Tomas Akuinas: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 18:
Në janar të [[1274]]s [[Papa Gregori X]], vendosi që Tomasi të merrte pjesë në “Këshillin e Dytë të Lionit”, të bënte kërkime mbi ndryshimet e kishës greke dhe atë latine. Ai e nisi këtë udhëtim, por pasi kishte pushuar për disa ditë në kështjellën e një të afërmi, Tomasi u sëmur rëndë. Ai dëshironte që ti kalonte ditët e fundit në një manastir, ku pas një javë semundjeje të rëndë, me [[7 mars]] të [[1274]], Tomasi ndahet nga jeta. Pas vdekjes së Tomas Aquini pati shumë thashetheme, që atë mund ta kishin vrarë. Shkrimtari [[Dante Aligeri|Dante Aligieri]] mendonte që Tomasin e kishin helmuar njerëz të urdhrit të “Karlit të Anzhusë”. Aquini i kishte bërë përshtypje kujtdo që e kishte njohur, dhe e kishin ngritur në të njëjtin nivel me [[Shën Pali]]n dhe [[Shën Agostini]]n.
==Veprat==
[[Figura:SummaTheologiae.jpg|right|thumb|200px|Një faqe e ''Summa theologiae'']]
* ''Ad Bernardum'' (''Bernardi'')
* ''Aurora Consurgens'' (''Burimi i [[agimi]]t'')
* ''Compendium theologiae'' (''Përmbledhje e teologjisë'')
* ''Contra errores Graecorum'' (''Kundër gabimeve të gekëve'')
* ''Contra impugnantes Dei cultum'' (''Kundër atyre që kundërshtojnë kultin e Perëndisë'')
* ''Contra retrahentes'' (''Kundër atyre që tërhiqen'')
* ''Contra Saracenos'' (''Kundër saraçenëve'', dmth. [[Islami|muslimanëve]])
* ''De aeternitate mundi'' (''Amëshimi i botës'')
* ''De alchemia'' (''[[Alkimia]]'')
* ''De anima'' (''[[Shpirti]]''; nga ''Çështjet e diskutuara'')
* ''De articulis Fidei'' (''Nyjet e besimit'')
* ''De ente et essentia'' (''Vetja dhe thelbi'')
* ''De forme absolutionis'' (''Forma e ''absolucionit'')
* ''De lapide philosophico'' (''[[Guri filozofik]]'')
* ''De malo'' (''[[E keqja]]''; nga ''Çështjet e diskutuara'')
* ''De motu cordis'' (''Shtysa e zemrës'')
* ''De operationibus occultis'' (''Veprimet e fshehta'')
* ''De perfectione'' (''Përsosmëria'')
* ''De potentia'' (''Pushteti''; nga ''Çështjet e diskutuara'')
* ''De principiis naturae'' (''Parimet e natyrës'')
* ''De rationibus Fidei'' (''Arsyet e fesë'')
* ''De regimine principum'' (''Qeverisja e parimeve''; shkresë politike e papërfunduar)
* ''De spiritualibus creaturis'' (''Krijesat shpirtërore'')
* ''De substantiis separatis'' (''Substancat e ndara'')
* ''De unione Verbi Incarnati'' (''Bashkimi i Fjalës së mishëruar'')
* ''De unitate intellectus contra Averroistas'' (''Njëqënësia e mendjes kundër averroistëve'')
* ''De veritate'' (''[[E vërteta]]''; nga ''Çështjet e diskutuara'')
* ''De virtutibus'', (''[[Virtyti|Virtytet]]''; nga ''Çështjet e diskutuara'')
* ''Summa contra Gentiles'' (''Përmbledhje kundër kombeve''; drejtuar kundër të huajve, dmth. [[Islami|muslimanëve]] dhe [[Paganizmi|paganëve]], për të përkrahur epërsinë e fesë së krishterë)
* ''[[Summa theologiae]]'' (''Përmbledhje e teologjisë''; e papërfunduar)
 
=== Lutjet ===
 
Shën Tomas Akuini ka shkruar lutje mes të cilave disa [[Himni|himne]] të ndryshme për [[Corpus Domini]]: ''[[Pange Lingua]]'', dy strofat e fundit të së cilës (''[[Tantum Ergo Sacramentum]]''), janë përdorur gjatë [[Bekimi eukaristik|bekimit eukaristik]] dhe vijimësisë të [[Corpus Domini]], ''[[Sacris solemniis]]'', dy strofat e fundit të së cilës përbëjnë ''[[Panis Angelicus]]'', ''[[Lauda Sion Salvatorem]]'' dhe himnin [[Adoro te devote]] për ''adhurimin eukaristik''.
 
==Nderimet==
Në vitin [[1319]], [[Kisha Katolike Romake]] nisi të merrej me [[shenjtërimi]]n e Tomasit, dhe në [[18 gusht]] të [[1323]] ai emërohet i shenjtë, prej [[Papa Gjoni XXII|Papa Gjonit XXII]] në Avinjon. Në [[Këshilli i Trentit|Këshillin e Trentit]], vetëm dy libra ndodheshin mbi altar, [[Bibla]] dhe “Summa Theologiae” e Shën Tomas Aquinit. Në [[1880]] Aquini u shpall si mbrojtësi i të gjithë edukimit katolik romak. Në manastirin e Napolit, pranë katedrales së “Shën Januariusit”, ndodhet një dhomë e vogël, ku thuhet se ka jetuar Tomas Aquini. Dita e tij e shenjtë festohet çdo [[28 Janar]].