Fizika eksperimentale: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 1:
Fizika eksperimentale rigrupon të gjitha disiplinat në lëmin e fizikës, të cilat merren me grumbullimin e të dhënave eksperimentale, dhe me konceptualizimin e detajuar (pas [[Eksperimente mendore|eksperimenteve imagjinarekoncpetuale]]) si dhe implementimin e tyre në [[Eksperimenti|eksperimente]] në laborator. Ajo shpesh ngatërrohet me [[Fizika teorike|fizikën teorike]], e cila merret më shume me parashikimin dhe shpjegimin e fenomeneve fizike në natyrë se sa me njohuritë mbi mbledhjen e informacionit rreth këtyre dukurive.
 
Edhe pse fizika teorike dhe eksperimentale merren me aspekte të ndryshme të natyrës se fenomeneve fizike, së bashku ato ndajnë qëllimin për kuptimin e fenomenit kështu që ekziston një lidhje simbiotike e drejtpërdrejte mes tyre. E para jep të dhënat mbi universin, të dhëna të cilat duhet të analizohen ashtu që të kuptohen, kurse e dyta jep një shpjegim për informacionin e mbledhur, ky shpjegim zakonisht bazohet mbi një [[Teoria|teori]], e cila për me tepër në qoftë se është e saktë, tregon se si mund të mbledhim informacion përreth fenomenit në një mënyrë me efikase si dhe jep instruksione për ndërtimin e një eksperimenti me qëllim që teoria të konfirmohet. Fizika teorike gjithashtu tregon perspektiva të ndryshme përreth llojeve të informacionit që duhen kuptuar më mire universin si dhe llojet e eksperimenteve për konfirmimin e teorisë.