Honore de Balzak: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 57:
 
== Suksesi ==
Sipas të tjerëve dhe sipas dëshirësdëshires së tij, Balzaku ia doli mbanë pas të tridhjetave. Pasioni i tij për tu bërë i famshëm është aq i madh sa e shtynë Balzakun të frekuentojë sallonet aristokratike dhe të pranojë për të dashur markezën de Castri. Reputacioni i tij i ri si një njohës shumë i mirë i botës femërore do ti vlejë. Në [[1832]] ai merr një letër të nënshkruar “E huaja” nga një konteshë poloneze Eva Hanska, e martuar në Ukrainë. Ky do të jetë fillimi i një historie romaneske që zgjati deri në vdekjen e Balzakut. Për momentin Balzaku po jetonte në mes të luksit, vishej si një dendi megjithëse nuk e kishte fizikun, dhe shpenzonte pa hesap paradhëniet e dhëna për vepra akoma të pashkruara, të cilat ai shpreson ti mbarojë brenda afatit. Ai rend pas kohës pas iluzioneve të botës. Ai punon nga 10 deri 8 orë në ditë duke pirë lumenj me kafe dhe gati prek çmendurinë në qershor të [[1832]]. Romani i tij “Lui Lambert” duket si një autobiografi. Këtu paraqitet një djalosh intelektual i ekzaltuar, romantik që vdes në fund nga çmenduria.
 
== Krijimi i një universi ==