Sylejman Vuçitërna: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Faqe e re: '''Sylejman Vuçitërna''' u lind me 11 shtator 1898 Nw fshatin Vërbovc komuna e Vushtrrisë, ështw ushtarak shqiptar. ==Biiografia== Sylejman Vuçitërna edhe pse vinte nga familja...
 
No edit summary
Rreshti 7:
 
Sylejman Vuçitërna, veç që luftonte për lirin, ishte edhe dashamirë i arsimit, andaj duke përfituar nga një bursë shtetërore prej kontingjentit të nxënësve kosovarë, që paguheshin nga Hasan Prishtina ai regjistrohej në Shkollën Normale të Elbasanit të cilën e mbaron me sukses më 1929. Pas mbarimit të Normales, u vendos në Tiranë përkohësisht ku dhe u martua me Faika Spatharën [42] (me të cilën pati katër djem e një vajzë), që ishte vajza e ushtarakut të njohur nga Skrapari, kolonel Mustafa Spathara, i cili ishte i diplomuar në Akademinë Turke “Erqani Hark”. Për të vijuar më vonë mësimet në Shkollën Ushtarake në Itali, në Akademinë Ushtarake të Torinos, të cilën e mbaroi me rezultate të larta në vitin 1933, duke u diplomuar në armën e këmbësorisë. Më vonë kthehet në Shqipëri dhe emërohet në Komandën e Përgjithshme të Ushtrisë Kombëtare. Një vit më vonë fitoi të drejtën e një specializimi njëvjeçar për në Gratz të Austrisë për degën e prapavijës, të cilën e mbaroi në qershorin e vitit 1935. Mbas kthimit nga specializimi emërohet në prapavijat e Ushtrisë Kombëtare Shqiptare dhe më pas pedagog në Shkollën Mbretërore të oficerëve në Tiranë dhe komandant i saj deri në prillin e vitit 1939.
 
Pas viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar (XX), figura e Sylejman Vuçitërnës sa vije e bëhej më e afërt për bashkëkombësit e tij. Me hapjen e arkivave në Shqipëri, edhe një tis i hollë drite dukej në horizont për të njohur dhe mësuar për figurën emblematike të tij. Emri i Sylejman Vuçitërnës u përmend në shumë libra dhe nga shumë shkencëtar. Dr. Elmas Leci, në librin e tij “Eliminimi i lidershipit ushtarak”, botuar me 2002 në Tiranë, në mes tjerash për figurën e atdhetarit shkruan apo citon Dashnor Kaloçin, publicistë i njohur nga Tirana se “Në mesnatën e 14 nëntorit, skuadrat speciale të partizanëve arritën të arrestonin dhe kolonel Sylejman Vuçitërnën, që ndodhej në shtëpinë e tij ( sot ambasada greke), diku afër lagjes periferike “Zogu i Zi”” duke e justifikuar marrjen e tij para familjes gjëja se po e marrin “vetëm sa për tu sqaruar në komandë”. Dhe pas këtij “sqarimi”, atdhetari Sylejman Vuçitërna nuk i shpëtoi dot gjyqit ushtarak, torturave të vazhdueshme në hetuesi, më vonë burgut, internimit e pastaj vdekjes në kënetën e Vloqishtit.
 
Pas torturave nga më çnjerëzoret në hetuesi dhe vuajtjeve nga më mizoret të punës së rëndë fizike në kampin ç’farosesh e famëkeq të Vloçishtit ( ish-këneta e Maliqit), në Korçë, ai u detyrua të priste me bel gishtat e këmbës dhe të mbaronte tragjikisht nga hemorragjia në atë kamp varr. Me 15 tetor 1948, duke e dërguar gjëja se për ndihmë mjekësore, por në të njëjtën kohë duke e futur në listat e gjata të atyre që s’u dihet ende varri, madje, madje duke mos figuruar as edhe në listat e të vdekurve.
 
Pas likuidimit, familja e tij u internua dhe u torturua nga organet e sigurimit, u ndjek nga Tirana dhe shumë të afërt të tyre nuk kishin guximin ti futnin në shtëpitë e tyre, dhe kjo ishte e arsyeshme, ngase menjëherë pasonin ndëshkimet. Ky lloj terrori zgjati me vite deri sa u bë përmbysja e sistemit komuniste.
[[Kategoria:Ushtarakë shqiptarë]]