Pikat turistike në Elbasan: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 294:
==Monumentet natyrore==
Zona e Elbasanit shquhet për potencialin turistik të saj, falë pozitës gjegrafike të favorshme, larmisë së mikroklimës, pasurive të shumta ujore, larmisë së formave të relievit, të shoqëruara me një botë të pasur bimore e shtazore. Për fat turizmi në zonën e Elbasanit ka shumë pika karakteristike tradicionale. Disa prej tyre janë Rrapi i Mansit, Kroi i Kalit, Ulliri i Qejfit, Burimi i Bankes, Gurra e Labinotit, Tuneli i Mirakës etj. Por mbi të gjitha veçohen për turizmin liqenete Dumresë, Llixhat e Elbasanit, Gjinari e Busheku. Si kudo turizmi edhe në zonën e Elbasanit përbën një sektor të rëndësishëm jo vetëm për vlerën ekonomike, por edhe për atë kulturore e historike.
 
 
==“Ulliri i Qejfit”, tempulli i dashurisë së qytetit==
Rrapi i Mansit, Kroi i Kalit,
Burimi i Bankës, Gurra e
Labinotit, Tuneli i Mirakës, Ulliri
i Qejfit… Janë këto disa nga
zonat turistike të Elbasanit,
qytet në Shqipërinë e Mesme,
që të tërheqin jo vetëm për bukuritë
që ofrojnë, por edhe për
emrat e veçantë, të vendosur në
shekuj nga vetë vizitorët.
Mes tyre spikat ‘Ulliri i qejfit’,
ose ‘Ullini i qejfit’ siç e quajnë
në dialekt elbasanllinjtë.
Është një vend që ndodhet në
majë të kurorës së gjelbër, në
hyrje të Elbasanit dhe nga kjo
pikë qyteti mund të shihet në
pëllëmbë të dorës. Por jo vetëm
kaq..
 
===Historia e ‘Ullirit të qejfit’===
Janë më shumë se 20000 hektarë
ullinj që krijojnë kurorën e
gjelbër të qytetit të Elbasanit.
Kultivimi i këtij druri është pasion
i elbasanllinjve, jo vetëm
se ulliri është një pemë që gjelbëron
në çdo stinë, por edhe se
frutet e tij janë mjaft të ushqyeshme
dhe kurative.
Në fund të kësaj kurore,
ndodhet një pemë ulliri e veçuar
nga të tjerat, e rrethuar nga një
lëndinë e vogël. Pranë këtij ulliri
ndodhet dhe një çezmë, e ndërtuar
në vitin 1900 nga kalajasi
Pal Shuteriqi. Kjo pemë prej
mëse një shekull e gjysmë njihet
me emrin ‘Ulliri i qejfit’.
Etnologu i njohur elbasanas,
Thanas Meksi, thotë se “është
quajtuar kështu pasi nga kjo
pikë Elbasani shihej në pëllëmbë
të dorës dhe panorama që të
shfaqej ishte vetëm gjelbërim.
Nga ky vend shihej ullishta
gjithandej, deri afër Petreshit
dhe ajo që të ofrohej ishte
vërtetë e mrekullueshme”.
Duke vijuar shpjegimin e tij
lidhur me këtë emër, etnologu
Meksi shtoi se “atje njerëzit shkonin
për qejf, për të parë nga
lart qytetin e tyre, për t’u
freskuar nga ajo çezmë dhe më
pas uleshin së bashku, drekonin
dhe diskutonin për probleme
të ndryshme”. Pikëpjekja e
tyre, vijon etnologu Meksi, kishte
një emër ‘Ulliri i qejfit’, pasi
atje shkonin veç për qejf.
Edhe këngëtari i njohur elbasanas,
Isuf Myzyri, shkonte
shpesh atje me miqtë dhe grupin
popullor. Shoqëria e Shuteriqve
dhe e Xhufkave të kalasë,
frekuentonin këtë pikë turistike
çdo fundjavë, ndërsa poetë të
ndryshëm, ndër të cilët përmenden
Nexhip Ejupi e Milianov
Kallupi i kanë kushtuar vargje
“Ullirit të qejfit’.
‘Ulliri i qejfit’ vijon etnologu
elbasan, është tempulli kryesor
ku shprehet dashuria për qytetin.
“Kurora e ullirit nënkupton
për banorët mirësi, paqe e
mbarësi”, shprehet ai.
Kryebashkiaku i Elbasanit,
Qazim Sejdini, një frekuentues i
rregullt i kësaj pike, kujton momente
nga fëmijëria e tij. “Shkonim
gjithnjë atje lart. Prindërit
e mi kishin një dëshirë të madhe
të shijonin atë natyrë të qetë e
të pastër”, vijon ai. “Kam shëtitur
në shumë vende përgjatë
këtyre viteve, por ai ulli dhe ajo
lëndinë e vogël, mbetet ndër më
të bukurit”, shprehet kryebashkiaku
Sejdini.
Tashmë ‘Ulliri i qejfit’ nuk
vizitohet si dikur. “Ky vend kaq
i mrekullueshëm ka nevojë për
investim. Çezma, e cila ka më
shumë se një shekull që është
ndërtuar, duhet restauruar”,