Valbona (fshat): Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 18:
 
==Rrenjet e Valbones==
Emri i madh i Valbonës, aktualisht
përfshin rreth 37 shtëpi me
vetëm 300 banorë. Fshati i vendosur
në një grykë gjysmë të thepisur,
buzë lumit me të njëjtin emër,
mes malit të Kollatës, mal përballë
Jezercës e Pecmarës, në një lartësi
prej 810 metra mbi nivelin e
detit.
Fshati kaq i njohur i ka rrënjët
në fshatin shqiptar të Vuthajve,
që sot ndodhet në Malin e Zi.
Plaku 78 vjeçar, Muhamet Selimi,
tregon se rrënjët e fshatit kanë
moshë të paktën mbi 400
vjeçare. Në atë kohë, në këtë
grykë kishin stanet verore për
blegtorinë banorët e këtij fshati.
Një nip i tyre (nga vajza) që kishte
mbetur jetim në moshën 4 muajshe,
pasi u rrit e u martua, kërkoi
të qëndronte të paktën me qera
në stanet e verimit edhe gjatë dimrit.
Pse kështu? Sepse sipas Kanunit
(edhe sot e kësaj dite) nipi
(nga vajza, bijë e fshatit) nuk ka
hise në fshat, pasi hise mund të
ketë vetëm nipi në linjën
mashkullore. Por, duke qëndruar
për disa vite aty, nipit i lindën edhe
fëmijë, ata u rritën e u martuan, aq
sa kjo familje u shumua, pinjollët
e saj nuk pranuan të largohen më,
problemi shkoi deri në gjyq. Nipi
që ishte lënë nga fshati të banonte
në stane, që edhe t’i ruante,
kishte vdekur. Gjyqtarët e kohës
për zgjidhjen e problemit kërkuan
të shkonin në Valbonë e sipas
ligjeve të kohës nëse oxhaqet e
shtëpive nxirrnin tym, toka u
takonte atyre. Në të kundërt i
takonte Vuthajve.
Në gjyq (nuk dihet se kush i
mësoi valbonasit (më saktë
paraardhësit e fisit të Selimajve të
sotëm), por kur gjyqtarët shkuan
panë se çdo shtëpi nxirrte tym,
përkjo
i detyroi të jepnin verdiktin,
se toka u takonte atyre. Kjo ka
ndodhur rreth 300 vjet më
parë. Kështu lindi fshati i Valbonës.