Pemët frutore: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 260:
pasi degëzimet e tyre i fillojnë
menjëherë nga qafa e rrënjës
 
 
'''Degëzat e shkurtra''', janë degëza
me moshë shumëvjeçare,
nga 4-10 vjet. Gjatësia e tyre
shkon nga 3 - 15 cm. Ato kanë
ndërnyje të shkurtra dhe të
mbushura me sythe frutore që
qëndrojnë shumë afër njëri
tjetrit. Shpesh herë në majë janë
vegjetative të cilët kur zhvillohen
japin një ose disa llastarë
të rinjë. Pas formimit të frutit në
to formohen ntrashje. Gjatë krasitjeve
dimërore, kurrsesi ato
nuk duhet të shkurtohen apo të
priten.
 
'''Degëzat e torbeste''', janë degëza
tipike për farorët dhe formohen
nga kombinimi i degëzave
të holla dhe atyre të shkurtëra
Ato rriten
shumë ngadalë dhe mund të
frutifikojne për 10-15 vjet me
radhë. Pas formimit të frutit në
to formohen ntrashje në formë
unaze ku në bazë sajë mund të
gjykohet edhe për moshën e
tyre. Gjatë krasitjeve dimërore,
kurrsesi ato nuk duhet të priten.
Ato mund të rrallohen vetëm
atëhere nëse në pemë ka shumë
të tilla ose kur janë shumë të vjetra,
ose mund të shkurtohen
nëse janë shumë të vjetra.
Në grupin e pemëve bërthamore (si; [[kumbulla]], [[pjeshka]], [[qershia]], [[kajsia]],[[vishnja]], gjënden:
*Degëzat frutore;
*Degëzat e përziera;
*Degëzat buketore
*Degëzat gjëmbore.
'''Degëzat e frutore''', janë degëza
me moshë njëvjeçare, më gjatësi
15-40 cm.Në gjatësi të Degëzës
sythat anësore janë kryesisht
frutore ndërsa ai i majes
është vegjetative.
Gjatë krasitjeve dimërore, ato
nuk duhen të shkurtohen apo
të priten, por vetëm të rrallohen
nëse sasia e tyre është e dendur.
'''Degëzat e buketore''', janë
degëza tipikë për shumicën e
pemëve në grupin e bërthamoreve.
Ato janë me gjatësi 0.5-1
cm dhe nganjëherë edhe 4-6 cm
(fig nr. 9). Në këto degëza vërejmë
se sythat anësore janë frutore
dhe të grupuara, dhe sythi
që është në majë, është vegjetativ,
i cili pasi çel del një llastar i
ri. Ky llastar në fund të vitit të
dytë shëndërrohet përsëri në një
degëz të re buketore me sytha
të grupuara dhe kështu tërësia
e këtyre degëzave përbën atë që
quhen degëza buketore. Ato jetojnë
Degëzat e peziera, janë degëza
me moshë njëvjeçare, më
gjatësi 20-30 cm dhe nganjëherë
edhe 50-60 cm te gjata. Në këto
degëza vërejmë se sythat e bazës
dhe ato që janë më afër
majes, në të shumten e rasteve
janë më shumë vegjetative,
ndërsa ato të mesit janë më tepër
frutore (fig nr. 8). Në disa raste
ato mund të jenë të përziera 2-3
sëbashku, etj. Gjatë krasitjeve
jetojnë
3-6 vjet. Gjatë krasitjeve
dimërore, ato nuk duhet të
priten. Nëse ato janë me moshë
më të madhe se 5-6 vjet atëhere
ato duhet të përgjysmohen me
qëllim që të stimulohet dalja e
llastarëve të rinj.
Degëzat gjëmbore, janë degëza
tipikë të shkurtëra më gjatësi
0.5-2 cm dhe nganjëherë edhe
8-10 cm (fig nr. 10). Në këto degëza
janë karakteristike për disa
lloje kumbullash, kajsish, etj,
dhe që jetojnë 2-5 vjet. Origjina
e tyre është nga sythet ne sqetullat
e gjetheve. Ato formohen
si rezultat i shëndërrimit të llastarit
të dalë nga sythi sqetullore
në gjëmb. Sythat anësore janë
frutore por nganjëherë përzihen
me sytha vegjetative. Gjatë krasitjeve
dimërore, ato nuk duhet
të priten..
Sythat zhvillohen nga sqetulla
e gjetheve të një llastari të ri
dhe maturohen në degëzat
njëvjeçare. Ato përfaqesojne në
miniaturë degëzat e ardhshme të
cilët ndodhen në majën rritëse
të tyre Ato kanë formë
ovale ose të rrumbullakët dhe
zakonisht janë të rrethuara me
luspa.
Sythat klasifikohën:
Sipas kohës së çeljes
Sipas funksionit që ato kanë në bimë.
Sipas kohës së çeljes ato klasifikohën
në tre grupe që janë:
*ytha me zgjim normal
*Sytha me zgjim të parakohshem
*sytha fjetës.
Sytha me zgjim normal, janë
sytha që lindin gjatë Pranverës
në sqetullat e gjetheve të
llastarëve të vitit të kaluar, që
zhvillohen gjatë vegjetacionit.
Ato kalojnë fazën e qetësisë
dimërore dhe çelin në Pranverë
duke dhënë lule ose llastarë,
ose të dyja sëbashku.
Sytha me zgjim të parakohshëm,
janë sytha që lindin në
sqetullat e gjetheve të
llastarëve ekzistues, të cilët
shpërthejnë po brenda atij viti,
duke dhenë llastarë të rinj mbi
llastarin e parë, ose ndryshe
quhen llastarë sqetullore.