Content deleted Content added
Rreshti 139:
== Pse jemi ku jemi ==
— "" 20 Janar 2010 23:07 (CET)
 
== REZISTENCA E LLAPJANËVE ==
 
 
 
== Shqiptarët LNÇ-në e filluan si popull, por e mbaruan si pakicë kombëtare ==
 
 
Tashmë saherë është shkruar e vërtetuar se LNÇ-ja shqiptarëve nuk ua solli lirinë aq të pritur, për të cilën kishin luftuar me shekuj. Historiani Tahir Abdyli, shkruan se shqiptarët e Kosovës LNÇ-në e filluan si popull, por e mbaruan si pakicë kombëtare. Edhe kësaj here shqiptarët u mashtruan. Edhe pas kësaj lufte, në të cilën dhanë shumë viktima, shqiptarët mbetën të ndarë, të përçarë, e të shpërndarë nëpër shtete, republika e krahina. Idealet, dëshirat dhe shpresat e rilindasve- të Lidhjes së Prizrenit, të Konferencës së Bujanit, për bashkim kombëtar nuk u realizuan. Për shqiptarët, si shumë herë më parë, vendosën të tjerë, pa përfillur fare vullnetin e tyre, në Berlin, Londër, Paris, Moskë e Beograd.
Në Llap, ashtu si në mbarë Kosovën dhe në viset tjera ku jetojnë shqiptarët, herët u kuptua se edhe komunizmi ua bëri me hile, ua punoi me dredhi. Ende pa u ftohur tytat e pushkëve, që s’kishin pushuar kurrë kundër armiqve të ndryshëm, llapjanët, ashtu si të gjithë shqiptarët në trojet e veta, u detyruan të dalin përsëri në mal, që ta luftojnë e ta vrasin tradhtinë. Historia shqiptare vetëm vazhdoi të përsëritet. Golgota shqiptare nuk u shua, por u thellua dhe thollohej vazhdimisht. Pra, edhe pas të ashtuquajturit çlirim, ndaj shqiptarëve vazhdoi e njejta politkë, që ishte kundër çdo gjëje shqiptare si në kohën sulltanëve, si në kohën e kralave, si në kohën e bugarit, si në kohën e fashizmit. Politika zhandare tash zëvedësohet me atë policore e ushtarake. Armiku i vjetër kishte ndryshuar vetëm rrobat, lëkurën, metodat e gjenocidit, ndërsa qëllimi kishte mbetur i njëjtë. Njësoj kishin vazhdur përndjekjet, burgosjet, torturat psikike e fizike dhe pushkatimet. Shumë llapjanë i zinte nata por nuk i çilte dita. Në rradhë të parë, siç shkruan historiani Hakif Bajrami, ishin shqiptarët me influencë, që duhej të pushkatoheshn në prani të popullit, ndërsa vendpushkatimet, ashtu siç ishte Taukbashçja në Prishtinë, e Varret e Moravës në Gjilan, në Podujevë vendpushkatimi ishte te “Tabet e Llapashticës”. Pushkatimet shumë bëheshin edhe natën, pa kurrfarë gjykimesh. Kështu ishin pushkatuar Hoxhë Visoka, alias Shaqir Halili e Ali Ahemti, dy intelektualë e atdhetarë të njohur të kësaj ane, që as sot nuk u dihen varret. Jahja Fusha u mbyt në burgun e Prishtinës nga torturat më barbare. Mulla Ramë Govori e anëtarë të tjerë të NDSH-së, si vëllezërit Mulla Hysen e Vesel Statofci me nipin e tyre Rrustemin, Ramadan Ajvazi etj, u dënuan me pushkatim e burgim të gjatë e të përjetshëm. Këtë fat e patën edhe shumë llapjanë të tjerë si Selim Obrança e Ismail Ajeti-Bushi, i cili dy herë u dënua me vdekje. Musli Dumoshit, vritete në tradhti, në sofër të bukës... Por lufta më e paskrupullt u bë kundër intelektualëv, filizave të arsimit. Kështu vazhdoi gjer më 1966, për të pushuar pakës sa për të marrë hov të ri në vitet e tetëdhjeta e nëntëdhjeta.
-- "" 28 Janar 2010 15:33 (CET)