Dallime mes rishikimeve të "Dante Aligieri"

282 bytes added ,  11 vjet më parë
v
v
Te “Komedia Hyjnore” Dantja shfreu të gjitha pasionet e tij, sulmoi ashpër armiqtë, u sul kundër tiranive dhe korrupsionit të selisë papnore, kundër veseve njerëzore, u tregoi bashkëkohësve të vet se si duhej ndrequr njerëzimi.
Vepra paraqet një [[Alegoria|alegori]] epike trekëngëshe të shpirtit njerëzor dhe një përmendore, në të cilën me fantazinë e tij të mrekullueshme si arkitekt gjenial ai ngriti ndërtesën e mbretërisë së botës së përtejme. Me fjalë të tjera është një përshkrim i udhëtimit fantastik të Dantes nëpër tre mbretëritë e përjetshme: [[Ferri]]t, [[Purgatori]]t dhe [[Parajsa|Parajsës]]. Gjatë këtij udhëtimi përfytyror, që zgjati vetëm 24 orë, Dantja provoi të përshkruajë gjendjen e shpirtit të njeriut pas vdekjes. Shtegëtimet nëpër rrugë të llahtarshme, me plot vajtime, dhimbje, pendime, dyshime e gëzime, përfshijnë një botë me njerëz të të gjitha kohërave dhe të të gjitha shtresave.
 
:''"Tu se' lo mio maestro e 'l mio autore;
:''tu se' solo colui da cu' io tolsi
:''lo bello stilo che m'ha fatto onore".
:::::::''INFERNO I''
 
::"''Ti je mjeshtri im e autori im;
::''ti je veç ai nga i cili mora mësim
::''stilin e bukur që më dha nderim".
:::::::::''FERRI I''
 
==Shënime==