Ismail Qemali: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
U largua krejt përmbajtja e artikullit
Rreshti 1:
{{Biografia-Box
|Emri Mbiemri = Ismail Qemal bej Vlora<br>Kryetar i Shqipërisë<br>([[1912]] - [[1914]])<br>Ministër i Jashtëm<br>([[1912]] - [[1913]])
|FOTO = [[Figura:Kap02.JPG|300px]]
|Emri = Ismail Qemal bej
|Mbiemri = Vlora
|Emri Alt = Ismail bej Vlora
|Prof = politikan, diplomat
|DL = [[24 janar]], [[1844]]
|VL = [[Vlorë]],[[Shqipëri]] {{Flagicon|Albania|1844}}
|DV = [[24 janar]], [[1919]]
|VV = [[Peruxha]],[[Itali]] {{Flagicon|Italy|1861}}
|Nacion = shqiptar
|}}
 
'''Ismail Qemal Bej Vlora''' Udhëheqës i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, themelues i shtetit të pavarur shqiptar dhe Kryeministër i parë i Shqipërisë. Lindi në Vlorë, më [[24 janar]] [[1844]], në një nga familjet më të mëdha dhe të lashta të Shqipërisë së Jugut. Ishte i biri i [[Mahmud bej Vlora | Mahmud bej Vlorës]] dhe Hedije Libohovës, vdiq në [[Itali]] nga një [[atentat]] me helm më [[24 janar]] të vitit [[1919]].
 
==Fëmijëria==
Pas shtypjes së Kryengritjes popullore kundër reformave të Tanzimatit (1847), [[Mahmud bej Vlora]], si një ndër udhëheqësit kryesorë të kësaj kryengritje, u arrestua ndërsa familja e tij u internua në Selanik. Në këtë qytet, -siç do shkruante vetë Ismail Qemali në «Kujtimet», -familja e tij gjeti mbështetjen e madhe të konsullit francez Edouard Grasset, i cili kishte pasur miqësi me Mahmud beun dhe njihte personalisht familjen e vlorajve, që nga koha kur kishte qenë konsull në Janinë. Gjatë qëndrimit në Selanik Ismail Qemali ndoqi shkollën fillore. Më 1851, kur i jati i tij u fal, së bashku me familjen u kthye në Vlorë, ku përfundoi mësimet fillore. Më 1855 Mahmud beu, «fisnik dhe idealist», siç e quan [[Eqrem Bej Vlora | Eqrem bej Vlora]], e rregjistroi të birin në gjimnazin «[[Zosimea]]», në [[Janinë]], një ndër shkollat e mesme më të përparuara në [[Perandoria Osmane | Perandorisë Osmane]], e cila shquhej edhe si qendër e përhapjes së iluminizmit përparimtar europian. Në «[[Zosimea]]» Ismail Qemali ishte pari nxënës mysliman në atë kohë. Në këtë gjimnaz ai studioi greqishten e vjetër, latinisht dhe frengjisht dhe u dallua për aftësitë e tij të veçanta në matematikë. Sipas rregjistrave të «[[Zosimea |Zosimeas]]», Ismail Qemali i dha provimet e vitit të fundit më 15 korrik 1859, dhe u kthye në Vlorë. Gjatë qëndrimit në [[Janinë]], me mesues privat, mësoi arabishten dhe persishten.
 
==Fillimiet e karrierës në administratën shtetërore==
[[Skeda:Ismailqemal01.jpg|thumb|200px]]
Më [[1860]] u vendos në Stamboll, ku u aktivizua në lëvizjen [[patriot]]ike [[shqiptar]]e: mori pjesë në përpjekjet për caktimin e një [[alfabeti]] të përbashkët të [[Gjuha shqipe|gjuhës shqipe]] dhe për formimin e një shoqërie kulturore shqiptare. Në [[Perandoria Osmane|Perandorinë Osmane]] pati funksione të rëndësishme administrative dhe u shqua shumë shpejt si personalitet me pikëpamje liberale. Postet e tij i përdori jo vetëm për të ndihmuar lëvizjen çlirimtare të bashkatdhetarëve, par edhe për të lehtësuar sado pak gjendjen e vështirë të popujve të shtypur të perandorisë duke luftuar kundër obskurantizmit e dallimit racor dhe duke përkrahur përhapjen e kulturës e të dijeve shkencore.
==Konfliktet me Sulltan Abdul Hamidi IItë==
Kërkesat e Ismail Qemalit për zbatimin e reformave demokratike e çuan në konflikt me rrethet konservatore të Stambollit. U dënua nga Porta e Lartë me internim, të cilin e vuajti për 7 vjet.
==Arratisja nga Turqia==
Në maj të 1900, për t'u shpëtuar ndjekjeve të Sulltanit, u arratis nga Stambolli dhe qëndroi në vise të ndryshme të Evropës, ku vendosi lidhje dhe bashkëpunoi me rrethet politike të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.
 
Ismail Qemali zhvilloi një aktivitet të dendur politik për njohjen e Shqipërisë në opinionin evropian. Ai shpalli botërisht programin e tij autonomist në intervista e artikuj të botuar në shtypin shqiptar të kohës dhe në organe të huaja. Platforma politike e Ismail Qemalit. në përgjithësi përputhej me atë të ideologëve të tjerë të Rilindjes, por me disa veçori në lidhje me rrugët e mjetet për sigurimin e autonomisë. Në këtë etapë të veprimtarisë së tij ai mendonte të vazhdohej rruga reformiste për sigurimin e autonomisë nga lart, i shqetësuar se mos kryengritjet i jepnin shkas ndërhyrjes së huaj.
 
Mori pjesë aktive në lëvizjen xhonturke, në krahun përparimtar të saj që ishte për njohjen e të drejtave të kombeve të Perandorisë dhe u hodh kundër xhonturqve kur këta morën pushtetin dhe vendosën diktaturën ushtarake.
==Deputet i sanxhakut të Beratit në Parlamentin e Perandorisë Osmane==
Në dhjetor të [[1908]], me gjithë luftën që i bënë autoritetet xhonturke, u zgjodh deputet i [[sanxhak]]ut të [[Berat]]it në parlamentin osman ku, së bashku me grupin e deputetëve patriotë, mbrojti interesat e kombit shqiptar. Në këtë kohë ai kaloi në pozitat më të përparuara duke e konsideruar kryengritjen e armatosur si mjet për sigurimin e autonomisë së Shqipërisë. U dallua si frymëzues dhe organizator i [[kryengritje]]ve antiosmane të viteve [[1910]]-[[1912]]. Së bashku nie L. Gurakuqin e patriotë të tjerë hartoi memorandumin e Greçës të qershorit [[1911]] dhe në fund të atij viti mori nismën për organizimin e kryengritjes së përgjithshme të 1912. I ngarkuar nga rrethet patriotike të vendit shkoi në [[Stamboll]] për ta bindur qeverinë osmane t'u jepte shqiptarëve autonominë. Pas fillimit të Luftës së Parë Ballkanike ndërmori së bashku me [[Luigj Gurakuqi]]n një aksion të ri politik për të shpëtuar atdheun. Në mbledhjen e Bukureshtit më [[5 nëntor]] 1912 gjeti përkrahjen e kolonisë shqiptare të atjeshme dhe prej andej shkoi në [[Vjenë]] ku u takua me personalitete politike [[Austro-Hungaria|austro-hungareze]] dhe me përfaqësues diplomatikë të Fuqive për të shtruar e mbrojtur çështjen shqiptare duke pasur parasysh kontradiktat që ekzistonin midis fuqive. Ai për çlirimin e plotë të vendit. Më [[19 nëntor]] 1912 njoftoi në atdhe se do të shpallej pavarësia nga Kuvendi Kombëtar që do të mblidhej për të vendosur mbi të ardhmen e vendit. U kthye me bashkëpunëtorët e tij në Shqipëri. Në Vlorë kryesoi mbledhjen e Kuvendit Kombëtar që shpalli Pavarësinë e Shqipërisë më [[28 Nëntor]] 1912.
[[Figura:Ismailqemal02.JPG|thumb|300px|[[28 nëntor]], [[1913]]]]
==President i Qeverisë së parë shqiptare==
U caktua kryetar i Qeverisë së Përkohshme. Në politikën e brendshme dhe të jashtme të qeverisë kombëtare u tregua i prirur për kompromise me çifligarët, për të përfituar nga ndikimi që gëzonin këta në shtresat e pasura e të mesme, por edhe i vendosur për demokratizimin e jetës së vendit, i vëmendshëm kundrejt politikës së Fuqive për të shpëtuar atë që mund të shpëtohej në dobi të atdheut, por i papajtueshëm me çdo cenim nga ana e tyre të pavarësisë e të sovranitetit kombëtar, i lirë nga paragjykimet kundrejt fqinjëve me të cilët kërkonte të kishte marrëdhënie miqësore, por edhe kundërshtar i rreptë i synimit të tyre për të copëtuar Shqipërinë. Qeveria e kryesuar nga Ismail Qemali, ndonëse në kushte shumë të vështira të brendshme e të jashtme, mori një varg masash në fushën e ekonomisë, të ndërtimit shtetëror dhe të kulturës kombëtare që hapnin rrugën e zhvillimit demokratik të atdheut. Mbrojti pranë Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit dhe pranë kancelarive të Fuqive të Mëdha të drejtat e ligjshme të popullit shqiptar, tërësinë territoriale të vendit. Në të gjitha këto veprime Ismail Qemali u tregua burrë shteti dhe diplomat largpamës. Me politikën e tij ngjalli kundërshtimin e rretheve konservatore e reaksionare çifligare si edhe të imperialistëve, të cilët e rrëzuan qeverinë kombëtare të kryesuar prej tij, më [[22 janar]] 1914.
==Vitet e fundit të jetës==
Vitet e fundit të jetës i kaloi në mërgim duke punuar gjithnjë për të mirën e atdheut dhe duke bashkëpunuar me kolonitë shqiptare. Më 1917, Partia Kombëtare Politike e shqiptarëve të Amerikës, e caktoi delegat të saj për në Konferencën e Paqes në Paris 1919-1920. Pak kohë para vdekjes, i bindur se historia do t'i ipte të drejtë largpamësisë së tij ndaj kërkesave legjitime të popullit shqiptar, do shkruante: «Paqja në Ballkan nuk do të mund të rivendoset duke sakrifikuar të drejtat e kombeve të tjera në interes të synimeve ekspansioniste. Pa iu shtuar Shqipërisë nga ana e veriut Kosova dhe nga ana e jugut Çamëria, nuk mund të shtrohet qetësia në Sinisinë e Ballkanit». Vdekja e papritur e tij, ndërsa ndodhej në Peruxha (Itali) nuk e lejoi të marrë pjesë në Konferencën e Paqes.
==Ceremonie e Varrimit dhe rivarrimit==
Ismail Qemali vdiq në Peruxhia, ku ndodhej i ftuar nga Qevria Italiane për të arritur një bashkëpunim mbi të ardhmen e Shqipërisë. I shoqëruar nga tre djem të tij: Et’hemi, Qazimi dhe Qamili dhe nga përfaqësues të Ministrisë së Jashtme italiane, më 8 shkurt 1919, trupi i Ismail Qemalit u dërgua me tren në Brindisi nga ku, në bordin e torpedinieres “Alpino”, u shoqërua në Vlorë. Më 12 shkurt, nën një ceremoni madhështore, trupi i tij, i vendosur mbi shtratin e topit dhe i mbështjellë me Flamurin Kombëtar, u shoqërua në Kaninë, ku u varros në oborrin e Teqesë, në varrezat e familjes Vlora.
«...''Nëse masim madhështinë e një personaliteti politik me dashurinë e popullit të thjeshtë'', -shkruante në ‘Kujtime familjare’, Safa Vlora, -''duhet të pohojmë se asnjë nuk i afrohet Ismail Qemal Vlorës. Në ceremoninë e përmotshme... as fshatar as qytetar nuk qëndroi në shtëpi. Tërë faqet e maleve dhe brigjeve, që qëndronin gjatë udhëtimit, ishin mbushur me njerëz. Ishte një apotezë madhështore e të gjithë popullit, pa dallim, dhe një kurorë që Ai e fitoi me punën e tij të madhe në shërbim të vendit të tij, derisa dha frymën e fundit''...”.
Më 28 nëntor 1932, me rastin e 20-vjetorit të Pavarësisë, me kërkesën e popullit të Vlorës dhe me vendim të Qeverisë Mbretërore, trupi i tij u zhvendos në Vlorë, në lulishten e qytetit, në një varr monumental, vepër e skulptorit [[Odhise Paskali]], aty ku më parë ishte shtëpia ku ai kish lindur dhe nga ku Shpalli Pavarësinë e Shqipërisë. Sot, përbri varrit të tij, ngrihet një monument madhështor, që simbolizon atë ditë nëntori, që do t’i jepte emrin e bukur atij sheshi të madh: “Sheshi i Flamurit”.
 
==Pasardhësit e Ismail Qemalit==
Më 1864, siç shkruan edhe vetë, Ismail Qemali u martua me një grua nga Konica, e cila vdiq në vitin e parë të martesës, së bashku me vajzën (ndoshta gjatë lindjes). Më 1867, duke qenë me punë në Rusçuk (Bullgari), Ismail Qemali u dashurua me Kleoniqi Surmeli, e bija e Antonit, një fisnik grek nga Edirneja, nga familja e Vezirit të Madh, Ali Pasha Surmeli (Vezir i Madh 1694-95). Duke qenë se familja e vajzës, kryesisht e njerka, për shkak të ndryshimit të fesë, nuk ishte dakord që të martoheshin, Ismail Qemali, me njerëzit e tij të besuar, e rrëmbeu gruan e tij të ardhëshme dhe, po të njëjtën ditë, në prani të dëshmitarëve nënshkroi «kontratën e martesës» sipas të cilës, nga pikpamja islamike, hiqej çdo mundësi tjetër për një martesë të dytë. «Martesa ime, -shkruan Ismail Qemali, -me gjithë zhurmën që kishte shkaktuar, më dha shumë prova simpatie nga ana e miqve të mi». Me Kleoniqi Surmelin pati lumturinë, siç do shprehej edhe vetë, të kishte 10 fëmijë: gjashtë djem: Mahmud bej Vlora(1871-1920), Tahir bej Vlora (1875-1932), [[Et'hem bej Vlora]] (1885-1937), Xhevdet bej Vlora (1888-1910), Qazim bej Vlora(1893-1953), [[Qamil bej Vlora]] (1895-1950) dhe katër vajza: Mevedet (1873-1954), Alije (xx-1955), Ylvije (xx-1934), një vajzë vdiq pak pas lindjes.
 
==Shiko dhe këtë==
*[[Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë]]
*[[Kanina e Vlores]]
*[[Sistemi shtetëror në Shqipëri]]
*[[Kujtime 1885-1925 (Eqrem bej Vlora)]]
== Lidhje të jashtme ==
* http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=52015
* http://www.hermesnews.org/articoli/10315-darling-vlora-ismailqemali.asp
[[Category:Heronj]]
[[Category:Atdhetarë të shquar]]
[[Category:Politikanë shqiptarë]]
[[Category:Kryeministra të Shqipërisë]]
[[Category:Lindje 1844]]
[[Category:Vdekje 1919]]
 
[[ca:Ismail Qemali]]
[[da:Ismail Qemali]]
[[de:Ismail Qemali]]
[[en:Ismail Qemali]]
[[es:Ismail Qemali]]
[[fr:Ismail Qemali]]
[[hu:Ismail Qemali]]
[[it:Ismail Kemali]]
[[nl:Ismail Qemali]]
[[pl:Ismail Qemali]]
[[pt:Ismail Qemali]]
[[ro:Ismail Qemali]]
[[sv:Ismail Qemali]]
[[tr:İsmail Kemal Vlora]]
[[zh:伊斯梅尔·捷马利]]