Françesko Krispi: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
[[Figura:Crispi.jpg|thumb|Francesco Krispi ish-kryeministër i Italisë]]
'''Francesco Crispi''' (shqiptimi: Françesko Krispi) ([[4 tetor]] [[1819]] në [[Ribera]] në [[Sicilia|Sicili]] - [[11 gusht]] [[1901]] në [[Napoli]]) ish -[[arbëresh]] nga [[Sicilia]], revolucionar italian, kryeministër, patriot, mason dhe kolonialist.
 
== Në [[Sicilia|Sicili]] == <!--Siçili është arbëreshit ! -->
 
Crispi lindi nga një familje [[Arbëreshë]] e [[Sicilia|SiçilisëSicilisë]]<!--Siçili është arbëreshit ! --> dhe u pagëzua në Kishën Katolike sipas dëshirës së prindërve të tij. Fëmijërinë e kaloi në [[Palazzo Adriano]], i cili është një vendbanim i krijuar nga shqiptarë të ikur prej pushtimit otoman në [[Shekulli XV|shekullin XV]].
 
Ai pati një rol shumë aktiv në kryengritjen për pavarësi të sicilianëve kundër mbretit Ferdinand II në [[Palermo]] gjatë vitit [[1848]]. Kjo kryengritje dështoi në maj të vitit [[1849]] dhe ndryshe nga pjesëtarët e tjerë, Crispi nuk u përfshi në faljen e përgjithshme që ju bë kryengritësve, gjë që e detyroi të largohej për në [[Piemonti|Piemonte]]. Në [[Milano]], ai u përfshi në "konspiracionin e Mazzinit" gjatë vitit [[1853]], dhe për këtë arsye u përzu nga Piemonte. Pas largimit nga Piemonte ai u vendos në Maltë e më pas në Paris. I përzënë edhe nga Franca vendoset në Londër duke u bashkuar për herë të parë me Giuseppe Mazzinin.
 
Krispi në vitin [[1860]], bashkë me Bertanin, Bixion, Medicin dhe Giuseppe Garibaldin udhëhoqi "ekspedicioninekspeditën e të njëmijëve" që arriti ne Sicili në datën [[11 Maj]] [[1860]]. Më [[13 Maj]] [[1860]] Crispi mori pjesë në shpalljen e Mbretërisë së Italisë. Pas rënies së Palermos, Crispi u emërua Ministër i punëve te brendshme dhe të financave i qeverisë provizore siciliane por iu desh të jepte dorëheqjen pas kundërshtimeve të ideve të Cavourit rreth aneksimit të Sicilisë nga Italia .
 
Më pas i emëruar sekretar i Garibaldit siguroi dorëheqjen e Agostino Depretisit si diktator "pro-tempore" i Sicilisë, i cili ishte emëruar në atë post me urdhër të Garibaldit.