Përdoruesi diskutim:Andi Ballshi/Unë: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
→‎Emri - Nocioni Mason: ... gjithçka ka filluar në Mesjetë, me esnafët e muratorëve mesjetare - formimin e shoqatatve të muratorëve të lirë
Rreshti 122:
Fjala mason përdorët shumë shpesh dhe me shumë kuptime e intepretime, madje edhe me njëfarë droje!
Sipas Klaiqit masoni, (francmaçon, murator i lirë), është anëtar i një shoqate të fshehtë religjioze-filozofike... Në Fjalorin e gjuhës shqipe (Tiranë, 2002) për masonët thuhet: mason do të thotë ithtar i masonerisë, anëtar i organizatës së masonerisë. Ndërsa për Masonerinë, thuhet se ajo “është Rrymë e lëvizje e fshehtë, me rite mistike, që lindi në Evropë në sh. XVIII, për ndihmë e solidaritet dhe që u shndërrua në një organizatë ndërkombëtar; shoqatë e fshehtë”. Në SVEZNADAR, (Enciklopedia) Zagreb, 1953, për Muratorët e lirë (fr. Francmaconnerie, engl. Free-masonry, gjerm. Freimaurerei, (shqip Masoneria) thuhet që është një SHOQATË E FSHEHTË. Duke u mbështetur në format simbolike, figurat dhe shëmbëlltyrat, në shumicë, të muratorëve ,(masonëve) përmes moralit dhe fisnikërimit shpirtëror, kjo shoqatë përpiqet të krijojë një fat sa më të mirë për njerëzimin. Masonët jan të tubuar në oraganizata të veçanta, lozha. Ndahen në tri kategori: në shegertë, kallfë-ndihmës dhe mjeshtër; kryetar i lozhës është Mjshtri i Madh. Lozha e Madhe është Organi më i lartë. Msoneria zanafillën e vetë e gjen te ndërtimtarët mesjtarë, te shoqatat zejtare me të drejta dhe status të vetin të veçantë. Masoneria e re është krijuar më 1717, kur në Londër u bashkuan katër (4) punëtori (lozha an) ndërtimtare, u tërhoqën nga muratoria dhe qëllimi i tyre themelor mbeti ndërtimi shpirtëror, ngritja morale dhe bashkimi i gjithë njerëzimit. Në vitin 1721 Andersoni përpiloi Konstitucionet (Kushtetutën - Statutin) të cilat edhe sot janë bazë për veprimtarinë e lozhave. Në shekullin XVIII lozhat u zgjëruan me të madhe, ndërsa në periudhën e kapitalizmit dhe ngritjes së klasave qytetare shumica u bënë instrument i politikës borgjeze. Në Enciklopedinë e përgjithshme të Entit Leksikografik,1964, thuhet: Masoneria e përhapur në shumë vende, në mënyrë mistike, është një lëvizje e organizuar sipas një hierarkieje të ashpër e cila lindi nën kushtet e një qytetërimi liberal. Në fillim ishte e lidhur me traditat e shoqatave të muratorëve (maçon=murator) nga morën edhe emrin dhe simbolet e tyre (kompasin dhe këndëmatës). Aktet rituale i morën nga religjionet dhe kultet e ndryshme orientale, nga legjendat dhe mitet e tyre. Ndonëse detyrat programore dhe qëllim i tyre themelor ishte „fisnikërimi i moralit“, edhe pse në fillim përfaqësonte ide progresive, të një qytetërimi liberal dhe antiklerikal, kjo lëvizje reformatore u bë gjithnjë e më shumë një bashkësi ekskluzive për të ndihmuar reciprokisht pjestarët e shoqërisë së të pasurëve dhe të atyre me „prestigj“ nga mesi i aristokracisë dhe borgjezisë së lartë“ Nga Enciklopedia mbi të gjitha religjionet, është nxjerrë ky definicion: Masoneria është një emërtimi i përbashkët për vallazëritë sekrete dhe bashkësitë e ngjashme të dala nga shoqëritë e muratorëve të Mesjetës” (Andaj ata janë muratorët...” Darius, (anonim nga Int.), ndër të tjera shkruan: “ Frankmasoneria është në fakt një organizatë vetëm për të iniciuarit (shuguruarit a.n.) dhe ka një karakter filozofik, vëllazëror, filantropik dhe progresist. Frankmasoneria nuk është pjesë e asnjë sekti, feje, partie politike sepse ajo nuk është doktrinare, nuk imponon asnjë dogmë dhe nuk perpiqet të fitojë pushtet”, madje parimi i saj thmeleor është: "NJIH VETVETEN, DUAJE TE AFERMIN, NDIHMO DUKE I RESPEKTUAR DINJITETIN E TJETRIT...
 
 
== ZANAFILLA E MASONERISË ==
 
 
''Masonët dhe krijimi i njeriut të parë - Adamit''
 
Edhe lidhur me zanafillën e Masonerisë ka mendime dhe rrëfime të ndryshme, të skajshme, madje dhe për atë moderne që, siç u tha në fillim, merret viti 1717, kur u themelua Lozha e Madhe Angleze, dhe ai i Konstitucioneve (Kushtetuta e Andersonit, viti 1723. Sipas masonëve ekzistojnë vetëm dy teori: 1. Zanafilla e tyre fillon që në lashtësi, në Greqinë antike, madje në Egjiptin e vjetër... dhe 2. Masonët rrënjët i kanë te esnafët gurëgdhendësit e Evropës mesjetare… Në fakt, edhe pse Masoneria zyrtarisht ishte themeluar dhe pranuar vetëm në fillim të shek. 18-të, (më 1717) në Angli, mendim i përbashkët i shumicës së historianëve është se gjeneza e kësaj lëvizjeje zë fill gjatë kryqëzatave nga shek.12-të, dhe se janë vazhdues të Tempullarëve... Por, për të tjerët, masoneria rrjedh drejtpërdrejt nga çifutët. Ndërsa disa pohojnë se lozhat e para masone i themleuan protestantët... Origjinën e masonerisë, sipas Harun Jahjas, por edhe shumicës së studiusve të tjerë që u morën me këtë çështje, e gjejmë (edhe më herët): te paganizmi, te magjistarët, priftërinjtë dhe materialistët e Egjiptit të Vjetër; te druidët e lashtë, te kabalistët, te judaizmi, te Abrahami e veçmas te Salomoni, madje edhe te Adami dhe bijt e tij,... “Ajo është themeluar nga qytetërimet e lashta pagane të Egjiptit të vjetër, Greqisë antike dhe Romës dhe verbërisht pason traditat e faraonëve dhe magjistarëve të tyre... Masoneria është pasuese e Tempullarëve, rosikrusantëve, e veçmas e Iluminizmit që konsiderohet si një degë e saj, përfundon Haruni por edhe të tjerët... Studiuesi tjeter, turk, Dr. Selami Isindag, në lidhje me ndikimin e Egjiptit të vjeter në origjinen e Masonerisë shkruan: "Frankmasoneria është organizatë shoqërore dhe rituale që i ka fillet e saja në Egjiptin e vjetër."
Masoni i njohur rus, Elagini, sipas Popovskit, thotë: “Masoneria nuk është trilluar nga mendja e njeriut, por ka ardhur nga vet Perëndia, meqë është fjalë e Zotit”. Ndërsa sipas interpretimit të një mësuesi të masonerisë, “Muratorët e Lirë” – Masoneria është “shkenca më e vjetër e shenjtë sekrete e cila ka ekzistuar me shekuj që nga fillimi dhe është “mbuluar” fshehur me alegori dhe simbole, kurrë nuk do të mbetet në harresë dhe nuk do të ndryshojë. Është e njëjta urtësi – mençuri e madhe që është ruajtur te patriarkët e Dhjatës së vjetër, pastaj në tempujt haldeje, egjiptiase, në shkollat e Salomonit, jeseje, sinaje dhe mësimet e Gjonit Pagzues, pastaj i është zbuluar Krishtit si bekim i ri...
Masonët për herë të parë u përmendën me rastin e ndërtimit të Kullës së Babilonit. Me rastin e ndërtimit të Ninivejit dhe qyteteve të tjera në Lindje, mbreti Nevrod, që edhe vetë ishte mason, dërgoi 30 masonë, të cilëve ju dha këto urdhëra: “T’i besoni njëri-tjetrit, ta duani çiltërisht njëri-tjetrin, dhe t’i shërbeni me besnikëri patronit, për nder dhe famë të mjeshtrit dhe për nderin tuaj... Duke i hulumtuar rrënjët e veta, Muratorët e lirë (masonët) konstatojnë se në zhvillimin e tyre ka ndikuar edhe veprimtaria e shoqatave fetare dhe vëllazëritë të cilat kërkonin kthim në shkencën e drejtë dhe të pastër të Krishtit. Shoqata të tilla kishte në të gjitha vendet e Evropës të shekullit XVII. Në Çeki ishte e njohur “Vëllazëria Çeke”. Udhëheqës i saj ishte pedagogu i shquar Jan Amos Kamenski... Një version tjetër, sipas, Popovskit e të tjerëve, thotë se zanafilla e muratorëve të lirë – masonëve, rrjedh nga e ashtuquajtura “Tradita esnafe”, sipas të cilës ekzistojnë shtatë shkenca të lira: gramatika, metodika, dijalektika, matemetika, gjeometria, muzika dhe astronomia. Të gjitha këto janë bazuar në një shkencë – gjeometri. Parimet e të gjitha shkencave i kanë gjetur dy të bijtë e Lamehut, Juvali dhe Toveli. Edhe këta dijet e tyre i kishin skalitur në dy shtylla guri, që ishte e mundur të jenë gjetur pas përmbytjes së Noit. Germesi gjeti njërën shtyllë për çka dhe njoftoi njerëzimin me dijen që ishte skalitur në atë shtyllë...
Edhe Adami, madje edhe vetë Zoti ishte mason!
Për zanafillën, e masonëve dhe traditën masone ka edhe shumë mendime të tjera dhe ekzistojën shumë legjenda e rrëfime të ndryshme.
Shumë hulumtuesë e studiuesë, thonë është fakt se nuk kemi shënime të besueshme mbi ekzistimin dhe veprimtarinë e tyr para sh. XVII, edhe pse, siç u tha, ka mendime se kjo organizatë, jo nën këtë emër, ka ekzistuar edhe para Krishtit që nga kabalizmi... Masonët për vete, pohojnë se prejardhjen e kanë nga njeriu i parë, e Ai njeri i parë, edhe sipas Biblës, edhe sipas Kuranit, edhe sipas masonëve ishte Adami. Sipas hebrenjve Adami erdhi rreth 4.000 apo saktësisht 3.760 vjet para Krishtit. Sipas masonëve Adami ishte i pari dhe i vetmi njeri që u pa ballë për ballë me Krijuesin, Arkitektin e Madh, të të gjitha botërave... Pra, sipas tyre, masoneria filloi me Adamin e të bijtë e tij, vazhdoj me Noun, pastaj përmendet Abrahami, i cili edhe e shpiku gjeometrinë, të cilën ia mësoi Euklidit. Nga shkrimet e Euklidit bota mësoi gjeometrinë. Salomoni, sipas shumë autorëve ishte njëri nga më të njohurit, me ndërtimin e Tempullit të shenjtë mbretëror, e sidomos Kryemjeshtri i këtij Tempulli, Hiram Abifi... Edhe Krishti sipas tyre ishte mason... Dhe mu për atë që zbuloi fshehtësinë e ringjalljes, ngjalli Lazrin, masonët e kryqëzuan!
Simon Cox, në librin e përmendur, shkruan: Zanafillat e para të Masonerisë qëndrojnë të mbështjella me mistere, pavarësisht vitetve të tëra me hulumtime intensive të drejtuara nga historianë masonë, nga teoricienët e konspiracionit dhe nga autorë të historisë alternative. Veprimtaritë e zhvilluara në vitet e para të Masonerisë (që mendohet se i takojnë shekullit XIV) regjistroheshin shumë pak, për këtë arsye thjesht nuk ekzistojnë prova të dokumentuara. Duke qenë të pakta të dhënat historike, është spekulluar lirisht dhe kanë lindur shumë legjenda, që i përkasin zanafillave të shoqërisë. Ka plot teori mbi transmetimin e një kulture të vjetër të fshehtë (për shembull dijet alkimike dhe gjeometria e shenjtë) tek masonët e parë nga ana e tempullarëve, (një urdhër i diskutueshëm murgjish-luftëtarë të krishterë), të arratisur në vitin 1307 në Skotlandë, pasi ishin përndjekur nga Kisha. Megjithatë, nuk ekzistojnë prova historike të asnjë farë lloji në mbështetje të kësaj teorie. Në Skotlandë nuk kishte as edhe një strehë të vetme të sigurtë për tëmpullarët: urdhëri u procedua në Edimburg në vitin 1309 dhe nuk pati “tempullarë të arratisur”, shkruan ndër të tjera Simon Cox. Harun Jahja thotë se Masoneria teorike apo organizata bashkëkohore (moderne a.n.) e Masonerisë është themeluar nga esnafët, ndërtimtarë mesjetar që i referojmë si Masoneria Vepruese (aktive, operative). Por, ata që sollën elementet teorike themelore të këtij krijimi ishin anëtarët e organizatave të caktuara që studiuan sistemet e fshehta parahistorike dhe njohurinë që ato përmbanin. Më e rëndësishmja nga këto organizata ishin Tempullarët dhe rosikrusanët, (Rosenkreutz) të cilët quheshin sipas një udhëtari të imagjnuar, me emrin Rose Cross... (Kristian Rozenkrojci). Ky rend, i dëgjuar për herë të parë në shekullin XV, tregoi interesim të madh për alkiminë, posaçërisht në Evropë, për çka anëtarët e tij thonin se posedonin njohurinë sekrete. Por trashëgimia më e rëndësishme e sotshme e rendit Rose Cross është filozofia natyraliste, dhe idea e evolucionit, që është pjesë e saj, shton Haruni Jahja. Lidhjen e rrënjëve të masonerisë me Tempullarët, (që sipas Simon Cox, ishte i pari Urdhër i Murgjëve Ushtarak, i krijuar më 1118, kur një kalorës i Shampanjës, një farë Huges de Peins, dhe tetë (8) shokë të tij...) e përkrahin gati të gjthë ata që mërren më këtë temë. Edhe Haruni thotë se Rendi i Tempullarëve ishte formuar në vitin 1118, apo, 20 vite pasi luftëtarët e Kryqëzatave pushtuan Jerusalemin. Ata u akuzuan si heretikë dhe u përndoqën e u dënuan që nga viti 1307, nga Kisha dhe nga mbreti francez Filipi i Bukur- (Philip Le Bel). Sipas Simonit Tempullarët ishin bërthama e parë prej së silës u zhvillua urdhëri i njohur më pas si Parësia (Priorati) e Sionit, kjo kishte ndodhur gjatë Kryqëzatës së Dytë... Disa të tjerë, nuk e mohojnë ekzistimin e Parësisë, por theksojnë se nuk kanë lidhje me tempullarët. Sipas historianit britanik, Dejvid Stivensonit, gjithçka fillon në vitin 1598 në Skotlandë, në Edinburg (Edinburgh), kur Vilijam So, ministër në mbretërinë e pavarur skoceze, themelon profesionin e muratorëve - ndërtimtarëve dhe futi gradat (shkallët) në kët profesion. Njëkohësisht territorin e ndau në ”lozha”, që në fillim ishin vetëm baraka për mjeshtrit. Ky ishte thjesht një profesion operativ muratorie, për dallim nga frank-masoneria, e ashtuquajtur murator të lirë ”spekulativ”... Siç shihet shumica pajtohen se gjithçka ka filluar në Mesjetë, me esnafët e muratorëve mesjetare - formimin e shoqatatve të muratorëve të lirë”… Përndryshe vetë masonët historinë e tyre e ndajnë në dy periudha:
I. kohën kur në lozhë pranoheshin vetëm muratorët dhe
II. në kohën kur shumicën e përbënin ndërtuesit simbolik- ndërtuesit e harmonisë dhe shkencës botërore...
Shpjegimi më prozaik, por gjërësisht i pranuar, i zanafillës së Masonerisë, është ideja se ajo rrënjët i ka te shoqatat (Xhilda (esnafëria) e muratorëve mesjetarë) e para zejtare të muratorëve të cilët në Mesjetë, kur muratorët filluan të ndërtonin kështjella, ura, kisha e katedrale dhe se, në fillim, ishte një shoqatë e përbërë vetëm nga meshkujt dhe nga muratorët profesionistë...
Nje tjeter Urdhër. (mendohet degë e Masonerise) ne shekullin XIX ishte Illuminati (Iluminizmi an.). Flitet qe njerezit me te pushtetshem ishin anëtarë të këtij Urdhri. Bëhet fjale për presidentë, mbretër kryeministra, njerëz të fesë, peshkopë e kryepeshkopë e kardinalë, etj.
Emil Çiç, historian, kritik dhe muzikantë kroat, lidhur me zanafillën e masonerisë, pasi pohon se, edhe pse teza më e popullarizuar është: „Masoneria është një vazhdimësi i rendit të tempullarëve, mendim të cilin e përkrahin shumë autorë...“, thekson se versionet e përmendura janë pak të besueshme, dhe se sot edhe masonët edhe një pjesë e madhe e kundërshtarëve të tyre këto tregime i hedhin poshtë si legjenda dhe si version zyrtar pranojnë se masonët rrënjët i kanë nga organizatat e pavarura zejtare, (cehët) të Mesjetës.
Shumica e historianëve pajtohen se Masoneria, është Vëllazëria më e vjetër në botë, dhe, meqë fillet e saj kanë humbur në lashtësi, askush nuk di saktësisht se sa e vjetër është ajo.
 
== Feja e shqiptarit ==
Return to the user page of "Andi Ballshi/Unë".