohim Zotin, por me mendje nuk mund ta perceptojmë qenien dhe përhershmërinë e ekzistencës së Zotit. Por, megjithatë, edhe më tej mendja mbetet e rëndësishme, sepse prapë përmes saj po kuptojmë se me atë nuk mund të arrijmë çdo gjë. Duke u bazuar në këtë fakt, konstatojmë se mendja është shkak dhe faktor i vetëm, e cila e arsyeton pa-perceptueshmërinë e qenies së Zotit dhe përjetësinë e Tij.
Shkenca ka ardhur në përfundim se në botë çdo gjë pëson ndryshim. Çdo gjë që pëson ndryshim ka qenë e krijuar, që tregon se ka pasur një fillim, dhe është vërtetuar se çdo fillim e ka edhe fundin e saj, ndërsa çdo gjë që ka fillim dhe fund, nuk ka dyshim se ka pasur një krijim të kulluar, dhe së fundi çdo gjë që është krijuar, ka Krijuesin e saj i Cili është Një dhe i Vetëm, e Ai është Zoti i Madhëruar, i Përhershmi, i Pavdekshmi, i Përkryeri, i Gjithëfuqishmi.
Psikologu i personalitetit, Carl Gustav Jung, pyetjes fundamentale, a besoni në Zot?, i është përgjigjur: "Unë nuk besoj, por unë e di që Ai ekziston". Pra besimi apo mosbesimi në Zot apo diç tjetër, nuk luan asnjë rol të vetëm sa i përket të vërtetës ekzistenciale. Nëse një person qëndron në një greminë, dhe mohon se jashtë atij vendi ka dritë, nuk do të thotë se mohimi i tij ka ndikuar në mos-ekzistencën e dritës, por thjesht personi në fjalë nuk do që të besojë! Lind pyetja - besimi i tij, a e ka ndryshuar dritën!? Jo! Jo, sepse drita prapë ka mbetur dritë, por ai person e ka mohuar duke mos u mbështetur në arsyen e shëndoshë.
***
Nevoja jonë për Zotin është nevojë qenësore, e pandashme, jo nevojë e fazës. Asnjëherë njeriu nuk mund të ndihet i pavarësuar nga nevoja për Zotin. Jeta e njeriut varet nga shumë fuqi të cilat i ka përcaktuar Zoti. Njeriu nuk mund të jetojë pa ajrin, ujin, diellin, florën e faunën.
Varësia e njeriut për Zotin nuk ndikohet nga rrethanat e caktuara, por është nevojë që do ta shoqërojë gjatë gjithë jetës.
Ndërsa Zoti qenësisht është i pavarur nga çdo send, pikërisht sepse është Krijues dhe monitorues i çdo gjëje, prandaj të ekzistuarit e Tij nuk varet nga asgjë.
Për të ekzistuar dhe për të jetuar, nënshtrimi jonë ndaj vullnetit të Zotit në ligje natyrore - fizike është i domosdoshëm, ndërsa nënshtrimin për nderin, respektin dhe falënderimin që Ai meriton, Zoti i madhëruar njeriun e ka lënë plotësisht të lirë, duke dëshiruar që besimi i tij të burojë nga vetë vullneti tij e jo si rezultat i dhunës.
Megjithatë, Zoti e ka njoftuar njeriun për ndëshkimet e mundshme që mund të pasojnë si rezultat i mosrespektimit të fjalës së Tij.
A thua çfarë do të ndodhte sikurse Zoti të kërkonte nga ne përgjegjësi në mënyrë rigoroze për veprimet tona, ku si rezultat i mosnënshtrimit të na shqiptonte dënimin!? Kjo mbase nuk është vështirë të kuptohet, - nuk do të mbetej asnjë njeri në tokë. Por, mëshira e Zotit, tejkalon hidhërimin e Tij.
Qenia njerëzore përbëhet nga trupi dhe shpirti, ndërsa mendja e bën qenie të veçantë. Është ligj natyror i përcaktuar nga Zoti, që për të jetuar një njeri, duhet të hajë e të pijë. Ndërsa mendjen e ushqejmë me meditim e lexim, trupin me ushqim, vijmë në përfundim se edhe shpirti që është pjesë e trupit, patjetër duhet ushqyer. Ushqimi i shpirtit është besimi në ekzistencën e Zotit, duke u përpjekur për të demonstruar e zbatuar në praktikë fjalën e Tij. Ndërkaq adhurimi jonë ndaj Zotit dhe respektimi i fjalës së Tij, nuk i bën dobi Atij, por vetvetes tonë, dhe shoqërisë në përgjithësi.
***
Përgjithësisht, fetë etiketohen padrejtësisht si fe që qëndrojnë pas frikës. Ky gjykim nuk është aspak i vërtetë, sepse njeriu i nënshtrohet ligjit të Zotit, jo vetëm nga frika, por nga frikë-respekti, pikë së pari duke e falënderuar Atë, që e ka krijuar si qenien më të përsosur; dashurinë e nevojën që ndjenë për Të; si dhe për begatitë e dhuruara.
Për më tepër, frika ndaj Zotit ka dallime diametralisht të kundërta nga frika ndaj një personi, kafshe, pushteti apo çka do qoftë dhe kush do qoftë.
Së pari duhet të kemi të qartë se frika ndaj Zotit na afron me Të.
Por ajo që vlen të theksohet, qëndron në faktin se janë së paku tri dallime themelore dhe thelbësore që e veçojnë frikën ndaj Zotit në krahasim me frikën ndaj krijesave të Tij.
Zoti është Krijues, ne jemi krijesa; Zoti është i pavdekshëm, i përjetshëm, ndërsa ne dhe çdo gjë tjetër jemi të vdekshëm të afatizuar; Zoti është i padukshëm, ne jemi të dukshëm.
1. Zoti është Ai që krijon, ndërsa ne vetëm manipulojmë apo modifikojmë me diçka që ekziston, është krijuar nga Ai. Ajo çfarë njeriu bën, është vetëm një reflektim i asaj që tashmë është krijuar nga Zoti.
2. Zoti është i pavdekshëm, i përhershëm, që nuk ka mbarim, nuk është i afatizuar as në kohë as në hapësirë, Ai është që i ka paraprirë historisë, ndërsa ne një ditë do të vdesim, do të bëhemi ushqim për gjallesat e tokës, dhe prapë do të rikthehemi tek Ai.
3. Krijuesi është i padukshëm dhe i dukshëm, e padukshme është vetëm qenia e Tij, ndërsa ekzistenca e Tij është e dukshme në atë që shohim dhe ndjejmë.
Një njeri i cili sinqerisht e beson dhe e kupton ekzistencën e një fuqie mbinatyrore, të pavdekshme dhe të përhershme, ndryshe ndjenë dhe vepron për dallim nga një tjetër i cili nuk është i pajisur me këto njohuri e tipare.
Njeriu duhet të ketë lidhje të drejtpërdrejta me Zotin, sepse në përgjithësi mëkati bëhet kur Zoti harrohet!
Paperceptueshmëria për përhershmërinë e Krijuesit nuk është argument për mosbesim në ekzistencën e Krijuesit. Një njeri që ka jetuar një kohë të gjatë vetëm në shkretëtirë, sytë e të cilit nuk kanë parë as edhe teknologjinë më elementare, pasi ai të ketë zbarkuar në një qytet me teknologji moderne, nuk ka të drejtë të mohojë se atë teknologji të caktuar e ka ndërtuar njeriu. Pse ai nuk ka qenë i pranishëm në kohën e ndërtimit dhe nuk mund ta marrë me mend se njeriu e ka ndërtuar, nuk do të thotë se e ka të drejtën dhe arsyen të mohojë se ai e ka ndërtuar, e aq më pak të supozojë se ajo rastësisht ka ardhur në ekzistencë, ky supozim ngjanë vetëm tek ata persona që besojnë se një e hedhur shkronjash formon poezinë, të cilët me apo pa vetëdije i dhunojnë të gjitha principet kryesore të racionalitetit.
Kur njeriu nuk mund të dijë për zanafillën e një krijese të dukshme dhe mjaft të dobët - (vezës/pulës), të Krijuesit, si mund të pretendojë të arrijë të perceptojë përhershmërinë e ekzistencës së Krijuesit i Cili është i padukshëm!?
 
Ky është një doracak themelor dhe jo përmbledhje e gjërë udhëzimesh. Nëse doni më shumë detaje, do të gjeni lidhje me faqet që përmbajnë më shumë informacion. Gjithashtu shikoni [[Wikipedia:Ndihmë]]
Një gjë duhet të kemi më se të qartë, se frika ndaj Zotit nuk do të kishte efektivitet nëse nuk do t’ia shoqëronim edhe besimin e sinqertë.
 
Do të gjeni edhe lidhje tek faqet "''livadhe''" ku mund të ushtroni atë çfarë po mësoni. Provoni gjërat dhe ndjehuni të lirë të eksperimentoni! Askush nuk pengohet nëse bën rrëmujë në faqet "livadhe".
 
<p style="font-size:85%">''Shënim: Doracaku pandeh se po përdorni pamjen e zakonshme (MonoBook). Nëse jeni regjistruar dhe keni ndryshuar preferencat, vendndodhja e lidhjeve mund të ndryshojë.''</p>
 
<div style="float:right; margin-top: 0.0em; margin-bottom:3px; background-color: #cee0f2; padding: .2em .6em; font-size: 130%; border:1px solid #A3B1BF;">'''Në vazhdim:''' '''[[Wikipedia:Fillimi (Redaktimi)|Si të redaktojmë]]''' <span style="font-size: larger; font-weight: bold;">→</span>
 
</div>
 
[[Category:Wikipedia fillimi|*]]
 
Muhamet Krasniqi,
Student i Departamentit
të Sociologjisë – UP
 
22 .10.2008