Komuna e Vushtrrisë: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Artikull identik
Rreshti 1:
#REDIRECT[[Vushtrria]]
{{Qytete
|emblema = VushtriaEmblema.PNG
|vendndodhja = Vushtrri 2006.PNG
|sheshi = -|
|popullsia = 106.000<sup>1</sup>
|dëndësia = 307
|sipërfaqja = 345
|cilishtet = [[Republika e Kosovës]]
|cilirrethe = [[Vushtrria]]
|adresaekuvendit = Rr.Adem Jashari nr.1
|numriipostes = 42000
|prefiksi = 0381 28
|faqezyrtareekuvendit = [http://www.kk-vushtrri.org/ KK Vushtrri]
|kryetarimomental = [[Kryetarët e Vushtrrisë|Bajram Mulaku]]
|partiaudheheqese = [[PDK]]
|shënim = 1. llogaritet të jetë
}}
Komuna e Vushtrrisë, ndodhet në pjesën veriore të Republikës së Kosovës.Vushtrria e sotme më herët është quajtur Vicianum. Në veri kufizohet me Mitrovicën, në lindje me Besianën, në jug me Kastriotin, në jug-perëndim me Drenasin dhe në perëndim me Skënderajn. Sipërfaqja e tërsishme e saj përfshin 345 km². Ndërkaq, vlerësohet të ketë rreth 105.000 banorë, nga të cilët mbi 90% shqiptarë. Nën administrimin e Kuvendit Komunal të Vushtrrisë janë të përfshira 67 fshatra. Qytetin e Vushtrrisë e përshkojnë Lumi Sitnica, si lumi më i madh, që përshkon tejpërtej teritorin e Komunës, ndërsa dy lumenj më të vegjël: Tërstena dhe Studimja, kalojnë nëpër qytetin e Vushtrrisë.Ndërkaq gjuhët zyrtare janë shqipja dhe serbishtja, kurse më 2008 Komuna e Vushtrrisë ka vendosur që në përdorim zyrtarë të jetë edhe gjuha turke. Ndërtimet e bëra mbas luftës Vushtrrinë e bëjnë një qytet tepër atraktiv çoftë për tu vizituar apo edhe për të investuar në këtë qytet që për disa shekuj ka qenë qyteti më i madh i Kosovës por edhe ndër qytetet më të mëdha të Ballkanit dhe fatëmirësisht mbas luftës sërish ky qytet antik me vlera të jashtëzakonshme e ka marrë prapë shkëlqimin e dikurshëm. Se Vushtrria është qytet kulturor e vërtetojnë edhe disa monumente që ndodhen në vetë qytetin e Vushtrrisë si:Ura e gurit, Hamami i qytetit, Kështjella(Kalaja)e Vushtrrisë,Çeshmja e qytetit,Xhamitë disa shekullore,Shtëpitë e vjetra,Rrugët me kalldrëm,Varrezat muslimane,etj.<ref name=>Marrë nga Interneti dhe literatura: Hajdin ISLAMI, Vushtrri-Kosovë </ref>
 
 
== Historia ==
Komuna e Vushtrrisë është lokalitet antik, që daton qysh nga mesjeta, edhe para Perandorisë Romake, përkatësisht që nga koha e Dardanëve. Vushtrria, në kohën e vjetër është quajtur VICIANUM - VICIANA (Ana e Viqave), një emër ky i lashtë ilir. Se Vushtrria në kohën antike është quajtur VICIANA, dëshmon edhe mbishkrimi i gjetur në rrethin e Kumanovës, që konsiderohet shenjë e kahjes së rrugës për në Vicianë.
 
Viciana në fund të shekullit i para l. K. pushtohet nga Pernadoria Romake. Gjatë periudhës së pushtimit romak (I-V) Viciana kishte arritur një zhvillim të konsiderueshëm ekonomik dhe kulturor.
 
Në vitin 395, pas shkatërrimit të Pernadorisë Romake Viciana mbeti në kuadër të Bizantit. Ndërkaq fiset turke dhe sllave që erdhën në Ballkan në shkekullin VI-VII e shkatërruan këtë gadishull dhe toponimet e vjetra Pellazgo - ilire ua përshtatën gjuhëve të tyre. Në mesjetë Viciana shënohej me emrin VIÇITRINA (Trina e viqave), ndërsa sllavët këtë emër e sllavizuan duke e quajtur "VUÇITRN "
 
Në shekujt II-III në Vicianë dominonte Krishtërizmi, ndërsa pas ndarjes së krishtërizmit më 1054 në katolicizëm dhe ortodoksizëm, pjesa më e madhe e popullatës së Vicianës ishte katolike.
 
Në shekullin XIV Perandoria Osmane filloi t'a pushtojë Ballkanin. Në Vushtrri prezenca e osmanëve së pari shënohet në vitin 1439, ndërsa defenitivisht u pushtua më 1455. Vendosja e administrates osmane në Vushtrri, bëri që në këtë qytet të përhapet feja islame, dhe të ndërtohen xhami, hane, medrese, hamame (banjo publike) etj. Gjatë shekujve XV-XVIII, Vushtrria ishte ndër qytetet më të mëdha në Ballkan dhe në Perandorinë Osmane dhe qendër e sanxhakut më të rëndësishëm të Perandorisë Osmane.<ref name=>Marrë nga Interneti dhe literatura: Hajdin ISLAMI, Vushtrri-Kosovë </ref>
 
Gjatë Luftës së Parë Botërore, përkatësisht gjatë viteve 1915 - 1918, Vushtrria u pushtua nga Austro - Hungaria. Në Luftën II Botërore (1941- 1945) Vushtrria me rrethinë i takonte zonës së pushtuar nga gjermanët. Më 21 nëntor 1944, në Vushtrri u vendos administrata komuniste jugosllave, kundër së cilës ishte e tërë popullata e saj.
 
Në mars 1989, dhuna shatetërore serbe e rrënoi Kushtetutën e Kosovës të vitit 1974. Sërish, kundër kësaj dhune u ngrit e tërë popullata, e cila rezultoi përfundimisht me luftën e armatosur të popullit të Kosovës kundër kësaj dhune shtetërore dhe gjenocidi, e organizuar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) dhe e ndihmuar nga ndërhyrja e forcave të NATO - së, (Mars - Qershor 1999) e cila i dha fund kësaj gjendje. Gjatë kësaj lufte, në Vushtrri me rrethinë janë vrarë mbi 500 shqiptarë civilë dhe janë zhdukur mbi 100 të tjerë. Forcat e NATO-së hynë në Vushtrri më 16 qershor 1999.
 
== Gjeografia ==
Territori i komunës së Vushtrrisë gjendet në pjesën veriore të Kosovës. Komuna ka formë të zgjatur në drejtim të veriut(gjatësia max. afër 34 km)dhe është më tepër e zgjeruar në mes(gjersia max.23 km)dhe me një gjatësi të vijës kufitare prej afro 104.5 km. Territori i komunës së Vushtrrisë gjendet në mes këtyre kordinatave gjeografike:X1:20°50’09” dhe X2:21°07’05”Y1:42°41’20” dhe Y2:42°55’18”.Sipas projektit të Strategjisë Lokale Zhvillimore, Komuna e Vushtrrisë, sipas një statistike ka diku rrugë të asfaltuara ekzistuese 172 kilometra. Mirëpo kjo nga viti në vit po ndryshon pasi po zgjerohet harta e rrugëve të asfaltuara si në qytet ashtu edhe në fshatra.[http://www.kk-vushtrri.org/Profili_Rural_i_KomunesVushtrri.pdf
 
== Ekonomia ==
Degët kryesore të veprimtarisë ekonomike në Vushtrri gjat viteve 1918 - 1941 kanë qenë: bujqësia, blegëtoria, zejtaria, tregëtia etj. Në bazë të regjistrimit të vitit 1928 në Vushtrri janë prodhuar-grumbulluar rreth 300 deri 400 vagonë drithë. Ndërkaq janë prodhuar 5.500 dema dhe buaj për therrje, 6.000 dhi për lesh dhe 1500 kg djath dhe kaçkavall. Në Vushtrri ishte e zhvilluar edhe zejtaria. Kishte kryesisht lëkurëpunues, metalpërpunues, pëlhurëpunues, etj.
 
Sa i përket industrisë, Vushtrria kishte 5 mini-elektrana të lëshuara më 1929 dhe një sharrë druri me rrymë. është interesant të theksohet se në vitin 1922 në Vushtrri u themelua Banka Kreditore e Vushtrrisë. Në vitin 1921 vetëm qyteti i Vushtrrisë (pa fshatra) kishte 4.667 ose 940 shtëpi.
 
Gjatë 70 - ve, pati disa lëvizje pozitive sa i përket zhvillimit ekonomik, kur u ngritën disa kapacitete industriale, siç ishin: fabrika e llamarinës së zinkuar, fabrika e konfeksionit, ajo e bojërave dhe llaçeve, etj. Në këtë periudhë funksiononin edhe tri ndërmarrje publike si dhe një ndërtimore. Gjat kësaj periudhe u vu në funksion edhe sistemi i ujitjes, i cili ishte përparësi e madhe për fermerët lokal. Më 1976 u aplikua masa e grupëzimit të tokave, që intensifikoi zhvillimin e bujqësisë së kësaj treve.
 
Ekonomia e Vushtrrisë u riaktivizua pas luftës, por në shkallë shumë të ulët. Sektori privat është bartësi kryesor i zhvillimit ekonomik. Gjithsej biznese të regjistruara në komunë janë 1739, ku dominojnë ndërmarrjet tregtare.
 
Numri i NVM-ve është në rritje, kryesisht mbi bazë të shfrytëzimit të mjeteve vetanake të buiznismenëve, sepse ende ka pak kredi dhe me kushte të pavolitshme. Në vitin 2002 vetëm 13 NVM, prej tyre 10 nga lëmi i tregtisë, janë që kanë marrë kredi nga banka. Njëra nga këto kredi do të shfrytëzohet për ndërtimin e kapaciteteve industriale për përpunimin e [[Patatja|patates]] .
 
Tradicionalisht, sektorët më të zhvilluar janë :
:bujqësia (ekstenzive)
:zejtaria
:industria e tekstilit dhe
:përpunuese.
 
Industria pas konfliktit të fundit ka shënuar rënie të dukshme dhe se kapacitetet e sajë funksionojnë vetëm 20 %. Në bujqësi shumica e tokave janë të pjerrëta, nga të cilat shumë syrësh janë të zhveshur, kurse të tjerat shfrytëzohen për kullota dhe prodhimtari bujqësore. Vushtrria është prodhuesi më i madh i patates në Kosovë. është në fazën përfundimtare vendosja e pajisjeve në fabrikën e re ( të parë) të përpunimit të patates, e cila starton me prodhim në fillim të muajit shkurt.Vushtrria posedon një tokë tejet kualitative me rreth 15,879 ha, nga të cilat rreth 7000ha janë nën sistemin e ujitjes.
 
Sektori i shërbimeve kryesisht përfaqësohet me dyqanet për riparimin e automjeteve, sallonet e bukurisë dhe rrobaqepësisë dhe me disa ndërmarrje ndërtimore. Këto shërbime mbulohen 85 % nga sektori privat, përderisa shërbimet publike dhe industriale ofrohen nga ndërmarrjet publike komunale, që janë në pronësi shoqërore dhe të cilat nuk arrijnë të plotësojnë më shumë se 50% të nevojave.
 
Kontrolli i fortë nga niveli qendror i shpenzimit të mjeteve buxhetore si dhe buxheti i dobët komunal janë faktorët kyç që përkufizojnë zhvillimin e ngadalshëm të ekonomisë së komunës me rrethinë. Për vitin 2003 janë aprovuar vetëm 4,800,000 € mjete buxhetore, duke përfshirë edhe të hyrat vetanake, me këtë strukturë: 40% për zhvillim ekonomik, 25% për çështje sociale dhe 35% mbrojtje të ambientit.
 
Regjioni ka potenciale natyrore që ofrojnë mundësi për turizëm: në anën perëndimore shtrihen malet e Qyqavicës , kurse në anën lindore malet e Shalës. Ekzistojnë pasuri natyrore sipërfaqësore dhe dhe nënsipërfaqësore, nga të cilat momentalisht shfrytëzohen guroret dhe thëngjilli.Ndërkaq, magneziti dhe burimet termale nuk shfrytëzohen akoma.
 
Papunësia dhe punësimi i pjesëshëm është rreth 40 %, me shkallën më të lartë në vendet rurale. Shkallë e lartë e papunësisë ekziston gjithashtu edhe tek femrat, të rinjët dhe inxhinierët.
 
== Demografia ==
:'''Shiko : [[Lista e ardhacakëve - Vushtrri]]'''
{|border="2" cellspacing="0" cellpadding="4" rules="all" width="98%%" style="clear:all; margin:5px 0 1em 1em; border-style: solid; border-width: 1px; border-collapse:collapse; font-size:95%; empty-cells:show"
|colspan="14" align=center style="background:#778899; color:white"|'''Përbërja etnike'''
|-
|- bgcolor="#FFEBCD"
!Viti/Etnia
!Shqiptar
!&nbsp;%
!Serbë
!&nbsp;%
!Romë
!&nbsp;%
!Ashkali
!&nbsp;%
!Total
|- bgcolor="#f5f5f5"
|Janar 1999|| 81,807|| 93.3|| 5,466|| 6.2|| 300|| 3.4|| 150|| 1.7|| 87,723
|- bgcolor="#fffaf0"
|Tani (2005) ||98,000|| 95.4|| 4,137|| 4.0|| 125|| 1.2|| 400|| 3.9|| 102,662
|-
|colspan="14" align=center style="background:#dcdcdc;"|<small>Burimi:Municipality of Vushtrir/Vučitrn<br>Ref: [[OSCE]] <s>([http://www.osce.org/documents/mik/2005/12/1207_en.pdf PDF]/ [http://www.osce.org/documents/html/pdftohtml/1207_en.pdf.html HTML])</s> </small>'''
|}
Sipas projektit të Strategjisë Lokale Zhvillimore, Komuna e Vushtrrisë, sipas një statistike ka diku 104,650 banorë prej tyre 53,390 meshkuj dhe 51,260 femra.http://www.kk-vushtrri.org/Profili_Rural_i_KomunesVushtrri.pdf
 
==Kultura==
Para masave të dhunëshme serbe të viteve 1990-1999, komuna e Vushtrisë ka pasur 9 biblioteka publike me 77. 284 libra. Biblioteka kryesore ka pasur 34. 049 libra, kurse degët në Maxhunaj, Dumnicë, Samadrexhë, Pantinë, Strofc, Duboc, Smrekonicë dhe Prelluzhë kanë pasur 43. 235 libra. Lufta serbe, ka goditur bibliotekat e këtij qyteti.
 
Dy biblioteka, në Strofc dhe Duboc kanë qenë djegur nga zjarri i dorës serbe, derisa bibliotekat e Smrekonicës dhe të Prelluzhës kanë qenë dëmtuar. Në këtë komunë, 38.564 libtra dhe inventari kanë qenë zhdukur.
 
Jeta kulturore në Vushtri është e begatëshme. Më herët ishte hapur edhe shoqëria për kulturë "Vicianum" e cila kishte hapur shkollën me drejtime të ndryshme duke filluar nga drejtimi për vallëzim, këndim e deri tek drejtimi për aktrim. Sukseset e tyre nxënësit e kësaj shkolle i prezentojnë në festivale dhe gara të orgaizuara nga vetë shoqëria drejtorë i së cilës është Qamil Sahiti.
 
Po ashtu në qyetetin e Vushtrrisë ushtrojnë veprimtarinë e tyre edhe disa shoqëri tjera kulturore si ajo e Ansamblit të valleve pranë Shtëpisë së Kulturës në Vushtrri, pastaj Shoqata kulturore turko-shqiptare nga Vushtrria"Çeshme", pastaj ansambli nga Shtruhera"Bahri Kuqi",dhe disa shoqëria tjera nga qyteti i Vushtrrisë.
 
Aktivitet me rëndësi në qytetin e Vushtrrisë është edhe Takimi i Poeteshave Shqiptare në Vushtrri, i cili ka karakter garues dhe ka filluar të mbahet që nga viti 1976 dhe janë mbajtur vazhdimisht në përjashtim të vitit 1981 dhe gjatë viteve të luftës së fundit në Kosovë. Ky manifestim është mbarëkombëtarë dhe në të marrin pjesë poeteshat më të njohura shqiptare nga:Kosova,Shqipëria,Maqedonia,Malii Zi,Lugina e Preshevës dhe nga diaspora.<ref name=>Marrë nga Interneti dhe literatura: Hajdin ISLAMI, Vushtrri-Kosovë
</ref>
Kurse disa nga monumentet e trashëgimisë kulturore në Vushtrri, që posedojnë vlera arkitektonike dhe që përbëjnë thesarin e trashëgimisë kulturore të Vushtrrisë por edhe të Kosovës janë: Kështjella e qytetit, Hamami i qytetit, Çeshmja, Ura e gurit, Xhamia e Çarshisë, Xhamia Gazi Ali Beg, Xhamia Karamanli, Teqeja, varreza të ndryshme si edhe shumë objekte tjera banim si edhe komplekse të ndërtesave dhe dyqaneve të vjetra.
 
 
== Referencat ==
{{ref}}
 
 
== Lidhje të jashtme ==
*[http://www.kk-vushtrri.org/ KK Vushtrri]
*[http://www.vushtrriapress.shqipo.com/ VushtrriaPRESS]-Agjencia e Lajmeve në Vushtrri
*[http://www.komunat-ks.net/eng/html/index.php Association of Kosovo Municipalities] - Asociacioni i Komunave të Kosovës
 
 
<!-- Kategorizim dhe interwiki -->
 
[[en:Vučitrn]]
 
[[Category:Vushtrri|*]]
[[Category:Komuna në Kosovë|Veshtrri]]