Komuna e Zajazit: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 28:
 
== Vendbanimet ==
 
Zajazi është një krahinë në vete, e madhe dhe krenare që graviton një popullsi etnogjene, që shtrihet në veriperëndim të Kërcovës, jugperëndim të Gostovarit, dhe në lindje të Dibrës së Madhe. Zajazi për kah trimëritë është dukur që nga mesi i shek. 18, për të cilën dëshmon kënga - epika popullore, gojëdhanat, poashtu edhe shtypi turk dhe ai serb. Zajazin më së miri e ka njohur Vilajeti i Manastirit, dhe Kosova në vecanti. Një veteran i Bajram Currit, nga Lumthati i Dardanisë, mbasi kuptoi se jam nga Zajazi, m'u afrua, megjithëse ishim të rrethuar nga komunist dhe spiuna të UDBës. Ai me zë të lart më tha:"Gëzohem që njohë një trim nga ata trimat , miqtë e mij nga Zajazi, të cilët vinin o bacë, shpesh në Kosovë. Ata ishin Vëllezërit Lazam dhe Kalosh Ramadani që udhëhiqnin Lëvizjet Kacake në Kërcovë". Ishte viti 1964, ku e takova në një darsëm në Bllacë të Dullës së Prizrenit, besoj se emri i tij do të ishte Baca Ramë, në mos jem gabim. Ai më porositi që të shkruaj për këta fatosa kur t'i vijë koha. Ai shtoi: "Për trimëni njohim Veleshtën e Strugës, Drenicën e Kosovës dhe Zajazin e Kërcovës". Dritë past, ai veteran që më frymëzoj që të them më shumë se dy fjalë për këta kreshnikë të krahinave tona të lavdishme.
 
Zajazi njehë në periudhën turke, Mehmed Begun e Kollarës, Hasan Brahaj, Nezir Koxhën, ky i fundit, një veteran i pashoq i dy periudhave: turke e serbe. Osman Gjini, Murat Dulla dhe Sefer Hysë Zajazi, që ky i fundit është një ndër imazhet më të dalluara në Kërcovë, që luftoi turqit dhe komitat sllavomaqedonë më 1903 në Betejën e Karbunicës, ku mbeti edhe dëshmor. Ali Drogomishti - Ali Beqir Ala si prijës i Kërcovës, që kishte zënë armët për të mbrojtur nderin e atdheut. Ky luftëtar është veteran i vitit 1912, kur po shpaloste flamurin 500 vjecar të fatosit tonë të të gjithë kohëve - Skënderbeut. Sulltana Legjendare, heroina e Gostivarit dhe e Kërcovës, e cila i la namë historisë kombëtare në Qafën e martizuar (1913), për të cilët kam përgaditur disa faqe të tëra, ku do të përmbëlidhen në një vëllim të vecantë.