Content deleted Content added
Rreshti 150:
Në Llap, ashtu si në mbarë Kosovën dhe në viset tjera ku jetojnë shqiptarët, herët u kuptua se edhe komunizmi ua bëri me hile, ua punoi me dredhi. Ende pa u ftohur tytat e pushkëve, që s’kishin pushuar kurrë kundër armiqve të ndryshëm, llapjanët, ashtu si të gjithë shqiptarët në trojet e veta, u detyruan të dalin përsëri në mal, që ta luftojnë e ta vrasin tradhtinë. Historia shqiptare vetëm vazhdoi të përsëritet. Golgota shqiptare nuk u shua, por u thellua dhe thollohej vazhdimisht. Pra, edhe pas të ashtuquajturit çlirim, ndaj shqiptarëve vazhdoi e njejta politkë, që ishte kundër çdo gjëje shqiptare si në kohën sulltanëve, si në kohën e kralave, si në kohën e bugarit, si në kohën e fashizmit. Politika zhandare tash zëvedësohet me atë policore e ushtarake. Armiku i vjetër kishte ndryshuar vetëm rrobat, lëkurën, metodat e gjenocidit, ndërsa qëllimi kishte mbetur i njëjtë. Njësoj kishin vazhdur përndjekjet, burgosjet, torturat psikike e fizike dhe pushkatimet. Shumë llapjanë i zinte nata por nuk i çilte dita. Në rradhë të parë, siç shkruan historiani Hakif Bajrami, ishin shqiptarët me influencë, që duhej të pushkatoheshn në prani të popullit, ndërsa vendpushkatimet, ashtu siç ishte Taukbashçja në Prishtinë, e Varret e Moravës në Gjilan, në Podujevë vendpushkatimi ishte te “Tabet e Llapashticës”. Pushkatimet shumë bëheshin edhe natën, pa kurrfarë gjykimesh. Kështu ishin pushkatuar Hoxhë Visoka, alias Shaqir Halili e Ali Ahemti, dy intelektualë e atdhetarë të njohur të kësaj ane, që as sot nuk u dihen varret. Jahja Fusha u mbyt në burgun e Prishtinës nga torturat më barbare. Mulla Ramë Govori e anëtarë të tjerë të NDSH-së, si vëllezërit Mulla Hysen e Vesel Statofci me nipin e tyre Rrustemin, Ramadan Ajvazi etj, u dënuan me pushkatim e burgim të gjatë e të përjetshëm. Këtë fat e patën edhe shumë llapjanë të tjerë si Selim Obrança e Ismail Ajeti-Bushi, i cili dy herë u dënua me vdekje. Musli Dumoshit, vritete në tradhti, në sofër të bukës... Por lufta më e paskrupullt u bë kundër intelektualëv, filizave të arsimit. Kështu vazhdoi gjer më 1966, për të pushuar pakës sa për të marrë hov të ri në vitet e tetëdhjeta e nëntëdhjeta.
-- "" 28 Janar 2010 15:33 (CET)
 
== Oda pa mysafirë si ara pa farë ==
 
== Oda shqiptare ==
“Oda është dhomë tradicionale shqiptare, dhe merret si dhoma më madhe dhe më e mirë e shtëpis e cila ka votrën dhe është e pajisur me disa dekorime tradicionale shqiptare që vien kryesisht nga mesjeta por edhe më herët.
Përpos kuptimit si objekt, Oda ka edhe kuptimin e një gjyqi, parlamenti apo më mirë të thuhet një forumi të parisë së një familje patrialkale, fisi, katundi apo qyteze.
Përderisa në odat familjare mbaheshin tubime që trajtonin problemet, mundësi të zhvillimit të gjithëmarshëm dhe merreshin vendime për veprime në të ardhmen[1], në odat e niveleve më të larta shytoheshin po të njëjta tema por në nivele më të larta. Zakonisht Oda të niveleve më të larta zgjidheshin Odat e shtëpive më të zhvilluara dhe më me ndikim dhe në atë nivel mund të shërbente vetëm një Odë brenda hapësirës së nivelit përkatës.
Është për t'u thënë që edhe gjatë sundimeve të huaja struktura e organizimit të jetës përbrenda shoqërisë shqiptare është mbajtur në jetë nga vendimet e Odës, familjet që nuk ju kanë nënshtruar vendimeve të saja janë ignoruar dhe janë marrë si të huaja.
Duket që me ndikimin apo nga vetë tradita gjatë debatimeve janë përdorur teknika të ndryshme të të shprehurit të mendimit. Një nga këto teknika është edhe të diskutuarit me bejte, një e folme e fjalëve të zgjedhura të shqiptuara njëra pas tjetrës rrjedhëshëm me një ritëm që si të tëra japin një si melodi.
Niveli më i lartë në vertikalen e Odave në Kosovë ka mbetur Oda Ekonomike e Kosovës edhe përkundër faktit se një numër i madh e ndoshta të tërat odat e niveleve më të ulta kanë pushuar punën e tyre aktiv.
 
Çka ka të bejë Oda Ekonomike... me Odën tradicionale shqipter?!!!
 
3 shkurt 2010
Në odë të burrava, dhomën e miqve, që Kadare e trajton, karakterizon si një shkollë të parë të brezave të rinj për të hyrë në jetë, si parlament të tyre të parë... nuk bëhen çfarëdo bisedimesh…
 
ODA shqiptare ishte vendi (ku ishte kalitur hallkë pas hallke ndejat me njerëz të ndryshëm - dijetarë e atdhetarë) ku i morëm xixat e para të ndjenjës së dashurisë për Kosovën, për Nënën Shqipëri, për heronjtë kombëtar: Skënderbeun, Hasan Prishtinën, Isa Boletinin. Aty mësohej historia e vërtetë kombëtare, meqë oda ishte edhe shkollë, edhe mejtep, edhe xhami, edhe universitet edhe kuvend...
 
Aty rrëfehej e kaluara e jonë heroike përmes epizodash të ndryshmet trimërie nga gjyshërit, axhallarët tanë, nga mysafirët e ndryshëm, që gjithmonë ishin të mirëseardhur në odat tona. “Oda pa mysafir thuhej si ara pa farë”. Aty hidhej fara e dashurisë për vendin, për njerëzit. Aty hidhej fara e besnikërisë, bujarisë, trimërisë, guximit, durimit, mikpritjes; aty flitej edhe për mikun edhe për armikun; aty flitej edhe për ata që “historia” që mësonim ne në shkolla, i quante armiq të popullit, armiq të socializmit, armiq të vetëqeverisjes, e armiq të vllazërimbashkimit, kurse ata ishin bijtë më të mirë të Kosovës.
Oda Shqiptare Ishte: Alfabet-shtyp kombëtar; i vetmi institucion kulturor e politkë në gjuhën Kombëtare: aty mendohej, trajtohej, bisedohej, kuvendohej, merreshin vendime, këshillime, lindëshin ide, shprehej, thuhej, krejt çka i duhej një populli, kritika, lavdata, pa ofendime, gjithnjë me qëllime të mira... Në odën shqipater kurrë s’i thuhej një tjetri po gënjen-rrenë, por nëse vërtetë gënjenjte i thuhej: Po nëse qenka ashtu…. ose unë mendoj pak më ndryshe.
… Në odën e burrave shiheshin, lindëshin, nxiteshin mosmarrveshje dhe konflikte të vogla por edhe mëdha, nga të cilat edhe ato më tragjike…Aty përcaktohejk fati i femrës por edhe i mashkullit. Bëheshin dhe prishej martesa, lidhej fati i dy të rinjve, por edhe i shumë familjeve, fiseve, katundeve madje edhe fati i një rajoni por edhe i mbar vendit…Aty e kishte të ndaluar femra shqiptare të hyjë për të thën fjalën për fatin e vet. Këtë të drejtë e kishin vetëm burrat që të vendosin për të… Vazhdon Mblodhi dhe përgatiti Andi Ballshi - -- "" 3 Shkurt 2010 16:51 (CET)