Komuna e Zajazit: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 28:
Popullata e komunës së Zajazit më së shumti merret me ...
 
== Vendbanimet ==
Zajazi për kah trimëritë është dukur që nga mesi i shek. 18, për të cilën dëshmon kënga - epika popullore, gojëdhanat, poashtu edhe shtypi turk dhe ai serb. Zajazin më së miri e ka njohur Vilajeti i Manastirit, dhe Kosova në vecanti. Një veteran i Bajram Currit, nga Lumthati i Dardanisë, mbasi kuptoi se jam nga Zajazi, m'u afrua, megjithëse ishim të rrethuar nga komunist dhe spiuna të UDBës. Ai me zë të lart më tha:"Gëzohem që njohë një trim nga ata trimat , miqtë e mij nga Zajazi, të cilët vinin o bacë, shpesh në Kosovë. Ata ishin Vëllezërit Lazam dhe Kalosh Ramadani që udhëhiqnin Lëvizjet Kacake në Kërcovë". Ishte viti 1964, ku e takova në një darsëm në Bllacë të Dullës së Prizrenit, besoj se emri i tij do të ishte Baca Ramë, në mos jem gabim. Ai më porositi që të shkruaj për këta fatosa kur t'i vijë koha. Ai shtoi: "Për trimëni njohim Veleshtën e Strugës, Drenicën e Kosovës dhe Zajazin e Kërcovës". Dritë past, ai veteran që më frymëzoj që të them më shumë se dy fjalë për këta kreshnikë të krahinave tona të lavdishme.
 
Zajazi njehë në periudhën turke, Mehmed Begun e Kollarës, Hasan Brahaj, Nezir Koxhën, ky i fundit, një veteran i pashoq i dy periudhave: turke e serbe. Osman Gjini, Murat Dulla dhe Sefer Hysë Zajazi, që ky i fundit është një ndër imazhet më të dalluara në Kërcovë, që luftoi turqit dhe komitat sllavomaqedonë më 1903 në Betejën e Karbunicës, ku mbeti edhe dëshmor. Ali Drogomishti - Ali Beqir Ala si prijës i Kërcovës, që kishte zënë armët për të mbrojtur nderin e atdheut. Ky luftëtar është veteran i vitit 1912, kur po shpaloste flamurin 500 vjecar të fatosit tonë të të gjithë kohëve - Skënderbeut. Sulltana Legjendare, heroina e Gostivarit dhe e Kërcovës, e cila i la namë historisë kombëtare në Qafën e martizuar (1913), për të cilët kam përgaditur disa faqe të tëra, ku do të përmbëlidhen në një vëllim të vecantë.