Kryengritja e Malësorëve: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Faqe e re: Jehona e kësaj ngjarje të madhe me protagonist trevën simbol të shqiptarëve, Malësinë e Madhe, jo vetem nuk është zbehur, por tingëllon më aktuale se kurrë. Pasi tokat e Shqip...
 
No edit summary
Rreshti 8:
Por për të nderuar e kujtuar sadopak ato kohë heroike që i zbardhën faqen Malësisë e Shqipërisë, le të përshkruajmë shkurtazi kronikat e kohës, që historia na la pas. Për këtë mendoj të filloj me vargjet lapidare të Homerit shqiptar Padër Gjergj Fishtës:
 
''Të shtatë krajlat çue janë në Kambë,
kah ka ra medet kjo gjamë,
N'atë Malësi, n'atë Rapshë të Hotit,
Ded Gjo' Luli burrë si motit,
Me i çetë lekë, bisha shkorretit,
Ka nisë pushkën me asqer të mbretit
...
Se me sodit emni i Zotit,
Ç'ka jemi nipa t'Gjergj Kustriotit,
e shqiptarë që i thom na vetit,
Ma duva nuk i mbajmë mbretit.
...''
 
Praatëhere ishte 23 marsi 1911, që i me thirrje iu drejlua popullit të Shkodrës, e nëshkruar nga [[Isa Boletini]], [[Mehmet Shpendi]] e [[Ndue Gjoni]], thuhej se ka ardhur koha që të lirohemi nga pushtimi osman. Të nesërmen, me 24 mars, Hotjanët e Malësorët e ndigjuan këtë thirrje, pasi ata gjithnjë kishin qenë pranë e me kryengritjet për liri e mëvehtësi, madje ata kishin në krye të tyre ata që i kishin përfaqësuar në mbledhjen historike të Lidhjes së Prizrenit të vitit 1878, [[Ded Gjon Luli]]n, Çun Muçën, Baca Kurtin etj.
Rreshti 40:
Lista e luftëtarëve të lirisë së paralajmëruar është e gjatë, por unë dua të përmend disa më të spikaturit, të cilët janë: Ded Gjo' Luli, Marash Uci, Nik Gjelosh Luii, Mark Gjeka, Pjetër Nik Daku, Maço Grizhi, Lulash Zeka, Zef Peri, Prel Kol Shyti, Mirot Çoku, Pejtër Gjok Toshi, Luc Prel Nishku, Gjelosh Gjoka, Prelot Keqi, Ujk Gjeloshi, Ded Gjon Ujka, Gjelosh Doka, Prel Nik Pretashi, Prel Keri, Kol Zefi, Tom Nika, Dokë Lani, Kol Kurti, Sokol Baci, Marash Luca, Lukë Marku, Gjet Mark Ujka, Gjon Ujk Miculi, Lulash Zeka,Stak Breci, Lik Mirashi, Gjok Ded Luli, Gjon Ujk Çeku, Kol Gjo' Leci, Luc Gjeloshi, Dasha Nika, Pjetër Uci, Smajl Mustafa, Sokol Mali, Gjon Nik Plluci. Madje këtu prëmenden edhe trimat nga Shkodra, Hil Mosi e Luigj Gurakuqi, deri edhe Ded e Llesh Nik Daka nga Bregu i Matës, e dhjetëra të tjerë nga zona e nënshkodrës e Malësia, që i dualën zot vatanit, e Fishta i prëjetëson:
 
''... Burra le për çark t'martinës,
Fjalën, fjalë besën çelikut,
ballë për ballë e jo mbas shpinet,
mesy me i ra në luftë armikut...''
 
Gjithsesi, luftëtarët e lirisë, si dhe të rënët për liri, pamvarësi e identitet janë shumë, sa vetë historia e krejt Ilirisë, por ata edhe pse prehen, hijshëm, janë gurët e themelit të kësaj "Shtëpie" të përbashkët, që ka shekuj që po mundohemi ta ndërtojmë e bashkojmë e që e quajmë Shqipëri (Etnike), e të parët tanë na e lanë amanet, që siç dihet amanetin duhet ta mbajmë se përndryshe as varri s'ka për të na mbajtë... Mjerisht Ne kemi të pushtuara ende territore tonat, por duhet ta dëshmojmë fuqishëm para Europës Plakë të trashëguar e asaj të re, pjesëtarë të së cilës duhet të jemi jo të ndarë në "katër Vilajete" e në një shtet të cunguar, por të bashkuar ashtu siç na fali Zoti në një Shqipëri Etnike...