Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes (libri): Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Artikull kopjuar nga e pranë "Harry Potter dhe të Shenjtërit e Vdekur". Material gati identik.
Rreshti 1:
{{bashkoji|#REDIRECT[[Harry Potter dhe të Shenjtërit e Vdekur}}]]
 
 
{{Per permiresim}}{{joref|04 Qershor 2008}}
<!--jeni te lutur te mos e hiqni keto dy rreshta, derisa te rregullohet dhe verifikohet-->
Harri Poter dhe Dhuratat e Vdekjes është libri i shtatë dhe i fundit i serisë Harri Potter, i shkruar nga shkrimtarja Britaneze J. K. Rowling. Libri është hedhur në shitje me 21 korrik, 2007 në orët e mesnatës, dhe ka thyer rekordet botërore. Dhuratat e Vdekjes në një mënyrë është vazhdimësia e librit të gjashtë Princi Gjakpërzier, sepse Harri Poter e vazhdon detyrën shumë të rëndësishme që ia ka lënë profesor Urtimori: t’i gjej dhe t’i shkatërroj Horkruksët e mbetur të Lordit Fluronvdekje.
 
Dhuratat e Vdekjes është botuar në gjuhën shqipe nga shtëpia botuese Dituria dhe ka dalur në shitje me 20 maj, të cilin e ka përkthyer Amik Kasoruho.
 
==Ngjarja==
 
Përgjithësisht libri pritet në fillim që të shfaq sa më shumë informata në lidhje me Horkruksët e fshehur të Lordit Floronvdekje, dhe shkatërrimit të tij final, por faktikisht libri merr kahje krejtësisht tjetër në martesën e Bilit dhe Flërit ku Xenofilius Lovegud duke e mbajtur një stemë me një simbol të çudtishme, zgjon kureshtjen e Hermiona Granxherit e cila me ndihmën e librit për Tregimet e Tre Vëllezërve që ia kishte lënë në testament Albus Urtimori, zbulon se ekziston një e fshehtë në lidhje me këtë simbol. Pasi që takojnë Xenofilius Lovëgudin (babain e Lunës), ai ua qartëson se njëri nga tregimet në libër flet për tre vëllezër dhe Dhuratat e Vdekjes të cilat janë tri: Shkopi i Madh, Guri i Ringjalljes dhe Manteli i Padukshmërisë. Këtu gjithçka ndryshon, dhe kuptohet se ajo çfarë dëshiron më shumë se çdo gjë në këto çaste Fluronvdekja, është Shkopi i Madh i cili të bënë të pamposhtur në çdo aspekt. Harri gjatë gjithë librit lufton për grumbullin e gjithë Horkruksëve, por edhe kontrollimin e mendjes së Fluronvdekjes, dhunti të cilën e kishte fituar pasiqë Fluronvdekja kishte dështuar ta vriste. Harri kupton se Fluronvdekja dëshiron një nga Dhuratat e Vdekjes, dhe në fund bien në duart e tij pikërisht tri Dhuratat e Vdekjes: Shkopi i Madh, të cilin ia ka marrë Drako Mallfoit dhe i cili faktikisht është Shkopi i Madh sepse fuqitë e tij merren vetëm kur zotëruesi i Shkopit të Madh çarmatoset, dhe këtë gjë e ka bërë Drako Mallfoi në librin e gjashtë Princi Gjakpërzier. Pastaj Harri ka Mantelin e Padukshmërisë të cilin ia ka kthyer Albus Urtimori në librin e parë Guri Filozofal, edhe Gurin e Ringjalljes, të cilin Albus Urtimori ia ka fshehur në Topthin e Artë dhe ia ka lënë në testament, duke ia ka lënë të shkruar në formë enigmatike “Hapem në mbyllje” çka do të thotë se vetëm atëherë kur Harri do të jetë i gatshëm për të vdekur dhe kur ta kuptoj se është një Horkruksë i Fluronvdekjes, Topthi i Artë do të hapet dhe do ta tregoj Gurin e Ringjalljes. Harri Poter dhe Dhuratat e Vdekjes përmbanë mëse 52 vdekje gjithsej, duke përfshirë personazhe kryesore sikurse Severus Pitoni, Remus Lupini, Nimfadora Tonks, Fred Uezli dhe më i rëndësishmi Lordi Fluronvdekje të cilin Harri e quan në çastet e fundit të betejës Tom Ridëll.
 
== Fundi i serisë Harri Poter ==
 
Harry Potter and the Deathly Hallows ishte një ndër gjërat më intriguese që u kishte ndodhur ndonjëherë adhuruesve të këtyre librave. Shumë gjëra kishin mbetur të pathëna, madje për Deathly Hallows, që në shqip do të thotë Dhuratat e Vdekjes askush s’kishte dëgjuar më parë, dhe ishte një mister i vërtetë dhe njëkohësisht befasi e madhe. Me padurim pritej 21 korriku i vitit 2007, dhe fati i gjithë personazheve do të merrej vesh menjëherë: profesor Pitoni a e kishte vrarë profesor Urtimorin me qëllim, apo nuk kishte asnjë marrëveshje mes tyre? A ia kishte kërkuar vetë Urtimori profesor Pitonit që ta vriste? Pse në fund të librit të gjashtë i tha “Severus … të lutem …”, a do t’i përgjërohej dikujt Urtimori në çastet e vdekjes? Një magjistar i tillë?! Pastaj, cili ishte kujtimi më i hidhur i Dadllit kur ishte mësyrë nga Marrosësit në librin e pestë? A kishte Dadli me të vërtetë ndonjë kujtim të hidhur kur dihej se ai ishte një fëmijë jashtëzakonisht i llastuar? Si dhe misteri më i madh ishte a do të vdiste Harri Poter? Si do të mbijetonte? A ishte vraga në shenjë vetëtime në ball të Harrit, Horkruksi i Fluronvdekjes? Të gjitha këto u kuptuan në librin e shtatë dhe të fundit të serisë Harry Potter.
 
== Përmbajtja e librit ==
 
Gjithësej janë 37 kapituj, i fundit është një Epilog.
 
== Lordi Fluronvdekje fuqizohet edhe më tepër! ==
 
Fillimi i librit hapet me paraqitjen e Pitonit dhe një hamorti tjetër, të cilët janë duke shkuar për ta takuar Lordin Fluronvdekje për t’ia bartuar disa informata. Pitoni e informon Fluronvdekjen saktë lidhur me nisjen e Poterit nga Privet Drajvi. Pastaj ngjarja kalon te Harri Poteri, i cili ngatërrohet me një filxhan çaji në prag të derës dhe menon se është një ndër teket e Dadlit për ta kurthuar, por pastaj e merr vesh se Dadli e ka bërë në shenjë përkujdesje ndaj Harrit. Ndoshta Marrosësit kanë ndikuar në Dadlin që të ndryshoj paksa? Sidoqoftë, Dërslit kishin vendosur që ta pranonin ofertën e Urdhrit të Feniksit për t’i strehuar në një vend më të sigurt, sepse Harri druhet se sikurse Fluronvdekja që i ka torturuar gjer në vdekje prindërit e tij, do t’ia bëjë të njëjtën gjë edhe Dërslive. Ata pranojnë, pas disa hamendjeve, dhe Harri ndahet nga ta thuja përgjithmonë, sepse në vijim e pret një aventurë shumë e rrezikshme, për jetë a vdekje.
 
== Shtatë Poterët ==
 
Kur Dërslit largohen nga shtëpia, Harrin vijnë për ta marrë shumë persona, të cilët Harri i ka shumë për zemër: Roni, Hermiona, Hagridi, profesor Mësysh Mudi, Fredi, Xhorxhi, Flëri, Billi, zoti Uezli e shumë të tjerë. Këta kanë bërë plan që t’i krijojnë shtatë Potera, duke e pirë Shurupin Shumëlëngjesh me përbërje të Harrit, dhe duke u shndërruar shtatë persona në formë të Harrit. Mirëpo Harri nuk pranon, sepse kjo mund të jetë gjë shumë me rrezik për ta, por askush s’e dëgjon dhe kërkojnë nga Harri që t’ua jap ca flokë për ta mbaruar shurupin. Të shtatë Poterët, gjashtë prej të cilëve janë të rremë shndërrohen, dhe nisen për t’u larguar nga Privet Drajvi bashkë me Harrin e vërtetë, por fatkeqësisht informata e Pitonit që ia kishte dhënë Fluronvdekjes kishte qenë e saktë dhe Hamortët i sulmojnë në ajër. Bëhet luftë e madhe, madje edhe vetë Fluronvdekja përfshihet në përleshje, por dështon që ta vrasë Harrin sepse sërish shkopat e tyre magjikë nuk funksionojnë karshi njëri-tjetrit siç duhet. Në këtë betejë profesor Mësysh Mudi e pëson dhe vdes, ndërsa të tjerët shpëtojnë.
 
== Plani për hulumtimin e Horkruksëve ==
 
Harri mbërin shëndoshë e gjallë në Shtrofkën ku banon Roni, shoku i tij, dhe aty fillojnë ta bëjnë planin e hulumtimit të Horkruksëve. Harri nuk kërkon nga Roni dhe Hermiona që të vijnë me të, por ata veçce ishin përgatitur kohë më parë për t’i qëndruar pranë. Diskutojnë për personin mister i cili kishte marrë një ndër Horkruksët e Fluronvdekjes, që përdorte akronimin R.A.B., dhe mundësinë për ta gjetur Horkruksin që kishte marrë ai në raste se nuk e kishte shkatërruar.
 
== Testamenti i Urtimorit ==
 
Papritmas vie për vizitë në shtëpinë e Ronit, Ministri i Magjisë Ulërimsi, dhe i njofton Harrin, Ronin dhe Hermionen se Urtimori u kishte lënë në testament vetëm atyre tri gjëra: Ronit një Deluminator, Harri Topthin e Artë të Kuidiçit dhe Hermionës një libër me përralla.
 
== Horkruksi në duart e "zhabës" ==
 
Pastaj Billi dhe Flëri martohen, por fatkeqësisht Hamortët i sulmojnë dhe këtu fillon beteja e madhe. Harri, Roni dhe Hermiona arratisen, dhe shkojnë në shtëpinë e Sirius Blekut, nunit të ndjerë të Harrit. Aty qëndrojnë për ca kohë, dhe krejt papritur Harri zbulon se R.A.B., personi misterioz, është vëllau i Siriusit! E pyet menjëherë xhuxhin shtëpia, Kriçerin, se a mos dinte ndonjë gjë lidhur me Regulus Blekun, dhe Horkruksin që kishte marrë nga Fluronvdekja, dhe Kriçeri i tregon gjithçka zotërisë së tij Harri Poterit, madje edhe vetë Kriçeri kishte qënë i përfshirë në këtë mesele. Regulus Bleku dikur kishte ndërruar mendje për atë që kishte bërë, dhe e kishte vjedhur Horkruksin e vërtetë duke e zëvendësuar me një tjetër të rremë. Harri e pyet Kriçerin në mos e di se ku ndodhet Horkruksi, por Kriçeri i tregon se e ka vjedhur Mundungus Fletçeri. Harri kërkon nga Kriçeri që të shkoj, ta gjej dhe ta sjell menjëherë këtu Mundugusin nëse është e mundur, dhe Kriçeri thotë se është e mundur dhe u bindet urdhërave të zotërisë së tij. Pas disa ditëve, Kriçeri kthehet në shtëpi së bashku me Mundungusin, por fatkeqësisht ai s’e ka më Horkruksin sepse ia kishte shitur një gruaje me fytyrë sikur zhabe! Harri menjëherë e kupton kush është ajo, shpirtëkazma Dolores Umbrixh.
 
== Pastrimi i gjakpërzierve ==
 
Harri, Roni dhe Hermiona bëjnë plan që të futen në Ministrinë e Magjisë për ta gjetur Dolores Umbrixhin dhe për t’ia marrë në cilëndo mënyrë Horkruksin, dhe duke përdorur Shurupin Shumëlëngjësh, shndërrohen në tri punonjës të Ministrisë së Magjisë, dhe kështu arrijnë të futen brenda Ministrisë pa asnjë problem. Në Ministrin e Magjisë ndodhin gjëra të kobshme, vriten magjistarët të cilët janë gjakpërzier apo kanë prejardhje nga familje babanacësh, dhe ajo që i merr në pyetje është pikërisht Doloresi! Harri arrin të futet në sallë ku maltretohen të gjorët gjakpërzier, dhe e sulmon Doloresin duke e kalamendur dhe ia merr Horkruksin qafore që e kishte vënë rreth qafës.
 
== Arratisja e Ronit ==
 
Më shumë sekrete zbulohen, dhe Rita Skiter i fut hundët në punët e Albus Urtimorit duke ia shpalosur disa të vërteta të pathëna, të cilat tronditin Harrin. Urtimori në moshën e Harrit, kishte planifikuar që të mbisundonte mbi babanacët së bashku me Grindelualdin, për të cilin Urtimori kishte patur më shumë se ndjenja miqësore. Sidoqoftë, Harri e harron punën e Urtimorit sepse shoku i tij ngushtë Roni e lë vetëm në mal, dhe arratiset sepse s’mundet ta duroj më këtë gjendje të pa planë. Roni dëshpërohet dhe i duket e kotë ajo çfarë po bëjnë ata, andaj kërkon që ata të kthehen në shtëpi dhe t’i lëjnë Horkrukset, por Harri kurrsesi nuk pranon dhe Roni hidhërohet e largohet, duke e lënë të vetëm Harrin me Hermionën.
 
== Gufalla e Godrikut ==
 
Harri dhe Hermiona shkojnë në Gufallën e Godrikut për ta vizituar shtëpinë e prindërve të tij, dhe varret e tyre. Në varrin e prindërve të tij e gjen të shkruar “Armiku i fundit që duhet shkatërruar, është vdekja”, dhe Harri e keqkupton dhe mendon se edhe prindërit e tij kishin menduar njëjtë sikurse Hamortët për ta mbisunduar vdekjen, por Hermiona ia shpjegon se me atë çfarë kanë menduar prindërit e tij ishte pikërisht mbisundimi ndaj frikës për vdekjen. Pastaj Harri takon Batilda Bagshotin, e cila ka shkruar Historinë e Hoguortsit, dhe jeton në Gufallën e Godrikut, por për çudi ajo asnjë fjalë se nxjerrë nga goja në prani të Hermionës dhe i kërkon Harri që të flasin sy më sy të vetëm. Harri pranon, dhe shkon lartë në dhomën e saj për të biseduar, por fatkeqësisht ajo nuk ishte Batilda e vërtetë, por gjarpëri i Fluronvdekjes Nagini i cili kishte marrë formën e Batildes, dhe për këtë arsye s’kishte mundur të fliste në prani të Hermionës, sepse ajo nuk e merr vesh gjuhën e gjarpërishtes kurse Harri po, dhe ai s’do ta merrte vesh kurrë se me cilën gjuhë po i fliste. Harri shpëton, por Hermiona pa dashje, me një shorti ia ndanë në dy pjesë shkopin magjikë të Harrit!
 
== Shkatërrimi i Horkruksit të parë ==
 
Harri i dëshpëruar që s’ka më shkop magjikë, e merr nganjëherë atë të Hermionës. Duke menduar se si ta shkatërroj Horkruksin e parë që kishin marrë, e sheh një patronus në formë drenushe, dhe e ndjek pas. Patronusi drenushë e çon te një pellg brenda të cilit ndodhet Shpata e Godrig Grifartit. Harri hidhet në pellg, por uji veç që s’e ngrin sepse jashtë bën shumë ftohtë. Ndoshta do të kishte mbaruar jetën aty, po të mos e kishte shpëtuar ai që e nxori jashtë! Ishte Roni, i cili i doli në ndihmë bash në çastin e duhur. Harri ia jap Ronit Shpatën që kishte nxjerrë nga pellgu, dhe i thotë se ti e meriton ta shkatërrosh Horkruksin e parë. Roni duke u matur ta shaktërroj, Horkruksi si duket e ndjenjë se po i vie fundi, dhe krijon shëmbëlltyra të Harrit dhe Hermionës të cilat i flasin Ronit se janë knaqur pa të, se janë bërë dashnor e të tjera, dhe Roni në fillim ngel si i ngurtësuar duke mos ditur çfarë të bëjë, nga njëra anë i mbërthyer nga xhelozia dhe nga ana tjetër nga miqësia për Harrin, vendos që t’i mëshoj Horkruksit dhe e shkatërron. Harri i thotë se fjalët që sapo u thanë janë të pavërteta, dhe Roni i beson dhe gjithçka kthehet në normale.
 
== Dhuratat e Vdekjes ==
 
Një ndër tri gjërat që kishte lënë Urtimori, ishte libri me përralla që i takonte Hermionës, dhe ajo aty e zbulon se në një përrallë që fletë për tre vëllezërit, shihet një simbol të cilin ia kishin parë edhe Xenofilius Lovëgudit në stemë, dhe vendosin që të shkojnë dhe ta takojnë e t’u tregoj gjithçka din për të. Xenofiliusi i tregon trios se Tregimi për Tre Vëllezërit flet për Dhuratat e Vdekjes të cilat janë: Shkopi i Madh, Guri i Ringjalljes dhe Manteli i Padukshmërisë. Madje Xenofiliusi këmbëngul duke thënë se të trija këto ekzistojnë, ndërsa Hermiona e kundërshton tërësishtë! Harri bëhet kureshtarë të mësojë më shumë për to, dhe kupton se ai që i posedon të trija bëhet njëfarë Mjeshtri i Vdekjes, të cilin askush s’mundet ta mposhtë. I kujtohen ëndrrat që kishte parë së fundmi me Fluronvdekjen, dhe kupton se atë që po kërkonte tani Fluronvdekja, ishte pikërisht Shkopi i Madh! Dhe Harri ndërron mendje, më s’dëshiron t’i kërkojë Horkurksët, por Dhuratat e Vdekjes, mirëpo Hermiona e bind duke i treguar se po të kishin patur rëndësi, Urtimori do t’i kishte treguar, dhe pikërisht Urtimori kishte kërkuar nga Harri që t’i kërkonte vetëm Horkruksët dhe asgjë tjetër.
 
== Çifligu i Mallfojve ==
 
Duke qëndruar të strehuar në pyll nën një stendë të tre shokët, Harri pa dashje e përmend emrin e Fluronvdekjes dhe për fat të keq ai emër ishte bërë Tabu dhe kush e përdorte ishte e njëjtë sikur të kapej në radar. Harri, Roni dhe Hermiona kapen nga disa Hamortë menjëherë, dhe dërgohen në Çifligun e Mallfojve. Atje Hermiona torturohet tepër nga Belatriks Lestejnxhi, ndërsa Harri dhe Roni qëndrojnë të ndryrë në bimsë së bashku me disa persona të tjerë që i njohin: Lunën, shitësin e shkopinjëve magjikë Ollivanderin, dhe disa të tjerë. Harri rastësisht kupton se e ka marrë me vete një copëz të pasqyrës së thyer të cilën ia kishte dhuruar Siriusi para se të vdiste, dhe në të e sheh të refelktuar një sy të kaltër i cili ia shkel syrin, dhe Harri çuditet sepse i duket sikur i Urtimorit. I lutet që t’i ndihmoj kushdo qoftë, dhe pas disa çasteve në bimsë Trupëzohet Dobi, xhuxhi shumë i dashur shtëpiak. Ai arrin t’i nxjerrë jashtë Ronin dhe Harrin, por për t’u larguar duhet që ta marrin edhe Hermionën, dhe duke rrezikuar me vështirësi të mëdha e kapin Hermionën, dhe Harri e gjen një shkop magjikë aty pranë i cili qëllon të jetë i Drako Mallfoit, e merr dhe së bashku me Dobin, Ronin dhe Hermionën trupëzohen te villa e Billit dhe Flërit. Por Dobi në çastin e Zhdukjes nga Çifligu i Mallfojve ishte goditur nga Belatriks Lestrejnxhi me thikë, dhe ndërron jetë. Harri e varros Dobin, dhe ia shkruan sipër varrit “Këtu shtrihet trupi i Dobit, xhuxhit të lirë”.
 
== Banka e Gringotit ==
 
Gjatë torturave që kishin përjetuar në Çifligun e Mallfojve, Harri dëgjon Belatriksin duke e përmendur bankën Gringot dhe kupolën e saj edhe kupton se aty duhet të ndodhet ndonjë thesarë i çmuar i Fluronvdekjes për të cilin natyrisht ai askujt s’i kishte treguar se çfarë ishte – një Horkruksë! Harri, Roni dhe Hermiona prapë duke përdorur Shurupin Shumëlëngjësh dhe Mantelin e Padukshmërisë futen në bankën Gringot, ku Hermiona shndërrohet në pamje të Belatriksit sepse për fat të mirë gjatë torturave që ia kishte bërë Belatriksi Hermionës, ajo kishte arritur t’ia shkul disa flokë të cilat i hynë në punë për Shurupin Shumëlëngjësh dhe shndërrimin në pamje të saj. Arrijnë të futen me sukses në kupolën e Belatriksit dhe e gjejnë Horkruksin e Fluronvdekjes, por i zbulojnë se janë vjedhës dhe nuk i lëjnë që të largohen goblinët. Por Harri rrezikon dhe e kap njërin prej dragojve aty pranë, i cili qëllon të jetë i verbër, dhe i thotë Ronit e Hermionës që të hipin sipër. Së bashku, thejnë muret e bankës dhe arratisen.
 
== Beteja e Hoguortsit ==
 
Kështu Horkruks pas Horkruksi, Harri arrin t’i gjejë dhe i fundit që i nevojitet është ai në Hoguorts. Harri futet në shkollë me ndihmën e vëllaut të Urtimorit, Aberforthit, dhe Horkrusin e fundit e gjenë në Dhomën e Nevojave. Lufta fillon në Hoguorts, dhe Fluronvdekja me të mirë kërkon nga Harri duke e përdorur një shorti zëplotus që të dorëzohet dhe të dalë jashtë shkollës, në rast se nuk dëshiron që ta pësojnë edhe shokët e tij për faj të vet.
 
== Shkopi i Madh ==
 
Askush s’pranon që Harri të dal, dhe lufta fillon të zhvillohet. Hamortët thyejnë shkollën, të gjithë luftojnë. Fluronvdekja edhe njëherë i thotë Harrit se e pret në Pyllin e Ndaluar. Harri shkon, sepse e kupton se duhet të vdes. Horkruksi i fundit që duhet shkatërruar është Nagini dhe vetë Harri. Në Pyllin e Ndaluar Harri takon një shumë të madhe Hamortësh dhe Fluronvdekjen, edhe në vend vrirtet nga Fluronvdekja! Por, në njëfarë bote tjetër, Harri takon Urtimorin me të cilin qartëson shumë gjëra dhe prapë kthehet në jetë, por të gjithë mendojnë se Harri ka vdekur! Narcisa Mallfoi gënjen Fluronvdekjen se Harri Poter ka vdekur, ndërsa shfrytëzon rastin që ta pyes Harrin “A është Drako gjallë?” dhe Harri i treon se është gjallë. Dhe kështu, Fluronvdekja dërgon trupin e “pajetë” të Harrit në shkollë, dhe të gjithë ia plasin vajit. Por Harri pastaj lëvizë dhe fshihet nën Mantelin e Padukshmërisë. Fluronvdekja çmendet! Harri zbulohet, dhe të gjithë prapë çuditen!!! Fluronvdekja s’mundet ta besoj, dhe këtu Harri i tregon Fluronvdekjes se sa gabim e ka patur, se Severus Pitoni kishte qenë njeri kokë e këmbë i Urtimorit, se atë e kishte vrarë me marrëveshje, dhe se Shkopin e Madh e kishte marrë pikërisht Harri, sepse ai që e kishte patur i fundit Shkopin e Madh, ka qenë Urtimori, dhe fuqitë e Shkopit të Madh ia kishte marrë Mallfoi kur e ka çarmatosur Urtimorin, ndërsa Shkopin e Mallfoit e ka Harri! Dhe Fluronvdekja në çastë shpërthen në mëri duke e thënë shortinë e vrasjes “Avada Kedavra” drejt Harri, kurse Harri e thotë shortinë çarmatosëse, dhe shkopi i Fluronvdekjes flutuon nga dora e tij, shkon në dorën e Harrit, dhe shortia vrasëse e Fluronvdekjes i kthehet mbrapshtë dhe e vret vetë atë. Këtu edhe përfundon libri, dhe gjithçka i kthehet jetës normale.
 
== Shpjegimet dhe qartësimet e Roulingut ==
 
Pas publikimit të librit të fundit, J. K. Rouling ka vendosur që t’i tregoj detajet e pashkruara në libra online në një chat që e ka zhvilluar pas botimit të librit Dhuratat e Vdekjes. Ajo ka treguar se:
 
• Harri është bërë Aurorë i Ministrisë së Magjisë. E mbanë motoçikletën magjike të nunit të tij Siriusit, të cilën e ka ndrequr Artur Uezli, babai i Ronit.
 
• Roni punoi në dyqanin e vëllaut të tij Hokat e Uezlive për një kohë të shkurtër, pastaj i është bashkangjitur Harrit si Aurorë në Ministrinë e Magjisë.
 
• Hermiona në fillim filloj të punoj në Ministrinë e Magjisë, në Departamentin për Rregullimin dhe Kontrollimin e Krijesave Magjike, pastaj ka kaluar në Departamentin e Zbatimit të Ligjit Magjikë.
 
• Dolor Umbrixhi është e burgosur për krimet që i ka bërë ndaj gjakpërzierve.
 
• Nevill Longbotomi është bërë mësues i lëndës së Herbologjisë.
 
• Fëmijët e Harrit i kanë emrat Xhejms Sirius Poter, Albus Severus Poter, dhe Lili Luna Poter.
 
• Kingsli Shekëllbollt është bërë Ministër i Magjisë.
 
== Përzgjedhja e titullit ==
 
Para publikimit të emrit të librit, Roulingu ka treguar se i ka menduar tri tituj për librin e shtatë. Përveç titullit që e ka publikuar me 21 dhjetor 2006, dy të tjerat kanë qenë ''Harri Poter dhe Shkopi i Madh'' edhe ''Harri Poter dhe Objektet e Peverellëve''.
 
[[ar:هاري بوتر ومقدسات الموت]]
[[az:Harri Potter və Məşum Cəsədlər (kitab)]]
[[bs:Harry Potter i Sveti smrtnici]]
[[bg:Хари Потър и Даровете на Смъртта]]
[[ca:Harry Potter i les relíquies de la Mort]]
[[cs:Harry Potter a relikvie smrti]]
[[da:Harry Potter og Dødsregalierne]]
[[de:Harry Potter und die Heiligtümer des Todes]]
[[et:Harry Potter ja Surma vägised]]
[[el:Ο Χάρι Πότερ και οι Κλήροι του Θανάτου]]
[[es:Harry Potter y las Reliquias de la Muerte]]
[[eo:Hari Poter kaj la Sanktaĵoj de la Morto]]
[[eu:Harry Potter eta Herioaren erlikiak]]
[[fa:هری پاتر و یادگاران مرگ]]
[[fr:Harry Potter et les Reliques de la Mort]]
[[gl:Harry Potter e as reliquias da morte]]
[[gu:હેરી પોટર એન્ડ ધ ડેથલી હેલોઝ]]
[[ko:해리 포터와 죽음의 성물]]
[[hi:हैरी पॉटर और मौत के तोहफ़े]]
[[hr:Harry Potter i Darovi smrti]]
[[id:Harry Potter dan Relikui Kematian]]
[[is:Harry Potter og dauðadjásnin]]
[[it:Harry Potter e i Doni della Morte]]
[[he:הארי פוטר ואוצרות המוות]]
[[ka:ჰარი პოტერი და სიკვდილის საჩუქრები]]
[[la:Harry Potter and the Deathly Hallows]]
[[lv:Harijs Poters un Nāves dāvesti]]
[[lt:Haris Poteris ir Mirties relikvijos]]
[[hu:Harry Potter és a Halál ereklyéi]]
[[mk:Хари Потер и Реликвиите на смртта]]
[[ml:ഹാരി പോട്ടര്‍ ആന്റ് ദ ഡെത്‌ലി ഹാലോസ്]]
[[mr:हॅरी पॉटर अँड द डेथली हॅलोज]]
[[ms:Harry Potter dengan Azimat Maut]]
[[nl:Harry Potter en de Relieken van de Dood (boek)]]
[[ja:ハリー・ポッターと死の秘宝]]
[[no:Harry Potter og Dødstalismanene]]
[[pl:Harry Potter i Insygnia Śmierci]]
[[pt:Harry Potter and the Deathly Hallows]]
[[ro:Harry Potter şi Talismanele Morţii]]
[[qu:Harry Potter wañuypa chiqanyankunawan]]
[[ru:Гарри Поттер и Дары Смерти]]
[[sq:Harry Potter dhe të Shenjtërit e Vdekur]]
[[simple:Harry Potter and the Deathly Hallows]]
[[sk:Harry Potter a Dary Smrti (kniha)]]
[[sl:Harry Potter in Svetinje smrti]]
[[sr:Хари Потер и реликвије Смрти]]
[[sh:Harry Potter i Sveti smrtnici]]
[[fi:Harry Potter ja kuoleman varjelukset]]
[[sv:Harry Potter och dödsrelikerna]]
[[ta:ஹரி பொட்டர் அன் த டெத்லி ஹலோவ்ஸ் (நாவல்)]]
[[th:แฮร์รี่ พอตเตอร์กับเครื่องรางยมทูต]]
[[tr:Harry Potter ve Ölüm Yadigârları]]
[[uk:Гаррі Поттер і смертельні реліквії]]
[[vi:Harry Potter và Bảo bối Tử thần]]
[[zh:哈利·波特与死亡圣器]]
--[[Speciale:Kontributet/80.80.172.67|80.80.172.67]] 24 Gusht 2009 02:31 (CEST)