Krahina Autonome e Korçës: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 3:
{{joref}}
 
Ishte [[10 dhjetoridhjetor]]i, i vitit [[1916]]. [[Lufta e Parë Botërore]] ose Lufta e Madhe, siç thuhej shpesh, ishte në zhvillim e sipër. Shqipëria ishte bërë shesh beteje, midis forcave ndërluftuese. Ushtritë italiane dhe franceze, kishin zënë Shqipërinë e Jugut, kurse ushtritë [[austro–hungareze]] e bullgare, Shqipërinë e Mesme. Në Korçë, ishin vendosur forcat pushtuese greke. Rreziku i copëtimit dhe aneksimit të Shqipërisë së Jugut, nga shovinistët grekë, ishte i madh. Pikërisht në këtë periudhë kaq të vështirë, forcat patriotike ngritën popullin në këmbë, për t'i dalë zot vendit. Në krahinën e Korçës, vepronin çetat e Themistokli Gërmenjit dhe [[Sali Butkës]]. Gjithashtu patriotët, veçanërisht [[Themistokli Gërmenji]], duke përfituar nga rasti i shtrirjes së ushtrisë franceze në Korçë dhe në qarkun e saj, ngritën një komision, dhe në emër të popullsisë së krahinës, u kërkuan forcave franceze, largimin e grekëve nga Korca dhe ngritjen e një administrate shqiptare.
 
Kështu, autoritetet franceze të pushtimit, u ndodhën përballë një lëvizjeje të fuqishme patriotike shqiptare, që kërkonte me çdo kusht largimin e pushtuesve grekë, nga Korça. Francezët ishin të interesuar të shuanin “vatrat e zjarrit” dhe të kishin siguri e qetësi, në prapavijat e tyre. Për këtë arsye, komandanti francez i zonës së Korçës, koloneli [[Dekoen]], sipas udhëzimeve të komandës së Armatës së Lindjes, vendosi të largonte nga [[Korça]], venizelistët grekë dhe hyri në bisedime me udhëheqësit e lëvizjes shqiptare.
 
Ishte pikërisht, [[10 dhjetoridhjetor]]i [[1916]]. Sipas njoftimeve që jep gazeta “Adriatiku”,e cila dilte asokohe në Korcë, por jo shumë e njohur, ajo ditë u kthye në një festë të vërtetë. Njerëzit u mblodhën në shkollën e [[Shën Gjergji]]t, që në orën 9:00 të mëngjesit. Aty, vjen Themistokliu dhe paria e Korçës. Ndërsa përpara prefekturës, ushtarët francezë, veshur me uniformë festive, qëndronin për nder armë. Themistokliu u rrëfeu njerëzve shkakun e mbledhjes : - Do të deklarohet vetëqeverisja e Shqipërisë, - tha ai, - prandaj, duhet të kemi vëllazëri e dashuri midis nesh. Foli gjithashtu, z. Vasil Kondi.
 
Më tej, komisioni prej katërmbëdhjetë vetash, shtatë të krishterë dhe shtatë myslimanë, u nisën për në prefekturë. Në këtë komision, që mori përsipër barrën e kujdesjes për vendin dhe u paraqit përpara kolonelit, bënin pjesë : Rafail Adhami, Kostandin Nocka, Nikolla Vangjeli, Vasil Singjeli, Vasil Kondi, Llambro Mborja, Thimi Cale, Shaqir Shabani, Tefik Rushiti, Hysen Dishnica, Emin Rakipi, Qani Dishnica, Sali Babani dhe Haki Shemshedini. Aty i priti koloneli, Dekoen dhe oficerë të tjerë francezë, veshur me uniforma ushtarake dhe me grada. Dr. Haki Mborja i drejtohet komandantit francez e i tregon qëllimin e ardhjes së tyre. Komandanti i priti me buzëqeshje, duke thënë, se duhet bërë protokoll. U bë protokolli.
 
Sipas protokollit të 10 dhjetorit, qyteti i Korçës, Bilishti, [[Kolonja]], [[Opari]] dhe [[Gora]], formonin një krahinë “autonome”, që do të administrohej nga shqiptarët, nën mbrojtjen e autoriteteve franceze. Krahina do të administrohej nga një këshill administrativ, i përbërë prej katërmbëdhjetë vetash, i cili do të kishte edhe xhandarmëri për të mbajtur rregullin. Gjuha zyrtare në kërkesa, ankesa e kontrata, do të ishte shqipja dhe flamuri i Krahinës “autonome”, ai shqiptar, me një shirit të trengjyrëshit francez. Si u bënë këto biseda, të cilat u përkthyen nga dr. Noke, protokolli u firmos nga të dyja palët. Pastaj, Themistokliu doli në ballkon dhe ngriti flamurin. Ushtria franceze i rrinte për nder flamurit, kurse populli thërriste me gëzim : - ''Rroftë Shqipëria !''- Dikush këndonte e dikush hidhte valle. Entuziazëm, një ditë e vërtetë festive ! Paskëtaj, nën tingujt e muzikës, ushtarët parakaluan me armët ngjeshur. Themistokliu me shokët, hynë brenda, uruan njëri - tjetrin dhe u nisën për në katundari. Dekoeni i përcolli buzagaz, deri tek porta. Në katundari, komisioni i kërkoi Themistokliut, të marrë drejtimin e policisë. Ai pranoi dhe pjesëmarrësit e uruan. Sekretar i përgjithshëm u zgjodh, [[Petro Harizi]].
 
Krahina “autonome” e Korçës, pati rëndësi të madhe dhe ishte sukses i shënuar, i forcave patriotike shqiptare. Ajo, megjithëse pati autonomi të kufizuar, arriti të sigurojë mjaft të drejta për popullin, të krijojë kushte qetësie dhe zhvillimi ekonomik, si dhe të paralizojë veprimtarinë shoviniste greke, në Shqipërinë e Jugut.
Rreshti 19:
Marrëdhëniet e Themistokliut dhe të funksionarëve të tjerë, të këshillit administrativ, me forcat franceze dhe sidomos, me kolonelin Dekoen, kanë qenë të mira dhe pozitive. Në nr. 10 të gazetës, mësojmë se, më 25 dhjetor, në Gazino të Korçës, ushtarët francezë dhanë një koncert, ku u mblodhën pesëqind franga. Këto franga, u ndanë për të varfëritë e qytetit. Kurse, me rastin e Vitit të Ri, Themistokli Gërmenji i dhuroi kolonelit, Dekoen, një dyfek me çark dhe një kobure, të larë me ar. Edhe më simbolike, ishte dhurata e grave të shoqërisë “ Ylli i mëngjesit''. Ato kishin përgatitur për kolonelin, një tapita të qëndisur me dy patkonj të bashkuar, në mes, flamuri shqiptar dhe ai francez, me fytyrën e Skënderbeut.
 
Krahina “autonome” pati veprimtari edhe në drejtime të tjera. Në nr. 30 të gazetës, jepet lajmi, se posta po vepron. Por, meqënësemeqenëse markat e para të zëna prej grekëve u sosën, u vendos që të dalin marka të reja ( [[pulla]]). Dhe ato dolën. Ishin të bukura në formë. Në qendër, shqiponja me dy krerë, në krye, fjala "Korçë", në të majtë ''vetëqeverisje'', në të djathtë, 'Shqipëri'' dhe në mes, vlefta e markës. Pak a shumë, këto fjalë ishin vënë edhe në monedhat e reja, që u prenë, njëfragëshe e poshtë. Ushtarit francez, i cili gdhendi klishenë e monedhave, iu dhurua një orë e florinjtë.
 
Lajme, njoftime të ndryshme dhe urdhra të prefektit të policisë, shohim edhe në numrat e tjerë të gazetës. Krahina "autonome" e Korçës, u interesua dhe mori masa edhe për ruajtjen e pyjeve, për higjienën e pastërtinë, për çmimet, për furnizimin e popullit me drithë, e deri tek tabelat që duhet të vinin tregtarët, në dyqanet e tyre. Në urdhrin Nr. 10, thuhet se, tregtarët duhet të rrëzojnë tabelat që kanë vënë në gjuhë të huaj dhe t'i shkruajnë ato, në gjuhën amtare. Francezët vendosën marrëdhënie të mira edhe me taborët e Sali Butkës dhe prijësit e tjerë, të kësaj kazaje.