Ndryshimi mes inspektimeve të "Eposi i kreshnikëve"

 
Se pari, do të rikujtojmë lëndën e gjerë me origjine mitologjike e përrallore, mendimin poetik legjendar, reminishencat e matriarkatit, që u përmenden. Në këtë fond të lashtë do të duhej të shtoheshin edhe elemente të hershme muzikore (forca e madhe përgjithësuese dhe karakteri i qëndrueshëm intonativ, prania e një "fjalie" muzikore të vetme që përsëritet e ndryshuar gjate këngëve, modet e gjymte dy - re - katër tingullore, karakteri i ndieshem recitativ), si dhe disa fjale e forma gjithashtu të hershme gjuhësore që janë ruajtur të ngurosura, të fosilizuara (fjala gjegjem me kuptimin dëgjoj, folja djerg me kuptim vepror kalimtar - dërgoj, çoj, zbres diçka a dike, forma foljore nderin në vend te nderojnë ose nderonjen, përmbysja e gjymtyrëve të kohës së kryer - pshtue kam, dalë kanë - në vend të kam pshtue, kanë dalë etj.) Janë pikërisht këto elemente që i kanë bërë studiuesit objektive të pranojnë gati njëzëri lashtësinë e eposit shqiptar të kreshnikeve. Le të citojmë një konstatim të M. Lambercit : "Elementet shqiptaro - ilire, figurat e besimit popullor shqiptar, që janë të gjalla, si edhe armët e vjetra janë dëshmi kujtimesh të një datë fort të lashte".
 
{{shkronja}}
Shkencat shqiptare marrin në konsiderate teorinë e përgjithshme të eposit, e cila ka pranuar tashme se çdo epos me përmbajtje të tillë epiko - legjendare është fryt i periudhave historike, kur kapërcehet faza e bashkësisë primitive, e shoqërisë thjesht fisnore dhe kur bashkësi të tjera popullsish më tipare të njëjta etnike hyjnë në rrugën e kristalizimit të kombësisë. Për historinë shqiptare kjo faze përkon me periudhën e kalimit nga bashkësitë e gjera etniko-politike ilire (shek. V-VI) drejt formimit të kombësisë shqiptare (shek. X-XIV). Shekulli i XIV është kufiri kohor kur kapërcehet historikisht ai tip mendimi poetik që plazmonte eposin heroik legjendar, kur shter procesi i mirëfillte i kësaj poezie dhe zhduket domosdoshmëria historike që lind këtë poezi. Në prag të pushtimit osman kishin ndodhur procese të tilla (zhvillimi ekonomiko-shoqëror e politik - kalimi në fazën e zhvillimit të plotë të feudalizmit), te cilat po zëvendësonin brenda folklorit mendimin poetik legjendar me mendimin poetik historik, i cili nisi të krijoje epiken historike. Që eposi shqiptar i kreshnikeve e mbylli qerthullin e vet krijues në shekullin XIV, dëshmon edhe vete folklori shqiptar : sipas një legjende, kur Muji ndeshi një bari më pushkë dhe provoi në pëllëmbën e vet së plumbi i pushkës, i këtij "teshi" (sendi) të vogël, të shpoka, e kuptoi se mbaroi epoka që kishte nevoje për ta, për heroizmin e forcën e madhe fizike, prandaj, bashke me kreshniket e tjerë, u fut në një shpellë të thellë për të mos dalë kurrë më.
 
10.357

edits