[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v roboti shtoj: fiu-vro:Trotski Lev; cosmetic changes
Rreshti 1:
'''Leon Trotsky''' ishte një marksist rus i cili ndihmoi në realizimin e [[revolucioni]]t të tetorit dhe ndihmoi në ardhjen në pushtet të Partisë Bolshevike në [[viti]]n [[1917]].
 
Emri i tij i vërtet është Lev Davidovich Bronstein lindur ne vitin [[1879]] në [[Ukrainë]]. Shumë shpejtë Trotsky u bë një mbështetës i zjarrtë i ideve të [[Marksi]]t.
 
== Biografia ==
Leon Trotsky ([[25 tetor]] [[1879]] - [[21 gusht]] [[1940]])
 
Emri i tij i vërtete është Lev Davidovič Bronštejn (Лев Давидович Бронштейн). Revolucionare dhe teoricien komunist. Ka qenë president i Sovjet të Pjetergradit gjatë revolucioneve të [[1905]] dhe të [[1917]]. Ka qenë edhe një shkrimtar i talentuar, shokët e partisë ia vunë nofkën "Pena". Gjatë luftës kundër Stalinit, gjatë viteve njëzete, u përjashtua nga partia dhe u dëbua nga Bashkimi Sovjetik. U vra në Meksikë nga një agjent sovjetik. Idetë e Trotskyt formojnë bazat e komunistit të tanishëm të "trockistet".
 
Lindur në një familje çifute në Yanovka (Ukraine). Sipas kalendarit gregorian data e lindjes së tij është [[7 nëntor]] [[1879]] (në [[Rusi]] në vitin [[1918]] u vendës kalendarin julian). U afrua me idetë revolucionare që në moshe të re, kur ka qenë student në universitetin Odessa. Për herë të parë u arrestua në vitin [[1898]] kur punonte si organizator për Sindikatën e Punëtoreve të Rusisë Meridionale. Në vitin [[1900]] u dënua me katër vjet dëbim për në Siberi. Në vitin [[1902]] arriti të arratisesh nga Siberia dhe u largua për në [[Londër]]. Atje u bashkua me Vladimir Lenin, në atë kohë redaktor i gazetës "Iskra" (Shkëndija), organ i Partisë Social Demokratë e Punëtorëve të Rusisë (POSDR). Kur morri pjesë në kongresin e dytë të POSDR, në verë [[1913]], u bashkua me Menshevikët, edhe pse nuk i qëndroi besnik. Në vitin [[1905]] u rikthye në Rusi. Përfshirja e tij në grevën gjeneralë të tetorit, si president i Sovjet të Pjetergradit dhe përkrahja e tij për revolucion, e sollën në arrestimin dhe i dhanë si vendim : dëbimi për jete. Në vitin [[1907]] arratiset dhe largohet përsëri për në Londër, ku merr pjese në kongresin e katërt të partisë. Në tetor martohet në Vjenë. Në vitin [[1906]] ai shkruan librin "Rezultate dhe Perspektive" i cili i bazuar në idetë e Marksit, Trotsky argumenton se klasa e punëtoreve do të zhvillohet kur të mos ekzistojë me klasa imperialiste. Kjo teori propozon se revolucioni Rus do të jetë filli i një revolucioni global dhe suksesi i socializmit në Rusi do të ndiqet edhe nga shumë vende evropiane. Në vitin [[1912]] punoi si reporter për gazetën radikale "Kievskaia Mysl" në [[Ballkan]], ku ishte dëshmitar i luftërave të [[1912]]-[[1913]]. Shkrimet e tij i boton në librin "Luftërat ballkanike" (1912-1913). Gjate afrimit të Luftës së Parë largohet për në Zvicrën neutrale dhe më pas për në [[Francë]]. U dëbua nga Franca dhe jetonte në New York kur Revolucioni Rus (shkurt 1917) largoi Carin. U kthye në Rusi në mars të [[1917]], ku u bashkua me bolsheviket dhe u morr me veprimtari për të hedhur qeverinë e përkohshme e udhëhequr nga Aleksandër Kerensky. Në [[26 tetor|26]]-[[27 tetor]] të [[1917]] ([[6 nëntor|6]]-[[7 nëntor]] sipas kalendar julian) Trotsky ishte një nga organizatoret e revolucionit të tetorit të cilin përmbysen qeverinë e përkohshme. Pas revolucionit Trotsky emërohet Sekretar i Punëve të Jashtme, me qellim kryesor për të negociuar paqën me Gjermanet dhe aleatet e saj . Por në traktatin e Brest-Litovskit, Rusia u detyrua të linte gati 1/3 të territorit të saj për të dalë nga lufta e parë botërore. Trotsky kundërshtoi këtë traktat, e cila më pas u firmos nga anëtaret e partisë bolshevike. Në këto rrethana Trotsky jep dorëheqjen si Sekretar i Punëve të Jashtme. Më pas Trotsky u emërua Komisar Supreme i Forcave Ushtarake të Rusisë, i cili formoi një ushti të fortë dhe të stërvitur sovjetike e quajtur "Armata e kuqe". Trotksy u shqua për aftësi organizive dhe te një lideri të zote dhe shumë shpejt fitoj respekt dhe admirim nga trupat e tij ushtarake. Ndoshta ishte për këto aftësi të Trotskyt që bolsheviket fituan Luftën Civile (1918-1921). Pas vdekjes së Leninit, Stalini ishte në gjendje që të konsolidonte kontrollin e tij mbi Partinë dhe qeverinë. Në këtë pikë, Trotsky ishte i pafuqish për ti dalë ballë Stalinit. Në kongresin e dymbëdhjetë të partisë, Trotsky u përpoq që ti kundërviheshe Stalinit, i cili bashkë me Kamenev dhe Zinovyev perbenin troiken. Më pas u dëbua për në [[Turqi]], u spostua për në France, [[Norvegji]] dhe përfundimisht në [[Meksikë]]. Më [[21 gusht]] vritet nga sekretari i tij, që më pas doli se ishte një agjent sekret i dërguar nga Stalini, emri i tij është Ramon Mercader. Trupi Trotsky u varros rreth shtëpisë së tij në Coyoacan (një fshat pranë qytetit të Meksikos). Përpara vrasjës së tij, Trotsky në testamentin e tij shkruante : ''"Cilado qofshin shkaqet e vdekjes sime, unë do të vdes me besimin e patundshëm për të ardhmen komuniste, ky besin në njeriun dhe në të ardhmen e tij, më jep një forcë rezistente, që asnjë besim fetar nuk mund të ma japi. Përtej dritarës mund të shohë barin e gjelbër dhe qelin e kaltër dhe kudo dritën e diellit. Jeta është e bukur. Të munden gjeneratat e ardhshme ta çlirojnë nga çdo e keqe, shtypje apo dhune."''
 
== Shih edhe këtë ==
Rreshti 14:
== Lihdje të jashtme ==
 
[[Kategoria:Politikanë rusë]]
[[Kategoria:Revolucioni rus]]
 
{{Link FA|be-x-old}}
Line 41 ⟶ 42:
[[fa:لئون تروتسکی]]
[[fi:Lev Trotski]]
[[fiu-vro:Trotski Lev]]
[[fr:Léon Trotski]]
[[fy:Leon Trotski]]