Besnik Bardhi: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v U kthyen ndryshimet e 91.187.103.1 (diskutimet) në versionin e fundit nga Mentifisto.
Rreshti 23:
}}
'''Besnik Bardhi''', ''(lindi më [[1 prill]] të vitit [[1957]] në [[Gjakovë]], [[Kosovë]])'', është mjek ''(otorinolaringolog)'', veprimtar dhe politikan shqiptar.
 
== Biografia ==
Besnik Bardhi, shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në vendlindje. Në nëntor të vitit 1983, diplomoi në [[Fakulteti i Mjekësisë|Fakultetin e Mjekësisë]] , pran [[Universiteti i Prishtinës|Universitetit të Prishtinës]]. Në vitin 1986, filloi specializimin nga dega e [[Otorinolaringologjia|Otorinolaringologjisë]], së pari në Klinikën e ORL-së në Prishtinë, pastaj pjesën e dytë, e vazhdoi në [[Kroaci]]. Në prill të vitit 1991, përfundoi specializimin në Klinikën e ORL–së dhe të Kirurgjisë së qafës ''Sestre Milosrdnica'' në [[Zagreb]].
 
Gjatë qëndrimit në Zagreb, nga viti 1989 deri me 1991, ishte dëshmitar dhe pjesëmarrës aktiv i ndryshimeve dhe vlimeve politike në [[Kroaci]]. Së bashku me një grup veprimtarësh shqiptarë arritën të zhvillojnë aktivitet të theksuar politik. Falë ndihmës së akademikut [[Ivo Padovan]], [[Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Artit të Kroacisë|Kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Artit të Kroacisë]] (HAZU), ky grup arriti të inkorporohet shumë lehtë në strukturat politike kroate relevante të asaj kohe. Kjo ishte koha kur në Kroaci u rrënua komunizmi dhe ngadhënjeu opozita, ku [[Franjo Tugjman]] u bë kryetar i parë i Kroacisë post komuniste.
 
Duke iu falënderuar këtyre lidhjeve të forta në kierarkinë politike kroate, Bardhi me bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, arriti të organizoj simpoziumin shkencor me karakter ndërkombëtar për helmimet në Kosovë, të emëruar "''[[Kosova sprovë e ndërgjegjes mjekësore]]''", i cili u mbajt në sallën ''[[Drustveni Dom]]'' në [[Kaptol]], Zagreb më [[9 qershor]] të vitit [[1990]].<ref>http://www.youtube.com/watch?v=AxqWgGS6s0c&feature=related</ref><ref>http://www.youtube.com/watch?v=DKXM4RGBZes&feature=related</ref><ref>http://www.youtube.com/watch?v=VvYo6qaoWqM&feature=related</ref><ref>http://www.youtube.com/watch?v=s3fzc7pJ6ng</ref><ref>http://www.youtube.com/watch?v=_ZN03xwzRLM</ref>
 
Një muaj pas mbajtjes së simpoziumit Bardhi së bashku me shumë miq kroatë, bëjnë promovimin e shoqatës humanitare "[[Nënë Tereza (shoqatë humanitare)|Nënë Tereza]]", në sallën universale ''Vatrosllav Lisinski'', ku ai ishte një ndër themeluesit dhe njëherit dhe anëtar i kryesisë së kësaj shoqate.
 
Gjatë periudhës së qëndrimit në Kroaci gjithashtu ishte i kyçur në strukturat shqiptaro–kroate që ishin kundër politikës luftënxitëse serbe. Rol pozitiv në këto ngjarje kishte dhe kreu i [[Kisha Katolike në Kroaci|Kishës Katolike në Kroaci]], kardinali [[Franjo Kuhariq]], i cili në shumë takime me Bardhin, ishte kategorik dhe deklarohej kundër çfarë do dhune në Kosovë. Bashkëpunëtorët tjerë që punuan me Bardhin ishin: [[Ferhat Ymeri]], [[Sali Krasniqi]], [[Talat Gjinolli]], [[Flora Brovina]] etj.
 
Në Gjakovë, në nëntor të vitit 1990, u zgjodh kryetar i parë i Degës së [[PSHDK]]-së, që ishte partia e dytë, në skenën politike pluraliste të asaj kohe në Kosovë.Bardhi ishte në krye të delegacionit të PSHDK –së, në Shqipëri, në shtator të vitit 1991, me këtë rast shkaktoj incident të rëndë diplomatik. Në intervisten e dhënë gazetarit z.[[Arben Xhixho]], në [[Radio Tirana]] për emisionin Radio e Jashtme, Bardhi mes tjerash pat deklaruar: ''" Komunizmi është ideologji e huaj për shqiptarët dhe si i tillë duhet çrrënjosë nga të gjitha trojet shqiptare "''. Kjo intervistë nuk u censurua nga z.Xhixho dhe menjeherë u emetua në radio Tirana. Pasoj reagim i ashpër nga prezidenca dhe u njoftua anulim i takimit të Bardhit me presidentin [[Ramiz Alia]].
 
Po ashtu po në atë kohë në ilegalitet, së bashku me një grup veprimtarësh në Gjakovë, veproi në Shtabin e Mbrojtjes, që njihej si [[Shtabi i Luftës për Qytetin e Gjakovës]].
 
Pas përfundimit të një mandati si kryetar i parë në PSHDK -ë, me vetë dëshirë vendos që aktivitetin e tij, ta zhvilloj në Degën e KMDLNJ – së në Gjakove.<ref>Sipas z. [[Adem Demaçi]], i cili ne atë kohë ishte në krye të KMDLNJ-së, Dega e KMDLNJ – së në Gjakovë, ishte dega më aktive në mbarë Kosovën.</ref>
 
Lufta e viteve 1998/99 në Kosovë , Besnikun e zuri në brendi të qytetit të Gjakovës. Gjatë bombardimeve të [[NATO]]–s, nuk kishte mundësi të evakuohej me familje. Mbeti i ngujuar, deri më hyrjen e forcave të NATO-s në Gjakovë, më [[13 qershor]] të vitit [[1999]]. Ai kishte fatin, si një ndër qytetarët e parë të takohet me njeriun e parë që hyri në Gjakovë, pas 76 ditë bombardimesh, gazetarin e [[Sky News]], [[David Chater]] si dhe forcat e KFOR - it<ref>'''http://www.youtube.com/watch?v=7TWjMc8jqPo'''</ref>
 
Menjëherë pasluftës, në rrafshin politik, ka dhënë kontribut për një kohë të shkurt, si anëtar i Kryesisë në degën e PQLK-së në Gjakovë. Për fat të keq ky subjekt politik i [[Naim Maloku]]t u shua shumë shpejt.
 
Besnik Bardhi, ka qenë [[Kryqi i Kuq|Kryetar i Kryqit]] të Kuq Komunal në Gjakovë, për një mandat 4 vjeçar ''(2001-2005)''.
 
Deri më [[7 shtator]] të vitit [[2000]], punoi në Repartin e ORL-së, në spitalin "''[[Isa Grezda (spital)|Isa Grezda]]''" në Gjakovë, pas kësaj date punon ekskluzivisht në klinikën e tij private për sëmundjet e hundës, veshit dhe fytit, ''Bardhimed''.
 
Merret aktivisht me shkrimin e teksteve publicistike, tema e së cilave janë rrjedhat politike aktuale. Këto tekste kryesisht publikohen në internet si dhe në gazetat e përditshme kosovare.
 
Që nga prilli i vitit 2006, me një grup veprimtarësh filluan aktivitetin për themelimin e degës se AKR-së në Gjakove, ku pas mbajtjes së kuvendit themelues më [[27 janar]] të vitit [[2007]], z. Bardhi u zgjodh Kryetar i Degës në Gjakovë. Gjithashtu në zgjedhjet e mbajtura në Kosovë më [[17 nëntor]] të vitit [[2007]] u zgjodh këshilltar komunal në Kuvendin Komunal të Gjakovës. Për arsye objektive, më [[21 janar]] të vitit [[2008]] dha dorëheqje nga posti i kryetarit dhe anëtarit të kryesisë së AKR -së të kësaj dege.
 
=== Jeta private ===
Besnik Bardhi është martuar në vitin 1991 me Shqipe Dolin. Kanë dy vajza dhe një djalë. Fëmijët e tyre ata i konsiderojnë si dhuratë nga [[Zoti]], sepse ata lindën pas shumë peripecive dhe dështimeve të njëpasnjëshme gjatë tetë viteve me radhë. Ata krenohen me Medlinën, Betimin dhe Poemën.
 
===Filantropi===
Më 12 mars, 2005, Bardhi nga buxheti familjar, ndau publikisht ndihmë në të holla për 33 familje të dëshmorëve, invalidë të luftës dhe skamnorë tjerë të komunës së Gjakovës.
 
Me 10 mars, 2009, Bardhi i dhuroj të gjitha pagat si këshilltar komunal, për shërimin dhe operimin e një fëmiu të verbër dy vjeçar.
=== Të tjera ===
Është njohës i gjuhës angleze, kroate dhe polake. Pasioni i tij është [[fotografia]] dhe [[kamera filmike]], njihet si një ndër foto–kino amatorët më të vjetër në Kosovë.Përdorë internetin që nga viti 1996.
 
 
 
==Burimi i të dhënave==
<references/>
 
== Lidhje të jashtme ==
* [http://www.bardhimed.com BardhiMed]
* [http://www.medlinabardhi.8m.com Medlina Bardhi]
 
 
[[Kategori:mjekë shqiptarë]]
[[Kategori:politikanë shqiptarë]]
[[Kategori:Lindje 1957]]