Ndryshimi mes inspektimeve të "Turizmi në Elbasan"

746 bytes removed ,  10 vjet më parë
Studimet arkeologjike dëshmojnë se jeta në truallin e qytetit të Elbasanit ka filluar në shekullin i pas Krishtit. “Në tokën e Eurodejve, skampis….”, Ptolemeu kumton të dhënën e parë për elbasanin e lashtë në shekullin II të erës sonë. Gjithashtu Skampis përmendet në internerarin e Antonimit, tabelën e Peutingerit dhe në internerarin e Bordos. Përvec dokumentave të shkruara monumenti që vërteton arkeologjikisht vendndodhjen e Skampis është guri mortor i legjionarit Mark Sabitis. Në mesin e shekullit të II pas Krishtit Skampis ka qenë Vicus që varej nga Dyrrahu. Në kohën e sundimit të perandorit romak Deoklician (284-305 p.k.) u ndërtua kështjella e Skampis në funksion të arterit të fuqishëm rrugor Vija Egnatia. Kështjella romake, përbën zanafillën e qytetit të ardhshëm të Skampisit.
Gjatë shekullit IV, Skampis njohu një periudhë lulëzimi ekonomikqë, u ndërpre nga dyndjet e fiseve gjermanike visigote dhe gjatë shek.V p.k nga ostrogotet. Gjatë sundimit të perandorëve Ilirë Anastas (492-518)dhe Justiniani(527-565), qyteti njohu një rigjallëri të jetës në të gjitha fushat. Në këtë periudhë rindërtohen muret rrethuese të qytetit. Në pranverë të vitit 519 delegatët e Papës Hormistos, pritën me nderime nga qytetarët në katedralen e Shën Pjetrit. Në këtë kohë Skampis është një qendër e rëndësishme ushtarake e peshkopale. Ashtu si lindjen edhe zhvillimin ia detyroi rrugës Egnatia po ashtu rrënimi dhe harresa i erdhën po prej saj. Në fillim të shekullit VII dyndjet avaro- slave ndërprenë zhvillimin e jetës në këtë qendër urbane. Në shekujt e mëvonshëm historia e Skampis është lidhur me pushtimin bullgar. Për herë të fundit Skampis përmendet në vitin 1338 në dokumentet historike. Mbas kësaj kohe kjo qendër do të thirret Valmi ndërsa emir antic i qytetit do ti kalojë lumit që rrjedh pranë tij. Inkursionet osmane në shqipëri, detyruan sultan mehmetin II të rindërtojë kështjellën romako-bizantine në muajin qershor të vitit 1466 dhe e quajti atë Ilj-basan (vend dominues) që në gojën e popullsisë vendase shqiptohet Elbasan.
 
==Monumentet natyrore==
Zona e Elbasanit shquhet për potencialin turistik të saj, falë pozitës gjegrafike të favorshme, larmisë së mikroklimës, pasurive të shumta ujore, larmisë së formave të relievit, të shoqëruara me një botë të pasur bimore e shtazore. Për fat turizmi në zonën e Elbasanit ka shumë pika karakteristike tradicionale. Disa prej tyre janë Rrapi i Mansit, Kroi i Kalit, Ulliri i Qejfit, Burimi i Bankes, Gurra e Labinotit, Tuneli i Mirakës etj. Por mbi të gjitha veçohen për turizmin liqenete Dumresë, Llixhat e Elbasanit, Gjinari e Busheku. Si kudo turizmi edhe në zonën e Elbasanit përbën një sektor të rëndësishëm jo vetëm për vlerën ekonomike, por edhe për atë kulturore e historike.
 
==Te dhena mbi institucionet kulturore==