Dallime mes rishikimeve të "Pakti i Varshavës"

v
roboti shtoj: yi:ווארשע פאקט; cosmetic changes
v (roboti shtoj: scn:Pattu di Varsavia)
v (roboti shtoj: yi:ווארשע פאקט; cosmetic changes)
Pakti i Varshavës ishte një Lidhje e shteteve komuniste të Evopës, e udhëhequr nga Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike, i nënshkruar më 14 maj 1955 në Varshavë, me qëllim të miqësisë, bashkëpunimit dhe ndihmes reciproke në mes të Shqipërisë, Bullgarisë, Republikës Demokratike të Gjermanisë Polonisë, Rumanisë, Bashkimi ttë Republikave Socialiste Sovjetike, Republikës Socialiste të Çekosllovakisë dhe Hungarisë. Pakti i obligonte anëtarët e saj për konsultime mbi çështjet e interesit të përbashkët dhe për ndihmë të mënjëhershme ushtarake në rastë të ndonjë sulmi në Evropë mbi një apo më shumë anëtarë të paktit. Pas kalimit të afatit prej 20 viteve, afati i paktit zgjatej automatikisht për 10 viete tjera, nëse një vitë më parë nuk është bërë tërheqja e ndonjë anëtari.
 
Organet kryesore të paktit me qender në Moskë ishin: Byroja e Këshillit Politik (Polibyroja) dhe Kryekomanda e Bashkuar. BRSS-ja, gjithnjë kishte Kryekomanden e forcave të armatosura. Ata ishin, I. S. Konjev nga 1955-60, A. A. Greçko 1960-67, I. I. Jakupovskij 1967-76 dhe nga 1977-ta V. G. Kulikovi. Stacionimi i trupave sovjetike në vendet partnere, rregullohej me marrëveshje të veçanta bilaterale.
 
== Historia ==
Pakti i Varshavës u zhvillua si një instrumet politik në duar të BRSS-së, si fuqi udhëheqëse e [[Blloku Lindorë|bllokut lindorë]]. Përpjekjet e qeverisë kryengritëse hungareze të I. Nagit (I. Nagy), në tetor/nëntor 1956, për të tërhequr anëtarësimin e Hungaris nga Pakti i Varshavës, ishin vendimtare për marshimin e trupave sovjetike në Hungari në nëntorin e vitit 1969-të. Përpjekjet e reformave komuniste në Çekosllovaki, në 1968, BRSS-së, ju duken jo vetëm si një devijimi nga ideologjia komuniste, por edhe si rrezik i mbajtjes së përbashkët të Lidhjes.
 
Pas marshimit të trupave sovjetike në Çekosllovaki, në gusht të 1968-ës, Shqipëria tërheqet nga Pakti i Varshavës.
 
== Strategjia e Paktit ==
Për dallim nga strategjia e [[NATO|Organizatës së Kombeve Trans-Atlatike]], Pakti i Varshavës, nuk ka publikuar asnjë konceptë mbrojtës kundë sulmeve. Rrethet e ndryshme ushtarake perendimore, në lidhje me këtë pohonin se sipas udhëheqjes komandues, oraganizimit, stërvitjeve dhe armatimit, Pakti i Varshavës punonte në një strategji ushtarake ofenzive/sulmuese. Shikuar nga shpërndarja hapësinore e trupave sovjetike, dhe gjendja gjithnjë në gadishmëri e tyre, mund të konkludohej se, Pakti i Varshaves mundohej të siguronte gadishmërin për konflikte të mundshme, pa ndonjë parapregatitje të posaçme dhe pa ndonjë marshim. Përmisimi i përditëshem i armatimit konvercionel dhe ati bërthamorë, i Paktit të Varshavës, le të kuptohet se ishin të gatëshme për çdo lloj lufte të mundëshme të asaj kohe. Me këtë strategji, Pakti i Varshavës ndiçte barazin me Shtete e Bashkuara të Amerikës dhe dominimin konvercionel në Evropë. Po ashtu në disa vende perendimore të Evropes mendohej se, armatimi i cili i ejkalonte nevojat vetëmrojtëse të Paktit të Varshavës, përdorej edhe për të shtypur interesat e Evropës perendimore.
 
== Pakti dhe Shqipëria ==
Forcat ushtarake shqiptare nuk morën asnjëherë pjesë në manovrat e organizuara në kuadrin e Paktit të Varshavës.
 
 
Me [[12 shtator]] [[1968]], pas pushtimit të [[Çekosllovakia|Çekosllovakisë]] nga forcat e Paktit të Varshavës, Shqipëria deklaroi daljen Pakti i Varshavës.
 
[[CategoryKategoria:Pacaktuar]]
 
[[ar:حلف وارسو]]
[[ur:وارسا معاہدہ]]
[[vi:Khối Warszawa]]
[[yi:ווארשע פאקט]]
[[zh:华沙条约组织]]
[[zh-yue:華沙公約組織]]