Ndryshimi mes inspektimeve të "Turizmi në Elbasan"

3.416 bytes added ,  10 vjet më parë
 
Samarxhinjtë njihet si një ndër zejet më të vjetra në Elbasan. Zejtarët elbasanas punonin samar fushe me prapse të lartë e me koxhakikë dhe samar Tirane me prapse të lartë e koxhakikë. Gjatë shekullit të nëntëmbëdhjetë samarxhinjtë më të njohur elbasanas ishin Spiro Gygu e Vaslik Kadiu që punonin samarin e llojit të parë ndërsa Myrtaza Zela, Sefer Tirana punonin samar Tirane dhe Mihal Papamihali,Jorgji Pistoli, Mihal Bushaku punonin samar fushe. Në fillim shekullin XX përmënden Jan Çerekja e Mir Gjika. Samarët punoheshin me dru Frashëri, i cili pasi njomej me ujë përkulej me anë të zjarrit për të marrë formëne harkut të shpatullave. Lidhja bëhej me gozhdë e me kunja.
 
===Bakërpunuesi që trashëgoi zanatin e të parëve===
 
Sot është 67 vjeç dhe vazhdon të punojë bakrin në punishten e vogël që e ka ruajtur me fanatizëm. Anastas Koçopaji e ka trashëguar punimin e bakrit nga të parët e tij, të cilët kanë qënë bakërpunuesit e hershëm me një punishte në pazarin e vjetër të Elbasanit. Ai e nis ditën në punishten e tij megjithëse tashmë punimet prej bakri nuk janë aq të kërkuara dhe lënda e parë është shtrejtuar shumë. Anastasi tregon se tashmë punet që bën janë më pak por nuk do të heqë dorë nga zanati derisa të vdesë.
 
'''Si e keni trashëguar zanatin e bakërrpunuesit?'''
 
Elbasani para viteve 60 ka patur pazarin ku ishin vendosur të gjitha punishtet e dyqanet ku mund të gjeje gjithçka. edhe familja jonë kishte një dyqan në këtë pazar aty ku ndodhet sot turizmi i ri. ne ishim afër dyqanave të leshnave dhe të drithrave. punimet ishin nga më të ndryshmet nga gjerat me të vogla e deri tek kazanet apo punime të tjera që kërkonin shumë punë. zanti është trashëguar brez pas brezi që nga stërgjyshi Kosta Kocopaji e deri tek unë. Kam qenë i vogël kur babai punonte në dyqanin që kishim në pazar. zanatin e kam marrë nga babai dhe e kam vazhduar ndërsa babai nga babi i tij e kështu me radhë. zantin e kam vazhduar edhe në kohën e komunizmit këtu në shtëpi pasi një nga dyqanet u prish ndërsa tjetri u shtetëzua. Pazari u prish dhe në vend të tij u ndërtua turizmi sot. Do kishte qenë më mirë që ai pazar të ruhej, siç ruhen sot shumë pazare pasi mund të ishte një vlerë e madhe për qytetin.
 
'''A mund të na tregoni një ditë të zakonshme pune?'''
 
Ngrihem në mëngjes dhe mendja më shkon tek punishtja që e kam shumë afër shtëpisë. Aty merrem me gjera të ndryshme si kallaisja, punime të ndryshme, ndez zjarrin, i cili më ndihmon ti jap formën që dua bakrit. Është një zanat i vështirë por të jep shumë kënaqësi kur realizon punë, të cilat vlerësohen. Tani është e vështirë të gjesh bakër pasi është shumë shtrenjtë por unë dua ta vazhdoj këtë zanat, jo për para por sepse më pëlqen të punoj. Tani bëj punë për veten time dhe rrallë ndonjë gjë që ma kërkojnë. Një nga punimetqë sot kërkojnë është mangalli. Unë ende trashëgoj nga babai një mangall të vjetër, i cili është punuar mbi 100 vjet më parë.
 
'''A do ta vazhdojnë brezat e kesaj familjeje zanatin e bakërrpunuesit?'''
 
kete nuk di ta them. djali im e ka fituar punimin e bakrrit që i vogël. por tani është emigrant në itali dhe kam frikë se nuk do të kthehet tek ky zanat. pasionin e familjes brez pas brezi e ka ruajtur unë ndërsa për më tej nuk di se çfarë do të ndodhë. shrpesoj që djali im ta vazhdojë dhe të kthehet në punishten e bakrrit për të mos lejuar që familja ta humbë këtë zanat me të cilin kanë jetuar disa breza familjesh. do të ishte mirë që të ruhej por është shumë e vështirë. shteti duhet të ndërhyrë që këto zanate të mos zhduken. Elbasani ka patur qindra punues të artizanatit por tani kanë mbetur shumë pak nga vazhduesit e traditës. shumë familje kanë marrë mbiemrin nga zanati që bënin por tashmë shumë familja nuk kanë asnjë vazhdues të këtyre zejeve dhe më vjen keq që gjithçka që kishim nuk vazhdohet më.
 
==Shtepia muze e Kostandin Kristoforidhit==
 
==Zbulimet e fundit==