Lufta e Dytë Punike: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 39:
 
=== Beteja e Trebias ===
 
Pas humbjes së betejës në Tikinus Scipio u tërhoq deri te kështjella e kolonisë Placentia. Por kur edhe 2200 ushtarë Galë shkuan në anën e [[Hanibali]]t ai u tërhoq në një kodër të ulët pas lumit Trebia. Pasi që Scipio ishte i plagosur nuk mundi të drejtoi ushtrinë në këtë betejë (Gjenerali Tiberius Sempronius Longus i ardhur nga [[Sicilia]] e drejtoi betejën). [[Gardet Avante|AvantGardet]] [[Kartago|Kartagjenase]] të cilët ishin shumica me prejardhje Numide(Libiane, Algjeriane etj) e gjetën pikën ushtarake Romake pa asnjë njeri(pasi romakët u tërhoqën nga Tikinus) dhe humbën kohën duke vjedhur, në vend se të vazhdojnë ndjekjen e Romakëve.
 
Romakët arritën në pozitën e tyre të cilën e donin, për këtë arsye [[Hanibali]] u detyrua të ngriti pikën ushtarake në anën tjeter të lumit Trebia. Sempronius mendoi se ishte jashtë rrezikut, sepse pika e ngritur ushtarake e tij ishte e mbrojtur nga [[Malet Apenine]] në krahun e majtë, në krahun e djathtë nga lumi Po dhe kështjella e Placentias, kurse lumi i Trebias do t'ia jepte një përparsi në këtë Dimër të ftohtë kundër sulmit të [[Hanibli]]t. Ushtria e Kunsulit ishte e përbërë nga 36.000 infanteristë romakë, 3.000 Galë dhe 4.000 Kalorës të lehtë. Scipio i tha Sempronius që të prit, por kunsuli i cili kishte tash kryekomandën (sepse Scipio ishte i lënduar) vendosi vetë.
 
[[Hanibali]] i cili ishte i informuar me shpionazh për përparësitë e Romakëve, njëherë i shkatërroi të gjithë fshatrat të cilët ishin për Romën dhe pastaj i la Romakët të fitojnë në një konflikt kalorësish.
 
=== Beteja në Traziminë ===