Hardhia e rrushit: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v U kthyen ndryshimet e Amaro (diskutimet) në versionin e fundit nga Cradel.
No edit summary
Rreshti 284:
plehrat minerale dhe ato organike,
si ujitjet sistematike, veçanërisht ajo me pika.
Bimët që shtohen me anë
të copave, përpanjave, këmbëzave,
etj, duke qënë se nuk
janë me origjinë nga fara, ato
nuk zhvillojnë rrënjë embrionale,
por zhvillojnë rrënjë mitake.
Këto rrënjë më tej rriten
dhe zhvillohen si në drejtim
horizontal ashtu edhe në
drejtim vertikal, duke zhvilluar
një sistem rrënjor të aftë për
t’i siguruar bimës një furnizim
sa më normal të ujit dhe me
lëndë ushqimore. Nga ana
praktike është vërtetuar se
këto bimë kërkojnë vemendje
në drejtim të trajtimit të tokës
me plehra dhe veçanërisht me
sisteme ujitjeje të rregullta, në
të kundërt bimët vuajnë dhe
prodhimet janë nën nivele të
kënaqëshme.
Pavarësisht nga origjina
rrënjës, embrionale apo mitake,
rrënjët e sistemit rrënjor
ndahen në 3 kategori që janë:
i) Rrënjët skeletore; ii) Rrënjët
gjysëm skeletore; dhe iii)
Rrënjët veshëse. Rrënjët skeletore
dhe ato gjysëm skeletore
janë rrënjët më të vjetra dhe
më të trasha të sistemit rrënjor
dhe lidhen direkt me qafën e
rrënjës e cila ndodhet në fundin
e trungut (fig. 1). Rrënjët
veshëse përbëhen nga: i) Kësula,
ii) Pjesa rritëse, iii) Pjesa
e qimeve thithëse dhe iv)
Pjesa përcjellëse (fig.2).
Kesula është pjesa e majës
së rrënjëzës e cila shërben për
të mbrojtur indet meristematike
të rritjes që ndodhen të pjesa
rritëse. Te pjesa rritëse, realizohet
shumëzimi i qelizave të
rrënjës të cilat shërbejnë për
rritjen e sistemit rrënjor. Pjesa
rritëse është maja më e re e
rrënjës dhe gjatësia e sajë është
nga 0,1 – 1,5 mm dhe gjërësi
nga 0,3 – 1mm. Zona e qimeve
thithëse është pjesa më e
rëndësishme e sistemit rrënjor.
Në 1 mm2 të zonës së qimeve
thithëse ndodhen rreth 300-
600 qime thithëse. Një qime
thithëse praktikisht jeton pak,
rreth 15 – 20 ditë dhe zevëndësimi
i tyre bëhet në mënyrë
periodike në funksion të rritjes.
Nëpërmjet tyre bëhet realizimi
i absorbimit të ujit dhe të
lëndëve ushqimore që janë të
tretura në të. Për një zhvillim
sa më normal të sistemit rrënjor,
rëndësi të veçanet merr
punimi i sipërfaqes së tokës.
Ajrimi i dobët i sistemit
rrënjor, ngjeshja e sipërfaqes
së tokës, qëndrimi për një
kohë të gjatë i ujit në trashësinë
e sistemit rrënjor, bën që
bimët të vuajnë nga asfiksia
(mungesa e ajrit). Përveç
kullimit nga ujrat e tepërta,
rëndësi të madhe merr punimi/
shkrifterimi i sipërfaqes së
tokës në thellësinë optimale
15-20 cm. Më në thellësi nuk
duhet të aplikohet, sepse dëmtohen
rrënjët skeletore dhe ½
skeletore, që zakonisht janë
afër sipërfaqes së tokës.
Në lidhje me mënyrën e
rritjes së sistemit rrënjore, nga
të dhënat rezulton se është arritur
në këto përfundime:
1)Rrënjët që dalin afër
sipërfaqes së tokës, kanë prirje
të përkulen në drejtim vertikal
duke formuar një kënd të
ngushtë me vertikale dhe tentojnë
të shkojnë thellë;
2)Rrënjët që kanë shkuaar
thellë në tokë, kanë prirje të shkojnë
horizontalisht pasi kanë
formuar një kënd të drejtë me
vertikalen.
3)Rrënjët që kanë shkuar
në fund të thellësise (deri tek
ujrat nëntoksore), kanë prirje
të shkojnë vertikalisht lart,
pasi të kenë formuar një kënd
të gjërë me vertikalen.
4)Forma e zhvillimit të sistemit
rrënjor te bimët e vjetra zhvillohen
duke formuar një
“pyke”, gjërësia e së cilës është
më e madhe në afërsi të
sipërfaqes.
5)Nga rrënjët anësore që
zakonisht zhvillohen afër
sipërfaqes së tokës, kanë prirje
të nxjerrin rrënjë të reja të
cilat tendojnë të shkojnë vertikalisht
poshtë.Si përfundim arrihet në
konkluzionin e drejte se sistemi
rrënjore i hardhisë rritet dhe zhvillohet
në të gjithë drejtimet
duke e pushtuar dhe shfytezuar
në maksimiun shtresen e
dheut të okupuar
 
==Veprimtaria e sistemit rrënjor gjatë një cikli vjetor==
Nga studimet e bëra është
vënë re se, rrënjët e hardhisë
rriten në të gjithë periudhat e
vitit. Por intensiteti i rritjes së
tyre, ndryshon në varësi të
muajve të vitit. Në periudhën
e dimrit (periudha pa gjethe),
rritja e sistemit rrënjor është
shumë e vogël ose gati e
padukshme. Kur temperatura e
tokës ku ndodhen rrënjët është
nën +50C, rrënjët pothuajse
e ndalojnë rritjen. Por në kushtet
e klimës së ngrohtë, proceset
e rritjes së rrënjëve vazhdojnë.
Kur temperatura ngrihet
në vlerat 18-260C, atëhere rritja
e rrënjëve është më e vrullshme.
Por kur temperatura e tokës vazhdon të rritet në mbi
350C, atëhere rritja e rrënjëve
përsëri bllokohet.
Rritja e rrënjëve
në mënyrë më të
vrullshme fillon, ateherë
kur fillon lëvizja
e lëngjeve, gjatë
fryerjes së sytheve
dhe gjatë fazës së
çeljes së gjetheve të
para. Periudha më
intensive e rritjes së
rrënjëve është
atëhere kur llastarët
dhe gjethet janë në
fazën e rritjes më të
fuqishme të tyre.
Gjatë periudhës
së Verës kur temperaturat
e ajrit ngrihen
më shumë dhe
lagështira në tokë
ulet, atëhere intensiteti
i rritjes së rrënjëve
ulët dhe fillon
përsëri të rritet në
fillim të vjeshtës,
atëhere kur sasia e
lagështirës në tokë
fillon të rritet dhe
temperaturat e ajrit fillojnë të
bëhen më të freskëta. Është
vënë re se ritmi i rritjes së rrënjëve
tek bimët, ulet me rritjen e
tepruar të lagështirës në tokë,
gjithashtu ulet gjatë periudhës
===Sistemi mbitokesor===
Sistemi mbitokësor përbëhet nga
*cungu/trungu
*degët skeletore ose krahët,
*llastarët
*sythet
*gjethet
*veshulet
 
===Cungu===
Cungu ose trungu i hardhisë
fillon nga qafa e rrënjës
dhe mbaron deri në fillimin e
degëzimeve të para të krahëve
të elementëve të prodhimit. Ai
është i paqëndryeshëm dhe i
lakueshem i cili ka nevojë për
mbështetje. Ndryshe trungu i
hardhisë quhet Cung
Tërësia e organëve vegjetative
apo gjenerative të hardhisë
janë të vendosura mbi cung
dhe formojnë atë që quhet
kurora e hardhisë. Gjatësia dhe
trashësia e cungut në varësi
të moshës së bimës dhe të
mënyrës së kultivimit. Ai shërben
për të transportuar ujin
dhe lëndët ushqimore nga
sistemi rrënjor në drejtim të
kurorës dhe të sistemit gjethor,
si dhe të zbresin lëndët organike
të formuara nga gjethet në
drejtim të sistemit rrënjor. Cungu
mund të jetë i përbërë nga një
trung i vetëm, ose në 2 ose 3
trungje, varet nga mënyra e kultivimit.
Në bimët e vjetra cungu pëson
deformime si rezultat i zhvillimit
jo proporcional të indeve
përçuese të kërçellit. Ato
shfaqen në formën e deviacioneve,
gropave dhe të gungave.
Pas rënjës së gjetheve të kurorës
përveç cungut, i dallohen lehtë
krahët dhe shamentat.
Nëse një cungu me moshë 3-
4 vjeçare i bëjmë një prerje
tërthore, do të vëmë re se përbëhet
nga këto pjesë kryesore që janë:
*Palca;
*Zona e drurit ksilema-gypat e drurit),
*Shtresa e kambiumit;
*Floema
*Felogjeni,
*tapa
*epiderma/lëkura.
'''Palca''' është në pjesën qëndrore
të cungut. Në fazat e para
të rritjes palca duket qartë, ndërsa
më avancimin e moshës, palca
dalëngadalë thuajse humbet fare.
'''Zona e drurit,''' është pjesa që
ndodhet ndërmjet palcës dhe
shtreses së kambiumit. Për çdo
vit që kalon gjatë fazës së qetësisë
dimërore, ndërmjet zonës
së lëkurës dhe drurit, formohet
një shtresë qelizash që janë më
të ngjeshura, duke shënuar
kështu mbarimin e një rrethi
koncentrik vjetor. Në pjesën
drunore janë të vendosura gypat
përçuese drunore (tubot e
ksilemës), që marrin ujin dhe
lëndët ushqimore dhe i dërgojne
ato në kurorë figure.
'''Lëkura''' pjesa që mbulon
cungun dhe e përbërë nga këto
pjesë kryesor:
*Korja (shtresa e parë, ose epiderma)
*Zona sfungjerozë, ose mesoderma
*Shtresa e tretë, zona e tubove të floemës
*Zona e kambiumit.
Shtresa e kambiumit
te hardhia përfaqëson
pjesën më aktive dhe
rritëse dhe ajo që është
më e rëndësishme nga
ana praktike, është pjesa
më rigjeneruese e lëkurës.
Ajo është e paisur me
qeliza më të mëdha dhe
në formën e thierzave të
thtypura dhe të zgjatura,
të cilat në kushte të përshtatshme
temperature,
të oksigjenit dhe të
lagështirës, kanë aftësinë
të transformohen në rrënjë
mitake (adventive).
Lëkura ka jo vetëm
funsion mbrojtëse të trungut,
por nëpërmjet (tubove të
floemës) ajo mundëson lëvizjen
e lëngjeve të përpunuara nga
kurora në drejtim të tokës. Me
kalimin e moshës në pjesën e
jashtme të lëkurës krijohen të
çara të thella dhe vetë lëkura
luspërohet. Lartësia e rritjes
natyrale e cungut nga qafa e
rrënjës e deri në lartësinë e degëzimeve
të degëve të para skeletore,
është nga 1 – 3 m dhe
rrallë herë më shumë. Kjo ndryshon
në varësi të formës bimore
dhe të kushteve të kultivimit.
 
===Krahët,kordonet===
Krahë të cungut (kordoni),
quhet degëzimet shumëvjeçare
që dalin drejtepërdrejte nga cungu.
Dallimet ndërmjet Krahut
dhe Kordonit qëndrojnë se të
parët janë të prera shkurt dhe
në to dalin çepat dhe sharmentat
që janë elementët e prodhimit.
Ndërsa Kordonet jene më të
gjata, që edhe ketu dalin çepat
dhe sharmentat që janë elementët
e prodhimit. Krahët dhe
Kordonet kanë një moshë mbi një vjeçare.
 
==ELEMENTËT E PRODHIMIT==
Elementët e prodhimit,
quhen çepat dhe shamenta që
janë të vendosura mbi krahët
dhe kordonet mbi dyvjeçare.
Ato janë llastarët ose degëzat
që sapo kanë kaluar moshën
njëvjeçare.
'''Shamentat''' janë degëzat/ llastarët që sapo kanë kaluar moshën njëvjeçare, të cilat janë
të vendosura mbi krahët ose kordonet e hardhisë. Ato kanë sythet dimërore të cilat përfaqësojnë
sythet e prodhimit të vitit në vazhdim. Për nga origjina shamentat mund të klasifikohën:
*Me origjime nga sythet dimërore të krahut ose kordonit dyvjeçar
*Me origjinë nga sythet fjetëse të ndodhura në cung, krahë ose kordon me moshë mbi dyvjeçare, ku ndryshe quhen edhe thithakë. Gjatësia e rritjes vjetore e shamentave të hardhive të tipit Europian
arrin nga 1-1,5 m, ndërsa ajo e hardhive Amerikave (antifiloxerike), arrin nga 10-18 metra
gjatësi dhe trashësi nga 4-15 mm.
'''Çepat''' janë degëzat/llastarët që sapo kanë kaluar moshën njëvjeçare, të cilat janë të vendosura
mbi krahët ose kordonet e hardhisë, por që janë të shkurtuar nëpërmjet gërshërëve të
krasitjes në gjatësinë e 2 deri në
4 sythave dimërore. Sythet
dimërore përfaqësojnë sythet e
prodhimit të vitit në vazhdim.
Çepat zakonisht përdoren për
tipet e krasitjeve të shkurtëra
ose edhe ato të përzierat. Nëse
një çep ka dy sythe dimërore do
të thotë se sythi i bazës që ndodhet
më afër krahut apo kordonit,
do të shërbeje për formimin e
çepit të vitit të ardhshëm, ndërsa
ai i majës do të përfaqësojë
shamentën e cila në fund të vegjetacionit
gjatë krasitjeve
dimërore hiqet fare.
 
==Sythet==
Sythat zhvillohen nga sqetulla
e gjetheve të një llastari të ri
dhe maturohen në shamentën
njëvjeçare. Ato përfaqësojne në
miniaturë llastarët e ardhshëm
të cilat ndodhen në majën rritëse
të tyre. Ato kanë formë ovale
ose të rrumbullakët dhe zakonisht
janë të rrethuara me luspa.
Sythat klasifikohën sipas:
*Kohës së çeljes
*Funksionit që ato kanë në bimë.
Sythat klasifikohën sipas:
*Kohës së çeljes
*Funksionit që ato kanë në bimë.
Sipas kohës së çeljes ato
klasifikohën në tre grupe që janë
*Sytha me zgjim normal;
*Sytha me zgjim të parakohshëm;
*Sytha të fjetur.
Sytha me zgjim normal, janë
sytha që lindin gjatë pranverës
në sqetullat e gjetheve të
llastarve të vitit të kaluar, që zhvillohen
gjatë vegjetacionit. Ato
kalojnë fazën e qetësisë
dimërore dhe çelin në pranverë
duke dhënë llastarët e rinj dhe
lulesat që përfaqësojnë veshulet
e ardhshëm.
Sytha me zgjim të parakohshëm,
janë sytha që lindin në
sqetullat e gjetheve të
llastarëve ekzistues, të cilat
shpërthejnë po brënda atij viti,
duke dhënë llastar të rinj mbi llastarin
e parë, ose ndryshe quhen
llastar sqetullorë.
Sipas funksionit që ato
kanë në bimë, sythat klasifikohën
në këto kategori, që janë:
*Sythe dimërore
*Sythe verore ose sqetullorë
*Sythe të fjetura.
Hardhia nuk ka sythe
mitake ashtu siç kanë pemëtt
frutore, agrumet dhe ulliri.
Sythat dimërore, është organi
kryesor i rritjes dhe i zhvillimit
të hardhisë sipas cikleve
jetësore. Sythi dimëror është
një organ i përbërë. Pjesët përbërëse
të një sythi janë:
Shtrati i sythit
Llastari i ardhshëm
Veshulet e ardhshëm;
Sythat anësore
Mbulesa e mbrojtese e sythit
Pas çeljes nga sythi dimërore
veç llastarit kryesor i cili ka prioritet
në rritjen e tije, propabiliteti
është të çelin dhe të zhvillohen
edhe sythet e tjerë anësore.
Kjo varet më tepër nga kushtet
agroklimaterike dhe mënyrat e
kultivimit.
Nga pikpamja anatomike,
sythi dimëror praktikisht është i
përzier sepse krahas llastarëve
vegjetativë, në të janë të vendosura
edhe lulesat të cilat përfaqesojnë
veshulet e ardhshëm.
Sythat verore ose sqetullor,
është sythi që zhvillohet në
Zakonishtkohe pas daljes së llastarit kryesore,
atëhere këto sythe mund
të japin veshule, llastarë dhe të
drunjëzohen para se të hynë në
qetësinë dimërore duke u kthyer
në shamenta dytësore (mbi
shamentat e para). Në sqetullën
e këtyre llastarëve, po
ashtu edhe në sqetullën e
gjetheve diferencohet nga një
këto sythe çelin kur kushtet
agroklimaterike dhe shërbimet
agroteknike janë në nivele
të mira, si dhe kur llastarit
kryesore i’u keputet maja rritëse
Nëse ato dalin shpejt,
ose e thënë ndryshe pak syth dimëror, që përfaqeson një
element prodhues për vitin e
ardhshëm
Sythat e fjetura, formohen
nga sythet anësore të sythit
dimëror, të cilat nuk janë zgjuar
ende gjatë vegjetacionit. Ato
kalojnë në gjëndje të fjetur dhe
aty qëndrojnë për shumë vite
me radhë. Këto sythe gjënden
në pjeset shumëvjeçare të hardhisë
(cung, krahë, kordon, etj)
dhe në rast se bimës i pritet një
krahë/kordon nga sythet
fjetëse zakonisht lindin një ose
më shumë sythe të fjetura duke
dhënë llastarë të fuqishëm që
quhen thithakë. Thithakët praktikisht
shërbejnë për:
*Të zëvendësuar pjesët (krahët, kordonet) e humbura të kurorës.
*Për uljen e lartësisë së kurores.
*Për të zëvendësuar
boshllëqet me individë të rinj nëpërmjet realizimit të shumzimit me anë të përpanjave, etj.
Sythat e diferencuara brënda
një sezoni zakonisht nuk çelin
në të njëjtin sezon. Ato pas
rënies natyrale të gjetheve,
hynë në fazën e qetësisë
dimërore dhe çelin në pranverë.
Ka disa raste që çelja e sytheve
mund të bëhet edhe brënda
sezonit. Bymimi/fryerja e sytheve në një llastar nuk
ndodh menjëherë në të njëjtën
kohë. Më parë fryhen ato të
majës, më pas ato të mesit dhe
më pas ato që janë më afër bazës
Çelja e parakohshme e sythave
nuk duhet stimuluar, sepse
ato ndikojnë negativisht në çrregullimet
fiziologjike të bimëve, degradimin biologjik
dhe mplakjen e parakohshme të tyre.
 
==Llastaret==
Llastarët dalin nga çelja e
sytheve dimërore. Ndryshe ato
quhen llatare kryesor. Pjesët
përbërëse të një llastari janë:
nyjet, ndërnyjet, gjethet, lulëritë
dhe përdredhëset. Brënda llastari
përbëhet nga palca. Në nyjet
e llastarëve janë te vendosura
gjethet dhe në anën tjetër
të nyjes janë të vendosura ose
lulëritë ose përdredhëset (fig. 11).
Gjethet në llastar janë të vendosura
në mënyrë të këmbyer.
Pas gjethes së 4-6 në anët e
kundërt të daljes së tyre, fillojnë
të dalin lulëritë dhe më pas në
vend të tyre dalin përdredhëset.
Zakonisht lulëritë janë të vendosura
në llastar në nyjet e 2-7.
Kjo varet nga cilësitë biologjike
të kultivarëve. Ka kultivarë qëlulëritë dalin në nyjet e 2-4 dhe
kultivarë të tjerë që lulëritë dalin
në nyjet e 5-7. Në sqetullorin
e gjetheve (zakonisht mbi
lulëritë) zhvillohen llastarët sqetullorë.
Nga sythet anësore që
zhvillohet në bazë të sqetullorit
zhvillohet sythi dimëror që do
të japi llastarin e ardhshëm në vitin tjeter.
 
==Gjethet==
 
Gjethet luajnë një rol të
rëndësishëm në jetën e bimëve.
Nëpërmjet tyre kryhet fotosinteza,
frymëmarrja dhe transpirimi,
si procese shumë të rëndësishme
fiziologjike për jetën e
bimëve. Ato luajne rolin kryesor
në formimin e lëndës organike,
si: karbohidratet, sheqerë
rat, vitaminat, aromat dhe komponimet
e tjera organike.
Nëpërmjet procesit të fotosintezës,
klorofila dhe tërësia e
gojzave që ndodhen në gjethe,
realizojnë lëndën organike, e cila
materiali bazë për rritjen e masës
vegjetative të bimës dhe të organëve
gjenerative. Lënda organike
që formohet nga gjethet,
shkon jo vetëm për rritjen dhe
pjekjen e frutave, por furnizohet
edhe vetë trupi i bimës dhe
sistemi rrënjor.
Me anë të transpirimit i cili
realizohet nëpërmjet gojzave, bëhet
avullimi i ujit i cili është procesi bazë
gjatë formimit të lëndës organike
dhe të vetëfreskimit të bimës në
temperaturat e larta të ajrit. Me anë
të frymëmarrjes gjatë natës, gjethet
bëjnë anën e kundërt të sintezës së
lëndës organike (zakonisht shpërbëhet
rreth 1/10 e sasisë së lëndës
organike të prodhuar gjatë ditës) e
cila është bazë në proceset jetësore
të bimës.
Tërësia e sipërfaqeve të çdo
gjetheje që ndodhen në një bimë
hardhije, përbën sipërfaqen totale
gjethore të asaj bimë. Sa më e madhe
të jetë kjo vlerë aq më e fuqishme
është rritja dhe zhvillimi i sistemit
rrënjor dhe aq më vitale është vetë
bima. Nëse gjatë procesit të operacioneve
të gjelbërta bimëve i’u
bëhet një heqje e madhe e
llastarëve dhe të masës gjethore,
atëhere asajë do ti shkaktohet një
“çoroditje” e bilancit funksional
rrënjë-gjethe dhe për pasoje bima
merr një goditje të rëndë fiziologjike.
Prandaj nga ana praktike rëndësi
të dorës së parë merr që, gjatë operacioneve
të krasitjes së gjelbërt,të veprohet në heqjen e ekuilibruar
të llastarëve, me qëllim që bilanci
rrënjë-gjethe të mos prishet.
Gjethet përbëhen nga llapa,
bishti dhe milli. Milli është pjesa e
zgjeruar e cila ndodhet në vënd
takimin e bishtit me llapën. Llapa
përbëhet nga një nervature që e
përshkon gjethen në gjatësi të saj
dhe e degëzuar në të dy anët e
llapës. Format e llapës janë varësi
të kultivarit.
Madhësia e llapës së gjetheve
ndryshon në varësi të formës bimore,
kushteve të kultivimit dhe
moshës së bimëve, etj. Në moshat
e reja përmasat e llapës janë më të
mëdha se sa në ato më të vjetrat.
Po kështu edhe për bimët që kultivohen
në një agrofond më të mirë,
kanë madhësi më të madhe. Madhësia
e gjetheve ndryshon në gjatësi
të llastarit. Gjethet e dala deri në
nyjen e 5-6 janë më të vogla, ato të
mesit ne nyjet 6-12 janë më të mëdha
dhe ato që ndodhen mbi nyjen e 12
zakonisht janë më të vogla.
Sprfaqja e një gjetheje është nga
100-200 cm2. Ngjyra e tyre zakonisht
është e gjelbërt, por nëse në
tokë sasia e elementit N është e ulët,
atëhere ngjyra e tyre bëhet e verdhë në të gjelbërt. Gjethet bien disa
ditë pas vjeljes së prodhimit. Para
se të bien, të gjithë lëndët rezerve
që ndodhen në trupin e tyre kalojnë
ne pjesën drunore me qëllim
ushqimin e llastarëve të rinj që lindin
nga sythet dimërore. Aftësia fotosintetike
e gjetheve varet nga
mosha e tyre. Gjethet e reja deri në
40 ditëshe, zakonisht nuk janë
shumë prdhuese dhe nuk shërbejnë
bindshem në realizimin e lëndës
organike. Gjethet e moshës 40 – 100
ditëshe, zakonisht janë me aktivet
në drejtim të sintezës së lëndësorganike. Ndërsa ato mbi 100
ditëshe nuk janë efektive për
bimën, madje konsiderohen si
parazite dhe duhet të eleminohen.
 
==Organet gjenerative==
Te organet gjenerative bejne pjese:
*Lulet
*Frutat
*Farat
 
===Lulet===
Lulet e hardhisë bashkohën
në një lulesë që quhet vile ose
veshuli. Lulesa del nga e njëjta
nyja por në anën e kundërt te
pozicionit të gjethes. Lulja është
organi i riprodhimit seksual.
Një lule normale përbëhet nga:
*bishti
*shtrati
*kupa
*kurora (petlat dhe nënpetlat)
*thekët (organi mashkullor)
*Pistili (organi femëror
Thekët përmbajnë polenin dhe
pistili përbëhet nga trasta embrionale
dhe vezëzat. Në çdo vezore
ka 1-4 qeliza femërore, po
zakonisht ndodhen 2 copë.
Kështu te kultivarët Aligote Pino Gri, Pulez, etj, sasia e luleve
në një lulesë është 80-100 lule.
Ndërsa te kultivarët Afuzali,
Kabernet, etj, sasia e luleve në
një lulesë është nga 1200-1500
lule.
Te hardhia dallohen tre tipe lulesh që janë:
*Lule dyseksore normale
*Lule njëseksore ose funksionale mashkullore që do të thote se pjesa femërore ose nuk është zhvilluar farë ose nuk është funksionale
*Lule njëseksore ose funksionale femërore, që do të thote se pjesa mashkullore ose nuk është
zhvilluar fare ose nuk është funksionale
*Lulet dyseksore normale, kanë pothuajse pjesa më e madhe e kultivarëve. Lulet funksionale
femërore janë tipike për kultivarët:
*çaushi,
*Tajka e Kuqe,
*Kalmeti Kokërmadh
Gjatë kultivimit është e
domosdoshme që këto kultivarë duhet të shoqërohen
me kultivarë të tjerë pllenues
me kusht që periudha e
lulëzimit duhet të jetë e njëjtë.
Kështu psh, Çaushi duhet të
shoqërohet me Afuzaline, Kallmeti
me Manakuqen, Tajka e
Kuqe me Manakuqen, etj. Nëse
lulet funksionale femërore nuk
arrijnë të pllenohen, atëhere ato
ngelen të vogla dhe pa fara. Ky fenomen quhet “Melcim” dhe
kokrrat quhen “melca”. Lulet
funksionale mashkullore janë
tipike për kultivarët e nënshartesave
Rupestris dy Lot,
140 Ruxheri, 1103 Paulsen, 779
Paulsen, etj.
Zakonisht tek lulet dyseksore
pllenimin e realizojnë me
anë të insekteve (entomofila),
ndërsa ato njëseksualet pllenimi
realizohet kryesisht me anë
të erës (anemofila), por një
ndikim të rëndësishëm kanë
edhe insektet. Një nga insektet
që ndihmojnë më mirë pllenimin
është bleta. Mbajtja e 5-8 kosherëve
blete për një ha vreshti,
ndihmon shumë në pllenimin
e luleve.
 
===Veshuli, kokrrat dhe farerat===
Fruti është organi i riprodhimi
dhe rrjedh nga pllenimi i lules
femërore me polenin e lules mashkullore.
Nga pllenimi, vezorja
shndërrohet në frut dhe vezëzat
në fara. Kështu, si rezultat i lidhjes
së frutave lulesa shëndërrohet në
bistak/veshul. Veshuli mund të
jetë i thjeshtë (me një bosht dhe i
veshur me kokrra rrushi) Ose i
përbërë me krahë.
Sipas formës së jashtme veshulet mund të jenë:
*Cilindrike (Pulezi, Pino Gri, Pino e Bardhë,
*Konike (Shesh i Zi dhe i Bardhë, Manakuqja, Mavrud, Vlosh, etj)
*Cilindriko-konike (Afuzali, Italia, Tajka e Kuqe, Çaushi
*Me krahë
*I degëzuar
Sipas shkallës së ngjeshmërisë/afrisë së kokrrave në veshul, ato mund të jenë
*I shkrifët
*I plotë
*I ngjeshur
Kokrrat e rrushit janë frutat që
vinë si rezultat i transformimit të
vezores së lules pas pllenimit. Ato
kanë një bisht i cili lidhet me frenjën
e veshulit. Format e frutit janë
nga më të ndryshme të cilat ndryshojne
në bazë të kultivarit dhe
klonit (figurë 18).
Ngjyra është e larmishme dhe
kjo varet nga kultivari dhe kloni
përkatës. Ngjyrat më mbizoteruese
janë:
*e verdhë
*e kuqe
*rozë,
*e verdhë në të artë në të bronxtë, në të trëndafiltë, në të hirtë, blu në të vjollcë, e shumë ngjyra dhe
kombinime të tjera interesante, që i
japin bukurinë dhe njëkohësisht
kënaqësinë e të shijuarit (për më tepër
kjo te kultivarët për ngrënie). Sipas
madhësisë së kokrrave të rrushit, ato klasifikohën në këto grupe:
*Shumë të vogla, me një diametërr 4-5 mm;
*Të vogla, me një diametërr 8-12 mm
*Të mesme, me një diametërr 12-18 mm
*Të mëdha, me një diametërr18-28 mm
*Shumë të mëdha, me një diametërr mbi 28 mm.
Sipas madhësisë së veshulëve, ato
klasifikohën në këto grupe:
*Të vogla me gjatësi nga 6-13cm
*Mesatare me gjatësi 13-18 cm
*Të mëdha me gjatësi 18-30 cm, madje edhe më shumë.
Vetë veshuli përbëhet nga këto komponentë:
*Bishti
*Nyja e veshulit
*Nyja e degëzimit të parë të frenjit
*Krahët e veshulit;
*Përdredhësja me disa kokrra rrushi.
Fara është pjesë përbërëse e
kokrrës së rrushit dhe është rezultat
i vezëzave të pllenuara. Zakonisht
në çdo kokërr duhet të ketë 4 fara,
por gjatë pllenimit pllenohen vetëm
2 vezëza dhe rrallë 3. Kështu që në
kokrrat e rrushit gjënden 2 dhe rrallë 3 fara.
Ashtu si çdo bime tjetër,
edhe bimët e hardhisë, përbëhen
nga individë të cilat lindin,
rriten, prodhojnë, shumëzohen
dhe në fund vdesin, duke lëne
trashëgimtarë/pasues. Te gjitha
këto faza të jetës, realizohen
nëpërmjet disa cikleve dhe stadeve
të zhvillimit. Ato kalojnë
duke i’u përshtatur kushteve
agro-klimaterike të mjedisit ku
ato jetojnë duke i’u përshtatur
dhe shfrytëzuar ato.
Hardhia është bimë drunore,
kacavjerrese, shumëvjeçare, e
cila jeton dhe shfrytëzohet për
disa vite me radhë, madje në
raste të veçanta edhe shekullore.
Bimë të tilla janë gjetur
në fshatin Shesh në Tirane, në
Nartë, Leskovik, Përmet, Burrel,
etj. Jetëgjatësia e hardhisë varet nga kushtet klimaterike-tokësore,
agroteknika e përdorur,
mënyrat e shtimit, mënyrat e
kultivimit e shumë faktorë të tjere.
 
==Veçoritë biologjike dhe kërkesat ndaj mjedisit==
 
===Ciklet e zhvillimit të hardhisë===
Ashtu si të gjithë speciet e
tjera të bimëve frutore, edhe te
hardhia vërehen dy tipe ciklesh:
i) Cikli i madh dhe ii) Cikli i
vogël. Te kjo e fundit përfshihen
ato procese jetësore që
përsëritetn vit pas viti sipas një
ligjëshmërie të formuar historikisht
nga evolucioni në përputhje
me veçoritë klimateriko-tokësore
te mjedisit.
 
===Cikli i madh i zhvillimit individual===
Cikli i madh i zhvillimit individual
realizohet tek bimët të cilat
kanë ardhur direkt nga mbirja e
farës. Ato gjatë jetës së tyre
kalojnë ciklin e madh në 4 periudhat
e jetës, që janë: i) Periudha
embrionale; ii) Periudha
e rritjes; iii) Periudha e rritjes
dhe e frutifikimit; iv) Periudha
e frutifikimit dhe v) Periudha e
pleqërisë.
Periudha embrionale, fillon
me pllenimin e vezores te lulja e
bimës mëmë dhe vazhdon me
qelizën embrionale. Kjo mbaron
me mbirjen e farës deri sa del
çifti i parë i gjetheve të vërteta.
Kjo periudhë kalon në brëndësi
të bimës mëmë. Për të marrë filiza
të shëndoshë, nga ana praktike
merr rëndësi vendimtare
gjëndja e bimës mëmë. Gjatë periudhës
që bimët janë të destinuara
për të prodhuar farëra, ato
duhet të ushqehen sa më mirë
dhe të trajtohen me një agrofond
sa më të përshtatshëm, me
qëllim që farërat të jenë sa më
vitale dhe të afta për të dhënë
filiza sa më të shëndosha.
Periudha e rritjes, fillon pas
formimit të çiftit të parë të
gjetheve të vërteta dhe vazhdon
deri sa bima të hyjë në prodhimtari
të plotë. Kjo periudhë karakterizohet
për një rritje të shpejtë
të kurorës dhe të sistemit
rrënjor. Nga ana praktike rëndësi
merr trajtimi i bimës. Me qëllim
që bima e marrë nga fara të hyjë
sa më shpejt në prodhim, ajo
duhet të ushqehet dhe të trajtohet
sa më mirë. Kjo periudhë
zakonisht duhet të zgjasi rreth
2-3 vjet.
Periudha e rritjes dhe e
frutifikimit, fillon me hyrjen e
bimës në prodhimin e parë dhe
vazhdon deri në hyrjen në prodhimtarine
e plotë dhe konstante.
Kjo periudhë zgjat në
varësi të kushteve agro-klimaterike
dhe nga aftësitë
trashëguese të kultivarit. Në
këtë periudhë rëndësi praktike
merr niveli i shërbimeve
agroteknike dhe kushte klimaterike
të zones ku bëhet kultivimi.
Nga praktika është vërtetuar
se kjo periudhë mund të zgjasi
nga 3-5 vjet. Nga ana praktike,
kjo periudhë është më me
rëndësi, pasi nga jetëgjatësia e
kësaj periudhe varet edhe efektiviteti
i kultivimit dhe i shfytëzimit
të vreshtave. Sa më mirë t’i
shërbëhet bimëve gjatë kësaj
periudhe, aq më efektive është
edhe kultivimi i tyre. Nëse gjatë
kësaj periudhe nuk i’u shërbehet
si duhet bimëve, atëhere ato
nuk arrijnë të diferencojnë sythet
me lulëritë përkatëse dhe
për pasojë procesi i hyrjen në
prodhim vonohet.
Periudha e frutifikimit, fillon
me hyrjen e hardhisë në prodhimtarine
maksimale dhe të
qëndrueshme dhe mbaron me
fillimin e rënjës së prodhimit në
fillim të mplakjes se saj. Nga ana
praktike është vërtetuar se jetëgjatësia
e kësaj periudhe varet
kryesisht nga kushteve klimaterike
dhe nga aftësitë
trashëguese të kultivarit, por më
shumë rëndësi ka në këtë periudhë
niveli i shërbimeve
agroteknike. Një rol të rëndësishëm
në këtë periudhë marrin:
i) Plehërimet e vazhdueshme të
kombinuara drejt me elementët
NPK dhe të tjerë mikroelementë;
ii) Krasitjet e për vitshme
prodhuese; iii) Menaxhimi i rregullt
i luftimit kundër sëmundjeve
dhe dëmtuesve; iv) Aplikimi i
drejtë i sistemit të ujitjeve dhe
të kullimit, e shumë të tjera. Nga
praktika është vërtetuar se kjo
periudhë mund të zgjasi nga 10-
35 vjet në varësi të kushteve të
mësipërme.
Periudha e pleqërisë, fillon
me fillimin e rënies së prodhimit
dhe vazhdon deri në tharjen e
plotë të saj. Në fillim bima degradohet
duke i larguar elementët
e prodhimit, si: krahët,
shamentat dhe çepat, nga baza
e cungut në drejtim të majës. Më
pas në humbjen e numrit te tyre
si rezultat i kalbëzimit, tharjeve,
etj. Humbje të numrit të bimëve
vine për arsye të prekjes nga
sëmundjet e ndryshme apo faktorë
të tjerë fizik.
Zakonisht në praktikë, për
qëllime ekonomike nuk pritet që
bima të kalojë deri në fund të
fazës së pleqërisë. Me fillimin e
rënies së prodhimit, mbajtja e
bimëve shpesh herë nuk është
ekonomike dhe praktikisht ato
hiqen dhe zevëndesohen me
bimë të reja ose të një specieje
tjetër. E rëndësishme nga ana
praktike gjatë kësaj periudhe
është, trajtimi i bimëve të vjetra
me një sistem sa më të përshtatshëm
plehrimi dhe ndërhyrjet e
duhura në eleminimin e pjesëve
të vjetra të kurorës dhe rishfrytëzimin
e thithakëve për
zevëndësimin e pjesëve të humbura
të kurorës, si dhe më vonë
në ndërhyrjen me anë të krasitjeve
ripërtëritëse.
Te bimët e ardhura si rezultat
i shartimeve me nënshartesat
antifilokserike, të cilat vinë si
rezultat i aplikimit të shartimeve
me mbishartesa të marra nga
copat e bimëve mëma (klone),
në ciklim e madh të tyre eleminohet
vetëm periudha embrionale.
Periudhat e tjera janë si ato
të përshkruara mesipër.
 
==Ciklet e vogla të zhvillimit të hardhisë==
Si çdo bime tjetër edhe hardhia
rritet dhe zhvillohet në bazë
të një ligjësie dhe ciklesh të cilat
përsëriten nga viti në vit aq herë
sa do të jetë edhe jeta e saj. Këto
quhen cikle. Tërësia e dukurive
periodike që çfaq hardhia brënda
një viti përbën atë që quhet
cikli vjetor i hardhisë. Cikli vjetor
realizohet me qëllim që te
hardhia të sigurohen 3 qëllime
kryesore që janë: 1) Rritja dhe
zhvillimi i bimës; 2) Grumbullimi
i lëndëve rezervë; 3) Riprodhimi.
Këto dukuri janë karakteristike
për faza të ndryshme të ciklit
vjetor. Ato vinë sipas një radhë
të caktuar, plotësojnë njëra
tjetrën, ndonëse syri i kultivuesit
herë herë nuk e sheh këtë
fenomen. Sipas funksionit cikli
vjetor mund të ndahet në dy
cikle që janë: 1) Cikli i rritjes dhe
2) Cikli i riprodhimit.
===Cikli i rritjes===
Në kushtet klimaterike ku
ndodhet vëndi ynë, cikli vjetor i
hardhisë ndahet në dy periudha
bimore, që janë: i) Periudha vegjetative
dhe ii) Periudha
dimërore. Gjatë një cikli bimore
vërehet se veprimtaria jetësore
e një bime është herë e vrullshme
dhe e dukshme dhe herë
e qetë dhe e pa dukshme. Çdo
periudhë që nga fillimi i tij dhe
deri në mbarim kalon nëpër disa
faza që qyhen Faza
Fenologjike. Ato janë të ndryshme
për kushte të ndryshme
agro-ekologjike dhe në varësi të
formës bimore, kultivarit dhe
klonit.
 
===Cikli i periudhës së qetësisë===
Cikli i periudhës së qetësisë
dimërore fillon me rënjën e
gjetheve në vjeshtë dhe mbaron
me fillimin e lëvizjes së
lëngjeve dhe të zgjimit të sytheve
në pranverë. Kjo është nga
pikpamja vizuale. Në të vërtetë
kjo periudhë ka filluar kohë më
parë. Ajo ka filluar gjatë muajit
Gusht, kur llastarët e kanë ndaluar
rritjen dhe kur sythat janë
diferencuar plotësisht dhe janë
futur në periudhën e Qetësisë
Fiziologjike ose Organike.
Para rënies së gjetheve, madje
gjatë fazës së diferencimit të
sytheve, gjethet fillojnë të formojnë
disa komponime organike
që quhen “hormone
frenuese”. Këto hormone e përgatisin
sythin të piqet dhe të
përgadidet për fazën e qetësisë.
Pas rënies natyrale të gjetheve,
bimët kanë hyrë në periudhën e
qetësisë dimërore. Gjatë kësaj
periudhe të pjesa mbitokësore
nuk ka më rritje. Ndërsa sythet
dhe organet mbitokësore futen
në këtë periudhë të qetësie,
sistemi rrënjor e vazhdon aktivitetin
e tij pa u ndikuar nga ndryshueshmeria
e lagështirës dhe
e temperaturave të jashtme.
Pas mbarimit të periudhës së
Qetësisë Fiziologjike ose Organike,
sythat futen në periudhën
e Qetësisë së Detyruar.
Në këtë fazë sythet janë të gatshme
për t’u çelur, por kushtet
e mjedisit të jashtëm si temperatura
e ulta nën 100C (si pragu i
minimumit biologjik), ato qëndrojnë
akoma në gjume. Gjatë
fazës së qetësisë dimërore, sythet
dhe organet e tjera të bimës
nuk kalojnë në qetësinë apsolute,
por përveç sistemit rrënjor,
sythat dhe te gjithë pjesët e
tjera mbitokësore, vazhdojnë
proceset e metabolizmit qelizor
në drejtim të sintetizimit te karbohidrateve
dhe të transformimit
te amidonit në sheqerëra.
Nga ana praktike në këtë periudhë
bëhen një sërë veprimesh
agroteknike që janë: mbjellja
e bimëve të reja, krasitjet
dimërore, lidhjet dhe stabilizimi
i sistemit mbështetës, trajtimet
kimike dimërore, plehrimi organo-
mineral, e shumë veprime të
tjera me karakter agroteknik.
 
===Cikli i periudhës vegjetative===
Kjo periudhë fillon herët në
pranverë me lëvizjen e lëngjeve
dhe mbaron me rënjën e
gjetheve. Kjo periudhë koencidon
në fillim të muajit Shkurt dhe
vazhdon deri në Nëndor për
zonën e ngrohtë, dhe nga fillimi i
Marsit deri në mesin e Nëndorit
për zonën e ftohtë. Gjatë kësaj
periudhe hardhia kalon nëpër
këto faza rritjeje dhe zhvillimi, që
janë: 1 - Lëvizja e lëngjeve; 2 -
Zgjimi dhe çelja e sytheve; 3 -
Rritja e llastarëve; 4 – Pjekja e
llastarëve; 5 – Pjekja e frutave
dhe, 6 – Rrëzimi i gjetheve.
 
==Fazat e rritjes dhe zhvillimit==
 
===Lëvizja e lëngjeve===
Fillon menjëherë kur fillon rritja
e temperaturave të shtresës së
tokës ku shtrihet masa kryesore e
sistemit rrënjor. Ajo fillon kur temperartura
e tokës rritet në 7-80C
dhe intensifikohet me rritjen e metejshme
të saj. Në këto kushte
qimet thithëse fillojnë të formohen
dhe të kryejnë aktivitetin e tyre
thithës të ujit dhe të lëndëve minerale
dhe të “shtytjes” së tyre për
në drejtim të sytheve. Nëse në këtë
periudhë bëhet ndonjë prerje apo
hapet ndonjë plagë në trupin e
bimës, menjëherë do të vërehet se
fillon rrjedhja pika-pika e lëngut.
Ky fenomen quhet “qarje” ose
“lotim”.
Gjatë kësaj periudhe në vreshtat
duhet të merren këto masa
agroteknike:
1) Duhet të ketë përfunduar
krasitja dimërore;
2) Të përfundojnë lidhjet dhe
stabilizimi i sistemit mbështetës;
3) Të vazhdojë plehrimi me plehrat
organike dhe minerale si dhe
punimi i sipërfaqes së tokës;
4) Të vazhdojnë plotësimet e
boshllëqeve me anë të shumëzimit
me an vazhdojne të përpanjave;
5) Të vazhdojnë trajtimet kimike
dimërore pas krasitjeve me lëng
bordulez, selinon e të tjera
preparate dimërore;
6) Në fund të kësaj faze të përfundojnë
shartimet me kalem te
bimët që deshirohen të shartohen,
etj.
===Çelja e sytheve===
Fillon menjëherë kur temperatura
e ajrit ritet në mbi 100C dhe intensifikohet
me rritjen e mëtejshme
të saj. Kjo periudhë fillon nga fundi
i muajit Mars dhe vazhdon në
fillim të Prillit për zonën e ngrohtë
dhe rreth një muaj me vonë për
zonën e ftohtë.
Gjatë kësaj periudhe në vreshtat
duhet të merren këto masa
agroteknike:
1) Të vazhdohet me plehrimet
organo-minerale;
2) Punimi i sipërfaqes së tokës
me qëllim ruajtjen e vlagës dhe të
zhdukjes së barërave të këqia;
3) Të vazhdohet me përmbysjen
e bimëve pleheruese të
gjelbërta si bathë apo të tjera legominoze,
etj.
 
===Rritja e llastarëve===
Karakterizohet me zgjatjen e
tyre. Pas formimit të 4-5 gjetheve
të para, shfaqen lulesat. Rritja intensive
e llastarëve vazhdon deri
në fazën e lulëzimit, më pas intensiteti
i rritjes së tyre ulët. Gjatësia
vjetore e rritjes së llastarëve në
vreshtat e shërbyera mirë arrin në
1,5-2m, ndërsa tek hardhitë antifilokserike,
ajo shkon nga 8-15 m.
Fenofaza e rritjes së llastarve
te hardhia, ashtu si te bimët e
pemëve frutore, vërehet e bashkeshoqëruar
me fenofazën e lulëzimit,
ate të rritjes së kokrrave të
rrushit, madje edhe të pjekjes dhe
të pas vjeljes.
Temperatura e fillimit të rritjes
së llastarëve është mbi 100C. Ndërsa
në 28-300C rritja e tyre është intensive
dhe në 40-420C rritja ndërpritet.
Fenofaza e rritjes së llastarve
gjatë të gjithë periudhës së vegjetacionit
kalon në këto peiudha:
i) Rritja fillestare e ngadalshme; ii)
Rritja intensive (e vrullshme) e
kërcejve dhe të gjetheve; iii) Trashja
llastarëve; iv) Pjekja ose drunjëzimi
i llastarëve, dhe v) Përgaditja
për dimërim.
Njohja e këtyre periudhave për
kultivuesin, ka një rëndësi praktike,
sepse sa më mirë të ushqehen
dhe të trajtohen bimët gjatë
periudhës së rritjes intensive të
llastarve, aq më e lartë është edhe
lënda organike e prodhuar në dobi
të frutave dhe të fuqizimit e të
depozitimit të lëndës organike në
trupin e bimëve.
Në periudhën e trashjes së
llastarve dhe të pjekjes së tyre,
nëpër sqetullat e gjetheve fillojnë
të diferencohen sythat të cilat
përmbajnë elementët vegjetative
dhe ato frutore, të cilat përfaqësojnë
llastarët në vitin e ardhshëm.
Në këtë periudhë shërbimet
agroteknike duhen të intensifikohën
me qëllim që diferencimi i sytheve
të bëhet sa më normal. Gjatë
periudhës së pjekjes së llastarve,
bimët fillojnë të përgaditen për t’u
futur në dimërim. Më pas vjen periudha
e rënies së gjetheve, proces
fiziologjik ky që tregon se sinteza
e lëndës organike prej tyre ka
përfunduar dhe se qëndrimi i tyre
në pemë është i pa nevojshëm.
Për të patur suksese në prodhimin
e rrushit, gjatë kësaj periudhe
në vreshtat duhet të merren
këto masa agroteknike:
*Të realizohet t’harrja e
llastarëve të tepërt dhe sidomos
ato që nuk kanë lulesa. Kjo realizohet
më mirë kur shfaqen/duken
qartë lulesat;
*Punimi i sipërfaqes së tokës
me qëllim ruajtjen e vlagës dhe të
zhdukjes së barërave të këqia;
*Kontrolli dhe lufta kundër
sëmundjeve dhe dëmtuesve të
ndryshëm;
*Të vazhdohet me lidhjet e
gjelbërta duke i vendosur ato në
pozicionin vertikal ose duke i vendosur
në çiftin e telave të ndërtuara
enkas për këtë qëllim;
*Të vazhdohet me plehërimet
kimike plotësuese, veçanërisht ato
azotike;
*Të fillohet me aplikimin e
operacioneve të gjelbërta si: heqja
e sqetullorëve, heqja e 3-4
gjetheve të para të vjetra zakonisht
deri në gjethen paralel me
lulesën e parë;
7) Lënja e llastarëve të rinj në
cung me qëllim ripërtëritjen e
krahëve dhe të elementëve të prodhimit,
si dhe e llastarëve me qëllim
aplikimin e shumëzimit me përpanja,
kjo nëse në vendin fqinjë ka
boshllëqe, etj.
 
===Pjekja e llastarëve===
Pjekja e llastarëve vërehet me
ndryshimin e ngjyrës në bazën e
tyre nga jeshile e hapur, në kafe të
kuqerremët dhe më pas në ngjyrë
gështenjë. Pjekja e llastarit fillon
nga baza dhe ngjitet në drejtim të
majës. Kjo dukuri njihet drunjëzim.
Sa më e pjekur të jetë llastari, aq
më rezistent është ndaj temperaturave
të ulëta të dimërit. Në fund
të kësaj faze lëndët ushqimore
kalojnë nga gjethet në llastar,
pastaj nga llastarët në drejtim të
krahëve, cungut dhe me në fund
në drejtim të rrënjëve. Në këtë periudhë
bima është e gatshme të
hyje në fazën e qetësisë dimërore.
Kjo fazë ka rëndësi të madhe
në jetën e bimëve, sepse sa më e
pjekur të jenë llastarët aq më rezistente
dhe të fuqishme janë ato për
t’i qëndruar temperaturave të ulëta.
Njëkohesisht në këtë fazë, edhe
sythet piqen plotësisht dhe kanë
të diferencuara mirë të gjithë elementët
vegjetative dhe prodhues
të llastarit të vitit të ardhshëm. Një
rëndësi e veçante për këtë fazë,
është edhe tek hardhitë antifilokserike.
Sa më të pjekura të jenë
llastarët e tyre, aq më shumë është
mundësia e kallusimit gjatë periudhës
së shartimit.
Për të patur suksese në pjekjen
sa më të mirë të llastarëve, gjatë
periudhës së vegjetacionit, duhet
të kihet kujdes në aplikimin e këtyre
masave agroteknike, që janë:
*Për rastet e llastarëve që e
vazhdojnë rritjen intensive duhet
aplikuar këputja e majës së tyre.
Me prerjen e majës ato frenojne
rritjen e tyre dhe asimilatet e
prodhuara nga gjethet drejtohen
për në kërcell duke ndikuar në
pjekjen e tyre;
*Pas prerjes së majave, fillojnë
të aktivizohen edhe sythet anësore
të cilat edhe këto duhet të eliminohen.
Në rast se shpërthimi i sytheve
sqetullorë vazhdon përsëri,
atëhere këshillohet të lihen 2 sqetullorët
afër majës së prerë, me
qëllim frenimin e shpërthimit të
sqetullorëve të bazës. Kjo masë
ndikon në pjekjen e llastarit deri
në pikën e prerë;
*Nëse vegjetacioni në mesin
e Gushtit është i vrullshëm, atëhere
synohen në kufizimin deri në zerro
i përdorimit të plehrave kimike sidomos
ato azotike;
*Të vazhdohet me lidhjet e
gjelbërta duke i vendosur ato në
pozicionin vertikal ose duke i vendosur
në çiftin e telave të ndërtuara
enkas për këtë qëllim, për arsye
të ndriçimit dhe të ajrimit në
maksimum të gjetheve dhe të gjithë
kurorës;
*Të evitohen ujitjet e tepërta
dhe pa kriter, sepse ato shkaktojnë
vegjetacione të panevojshme;
*Duhet të zbatohet një plehërim
i rregullt dhe i kombinuar me
të gjithë elementët ushqimore
NPK dhe me mikroelementët e
tjerë.
 
===Rrëzimi i gjetheve===
Rrëzimi i gjetheve, shënon
mbarimin e periudhës së vegjetacionit.
Me uljen e temperaturave
zakonisht gjatë fundit të muajit
Nëndor dhe fillimin e Djetorit për
zonat e ngrohta, ndërsa për zonën
e ftohtë gjatë muajit Nëndor, gjethet
e ndalojne procesin e fotosintezës,
të frymëmarrjes dhe të transpirimit.
Ato ndryshojne ngjyrën
duke e humbur klorofilin nga
jeshile, në ngjyrë të verdhë për kultivarët
e më rrush të bardhë dhe
nga jeshile në të kuqerremet për
kultivarët me rrush të zinj (përveç
Sangioveze). Llastarët shëndërrohen
në shamenta. Me vazhdimin e
uljes së temperaturave në 100C,
gjethet bien natyrshem në tokë.
Për efekt të prekjes nga
sëmundjet dhe dëmtuesit e ndryshëm,
disa herë në praktikë, ndodh
që gjethet të dëmtohen para se të
vijë rrëzimi natyral biologjik. Kjo
vjen nga që në disa raste, sapo
realizohet vjelja e prodhimit, vreshtave
nuk i’u realizomet më kujdesi
i duhur në drejtim të mbrojtjes së
kurorës. Kjo ndodh shpesh herë
në kultivarët e hershëm që vilen 3-
4 muaj para rënjes natyrale të
gjetheve. Ato duke u prekur nga
sëmundjet dhe dëmtuesit gjethet
bien parakohe dhe llastarët nuk e
kalojnë si duhet procesin e pjekjes
dhe sythat dimërore nuk i kanë
diferencuar si duhet elementët
vegjetative dhe prodhues të llastarit
të ardhshëm. Për të patur suksese
në ruajtjen e gjetheve, gjatë
periudhës së pas vjeljes duhet të
kihet kujdes në aplikimin e disa
masave agroteknike, që janë: i)
Vazhdimi i shërbimeve agroteknike
në drejtim të luftimit të barërave
të këqia; ii) Trajtimet kimike sipas
llojit të infeksioneve, me qëllim ruajtjen
e gjetheve deri në fund të vegjetacionit;
iii) Ujitje pa teprime, etj.
 
Shterpësia dhe rrëzimi i luleve.
Jo çdo lule e çelur lidh
fruta përkundrazi, shumica e
tyre rrëzohet. Arsyet e rrëzimit
të luleve janë të shumta, por më
kryesore janë për shkaqe biologjike.
Në shumë raste ato
nuk pllenohen si rezultat i shterpësisë
së luleve. Arsyet e
shterpësisë së luleve janë të
shumta dhe shpesh herë të ndërlikuara.
Në shumë raste vërehet
se lulet kanë formuar kokra të
cilat janë më të vogla dhe pa
fara. Ky fenomen në vreshtari
njihet më emerin melcim (fig. 5).
Një nga arësyet më kryesore
biologjike është se lulet tek disa
kultivarë si: Çaushi, Kallmeti,
Kokërmadhja, Tajka e Kuqe, etj,
janë më tepër me lule funksionale
femërore. Nëse këto
kultivarë nuk shoqërohen me
kultivarë pllenues, atëhere numri
i luleve të rrezuara është i lartë.
Disa nga shkaqet më
kryesore të mos pllenimit dhe i
rrëzimit në masë të luleve, janë:
1–Ndërtimi me mangësi i luleve.
Ato mund të jenë funksionale
femërore (ky fenomen
ndeshet me shpesh) dhe lule
funksionale mashkullore;
2–Aplikimi i një sistemi plehrimi
të pamjaftueshem kryesisht
ato azotike, rritja e dobët e
llastarëve dhe nganjëherë edhe
e kundërta rritja e shpejtë e
llastarëve si rezultat i teprimeve
me plehra azotike;
3–Kushte të papërshtatshme
të motit, si: lagështirë e
lartë nga reshjet, ulje të temperaturave,
erëra të forta, ndriçim i
pakët, etj;
4–Infeksione nga sëmundje
dhe dëmtues të ndryshëm si:
tenja e rrushit, vrugjet, hiret, virozat,
klorozat, etj;
5–Mangësi në aplikimin e
shërbimeve agroteknike si: mos
realizimi i t’harrjeve, mos heqja
e gjetheve të tepërta, mos lidhja
e llastarëve, mangësi në drejtim
të ndriçimit dhe të ajrosjes, etj;
6–Shkaqe të rasti si: gazra
helmuese, ujra helmuese, lëndë
kimike të përdorua, herbicide,
lëng bordolez gjatë fazës së lulëzimit,
etj.
 
===Lidhja dhe rritja e kokrrave===
Fillon pas pllenimit të vezores,
vazhdon me lidhjen e
kokrrave ato që mbesin pas rrëzimit
të luleve të pa pllenuara
dhe mbaron me fillimin e ngjyrosjes
së kokrrave nga jeshile
në të verdhë të çelur për kultivarët
e bardhë dhe në të trëndafiltë
për kultivarët me fruta me
ngyrë të zezë ose të kuqe.
Gjatë kësaj periudhe, sipërfaqja
e kokrrës së rrushit është
në ndryshim të vazhdueshëm
dhe në këtë periudhë kokrrat e
rrushit janë më të predispozuara
të preken nga shumë lloje
sëmundjesh dhe dëmtuesish.
Kjo lidhet me faktin se rritja në
mënyrë të vazhdueshme të
sipërfaqes së kokrrës, krijohen
sektorë të zbuluar nga efektet e
trajtimeve kimike te më pashme
dhe janë më të predispozuara në
mundësinë e infeksioneve.
vërehet se numri mesatar
i ditëve nga dita e parë e
lidhjes së kokrrave e deri në
pjekje, është rreth 120 ditë. Gjithashtu
vërehet se duke filluar
nga dita e parë e deri në ditën e
20, madhësia e kokrrës është në
zmadhim të vazgdueshem. Deri
në këtë periudhë pesha
mesatare e një kokrre ka arritut
në rreth 0,8-1,1 gr. Nga dita e 20
e deri në të 40-tën rritja e kokrrës
është shumë e vogël dhe ditën
e 50 – 60-te, ka filluar procesi i
ngjyrimit të kokrrës. Nga dita e
60 e deri në ditën e 120 vazhdon
njëkohesisht edhe procesi i
ngjyrimit të mëtejshëm si dhe
rritja e madhësisë dhe e peshës
së kokrrave. Në fund të pjekjes
pesha mesatare për kultivarin
Sangiovese, arrin në rreth 1,8-
2 gr.
Ndër shërbimet më kryesore
agroteknike që duhet të
bëhen gjatë kësaj faze, janë
trajtimet kimike në jo më pak.
*Fillimi i ngjyrimit të kokrrave
*Pjekja e kokrrave se 7-10 ditë në varësi të
preparatit dhe të ecurisë së
shirave. Gjithashtu kjo fenofazë
përkon me rritjen maksimale
të kokrrave që do të
thotë se në këtë periudhë janë
kërkesat me kritike për elementët
ushqimore dhe për
sasinë e lagështirës së duhur
në tokë. Prandaj krahas
masave të tjera kundër
sëmundjeve dhe dëmtuesve,
sigurimi i kombinuar i elementëve
ushqimor dhe sigurimi
i lagështirës optimale
nëpërmjet ujitjeve, janë masat
më të domosdoshme që duhet
të kryhen në këtë periudhë.
 
==Pjekja e kokrrave==
Kjo fazë ndahet në 3 fenofaza
të ndryshme
===Zbutja e kokrrave===
Kjo fenofazë fillon me humbjen
e klorofilit dhe shëndrrimin
e lëndëve organike të asimiluara
nga fotosinteza në
sheqerëra (kryesisht glukozë).
Këto ndryshim të mbrendshme
sjellin ndryshime edhe në cipën
e kokrrës së rrushit.
Cipa e kokrrës bëhet më elastike
dhe më e shkëlqyer. Në kultivarët
me rrush të bardhë, cipa
zverdhet, ndërsa në kultivarët
me rrush të kuq dhe të zinj, cipa
bëhet e trëndafiltë. Në këtë moment
kokrra e rrushit e ka të formuar
plotësisht farën. Në këtë
fazë kokrrat e farës, nëse vihet
në kushtet e mbirjes, ato janë
totalisht të gatshme për të mbirë
Nga ana tjetër kokrra e rrushit e
rrit madhësine duke arritur në
përmasat optimale sipas kultivarit,
si dhe sa vjen e zbutet më
shumë. Cipa e frutit vazhdon
dhe bëhet akoma më e shndritshme
dhe më alestike. Te disa
kultivarë cipa shqitet lehtësisht
nga tuli .
Në fundin e kësaj periudhe
vazhdohet me trajtimet kimike
kryesisht kundër atyre të
vrugjeve, kalbëzimeve të ndyshme,
etj dhe kryesisht kundër
tenjës e cila në këtë fazë bëhet
shumë agresive. Trajtimet
kundër hirit ndërpriten. Po kështu
ujitjet e tepruara duhet të eleminohen
sepse kjo masë
vonon pjekjen për kultivarët e
destinuara për verë. Ndërsa për
rrushrat e tavolinës, nëse
tentohet të shtyhet sa më vonë,
atëhere mund të aplikohen ujitjet
me norma disi të larta uji.
===Pjekja e kokrrave===
Kjo fenofazë përkon me
pjekjen e llastarëve dhe karakterizohet
me grumbullimin e
shpejtë të lëndëve organike dhe
transformimin e tyre në
sheqerëra. Në këtë nënfazë
kokrrat e rrushit grumbullojne
sasinë maksimale të sheqerërave,
të lëndëve ushqimore, si
dhe të aromave më të mira sipas
kultivarit. Në praktikë kjo fazë
quhet pjekja industriale. Koha
e vjeljes përcaktohet nga destinacioni
i prodhimit. Nëpër
vreshta në këtë fazë nuk bëhen
shërbime të veçanta agroteknike,
vetëm se punohet në drejtim
të eleminimit të barërave të këqia,
uljen deri në heqjen fare të
ujitjeve, intensifikohet puna
kundër infeksioneve të kalbëzimeve
të ndryshme të rrushit.
===Tejpjekja e kokrrave===
Kjo fenofazë fillon pas grumbullimit
maksimal të sheqerërave
në kokrrat e rushit. Pas kësaj
fenofaze frutat futen në tejpjekje.
Në këtë fenofazë si rezultat
i avullimit të ujit nga
kokrrat, rritet si rezultat i koncentrimit
sasia e sheqerit dhe
ulët sasia e acideve organike. Ky
rrush lejohet të kalohet në këtë
fazë nëse ato janë të destinuara
për tharje ose për prodhimin e
verërave të embla ose të likereve
të ndryshme.
Njohja dhe dallimi i fenofazave
të hardhisë ka rëndësi të
njihen nga kultivuesit, sepse në
bazë të saj ato janë më në gjëndje
të përcaktojnë më drejtë se
çfarë masash agroteknike duhem
marrë dhe përse duhet
bërë. Çdo fenofaze quhet e filluar
nëse është shfaqur rret 5%
e sasise së dukurive të një fenofaze,
në masën 50% quhet fenofaze
në maksimun e dukurise
dhe në mbarin të fenofazës quhet
kur janë realizuar rreth 90%
e dukurive.
 
==Kerkesat ndaj faktoreve te mjedisit==
Ndër elementët më kryesor të
mjedisit për kushtet normale të
rritjes dhe të zhvillimit të hardhisë,
janë: temperatura e ajrit;
temperatura e tokës; lagështira
ajrore dhe tokësore; drita;
ajrimi; era; prania e elementëve
ushqimore në tokë, etj.
Secili nga këto elementë, ka
rëndësinë dhe vëndin e vet në
jetën e kësaj bime. Mungesa e
njërit apo teprica e tjetrit ndikon
për keq në rritjen e zhvillimin e
saj. Vlerat e këtyre elementëve
për një zonë apo mikrozonë të
caktuar janë të ndryshme. Ato
janë në varësi të lartësisë mbi
nivelin e detit, kundërdrejtimit
ndaj diellit, relievit, përbërjes
kimike dhe fizike të
tokës, të gjërësisë gjeografike,
e shume te tjera.
 
===Kerkesa per temperaturen===
Temperatura një nga faktorët
më të rëndësishëm për jetën e
hardhise. Te gjithë proceset e
ndryshme fiziologjike realizohen
vetëm në prani të një intervali të
caktuar temperaturash të ajrit, të
tokës dhe të vetë bimës. Sipas
vlerave të temperaturave, varet
ndjeshëm aftësia thithëse e
sistemit rrënjor, intensiteti i fotosintezës,
intensiteti i frymëmarrjes,
intensiteti i transpirimit
dhe i shumë proceseve të tjera
fiziologjike.
Në drejtim të kultivimit dhe
të përshtatjes sa më të mirë të
kësaj bime për kushtet e një rajoni
të caktuar, rëndësi praktike
paraqesin kryesisht këto
tregues: i) Temperaturat mesatare
shumëvjeçare të ajrit, ii)
Temperaturat minimale e maksimale
absolute, iii) Temperatura
e tokës, etj.
Sipas ndikimit të temperaturave
në jetën e bimëve ato
klasifikohën në:
*Temperatura të Pragut të Minimumit Biologjik,
*Temperatura Optimale
*Temperatura të Pragut të Maksimumit Biologjik.
Me temperatura të pragut të
minimumit biologjik, kuptojmë
ate vlerë temperature kur hardhia
fillon të zhvillojë proceset
foziologjike të rritjes dhe të zhvillimit
të saj. Këtu nënkuptohet
fillimi i lëvizjes së lëngjeve
dhe e çeljes së sytheve. Temperatura
e pragut të minimumit
biologjike te hardhia është e
ndryshme për kultivarë të ndryshëm
dhe për zona të ndryshme.
Psh, për kultivarin Aramon,
temperatura e çeljes së sytheve
është 12.20C. Ndërsa për kultivarin
Perla di Ksaba është 5.60C.
Me marrëveshje është pranuar
një mesatare e ponderuar 100C,
ose ndryshe quhet “zeroja vegjetative”.
Me temperatura optimale,
kuptojmë atë interval temperature,
kur rritja dhe zhvillimi i
bimës bëhet krejtësisht normale.
Temperatura optimale e rritjes
dhe e zhvillimit të bimëve, është
e ndryshme në varësi të llojeve
dhe të stadeve të ndryshme fiziologjike
të rritjes dhe të zhvillimit.
Por nëpërgjithësi konsiderohet
diapazoni nga 24 – 280C.
Në kushtet e temperaturave optimale
dhe të faktorëve të tjerë
si: drita diellor, [[uji]], [[ajri]], etj, [[bimët]]
sintetizojnë më tepër [[lëndë organike]],
që d.m.th. Shfaqin më
shumë rritje e zhvillim në njësinë
e kohës, që nga ana praktike
kuptohet më shumë prodhim
frutash e gjethesh e më cilësi më
të mirë për njësi të sipërfaqes.
Me temperatura të pragut të
maksimumit biologjik, kuptojmë
atë kufinj të temperaturës,
pas të cilëve bimëve i’u fillon
t’ju shkaktohen shqetësime fiziologjike.
Kjo ndikon në frenimin
e rritjes dhe të zhvillimit të
bimëve. Në përgjithësi temperatura
e pragut të maksimumit
biologjik për shumicën e llojeve
të hardhive mbi 380C deri në
420C. Mbi këto temperatura
hardhia i frenon të gjitha proceset
jetësore të rritjes dhe të
asimilimit të lëndës organike.
Madje në këtë temperature
bimëve i’u shkaktohen probleme
serioze fiziologjike. Një rëndësi
praktike për kultivimin e hardhisë
kanë gjithashtu edhe njohja
e dy treguesve të tjerë kryesor
të temperaturave që janë:
*Shuma e temperaturave efektive
*Shuma e temperaturave aktive.
Shuma e temperaturave
efektive, gjëndet nga diferenca
temperaturave mesatare të një
periudhe të marrë në analizë, me
vlerën e temperatures së minimumit
biologjik të një bime të
dhënë, dhe kjo diferencë shumëzohet
me numrin e ditëve të periudhës
së vegjetacionit. Në
bazë të kësaj përllogaritjeje,
mund të ndërtohet një grafik i
tillë, i cili ndihmon të përcaktohen
pragjet e fillimit dhe të mbarimit
të temperaturave efektive
të një zonë të caktuar.
Shuma e temperaturave aktive,
përfaqëson shumën progresive
të temperaturave mesatare
ditore mbi pragun e minimumit
biologjik. P.sh., në qoftë se temperatura
mesatare e një ditë të
caktuar gjatë periudhës së kultivimit
është 25 0C, atëhere vlera
temperatura aktive ditore, e cila
shërben për të përcaktuar
shumën e temperaturave aktive,
vlerësohet me 100C (250C-100C
=100C). Ndërsa vlera e shumës
së temperaturave aktive, gjëndet
duke mbledhur vlerat e
temperaturave aktive ditore të
ditës së parë, të dytë dhe kështu
me radhë të gjithë ditët e periudhës
së kultivimit të bimëve
në një zonë të caktuar. Sipas
studimeve të bëra vërtetuar se
hardhia kërkon një shumë temperaturash
aktive mbi 100C, në
vlerën totale rreth nga 2000-
38000C, të cilat janë të ndryshme
për kultivarë të ndryshëm.
Reagimi i bimëve ndaj temperaturave
të larta. Temperaturat
e larta në mbi 350C, ndikojnë në
uljen e lagështirës ajrore dhe
gojëzat e gjetheve duke tentuar të
realizojnë një vetëfreskim me anë
të procesit të transpiracionit, humbasin
shumë ujë dhe në temperaturat
mbi 400C, gjethet kalojnë në
vyshkje. Vyshkja mund të jetë e
përkohshme ose e përhershme.
Vyshkja e përkohshme kalon
shpejt nëse temperaturat e mbasditës
fillojnë dhe ulen dhe nëse
toka ka vlagën e duhur. Nëse
lagështira në tokë mungon nuk
është e mjaftueshme, atëhere edhe
pse temperaturat e mbasditës
ulen, përsëri gjethet nuk e marrin
dot veten.
Ky proces shoqërohet me
përkeqësimin e bimës. Për të
mbrojtur veten, bimët në fillim e
ndalojne rritjen e kokrrave të
rrushit (kur janë fazën e rritjes së
kokrrave), ndërsa kur janë në fazën
e zbutjes apo fillimit të pjekjes së
kokrrave, atëhere sasia e ujit në fruta
ulet sëtepërmi dhe sasia e
sheqerit potencial që mund të
grumbullohet në kokërr është
shumë e ulët, megjithëse si përqindje
në lëngun e kokrrës ai është
i normal. Gjethet kanë pak
ardhangi/lagështirë dhe sasia e
cilësia e prodhimit dhe vlerat
ushqimore bien ndjeshëm. Nëse
thatësira dhe temperaturat e larta
vazhdojnë, atëhere do të bien edhe
gjethet, do të thahem llastarët dhe
me rrallë organet e tjera vegjetative
dhe ato të prodhimit.
Reagimi i bimëve ndaj temperaturave
të ulëta. Në temperatura
më të ulëta se ajo e zeros biologjike,
bimët ndodhen në fazën e qetësisë
relative dhe në këtë periudhë
bimët realizojnë më ngadalë procesin
e frymëmarrjes. Në këtë periudhë
bimët kanë qëndrueshmëri
ndaj:
*Uljes së temperaturave nën 00C
*Uljes së temperaturave nën zeron biologjike
*Ndaj të gjithë faktorëve të pa për shtatshëm për vegjetacionin e bimëve të periudhës së dimërit.
Nëse gjatë pranverës kur kanë
çelur sythet dhe kur temperaturat
e ajrit zbresin poshtë +0,50C,
atëhere sythet e çelura (me lule
ose me gjethe) dëmtohen rëndë.
Nëse gjatë periudhës së qetësisë
dimërore, temperaturat e ulëta
zbresin më poshtë se 5-6 gradë
nën zerro, atëhere vërehen dëmtime
të floemës dhe të ksilemës tek
shamentat. Në temperatura negative
në intervalin -20 ose në -22
gradë nën zerro, atëhere dëmtohen
pothuajse të gjithë elementë e prodhimit
çepat dhe shamentat dhe
në nën -26 gradë dëmtohet e gjithë
bima.
Sitemi rrënjor është më delikat
se pjesa ajrore. Rrënjët e hardhive
Europianë dëmtohen në
temperturat -5-7 0C, ndërsa te hardhitë
Amerikanë rrënjët dëmtohen
deri në intervalin e temperaturave
-9-12 0C.
Me qëllim që efekti dëmtues i
bimëve frutore të ulët në minimumin
e mundshëm, rëndësi ka që
plantacionet të trajtohen me një
sërë masash agroteknike, të tilla
si:
*Të aplikohet një sistem i kombinuar plehrimi (NPK). Kjo shërben që sythat, degëzat të kalojnë shpejt fazat e zhvillimit dhe ne dimër të kenë hyrë në gjëndje të “pjekur”.
*Të zbatohet një sistem ujitje pa e tepruar me qëllim që në fazat e fundit të vegjetacionit, të mos
stimulohet vazhdimi i vegjetacionit apo dalja e llastarve të rinj.
*Të merren masa për një sistem të mirë kullimi, ku sistemi i [[drënazhimit]] është më i përsosur.
 
===Kerkesat per ujin===
Uji është elementi bazë dhe më
i rëndësishëm jetësor, sepse nga
gjëndja dhe sasia e tij në tokë, e
ajër, varet rritja dhe zhvillimi normal
i hardhive. Për të siguruar rendimente
dhe cilësi të lartë të prodhimeve
(fruta dhe masë vegjetative)
Për njësi të sipërfaqes, duhet
që në radhë të parë të njihen mirë
kërkesat e hardhisë për këtë element
jetësor. Nevojat për lagështirë
janë të ndryshme në faza të
ndryshme të rritjes dhe të zhvillimit
të saj. Vetëm në një sasi të
caktuar lagështirë tokësore, bëhet
e mundur tretja e elementëve ushqimor
që ndodhen në tokë.
Nëpërmjet qimeve thithëse solucioni
tokësor kalon në sistemin
rrënjor dhe më pas në pjesën mbitokësore,
në kërcej, në gjethe, e
fruta.
Uji në trupin e bimëve ka shumë
funksione, por ndër to më kryesorët
janë:
i) Së pari, me anë të ujit bimët i
transportojnë në trupat e tyre
lëndët ushqimore të nevojshme.
Në prani të ndriçimit diellor, gazit
karbonik dhe të temperaturave të
përshtatshme, solucioni tokësor
nëpërmjet procesit të fotosintezës,
sintetizohet lënda organike e cila
materiali bazë për ndërtimin dhe
rritjen e bimëve, frutave dhe të
gjetheve, etj.
ii) Së dyti, bima me anë të transpirimit
(avullimit) Nga sipërfaqja
e gjetheve, vetëfreskohet. Si rezultat
i avullimit të ujit nga sipërfaqet
e gjetheve, ulet temperatura e tyre.
Nëpërmjet këtij procesi bimët
vetëmbrohen nga temperaturat e
larta dhe kryejnë pa shumë probleme,
proceset e tyre fiziologjike.
Kërkesat për ujë janë qysh në
farë. Uji i sapo futur në farë dhe në
temperatura të përshtatshme
ndikon në fillimin e oksidimit dhe
të zbërthimit hidrolitik të albuminave.
Në këtë fazë frymëmarrja intensifikohet,
çlirohet energjia e
nevojshme dhe aktivizohet rrënja
dhe kërçelli embrional. Si rezultat i
rritjes së presionit të bymimit, realizohet
çarja e lëvores së farës.
Me rritjen e përqëndrimit të ujit
deri në nivelin 55 – 65% të kapacitetit
ujor të substratit ku fara është
venë për mbirje, ajo aktivizon
me shpejtësi rritjen e embrionit,
duke dhënë rrënjën embrionale
dhe kërçellin embrional, që më pas
përfundon në bimën e mbirë mbi
sipërfaqen e substratit. Lagështira
optimale sigurohet nëpërmjet
ujitjeve të kujdesëshme, pa e tepruar
dhe gjithmonë e shoqëruar
me ajrosje dhe me një diellezim sa
më të gjatë.
Sasia e ujit në gjethe arrin nga
60-80% në varësi të formave bimore.
Mungesa e ujit të duhur në
tokë vështirëson dhe ngadalëson
rritjen dhe zhvillimin e gjetheve.
Në mungesë të theksuar gjethet
dhe llastarët jo vetëm që nuk
rriten, por më vonë fillojnë të zverdhen
dhe më pas rrëzohen.
Për të realizuar balancën e
nevojshme të ujit në bimë, një
rëndësi të madhe ka uitja. Ky
proces stimulon rritjen dhe zhvillimin
e organëve gjenerative, diferencimit
të sytheve dimërore dhe
të rritjes së llastarëve. Prania e ujit
në sasi të konsiderueshme në tokë,
stimulon shumë mirë sistemin rrënjror.
Regjimi optimal ujor në tokë
gjatë periudhës së vegjetacionit,
duhet të jetë në rreth 60-70% e
kapacitetit/aftësisë ujëmbajtëse
të saj. Sasia e tepërt e ujit në tokë
e dëmton sistemin rrënjor. Thellësia
e ujrave nëntoksore nuk duhet
të jetë më lart se 1.5-2m, në të
kundërt bimët vuajnë, asfiksohen
dhe thahen. Fazat më kritike për
ujë janë: i) Fillimi i lulëzimit dhe
i frutifikimit; dhe ii) Faza e rritjes
intensive të kokrrave dhe të
llastarve. Krahas nevojave për
lagështirën tokësore, bimët e hardhive
janë ekzigjente edhe për
lagështirën ajrore. Ajo duhet të jetë rreth vlerave 70-80%.
 
===Kërkesat për dritën===
Te bimët me klorofilë e cila bën
pjesë edhe hardhia, drita diellore
realizon sintezën e lëndës organike
nëpërmjet procesit të fotosintezës.
Drita e rrezatuar nga disku i
diellit, përbëhet nga një sërë komponentësh,
që në kompleks përbën
atë që quhet Drita e Bardhë.
Nga studimet e mirëfillta shkencore
është parë se drita diellore
përbëhet prej valeve elektromagnetike
dhe pjesëzave të tyre që
quhen [[Fotone]]. Vala e dritës diellore
karakterizohet nga:
*Shpejtësia e lëvizjes
*Gjërësia e valës
*Frekuenca.
Shpejtësia e lëvizjes së dritës së diellit në hapësirën
kozmike është rreth 300.000
km/sek (C = 3 * 107). Fotonet si
pjesë elementare të valës së dritës
diellore, janë në vetevete bartëse
të energjise diellore. Energjia e fotoneve
shprehet me formulen, E =
h*v ku; E – energjia e cila shprehet
në J (Xhoul); h - konstantja e
Planktit =6.63.10-34 (J.s-1); Vfrekuenca
në sekonta S-1. Energjia
e kuanteve të dritës diellore, varet
nga gjatësia e valës diellore. Sa më
e vogël të jetëgjatësia e valës, aq
më e madhe është energjia e
kuanteve dhe e kundërta, sa më e
madhe të jetë gjatësia e valës, aq
më e vogël është kjo energji. P.sh.
për sintezën e 1 gr-molekule të
lëndës organike nga rrezet e kuqe
me gjatësi vale l = 670 mm, duhen
42 K.Kalori. Ndërsa me rrezet blu
me gjatësi vale l = 470 mm duhen
60 K.Kalori. Kështu që me anë të
kësaj kuptojmë se rrezet e kuqe janë
më të dobishme, pasi kursehen 18
K.Kalori në krahasim me rrezet blu.
Rrezet diellore me gjatësi vale
më të vogël se 400 mm, kanë aftësinë
të shkatërrojnë qelizat bimore
dhe ato shtazore të planetit tone.
Fatmirsisht, këto rreze absorbohen
pothuajse plotësisht nga shtresa
e Ozonit (O3), që e rrethon planetin
tokë në lartësinë mbi 8000 m
mbi sipërfaqen e tokës. Rrezet diellore
të dobishme për bimët
bujqesore ndahen në 3 grupe:
'''Ne grupin e parë''' janë rrezet
më të rëndësishme për bimët të cilat
janë me gjatësi vale nga 380 – 780
mm. Këto përfaqësojnë Radiacionin
Aktiv Fotosintetik (RAF).
Këto rreze bëjnë pjesë në rrezet e
dukshme nga syri i njeriut. Ketu
përfshihen rrezet të Kuqe, Blu,
Jeshile, të Verdha, Portokalli dhe
të Kuqe. Prioriteti i bimëve mbi
zgjedhjen e ngjyrave të spekttrit
diellore, është: në fillim e kuqja,
pastaj portokallia, e më radhë e verdha,
e gjelbërta, bluja dhe me në
fund ngjyra vjollcë.
Rrezet e Kuqe dhe ato Blu, janë
më të domosdoshme në procesin
e veprimtarisë së klorofilës. Te
gjitha rrezet e këtij grupi përbëjnë
energjinë bazë për sintezën e
lëndës organike te bimët me klorofilë.
Bimët e hardhisë si bimë dritëdashese
tipike të cilat rriten dhe
zhvillohen në prani të dritës diellore,
kanë nevojë më shumë për
spektrin e dritës së kuqe.
Ne grupin e dytë të rrezeve diellore,
janë janë [[rrezet Ultra–Violet]]
me gjatësi vale < 400 mm. Këto rreze
janë të padobishme për fotosintezën
e bimëve.
Ne grupin e trete të përfshihen
rrezet Infra të Kuqe, që janë
me gjatësi vale > 700 mm. Këto rreze
nuk shërbejnë për formimin e
klorofilës, por janë burim energjie
për zhvillimin e mëtejshëm të
bimëve, duke marrë pjesë në procese
fiziologjike si në ndarjen e
qelizave, diferencimin e pjesëve
gjenerative, lulëzimin, etj. Rezet
Infra të Kuqe ndahen ne:
[[Rrezet Infra të Kuqe]] që janë rreze të ardhura nga rrezatimi diellore
[[Rrezet Infra të Kuqe të Gjata]], që vine nga ftohja e mjedisit ku është bima (toka, vetë bima)
Hardhia bën pjesë në grupin e
bimëve me kërkesa të larta për
dritën diellore. Kur drita nuk është
në intensitetin e duhur, proceset
vegjetative ulen dhe në mungesë
të saj rritja e bimës ndërpritet. Gjethet
zverdhen, ulet veprimtaria
gjethore dhe sistemi rrënjor kalon
gradualisht në asfiksi. Në dritë të
pamjaftueshme gjethet nuk kryejnë
si duhet fotosintezën dhe nuk mund
të prodhojnë në sasira të duhura
lëndën organike, duke e ndërprerë
kështu furnizimin e kokrrave të rrushit
me lëndë organike. Në këtë situatë
gjethet bien shpejt. Llastarët e pandriçuar
mirë nuk diferencojnë mirë
sythat dimërore dhe ndërnyjet
bëhen më të zgjatura dhe më të holla.
Në sasi të pamjaftueshme të dritës,
kokrrat e ndalojnë rritjen dhe ato që
arrijnë të piqen kanë vlera shumë të
ulëta ushqimore dhe pak lëng dhe
akoma me keq, me pak sheqer.
Me qëllim që bimët të marrin sa
më shumë ndriçimin diellor, gjatë
kultivimit duhet të merren një serë
masash agroteknike të tilla si:
*Aplikimi i krasitjeve të për vitshme dimërore dhe vegjetative;
*Aplikimi i distancave të përshtatshme në mes bimëve me qëllim rritjen e sipërfaqes së ndriçimit diellor
*Orientimi i drejtë i rreshtave në bllok. Në tokat fushore ato duhet të jenë të drejtuara nga drejtimi Lindje – Perëndim, ndërsa në tokat kodrinore dhe me kundërdrejtim nga Veriu, duhet të aplikohet skema shah-mat, me qëllim që hija e njërës bimë të mos hijezoi pemën tjetër, etj.
 
===Kerkesa per token===
Megjithëse hardhia ka një
përshtatje të mirë pothuajse
në të gjithë llojet e tokave, por
për të marrë një sasi rrushi me
cilësi të mirë dhe të
kënaqshme për konsumatorin
dhe për përpunimin e tij në
verë, përbërja e tokës dhe e
cilësite fizike të sajë, kanë një
rëndësi të veçantë. Tokat më
të mira janë ato që kanë përmbajtje
të lëndëve ushqimore në
vlera të konsiderueshme.
Tokat e thella, të shkrifta,
me lagështirë të mjaftueshme,
të afta për t’u ajrosur,
me strukturë kokrrizore
(ranore-argjilore ose argjiloranore)
dhe të pastërta nga
barërat e këqia shumë
vjeçare, janë më idealet për
hardhinë. Në toka të varfëra
dhe të thata, bimët rezistojnë
por rriten më të dobëta. Ato
japin prodhime më më pak vlera
ushqimore. Kokrrat e rrushit
kanë më pak proteina,
sheqerëra, karbohidrate, vitamina
dhe kripëra minerale. Në
tokat argjilore, të lagëta dhe të
rënda bimët e hardhisë nuk shkojnë
si duhet. Gjithashtu
tokat e ftohta dhe pak të kripura
(nën 1%), zhvillohen disi,
por atyre i’u krijojnë probleme
gjatë jetës së tyre. Tokat gurishtore,
ranore, më pak shtresë
punuese të tokës, etj, janë më
pak të përshtatshme për kultivimin
e hordhise. Në tokat
moçalore Hardhitë pothuajse
nuk zhvillohen fare ose zhvillohen
me shumë vështirësi.
Rezultate të mira në prodhimin
e rrushit, merren vetëm
atëhere kur pH i tokës 6.5 –
7,5. Është vërtetuar se tokat me
reaksion lehtësisht acide dhe
lehtësisht bazike (nën 6 dhe
mbi 8) janë të papërshtatshme.
Papërshtatshmeria e tyre
shpjegohet me reaksionet
kimike që zhvillohen në mes
elementëve kryesore ushqimor
që ndodhen në tokë dhe të
mbetjeve acide apo bazike që
krijohen në solucionin tokësor.
Substancat e formuara prej
tyre, ndikojnë në uljen e aftësisë
së asimilimit të elementëve
kryesor ushqimore nga sistemi
rrënjor. Në tokat acide, sidomos
kur niveli i Ca është i ulët,
vërehet efekti formimit të komponimeve
të pa asimilueshme
të elementëve ushqimore.
Në solucionin tokësor tokat
bujqësore përmbajnë sasi të
konsiderueshme kripërash të
tretshme në ujë, të cilat janë të
domosdoshme për rritjen dhe
zhvillimin e hardhive. Në kushte
normale sasia e tyre në
tretësirat tokësore rrallë i kalon
1 gr për litër ujë. Në tokat
normale, pjesa më të madhe të
këtyre kripërave e përbëjnë
kripërat e Kalçiumit. Ndërsa
tokat në të cilat ne i quajmë të
kripura, janë të tilla sepse në
solucionin ujor të tyre, përmbajnë
sasi më të madhe
kripërash. Sasia e lartë e nivelit
të kripërave në tokë, te hardhia
ndikojnë ndjeshëm në uljen e
aftësisë thithëse të ujit dhe të
elementëve të tjerë ushqimor.
Është vërtetuar se tokat me
kripëra deri në 10 gr/litër ujë
(sipas I.H. Puzina), në një
thellësi toke në jo më shumë
se 1 m, mund të mbillen dhe të
kultivohen Hardhitë. Në këto
raste përdorimi i plehrave organike
është tepër i rëndësishëm.
Në mbi 10 – 20 gr kripe
për litër ujë, qëndrueshmëria e
hardhive vështirësohet. Në
mbi 20 gr/litër ujë, nuk bëhet
fjale për kultivimin e kësaj
bime. Tokat e drënazhuara e
ulin shumë efektin negativ të
tokave të rënda, të ftohta, dhe
atyre që kanë përmbajtje kripe
në nivelet e mësipërme.
Në përgjithësi tokat të cilat
kanë një shtresë të thellë
punuese dhe një formacion
amnor të shkrifët, krijon kushte
shumë të përshtateshme për
rritjen dhe zhvillimin shumë të
mirë të hardhisë dhe siguron
potenciale të larta në drejtim
të prodhimit të rrushit dhe të
cilësise së tij.
Tokat skeletike/gurishtore
janë më të varfëra, sepse ato
ndodhen në zona me shtresa
të cekëta dheu. Në këto toka
plehrimi organo-mineral dhe
mbrojtja nga erozioni, janë
bazë për ruajtjen e lëndeve
minerale dhe humusit (fig. 10).
Tokat luginore dhe anës
lumejve, janë më të pasura dhe
kanë nevoja më të pakta për
plehrime (sidomos për azot dhe
fosfor). Këto toka nuk janë
shumë të përshtatshme sepse
në pjesën më të madhe të kohës,
në to grumbullohet
lagështira ajrore, prania e
vesës, mjergullës, etj,
të cilat janë të predispozuara
të preken nga
dhume sëmundje dhe
dëmtues.
Tokat fushore me
taban të thellë punues,
të pasura me lëndë organike
dhe ato minerale,
të kulluara mirë,
etj, janë më të përshtatshme
për vreshtat,
por akoma jo më ideale.
Sipas të dhënave
të studiuara tokat më
ideale janë ato kur në
përbërjen e tyre përmbajnë:
i) 5-10% pjesë
skeletike (gurë); ii)
40-50% rërë; iii) 15-
30% lym; iv) 15-30% argjil;
v) dhe 1.5-2% lëndë organike
[[(humus)]] Kur tokat janë acide, me
ph mbi 6.5, sistemi rrënjor
asimilon me vështirësi makroelementët
si: N,P,K,Ca, etj. Kjo
përmirësohet nëse hidhen 3-4
kv/dn gëlqere e cila ndikon në
neutralizimin e reaksionit acid
të tokës.
Kur tokat janë bazike, me
ph mbi 8.5, sistemi rrënjor
asimilon dobët mikroelementët
si: B, Fe, Mn, Zn, Cu, etj. Hedhja
e 4-5 kv/dn gips, ndikon në përmirësimin e reaksionit
bazik të tokës.
 
===Kërkesa për ushqim===
 
[[Kategoria:Fruta]]
[[Kategoria:Pemë]]
 
[[En:vine]]
[[de:Kletterpflanze]]
[[es:trepadora]]
[[fr:plante grimpante]]