[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Kurreshtja (diskuto | kontribute)
No edit summary
NORVEGJIA
Rreshti 1:
NORVEGJIA ESHTE NJE VEND ME SHUME TE MIRA .
{{KUTIANorvegjia}}
'''Mbretëria e Norvegjisë''' ([[Gjuha Norvegjeze|norvegjisht]]: ''Kongeriket Norge/Noreg'') shtrihet në [[Evropa veriore|pjesën veriore]] të [[Evropa|Evropës]], në gadishullin skandinav. Vendi "nordik" kufizohet nga [[Suedia]] në lindje, dhe nga [[Finlanda]] e [[Rusia]] në veri-lindje.
 
== Historia ==
{{kryesor|Historia e Norvegjisë}}
Norvegjezët janë pasardhës të [[vikingët|vikingëve]], një popullsi skandinave që luajti një rol shumë të rëndësishëm në historinë europiane mes viteve [[800]] dhe [[1100]]. Gjatë periudhës vikinge, krahinat që sot janë pjesë e Norvegjisë, filluan të bashkohen gradualisht nën një mbret të vetëm. Mbreti [[Harald Hårfagre]] mori nën kontroll pjesën jugore dhe atë perëndimore të Norvegjisë pas betejës së [[Hafrsfjord]]-it, në vitin [[880]], dhe themeloi mbretërinë e tij me qendër në [[Avaldsnes]] në [[Karmøy]].
 
 
Në vitin [[995]], mbreti [[Olav Tryggvason]] ndërtoi kishën e parë në Norvegji në [[Moster]] ([[Bømlo]]), dhe filloi konvertimin e norvegjezëve në fenë e krishterë. Pas betejës së [[Stiklestad]]-it, në vitin [[1030]], feja e krishterë u bë fe shtetërore e Mbretërisë së Norvegjisë. Pas një periudhe gati 100 vjeçare me luftë civile, në vitin [[1130]], mbreti [[Sverreætten]] arriti të shtrijë pushtetin e tij në të gjithë Norvegjinë. Mbretëria e Norvegjisë arriti kulmin e fuqisë së saj (në aspektin ushtarak, ekonomik dhe kulturor) gjatë sundimit të mbretit [[Håkon Håkonssen]].
 
 
Familja mbretërore norvegjeze u bashkua me familjen mbretërore suedeze në vitin [[1319]] dhe më pas me atë daneze në vitin [[1380]]. Anëtari i fundit i familjes mbretërore norvegjeze me të drejtë trashëgimi të fronit të Mbretërisë së Norvegjisë vdiq në vitin [[1387]]. Norvegjia u bë pjesë e Bashkimit të Kalmarit ([[Kalmarunionen]]) së bashku me [[Danimarka|Danimarkën]] dhe Suedinë në vitin [[1397]]. Në vitin [[1450]], Suedia doli nga bashkimi si mbretëri më vete. Norvegjia vazhdoi bashkëjetesën me Danimarkën në formën e një bashkimi personal të kurorës (Mbreti i Danimarkës ishte gjithashtu edhe mbret i Norvegjisë, por të dy shtetet do të ishin të pavarur në politikën e brendshme). Ky bashkim, i cili zgjati për 434 vjet, filloi të quhet në shekullin e 18-të, si "nata e 400 viteve" sepse Norvegjia ishte gjysma e dobët e bashkimit dhe praktikisht drejtohej nga [[Kopenhaga]]. Periudha 1570-1721, u karakterizua nga luftra shumëvjeçare të Mbretërisë Danezo-Norvegjeze me Mbretërinë e Suedisë dhe nga taksa të larta për të financuar këto luftëra. Me përjashtim të [[Luftës së Kalmarit]], në përfundim të së cilës, në vitin [[1613]], u përcaktua se territoret e veriut i përkisnin Norvegjisë, të gjitha luftërat e tjera përfunduan me fitoren e Suedisë dhe humbje të territoreve norvegjeze: Bohuslän, Jämtland dhe Härjedalen.
 
 
Mbretëria Danezo-Norvegjeze ishte aleate e [[Napoleon Bonaparte|Napoleon Bonoparten]] ndërsa Mbretëria e Suedisë lidhi aleancë me [[Anglia|Anglinë]] dhe [[Prusia|Prusinë]]. Mbas disfatës së Napoleon Bonopartit, në paqen e [[Kiel]]-it në vitin [[1814]], Norvegjia iu dha nën sundim si shpërblim lufte Mbretit të Suedisë. Gjatë pranverës së vitit [[1814]], duke përfituar nga vazhdimi i veprimeve luftarake në Evropë, u mblodh parlamenti norvegjez në [[Eidsvold]]. Parlamenti miratoi me [[17 maj]] [[1814]] Kushtetutën e Norvegjisë, "Grunnloven av 1814". E frymëzuar nga kushtetutat e [[SHBA]] dhe [[Franca|Francës]], kushtetuta norvegjeze ishte tepër liberale për kohën e saj. Mbas një lufte të shkurtër mes Danimarkës/Norvegjisë dhe Suedisë, Norvegjia u bë pjesë e një bashkimi personal të kurorës me Suedinë. Danimarka mbajti sovranitetin mbi [[Groenlanda|Groenlandën]], [[Islanda|Islandën]] dhe [[Ishujt Faroe|ishujt Farëje]] (Færøyene). Këto territore ishin deri në [[1814]] pjesë e Norvegjisë dhe administroheshin nga Norvegjia.
 
 
Pakënaqësia e norvegjezëve për bashkimin me Suedinë erdhi në rritje dhe në vitin [[1905]], Suedia u detyrua të njohë pavarësinë e Norvegjisë. Norvegjezët e shprehën vullnetin e tyre për shkëputje nga Suedia me një referendum ku vetëm disa qindra vota ishin në favor të bashkimit me Suedinë. Qeveria norvegjeze ia ofroi kurorën e Norvegjisë princit Carl të Danimarkës. Në një referendum të dytë, shumica e norvegjezëve me të drejtë vote përkrahu monarkinë si formë organizimi të shtetit dhe princin Carl si mbret të Norvegjisë. Në kurorëzimin e tij si mbret i Norvegjisë, princi Carl mori emrin [[Haakon VII]]. Familja mbretërore norvegjeze i përket, së bashku me familjen mbretërore të Danimarkës, shtëpisë princërore të Gjermanisë veriore Schleswig-Holstein-Sonderburg-Glücksburg (një nga degët e shtëpisë mbretërore [[Oldenburg]]).
 
 
Norvegjia ishte shtet asnjanës në [[Lufta e Parë Botërore|Luftën e Parë Botërore]]. Qeveria norvegjeze mendoi të ndiqte parimin e neutralitetit edhe gjatë [[Lufta e Dytë Botërore|Luftës së Dytë Botërore]]. Me [[9 prill]] [[1940]], Gjermania sulmoi Danimarkën dhe Norvegjinë. Mbas rreth 2 muaj luftimesh, Gjermania arriti të pushtojë të gjithë Norvegjinë. Pushtimi përfundoi me [[9 maj]] [[1945]] me kapitullimin e forcave gjermane në Norvegji. Përvoja e Luftës së Dytë Botërore dhe frika e ekspansionit sovjetik shkaktuan një ndryshim rrënjësor në politikën e jashtme të Norvegjisë. Norvegjia është një nga shtetet themeluese të [[NATO]]-s në vitin [[1949]]. Norvegjia luajti një rol mjaft aktiv në krijimin e [[OKB|Organizatës së Kombeve të Bashkuara]] në vitin [[1945]]. Norvegjezët kanë votuar 2 herë në referendum për tu bërë pjesë e [[Bashkimi Evropian|Bashkimit Evropian]], në [[1974]] dhe [[1994]]. Në të dy referendumet, shumica e votuesve u shpreh kundër pranimit të Norvegjisë në Bashkimin Evropian.
 
== Politika ==
Partitë që janë të përfaqësuara në parlamentin norvegjez (Stortinget):
*Arbeiderpartiet (Partia Punëtore). Është parti social-demokrate. Aktualisht partia më e madhe në parlament dhe pjesëtare e koalicionit qeveritar.
*FrP ( Partia e Progresit). Është parti populiste e djathtë. Është partia e dytë më e madhe në parlamentin norvegjez.
*Høyre (Partia e Djathtë). Është parti konservatore.
*Sosialistisk Venstreparti SV (Partia e Majtë Socialiste). Është parti social-demokrate, por më e majtë se Arbeiderpartiet: rishpërndarje më të madhe të të ardhurave (në politikën e brendshme) dhe kundër pjesëmarrjes në NATO ose në operacionet e udhëhequra nga SHBA. Aktualisht pjesëtare e koalicionit qeveritar.
*Senterpartiet (Partia e Qendrës). Është vazhdim i partisë fshatare dhe ruan pothuajse të njëjtin profil politik. Aktualisht pjesëtare e koalicionit qeveritar.
*Kristelig Folkeparti (Partia Popullore Kristiane). Është parti e qendrës/e djathtë e cila në politikën e saj mbështetet në normat morale të fesë së krishterë (protestante).
*Venstre ( Partia e Majtë). Është partia liberale norvegjeze. Në thelb është parti e djathtë, me përjashtim të mbrojtjes së mjedisit.
 
== Gjeografia ==
{{kryesor|Gjeografia e Norvegjisë}}
 
Sipërfaqja e përgjithshme e Norvegjisë është 324,220 km<sup>2</sup>, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 62 00 '''V''', 10 00 '''L''' dhe 307,860 km <sup>2</sup> të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 16,360 km <sup>2</sup> ujë.
 
Vija bregdetare e Norvegjisë është 21,925 km e gjatë duke llogaritur këtu tokën amtare (3,419 km) dhe ë gjitha ishujt e mëdha (2,413 km) , ishujt e vegjël, ujdhesat dhe siujdhesat që i takojnë asaj (16,093 km). Kufiri tokësorë është 2,551 km i gjatë.
 
[[Klima]] e Norvegjisë është klimë bregdetare oqeanike përgjatë bregdetit dhe kryesisht e ftohtë dhe e lagësht si në dimër dhe në verë.
 
Pjesa më e madhe e [[relievi]]t të Norvegjisë është terren i vrazhdë dhe malorë, përgjatë bregdetit është teren i ulët që formon liqene të shumta. Pjesa veriore është e ngrirë gjatë gjithë vitit. Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregut të oqeanit ( 0m ) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,469 metrave në një vend të quajtur Galdëhopingen ( [[Gjuha Angleze|ang.]]:Galdhopiggen).
 
== Njësitë administrative ==
: '''''Artikulli kryesor : [[Njësitë administrative - Norvegjia|Njësitë administrative në Norvegji]]'''''
 
[[Skeda:Map_Norway_political-geo.png|thumb|275px|right|Njësitë administrative në Norvegji]]
Norvegjia ka 19 njësi administrative të nivelit të regjioneve të quajtura [[fylke]] (''fylker'' njëjës: ''fylke'') dhe 431 njësi të nivelit komunal të quajtura ''kommunar''. Njësit e nivelit të lartë kanë një funsionë në mes të qeverisjes qendrore dhe asaj lokale.
# [[Østfold fylke|Østfold]]
# [[Akershus fylke|Akershus]]
# [[Oslo fylke|Oslo]]
# [[Hedmark fylke|Hedmark]]
# [[Oppland fylke|Oppland]]
# [[Buskerud fylke|Buskerud]]
# [[Vestfold fylke|Vestfold]]
# [[Telemark fylke|Telemark]]
# [[Aust-Agder fylke|Aust-Agder]]
# [[Vest-Agder fylke|Vest-Agder]]
# [[Rogaland fylke|Rogaland]]
# [[Hordaland fylke|Hordaland]]
# [[Bergen fylke]]
# [[Sogn og Fjordane fylke|Sogn og Fjordane]]
# [[Møre og Romsdal fylke|Møre og Romsdal]]
# [[Sør-Trøndelag fylke|Sør-Trøndelag]]
# [[Nord-Trøndelag fylke|Nord-Trøndelag]]
# [[Nordland fylke|Nordland]]
# [[Troms fylke|Troms]]
# [[Finnmark fylke|Finnmark]]
 
== Ekonomia ==
Norvegjia është një ndër shtetet me të ardhura më të larta për banorë në botë, për shkak të burimeve natyrore të naftës. Një ndër eksportuesit më të mëdhenj të naftës si sasi e përgjithshme dhe për banorë. Të ardhurat nga nafta që nuk përdoren vendosen në një fond që do të përdoret në të ardhmen për pagimin e pensioneve etj. Ky fond është unik në botë, dhe ka sot rreth 150 miliard euro.
 
== Demografia ==
[[Skeda:Basic demographics of Norway 1900 2000.PNG|thumb|300px|Grafiku demografik i Norvegjisë]]
 
{{kryesor|Demografia e Norvegjisë}}
 
'''Norvegjia''' i ka 4.574.560 banorë, mosha mesatare e popullsisë është 38 vite.. 100% e popullsisë është e arsimuar. Numri më I madh i Norvegjezëve janë Luterët, 86%, ë tjerë katolik dhe protestant 3%, të tjerët jan të papërcaktuar. Janë dy gjuhë zyrtare: bokmale, en ngjajshme me gjuhën daneze dhe nynorsk (norvegjeze) e ngjajshme me gjuhët e vjetra .
Pakica më e madhe kaombëtare autoktine është Laponët, dhe janë rreth 20 000.
 
Qytetet Norvegjeze nga jugu në veri: Kristiansand - Stavanger - Fredrikstad - Drammen - [[Oslo]] (kryeqytet) - Bergen - Hamar - Florö - Alesund - Trondheim - Mo i Rana - Bodö - Narvik - Harstad - Tromsö - Hammerfest - Vardö
 
== Kultura ==
Norvegjia ka 4.574.560 banorë, mosha mesatare e popullsisë është 38 vite. 100% e popullsisë është e arsimuar. Numri më i madh i Norvegjezëve janë Luterët, 86%,katolikë dhe protestant 3%, të tjerët janë të papërcaktuar. Në Norvegji ka dy gjuhë zyrtare: bokmale, e ngjajshme me gjuhën daneze dhe nynorsk (norvegjeze) e ngjajshme me gjuhët e vjetra . Pakica më e madhe kambëtare autoktine janë Laponët, dhe janë rreth 20 000.
 
== Të tjera ==
 
* Telekomunikacioni
* Transporti
* Ushtria
* Turizmi
 
== Shiko dhe këtë ==
* '''[http://www.albaner.no/al/ Komuniteti i Studentëve në Norvegji]''' (''Oslo'')
* '''[http://www.qiksh.no/ Qendra Islamike Kulturore Shqiptare në Norvegji]''' (''Oslo'')
 
== Lidhje të jashtme ==
{{Commonskat|Norway|{{PAGENAME}}}}
{{Commonsart|Norway|{{PAGENAME}}}}
 
* [http://www.kongehuset.no/default.asp?lang=eng Mbreti]
* Qeveria
* [http://www.stortinget.no/english Parlamenti] - Stortinget
* [http://www.norway.info Ministria e Informimit] - Info
* [http://www.norway.no Ministria e Informimit] - portal
* [http://www.ssb.no/english/subjects/00/minifakta_en/en/index.html Enti i statistikave]-Statistics Norway
----
*[http://ngis2.statkart.no/norgesglasset/default.html Harta zyrtare]
*[http://www.norges-bank.no/english/notes_and_coins/ Banka Norvegjeze] - Norwegian notes and coins
*[http://www.wto.org/english/tratop_e/tpr_e/tp237_e.htm WTO: Trade Policy Review: Norway]
*[http://www.norges-bank.no/english/ Banka Qendrore Norvegjeze]
*[http://www.ub.uio.no/ujur/publikasjoner/skriftserie/18/ Sources to Legal Information in Norway]
*[http://www.odin.dep.no/odin/engelsk/norway/system/032005-990424/ The Norwegian Constitution in English]
*[http://www.lovdata.no/info/lawdata.html Norwegian law in English]
*[http://odin.dep.no/ud/html/2000/minifakta/e/eng-02.html Public holidays in Norway]
*[http://www.ssb.no/english/subjects/00/minifakta_en/en/07.html Norwegian climate]
<hr>
 
{{VendeEvropa}}
 
[[Kategoria:Norvegji]]
[[Kategoria:Shtete në Evropë]]
 
[[ace:Norwègia]]
[[af:Noorweë]]
[[als:Norwegen]]
[[am:ኖርዌይ]]
[[an:Noruega]]
[[ang:Norþƿeȝ]]
[[ar:النرويج]]
[[arc:ܢܪܘܝܓ]]
[[arz:النرويج]]
[[ast:Noruega]]
[[az:Norveç]]
[[bar:Norwegn]]
[[bat-smg:Nuorvegėjė]]
[[bcl:Norwey]]
[[be:Нарвегія]]
[[be-x-old:Нарвэґія]]
[[bg:Норвегия]]
[[bm:Norwij]]
[[bn:নরওয়ে]]
[[bo:ནོར་ཝེ།]]
[[bpy:নরৱে]]
[[br:Norvegia]]
[[bs:Norveška]]
[[ca:Noruega]]
[[ce:Норвеги]]
[[ceb:Norway]]
[[co:Nurvegia]]
[[crh:Norvegiya]]
[[cs:Norsko]]
[[csb:Norweskô]]
[[cu:Норегъ]]
[[cv:Норвеги]]
[[cy:Norwy]]
[[da:Norge]]
[[de:Norwegen]]
[[diq:Norwec]]
[[dsb:Norwegska]]
[[dv:ނޯވޭ]]
[[dz:ནོ་ཝེ་]]
[[ee:Norway]]
[[el:Νορβηγία]]
[[en:Norway]]
[[eo:Norvegio]]
[[es:Noruega]]
[[et:Norra]]
[[eu:Norvegia]]
[[ext:Noruega]]
[[fa:نروژ]]
[[fi:Norja]]
[[fiu-vro:Norra]]
[[fo:Noreg]]
[[fr:Norvège]]
[[frp:Norvèg·e]]
[[fy:Noarwegen]]
[[ga:An Iorua]]
[[gan:挪威]]
[[gd:Nirribhidh]]
[[gl:Noruega - Norge]]
[[gn:Noruega]]
[[got:𐌽𐌰𐌿𐍂𐍅𐌹𐌲𐍃]]
[[gu:નોર્વે]]
[[gv:Norlynn]]
[[hak:Nò-vî]]
[[haw:Nolewai]]
[[he:נורבגיה]]
[[hi:नॉर्वे]]
[[hr:Norveška]]
[[hsb:Norwegska]]
[[ht:Nòvèj]]
[[hu:Norvégia]]
[[hy:Նորվեգիա]]
[[ia:Norvegia]]
[[id:Norwegia]]
[[ie:Norvegia]]
[[ilo:Norway]]
[[io:Norvegia]]
[[is:Noregur]]
[[it:Norvegia]]
[[ja:ノルウェー]]
[[jbo:noreg]]
[[jv:Norwégia]]
[[ka:ნორვეგია]]
[[kaa:Norvegiya]]
[[kg:Norge]]
[[kk:Норвегия]]
[[kl:Norge]]
[[kn:ನಾರ್ವೇ]]
[[ko:노르웨이]]
[[ks:नार्वे]]
[[ksh:Norrveeje]]
[[ku:Norwêc]]
[[kv:Норвегия]]
[[kw:Norgagh]]
[[ky:Норвегия]]
[[la:Norvegia]]
[[lad:Noruega]]
[[lb:Norwegen]]
[[li:Noorwege]]
[[lij:Nòrvexa]]
[[lmo:Nurvegia]]
[[ln:Norvej]]
[[lt:Norvegija]]
[[lv:Norvēģija]]
[[mdf:Норвегия]]
[[mg:Norvezy]]
[[mk:Норвешка]]
[[ml:നോർവെ]]
[[mn:Норвеги]]
[[mr:नॉर्वे]]
[[ms:Norway]]
[[myv:Норвегия Мастор]]
[[na:Norwei]]
[[nah:Noruegia]]
[[nds:Norwegen]]
[[nds-nl:Noorwegen]]
[[ne:नर्वे]]
[[nl:Noorwegen]]
[[nn:Noreg]]
[[no:Norge]]
[[nov:Norvegia]]
[[nrm:Norouague]]
[[oc:Norvègia]]
[[om:Norway]]
[[os:Норвеги]]
[[pam:Norway]]
[[pih:Norwaii]]
[[pl:Norwegia]]
[[pms:Norvegia]]
[[pnb:ناروے]]
[[pnt:Νορβηγία]]
[[ps:ناروې]]
[[pt:Noruega]]
[[qu:Nurwiga]]
[[rm:Norvegia]]
[[ro:Norvegia]]
[[roa-tara:Norveggie]]
[[ru:Норвегия]]
[[sa:नार्वे]]
[[sah:Норвегия]]
[[sc:Norvegia]]
[[scn:Norveggia]]
[[sco:Norrowey]]
[[se:Norga]]
[[sh:Norveška]]
[[simple:Norway]]
[[sk:Nórsko]]
[[sl:Norveška]]
[[so:Norwey]]
[[sr:Норвешка]]
[[stq:Norwegen]]
[[sv:Norge]]
[[sw:Norwei]]
[[szl:Norwygijo]]
[[ta:நோர்வே]]
[[te:నార్వే]]
[[tet:Noruega]]
[[tg:Норвегия]]
[[th:ประเทศนอร์เวย์]]
[[tl:Noruwega]]
[[tpi:Nowe]]
[[tr:Norveç]]
[[ts:Norge]]
[[tt:Норвегия]]
[[udm:Норвегия]]
[[ug:Norwégiye]]
[[uk:Норвегія]]
[[ur:ناروے]]
[[uz:Norvegiya]]
[[vec:Norveja]]
[[vi:Na Uy]]
[[vo:Norgän]]
[[wa:Norvedje]]
[[war:Noruega]]
[[wo:Noorwees]]
[[wuu:挪威]]
[[yi:נארוועגיע]]
[[yo:Norway]]
[[zea:Noorwegen]]
[[zh:挪威]]
[[zh-classical:挪威]]
[[zh-min-nan:Norge]]
[[zh-yue:挪威]]