Josif Papagjoni: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
Josif Papagjoni (1950). Studiues e kritik i teatrit, kinematografisë e letërsisë, profesor. Lindi në Sarandë, më 16 shkurt. Kreu studimet në Institutin e Lartë të Arteve (dega e dramës, 1972) dhe për një kohë të shkurtër punoi po aty si pedagog. Në vitet 1973 - 1977 ishte regjisor dhe drejtor i Shtëpisë së Kulturës në Pukë dhe Fushë-Arës; në vitet 1977-1987 ka qenë regjisor, përgjegjës i kulturës së rrethit në Komitetin Ekzekutiv. Nga 1987 punonjës shkencor në Qendrën e Studimeve të Artit dhe drejtor i saj (1999-2008), ndërsa në vitin 2008 e në vijim është shef i departamentit të arteve në Qendrën e Studimeve Albanologjike.