Ndryshimi mes inspektimeve të "Alberto Moravia"

ska përmbledhje të redaktimeve
{{joref}}
'''Alberto Moravia''' lindi në [[Romë]] më [[28 nëntor]] [[1907]], prej një familjeje borgjeze në gjendje të mirë ekonomike. I ati, Carlo Pincherle Moravia, arkitekt dhe piktor, është me origjinë [[Venedik|veneciane]], ndërsa e ëma, Gina de Marsanich, është nga [[Ancona]]. Alberto, i treti nga katër fëmijët, kaloi një fëmijëri normale, çka se të vetmuar. Në moshën nëndë vjeç ai u sëmur nga tuberkulozi i kockave, sëmundje me dhimbje të tmerrshme që e gozhdon në shtrat për pesë vjet rresht. Studimet i vazhdon në mënyrë të parregullt, por prapë nuk arrin të kryejë më shumë se gjimnazin. Lexon shumë e shumë libra, mes të cilëve [[Dostoevskij|Dostojevskij]], Joyce, Goldon, Shakespeare, [[Molieri|Molière]], Mallarmé, Leopardi e mjaft të tjerë ; shkruan vargje në [[frëngjisht]] e në [[italisht]], por studion edhe [[gjermanisht]]. Libri i tij i parë, romani "Indiferentët", që u botua më [[1929]], pati sukses të gjerë i dhe e bëri menjëherë të njohur. Shumë nga romanet e tregimet e Moravia-s janë bërë edhe filma prej regjisorësh të famshëm. Alberto Moravia vdiq më [[26 shtator]] [[1990]], në banesën e tij, në Romë.