'''Meteorologjia''' është [[shkenca]], e cila studjon të gjitha dukuritë fizike në mbështjellsin ajror rreth [[Toka|tokës]], respektivisht në [[Atmosfera|atmosferë]]. Përveç kësaj, metereologjia studjon edhe disa dukuri fizike, të cilat zhviilohen në vet sipërfaqen e tokës, e poashtu edhe në shtresat e sipërme të tokës. Sepse, dukuritë atmosferike nuk ndodhin të izoluara, por janë në lidhje të ngushtë, si në mes veti, ashtu me procese dhe dukuri, të cilat ndodhin në siperfaqen e tokës, në shtresen sipërfaqësore të tokës (deri afro 20-15 m thellësi) dhe në mbështjellsin ajrorrreth tokës.