[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v roboti ndryshoj: sr:Ђурађ Кастриот Скендербег; cosmetic changes
Rreshti 9:
== Biografia ==
Gjergj Kastrioti ishte djali më i vogël i [[Gjon Kastrioti]]t dhe i princeshës [[Vojsava (Skënderbeu)|Vojsava]], fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave. Mendohet se lindi më [[6 maj]] [[1405]], u morr peng nga Pushtuesit Osman që në moshë të mitur(9-vjeçare) dhe u dërgua në oborrin e Sulltanit në [[Adrianopojë]]. Atje, zgjuarsia dhe shkathtësia e çuan Gjergjin në shkollën e sulltanit ([[icogllanëve]]) që përgatiste komandantë e nëpunës.
[[Image:Gjergj Kastrioti.JPG|thumb|right|Portrait of Skanderbeg in the [[Uffizi]], [[Florence]].]]
 
Natyra i kishte dhënë dhunti mendore e fizike. Atje mori emrin [[Iskender]] ([[Aleksandër]]). Pas mbarimit të shkollës, Gjergj Kastrioti "(Skënderi)" kreu detyra ushtarake në [[Ballkani|Ballkan]] e në [[Azia e vogël|Azinë e Vogël]], duke u dalluar për trimëri dhe për këtë arsye iu dha titulli [[bej]] që do të thotë princ ose fisnik pra Skënderbeg do të thotë Aleksandri princ ose fisnik. Ai nuk e harroi kurrë Atdheun e tij të dashur dhe priste me padurim rastin të kthehej në tokën që e lindi. Me vdekjen e të atit, ai shpresonte t'i zinte vendin, por në fakt [[sulltani]] e emëroi [[sanxhakbej]] jashtë tokave shqiptare.