Ndryshimi mes inspektimeve të "Kongresi i Elbasanit"

Kongresi i elbasanit ia ndërpreu rrugën shkollimit të huaj të ndërtuar mbi baza fetare dhe e hapi rrugën e shkollimit laik, ai shtroi detyrën e përgatitjes së kuadrove arsimore, bëri organizimin e shkollave dhe sigurimin e fondeve për mbajtjen e tyre, caktoi rregullat e drejtimit të shkollës me drejtor e pleqësi dhe i bashkoi shqiptarët pa dallim besimi e krahine. Me një fjalë, në këtë kongres u hodhën bazat e arsimit kombëtar shqiptar për dituri e kulturë. Gjithashtu ky kongres e hapi edhe rrugën për një shqipe të shkruar e të njësuar dhe për herë të parë u hodh ideja e drejtshkrimit të gjuhës shqipe, ideja për bashkimin e dy dialekteve me zgjedhjen e elbasanishtes si model të shqipes së shkruar,
Marrë në përgjithësi, Kongresi i elbasanit, siç shkruan shtypi i kohës, qoftë shqip ose ai që dilte në gjuhë të huaja, është “më i shënuari nga të gjitha kongreset... me vendimet që bëri e la emrin e tij të pavdekshëm nëpër faqet e historisë sonë”.
 
==Lidhje te jashtme==
[http://www.voal-online.ch/index.php?mod=article&cat=SHQIPTAR%C3%8BT&article=3075&highlight=elbasan&match=]
 
[[Kategoria:Historia shqiptare]]
23

edits