Dallime mes rishikimeve të "Josif Minga"

36 bytes added ,  13 vjet më parë
ska përmbledhje të redaktimeve
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
No edit summary
Josif Minga është një kompozitor shqiptar.
 
Josif Minga ka lindur në [[Korçë]] më 14 qershor 1953. Mbaroi Shkollën e Mesme të Përgjithshme, duke shfaqur njëkohësisht prirje për muzikën. Kontaktet e para ishin nëpërmjet instrumentit të fizarmonikës dhe më pas me krijimtarinë muzikore. Më 1976 mbaron Institutin e Lartë të Arteve në degët teori dhe kompozicion me prof. [[Çesk Zadeja]]. Më pas, për 13 vjet punon si pedagog në shkollën e mesme artistike “Tefta Tashko Koço” në Korçë, duke dhënë mësim në lëndët harmoni, orkestracion e solfezh.
 
Në vitet 1987 –1993 punon si kompozitor në profesion të lirë.
 
Ka kryer specializime në [[Itali]], [[Angli]], [[Belgjikë]], etj. Në opusin e tij krijues renditen vepra të gjinive të ndryshme: muzikë vokale, orkestrale, instrumentale, muzikë filmi, teatri dhe një numër i madh këngësh të muzikës së lehtë. Gjithashtu, opereta për fëmijë “Ditë gëzimi”, opera “Liceistët” si dhe “Tema me variacione” për oboe dhe orkestër, ekzekutuar në [[Tiranë]], [[Prishtinë]], [[Itali]] dhe [[Suedi]].
 
Josif Minga ka përpunuar rreth 120 këngë qytetare dhe popullore shqiptare. Për aktivitetin dhe kontributin e vet është vlerësuar me çmime dhe medalje të ndryshme.
63

edits