Dallime mes rishikimeve të "Fan Noli"

7.932 bytes removed ,  11 vjet më parë
Faqja u zëvendësua me 'luan luani luajti me luanin e luanit tek nje luan i tijna'
v (U kthyen ndryshimet e 91.187.103.40 (diskutimet) në versionin e fundit nga 99.246.113.83.)
(Faqja u zëvendësua me 'luan luani luajti me luanin e luanit tek nje luan i tijna')
luan luani luajti me luanin e luanit tek nje luan i tijna
{{Biografia-Box
|Emri Mbiemri = Fan Noli<br>Kryetar, Kryeministër<br>([[1924]]-[[1924]])<br>Ministër i Jashtëm<br>([[1921]]-[[1921]])
|FOTO = [[Figura:FanNoli.jpg|220px]]
|Emri = Fan
|Mbiemri = Noli
|Emri Alt =
|Prof = shkrimtar, politikan
|DL = [[6 janar]], [[1882]]
|VL = [[Qytezë]] (turq: Ibrik Tepe)
|DV = [[13]] [[mars]], [[1965]]
|VV = [[Fort Lauderdale]]
|Nacion = shqiptar
|}}
 
'''Theofan Stilian Noli''' ( '''Fan Noli''', 6 janar 1882 - 13 mars 1965, ShBA) burrë shteti<ref>[http://www.parlamenti.altirana.com/graphics/foto/Ligjv%EBn%EBsit%20Shqiptar%EB.pdf Ligjvënësit shqiptarë 1920-2005] - <tt>Republika e Shqipërisë KUVENDI</tt> . Tiranë 2005</ref>, dijetar, poet, përkthyes e historian [[shqiptar]] nga Perandoria Osmane.
 
Noli ishte artist dhe dijetar, përfaqësues i shquar i letërsisë demokratike, që u zhvillua në [[Shqipëria|Shqipëri]] fill pas [[Rilindja|Rilindjes]]<ref>[http://www.albanian.ca/FanNoli.htm albanian.ca]</ref>. Fan Noli dha një kontribut të çmuar për [[Shqipëria|Shqipërinë]] dhe thesarin e kulturës kombëtare.
 
==Jeta==
Lindi më [[6 janar]] [[1882]] në [[Qytezë]] (turqisht: Ibrik Tepe), fshat shqiptar në [[Trakia|Traki]], jo shumë larg nga [[Edreneja]]. Si disa fshatra të tjera të asaj krahine të banuar me shqiptarë, Qyteza kishte ruajtur me kohë gjuhën, doket dhe kostumet e të parëve. Noli e mbante fisin e vet me prejardhje nga Qyteza e [[Kolonjës]]. I ati, [[Stiliani]], ndonëse trashëgoi një pronë tokë, nuk u mor me [[bujqësi]], po shërbeu si psalt në kishën e fshatit. E ëma, [[Maria]], ishte shtëpiake. Familja u shtua shumë dhe erdhi një kohë që jetesa u bë e vështirë për të. Sa qe i mitur Noli hoqi sëmundje të rënda, prandaj shkollën e nisi me vonesë. Filloren dhe të mesmen i bëri greqisht. Por me shumë ndikoi tek ai krenaria e fshatit shqiptar për të kaluarën historike dhe dashuria për shkrimin shqip. Që në bankat e shkollës iu shfaqën karakteri i pavarur dhe fryma e revoltës. Për këtë shkak nuk iu dha diploma në kohën e duhur, gjë që e pengoi të emërohej mësues atë vit shkollor. Më [[1900]] vajti në [[Greqia|Greqi]], me qëllim që të nxirrte jetesën dhe të ndiqte fakultetin e filozofisë. Në [[Athinë]] u lidh me një shoqëri belge, e cila zotëronte tramvajet me kuaj. S'i eci mbarë. Studime nuk i bëri. Atëherë u hodh në punë të tjera, si kopist, sufler dhe aktor pranë një trupe greke teatri shëtitës. Tek punonte atje, iu ngjall dëshira të mërej me dramaturgji. Më [[1903]] kaloi në [[Egjipti|Egjipt]], ku zuri punë si mësues i greqishtes. Ndërkohë, njihet me lëvizjen kombëtare. I ndihmuar nga patriotë, nis veprimtarinë politike dhe letrare: shkruan artikujt publicistikë, përkthen greqisht »''Shqipëria ç'ka qenë, ç'është dhe ç'do të bëhet''« të [[Sami Frashërit]].
Nga viti 1908 deri më 1912 kryen studimet e larta për arte në [[Universitetin e Harvardit]], të cilat i përfundon me [[cum laude]] në [[Bachelor of Arts]].
Në fund të jetës së tij shkon në [[Florida]]. Atje, në banesën e tij, në [[Fort Lauderdale]], vdiq më [[13]] [[mars]] [[1965]], larg [[atdheut]] të shtrenjtë, që e deshi me zjarr të pashuar. Fan Noli është varrosur në [[Forrest Hill Cemetery]], të [[Bostonit]].
 
==Veprimtaria Patriotike==
[[Figura:Fan_S._Noli.jpg|thumb|left|Fan S. Noli]]
 
Më [[1906]], i nxitur dhe i përkrahur nga patriotët, Noli u nis për në [[SHBA]], me qëllim që të ndihmonte në organizimin dhe në bashkimin e shqiptarëve të mërguar, që kërcënoheshin nga rreziku i përçarjes, për shkak të veprimeve të shovenistëve grekë. Bëri punë krahu si punëtor në një fabrikë sharre, si pjatalarës etj. Me 1912 perfundoi me sukses studimet ne Universitetin e Harvardit. Megjithëse nuk kishte bindje të forta fetare, u dorëzua prift më [[1908]] dhe filloi luftën për shkëputjen e kishës ortodokse shqiptare nga kisha greke, duke bërë shërbesa shqip, duke shqipëruar libra fetare etj. Kjo gjë, për atë kohë, kishte rëndësi politike, sepse i priste udhën ndikimit të qarqeve shoviniste greke te shqiptarët me besim ortodoks. Ndërkohë, bashkëpunonte në gazeta, mbante ligjërata, organizonte shoqëri patriotike, të cilat, më 1912, u bashkuan në federaten pan-shqiptare [[Vatra]].
 
Pas shpalljes së Pavarësisë, Noli përkrahu qeverinë e kryesuar nga [[Ismail Qemali]]. Erdhi në [[Shqipëri]] për të parën herë më 1913. Përsëri shkoi në [[ShBA]]. [[Vatra]] e zgjodhi kryetar. Të kësaj kohe janë vjershat e tij të para dhe të parat shqipërime artistike. Më 1921 doli vepra e tij madhështore në prozë [[Historia e Skënderbeut]]. Në Shqipëri erdhi sërish në fillim të viteve 20. Gjeti një lëvizje mjaft të gjerë për sigurimin e pavarësisë kombëtare dhe të tërësisë tokësore. Si deputet në Këshillin Kombëtar, mbrojti platformën e Kongresit të Lushnjës dhe u bë udhëheqës i krahut demokratik kundër feudalëve, që kryesohej nga [[Ahmet Zogu]]. Noli luajti një rol të dorës së parë në organizimin dhe në drejtimin e [[Revolucioni demokratik i qershorit|revolucionit demokratik të qershorit]] [[1924]], pas ngadhënjimit të të cilit u caktua kryetar i qeverisë. Por revolucioni nuk u çua gjer në fund. Noli me shokë treguan butësi dhe ngathësi. Revolucioni u thye nga bashkëveprimi i reaksionit të brendshëm dhe me forca te huaja. Më 24 dhjetor 1924, Noli mori udhën e mërgimit politik dhe s'u kthye më në Shqipëri.
 
==Në mërgim==
[[Figura:Bishop_Noli.jpg|thumb|Peshkop Noli në Kishën [[Worcester]], afër [[Boston]]it në [[Massachussets]], [[ShBA]]]]
 
Fillimisht u vendos përkohësisht në [[Vjenë]]. Regjimi zogist e dënoi me vdekje në mungesë. Në periudhën 1925-1930, krahas veprimtarisë politike, zhvilloi një punë të dendur krijuese : shkroi vjersha, shqipëroi disa kryevepra të letërsisë botërore, me hyrje kritike, botoi artikuj të mprehtë për mbrojtjen e revolucionit demokratik të qershorit]], për denoncimin e regjimit zogist dhe të reaksionit ndërkombëtar. Pas vitit [[1930]], Noli u largua nga [[Evropa]] dhe u vendos përfundimisht në [[ShBA]]. Aty ushtronte funksionin e [[peshkopit]] të [[Kisha ortodokse shqiptare|kishës ortodokse shqiptare]]. Më 1947 botoi përpunimin që i bëri [[Historia Skënderbeut|Historisë së Skënderbeut]], nxorri në dritë një botim anglisht dhe më 1949 një variant të dytë shqip të saj: kurse më 1960 dha anglisht një [[Autobiografia|autobiografi]] të shkurtër mjaft tërheqëse. Vëllmin me vjersha [[Albumi]] u botua më [[1948]]. Brenda viteve 1961-1963 botoi dy vjershat e fundit origjinale dhe disa shqipërime vjershash të poetëve të njohur.
 
==Tituj të veprave==
*'''Album''' - vëllim vjershash <ref name=GjSh> [[Gjovalin Shkurtaj]] dhe [[Enver Hysa]] : [[Gjuha Shqipe për të huajt dhe shqiptarët jashtë atdheut]] </ref> - 1948
*'''Historia e Skënderbeut''' <ref name=GjSh /> - 1921
*'''Autobiografia''' - 1960
*'''Israilitë e Filistinë''' - dramë <ref name=GjSh />
*'''Betoveni dhe Revolucioni francez'''
 
===Disa poezi nga Fan Noli===
* [[Anës lumenjve]]
* [[Hymni i Flamurit (poezi)|Hymni i Flamurit]]
* [[Fryn moj erë]]
 
==Veprat ==
* [[Poezi]]
* [[Vepra 1 (Fan S. Noli)]]
* [[Vepra 2 (Fan S. Noli)]]
* [[Vepra 3 (Fan S. Noli)]]
* [[Faqe të panjohura]]
* [[Zgjidh e merr]]
 
==Burimi i të dhënave==
<references />
 
== Shih edhe ==
== Litertatura ==
 
http://www.filolet.com/fan_noli.htm
 
[[Category:Shkrimtarë shqiptarë]]
[[Category:Politikanë shqiptarë]]
[[Category:Kryeministra të Shqipërisë]]
[[Category:Ministra në Shqipëri]]
[[Category:Lindje 1882]]
[[Category:Vdekje 1965]]
 
[[de:Fan Noli]]
[[en:Fan S. Noli]]
[[es:Fan S. Noli]]
[[fr:Fan Noli]]
[[hu:Fan Noli]]
[[it:Fan Stilian Noli]]
[[ja:ファン・ノリ]]
[[nl:Fan Noli]]
[[pl:Fan Noli]]
[[ro:Fan Noli]]
[[ru:Ноли, Фан]]
[[sv:Fan Noli]]
Anonymous user