Përdoruesi diskutim:Andi Ballshi/Unë: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
Rreshti 158:
== Andi Ballshi: ZHVILLIMI HISTORIK I MASONERISË NË BOTË ==
 
Shumica e autorëve që janë marrë me këtë temë, Harun Jahja, Xhasper Ridli, etj., pajtohen se masoneria e re, apo mederne, karrierën e vet e ka nisur dhe zhvilluar në Angli, zyrtarisht nga viti 1717, dhe nga ky shtet janë përhapur lozhat nëpër gjithë botën (gjë që vërtetojnë të gjitha burimet relevante), dhe thuhet se ajo që është Roma për katolikët, për shumicën e masonëv është Londra.
Shumica e autorëve që janë marrë me këtë temë, Harun Jahja, Xhasper Ridli, etj., pajtohen se masoneria e re, apo mederne, karrierën e vet e ka nisur dhe zhvilluar në Angli, zyrtarisht nga viti 1717, dhe nga ky shtet janë përhapur lozhat nëpër gjithë botën (gjë që vërtetojnë të gjitha burimet relevante), dhe thuhet se ajo që është Roma për katolikët, për shumicën e masonëv është Londra.
Viti 1717, ishte viti kur katër (4) lozha angleze vendosën të themelojnë Lozhën e Madhe Kombëtare, e cila do ta shtrijë pushtetin në të gjitha lozhat e Anglisë. Tri lozhat e para, në shumicë, përbëheshin nga muratorë ose gurgdhendës aktivë, ndërsa anëtarët e lozhës së katër ishin zotërinj dhe ndonjë fisnikë... Masonët u tërhoqën nga muratoria dhe qëllimi i tyre themelor mbeti ndërtimi shpirtëror, ngritja morale dhe bashkimi i gjithë njerëzimit...
Për dallim nga vitet e më hershme, masonët filluan të tërhiqnin vëmendjen e opinionit.
Line 181 ⟶ 180:
Por, përveç “Ofiçinave” publike dhe atyre të regjistruara, ekzistojnë edhe lozha të fshehta.. Kështu ishte që moti. Masonët grekë, në udhejzën e Jonit (ekzistojnë që nga viette 1740) kishin “Ofiçinën” ilegale deri në vitin 1925, kur Kryetari i Republikës, (pas rënies të mbretit Konstatin), nënshkroi dekretin mbi legalizimin e lozhave masone. Por pas konstatimit se Lozha e Madhe e Athinës ishte themeluar me ndihmën e akcioneve të kompanive dhe bankerëve të mëdhenj, me para të huajaj e jo të masonëve vendas, përsri kaloi në ilegalitete… Edhe pse më shumë vepronin jashtë ligjit, ata janë shumëzuar dhe sot në Greqi numërohen rreth 10 mijë anëtarë... Edhe mbreti Konstantin ishte mason.
Masoneria greke nuk do të ishte interesante sikur Liço Gjeli, mjeshtër i madh i Lozhës sekret italiane “P-2”, të mos ishte shumë i afërt me “vëllazërinë” greke. Françesk Siniskalki, ka pohuar para gjykatësve hetues se Gjeli ka dhënë shuma të mëdha parash për masonët grekë dhe se ka patur lidhje dhe ka intriguar me CIA-n dhe Huntën ushtarake greke. Se Liço Gjeli ishte një “zog” i madh dhe një figurë qëndrore spiunazhi, tregon fakti se ai pati mundësi nga burgu shumë i siguruar në Zvicër, të “Fluturoi”… Gjeli “humbi” por policia zbuloi listën me 953 emra të italianëve më të shquar, anëtarë të Lozhës së fshehtë… Në kët listë ishte Pjetro Longo, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialodemokrate, sicialisti dhe ministri Enriko Manko, dy ministra nga partia Demokristiane, Franko Foski dhe Adolfo Sarti e shumë emra të tjerë të njohur… Shumë prej tyre gjenden në burgjet hetuese, por jo pse ishin anëtarë të ‘vëllazërisë të paligjshme, por për veprimatri mafie, vjedhje dhe krime…
 
 
== Masonët akuzat politika dhe roli i tyre (në organizimin e revolucioneve etj.) ==
 
Kundër Masonerisë u nxorën, u shpallën,u lëshuan edikte, enciklika, bula, dekrete, ndalesa të ndryshme... Por, dënimi (gjykimi) dhe qortimi më i ashpër dhe më gjithëpërfshirës i masonerisë është shpallë nga papa Luani (Leoni) XIII më 1884
Iva Zhic shkruan: Shpesh ndodhë që njerëzit, por edhe organizatat, të bëhen asosh për çfare i akuzojnë kundërshtarët e tyre. Kur masonët u akuzuan se po përgatitnin revolucion në lozhat e tyre, shumë revolucionarë të rinj iu bashkangjitën masonëve, madje me kohë disa lozha vërtet u bënë qendër e agjitaconeve revolucionare. Është e vërtetë se edhe në Revolucionin Francez edhe në atë Amerikan, shumica e udhëheqësve kanë qenë masonë, mirëpo edhe pse ata, gjithnjë mbanin anën e të fortiti, të fituesit, ka patur edhe në anën e kundërt, ka pasur masonë që e kanë dënuar Komunën, konstatojnë disa të tjerë.
Lozha e Madhe, më 1793, ditën kur Britania i shpalli luftë Francës, kishte dërguar Mjeshtrin e Madh, princin nga Uellsi, që, në emër të tyrë, t’i dorëzojë një letër mbretit, për t’i shprehur lojalitet dhe përkrahje në luftë. Zhirondinët në Lion (Lyon) morën kontrollin mbi lozhat e masonëve. Masonët e Lioni kanë lozur rolin kryesor kundër jakobinëve të Parisit, konstaton Zhic.
Sipas Nikola Nikolovit, e disa të tjerëve, masonët (dora e fshehtë), kanë qenë organizuesë të të gjitha revolucioneve, të të gjitha luftërave, si asaj të parës, ashtu Luftës së Dytë Botërore, por edhe luftave lokale. Revolucionin Francez, si dhe të gjitha revolucionet tjera i organizuan një grup i vogël ultrakapitalistë të cilët nuk kishin asgjë të përbashkët me popullin, por ata vetëm i mblidhnin frytet e mundit të tij, përfundon Nikolov. Xhasper Ridli shkruan: Në Perandorinë Austro-hungareze Maria Tereza ka udhëhequr një plotikë antimasone, edhe pse i shoqi i saj, mbreti Franjo I, kishte vdekur si mason... Për befasinë e të gjithëve dhe zhgënjimin e masonëve, Josipi II, i njohur si liberal, më 1785, lëshoi ediktin, me të cilin pohonte se egziston rreziku nga masoneria, i cila është një organizatë e fshehtë, dhe se lozhat e tyre mund të keqëpërdorën për veprime revolucionare, andaj e kufizoi numrin e lozhave në mbretërinë e tij. Në mbretërinë austriake si dhe në Francë, ka patur kundërthënie sa i përket poltikës ndaj masonëve. Çështja u ashpërsua edhe më shumë kur në Bavari u shfaq shoqata e fshehtë “Iluminat”, themeluar nga Adam Vajshopi ( VVeishapt), çifut, i cili kishte pranuar krishterimin, profesor i së drejtës kanonike në universitetin rimokatolik të Ingoldstaidit në Bavari... Në Skotlandë, thotë Zhic, ashtu si dhe në Angli, në fillim masonët kishin mjaft simpati dhe gjenin fisnikë për t’u bërë Mjeshter të mëdhenj. Andaj edhe disa revolucionarë, rreth viti 1797, iu bashkangjitën lozhave të masonëve... Fshehtësia e lozhës shërbente si shkak për përgatitjen e revolucionarëve skotlandezë... (Lëvizja revolucionare në Skotlandë nuk bazohej në lojalitetin religjoz). Sipas Ridlit, në shtetin Nju-Jorkut, më 1826, ndodhi një vrasje të cilin siç besohej, e kishin kryer masonët. Fjala ishte për Uilliam Morganin, i cili ishte mason. Ai ishte grindur me disa anëtarë andaj e kishte braktisur shoqatën. Pastaj ishte kërcënuar se kinse kishte shkruar një libër për masonët, andaj ata kishin bërë përpjekje që ta pengonin, në çdo mënyrë. Besohej se e kishin kidnapuar dhe dërguar në Niagare dhe atje e kishin likuiduar, por asgjë nga kjo nuk është dëshmuar... Rasti i Morganit kishte nxitur një fushatë kundër masonëve, andaj edhe kishte rënë numri i anëtarëve... Mirëpo kah fundi i shekullit 19, Masonët në SHBA u këndellën, kështu që derisa gjatë fushatës më të madhe antimasone, më 1830, në SHBA ishin 40.000 masonë, në vitin 1870 u bënë 500.000, ndërsa në vitin 1995 arriti numrin në 4.600.000 anëtarë. Nga 41 kryetarë të SHBA,15 prej tyre kanë qenë masonë. Masonët në SHBA nuk janë ndonjë lëvizje politike, ata janë lojal ndaj politikës së SHBA dhe Flamurit amerikan. Rdili, shton se studimet e fundit kanë treguar se, sa i përket ndikimit të masonëve në Revolucionin Amrekan, është tepruar... Në Spanjë, shkruan Zhic, masoneria, më shumë se në cilindo vend në botë, ka organizuar komplote revolucionare. Ferdinandi VII më 1814, ndaloi lozhat ilegal, ato ishin organizata revolucionare shoqërore mjaft mirë të organizuara. Kishin një mbështetje të caktuar nga fisnikët, por mbështetja më e rëndësishme ishte ajo nga oficerët në ushtri... Ndjekja e masonëve në Spanjë ishte ndërprerë pas vitit 1829, pas martesës së Mbretit Ferdinand me princeshën Maria Kristin. Ajo e bindi mbretin ta ndërpres ndjekjen dhe të bëjë ndërrime në Ligjin e trashëgimeve. Kjo shkatoi një luftë në mes të izabelistëve dhe karlistëve. ( Maria Kristina dëshironte të ndërrohej Ligji mbi trashëgimninë me qëllim që mbretin ta trashëgonte e bija e saj, Isabeal. Pas vdekjes së Ferdinandit vëllai i tij Don Carlo refuzoi të pranonte Isabelën për mbretëreshë. Kjo shkatoi luftë qytetare në mes izabelisëve dhe karlistëve. Izabelistët mbështën klasën e mesme, liberalët dhe revolucionarët të majtën ekstreme antiklerkiale, shumica e udhëheqësve ishin masonë. Karlistët i mështeti Kisha, pronarët e mëdhenj dhe fshatarësia). Fituan Izabelistët. Në luftërat qytetare që kishin shpërthyer në Brazil dhe Argjentinë, masonët morën pjesë në të dy anët. Në Meksikë udhëqeqës i puçit ishte masoni gjeneral Augustin de Iturbide, i cili edhe u vetëshpall mbret i Meksikës. Kjo shkaktoi pakënaqësi andaj gjenerali Antonio Lopez de Santa Anna, po ashtu mason, me ndihmën e liberalëve e largoi. Më vonë u kthye kundër tyre dhe u shndërrua në një diktator. Shumë qytetarë të Shteteve të Bashkuara, u ngulitën në krahinën e Meksikës, në Teksas. Edhe në Teksas po ashtu, më 1835 shëpërtheu revolta.
Masonët francezë në Orijentin e Madh, pas Revolucionit të 1830, ishin lojal ndaj mbretit Luigji (Luj) Filipit. Policia kujdesej për masonët dhe herë pas here raportonte se si disa lozha masone merreshin me veprimtari politike. Kur për këtë u njoftua Lozha e Madhe e Orientit të Madh, ajo i përjashtoi nga anëtarësia lozhat revolucionare. Më 1847 masonët organizuan disa bankete ku oratorët kritikonin qeverinë. (Kishte vazhduar tradita e banketeve masone të para revolucionit të 1830, kur Lafajeti (La Fayett) kritikonte qeverinë e Karlit X). Masonët ishin deklaruar se besojnë në monarkinë kushtetuese.
Karbonarët dhe masonët kanë patur rolin kryesor në revolucionin Milanos. Kur Luigji Filip abdikoi, ndrësa në Francë u shpall republika e dytë, Lozha e madhe e Orientit të Madh, u deklarua se përkrah regjimin e ri, Republikën dhe qeverinë e përkohshme... Revolucionin në Hungari e udhëhoqi masoni Lajosh Kossuth. Premijer i Hungarisë u emrua grofi Gyula Andrassy, i cili po ashtu ishte mason. Dhe pas vitit 1867 lozhat masone ishin plotësisht të lira. Lozha e parë masone në Greqi u themelua në Kërf, më 1814, pastaj u përhapën edhe në gjithë Greqin. Lozha e quajtur Filiki Eteria (Shoqata e miqve) i priu Revolucionit grek më 1821, kundër sundimit të Turqisë, e cila arriti pavarësinë më 1830. Në Turqi ka pasur shumë masonë të cilët luftonin për pushtetë. Masonë të njohur ishin: Cleant Scalieris, Midhat pasha, princ Murati, Talaat begu, i cili më vonë u quajt Mehmet Talaat pasha, që ishte edhe Mjeshtër i Madh i Orientit të Madh turk, pastaj Qemal Mustafa, i njohur si Kemal Ataturku, etj. Në Çeki pas viti 1872, ekzistonte shoqëria e cila në të vërtetë, edhe pse nuk emërtohej si e tillë, ishte lozhë masone, (edhe pse ende zyrtarisht masonët në Austri ishin të ndaluar??).
Në Spanjë, më 1940, Frankoja, formoi Gjyqin mbi ndalimin e masonëve i cili u anulua në vitin 1963, meqë e kishte kreyer detyrën-duke çrrënjosur masonët. Ndalimi i masonëve në Spanjë ka vazhduar gjatë gjithë sundimit (jetës) të Frankos. Pas vdekjes së tij, më 1975, mbreti Juan Carlos anuloi ndalimin.
Ngjashëm ishte edhe në Portugali. Regjim diktator i dr. Oliveir Salazarait kishte ndaluar masonët Salazari kishte arritur të pengojë revolucionin dhe luftën qytetare. Pas vdekjes së tij, u rivendos demokracia në Portugal, dhe u lejua veprimtaria e lozhave masone. Lozha e Lautarës vazhdoi të luajë një rol aktiv në politikën meksikane. Pas rënies së Santa Annesë, në pushtet erdhi kryetari liberal Ignacio Comonfort, i cili ishte mason. Kisha Katolike ishte kundër liberalëve, masonëve dhe Benita Juárezit, i cili ishte ministër i drejtësisë, po ashtu mason. Lufta qytetare e udhëhequr nga Juárezi, zgjati tre vjet. Juárezin e trashëgoi Porfirio Díaz, një diktator prej 35 vitesh, që ishte mason. Disa kryetarë të Meksikës, në sh. XX ishin masonë. Masonët nga lozha e Lautarosë, gjatë sh. 19 e 20, vazhduan me veprimtarinë revolucionare në Amerikën Latine. Këta patën një rol të madh edhe në çlirimin e Kubës nga sundimi spanjoll. Masonët kanë lozur një rol të madh edhe në ndarjen-shkëputjen e Filipineve nga Spanja. Përçarja në mes të masonëv anglezë dhe atyre të kontinentit u shtua kur Lozha e Madhe angleze më 1929, shpalli kushtet sipas të cilave pranohen masonët e huaj dhe bëhet bashkëpunimi me ta. Kushti për përjashtimin e femrave ka qenë dukshëm i theksuar. Më 24 qershor 1967, në tubimin e madh, në Albert Holl, në Londër, festuan 350 vjetorin e themelimit të Lozhës së Madhe. Sot, në Angli dhe në Uels, ka më shumë se 8000 lozha masone. Roli i masonëve në zhvillimin e revolucioneve ka qenë tepër i zmadhuar. Megjithatë ka qenë e vërtetë se parimet e masonëve kanë trimëruar njerëzit për një besim në Liri, Barazi dhe vëllazërim dhe që të veprohet kundër despotizmit dhe monarkisë apsolute si dhe kundër Kishës Katolike, thekson Zhic. Sa i përket pjesëmarrjes në politikë Anri Tor, ka gati një mendim krejtësisht të kundërt me shumicën e kritikëve të masonerisë. Ai ndër të tjera shkruan: “Masoneria, për shkak të principeve të veta përjashton çdo anim partiak... tradiconalisht masoneria, veçmas lozha e Madh Franceze, e cila në Daklaratën e vet thekson: ‘Lozha e Madhe franceze, si edhe lozhat e saj nuk përzihen në kurrfarë diskutimesh që kanë të bëjnë me çështje vepron…Si një institucion i pavarur e sovran, Lozha e Madhe franceze “është kundër çdo asimilimi… Masoneria, si institucion, nuk i jep të drejtë vetës që të intervenojë në jetën publike, përveç në rast të rrezikimit të ekzistencës dhe identitetit të vetë… Përveç kësaj masoneria është përcaktuar si një institucion me karakter pluralist, duke përfshirë njerëzit nga të fgjitha pozitat, kombet, racat, fetë, filozofitë, dhe nga anëtarët e vet kërkon tolerancë të ndërsjelltë. Njeriu nuk është vetëm një homo politicus ose homo oeconomikuc, por është edhe një “shkencëtar”, “poet”, “filozof”, “artist”. Në vazhdim autori përmend veprat e Anjshtanit, Bodlerit, Valeries, Betovenit, Shubertit, të cilët i përjashton nga politika… duke e mbyllur me këtë konstatim: Nuk është çdo gjë politika në jetën e njeriut… ekziton lëmia e religjionit, shkecës, artit, ose filozofisë të cilat nuk mund të reduktohen sipas kriteriumeve politike… Kështu që religjioni është përcaktuar për të gjetur shpëtimin, shkenca për të gjetur të vërtetën, arti gjakon për të bukurën… Nëse ekziston partia e “majta, e “djahta” ose e qendrës” nuk ekziston shkenca e djathtë ose e majtë… Njeriu është qytetar por edhe poet, edhe artist, muzikant, filozof etj… andaj nuk mund të reduktohet njeriu vetëm në një dimension… Konstitucionet e masonerisë na përkujtojnë principet e larta të njeriut: respektimi i paqes, lojaliteti ndaj sovranitetit, sigurimi dhe respektimi i ligjit, garancioni i lirisë etj. Lidhur me këtë, Anri Tor citon filozofin Alen, i cili thotë: “Njeriu duhet të mësohet të ndëgjojë njeriun”...”
Pohimet mbi ndikimet masone në politikën globale është një mit… Edhe kur ndonjë mason gjendet në politikë, ai nuk është mason për shkak të funksionit, por me dëshirë që këtë botë ta bëjë më të mirë… Masoneria nuk është organizatë (drejtim) politike… Politika i ndanë njerëzit, masoneria i bashkon… thekson, Gustav Rafi, mjeshër i madh i Lozhës së masonerisë Italiane…
 
 
== MASONËT NË (BALLKAN) ISH-JUGOSLLAVI ==
 
Sipas Xhasper Ridlit, historia e masonëve në Ballkan është vështirë të interpretohet, meqë është shumë e maskuar dhe e përcjellë me akuza më fantastike. Idetë liberale kanë pasur ndikime të madh te masonët, në Kroaci, në Slloveni, në Bosnjë e Hercegovinnë, në Serbi, në Mal të Zi dhe në Maqedoni, ashtu si dhe në vendet të tjera.... Asapak nuk befason fakti që në Jugosllavi, më tepër se çdokund tjetër, propoganduesitë reaksionarë masonët i kanë akuzuar për krime më të llahtarshme dhe si përgjegjës për gjithë të këqijat që kanë përjetuar popujt e Ishullit Ballkanik, gjatë shekulli të tmerrshëm XX.
Sulmi ndaj masonëve ka qenë veçanërisht i shprehur në Kroaci, ku Kisha rimokatolike ka ndjekur revolucionarët, kritikët liberal dhe ateistë, në atë masë që askund nuk ka qenë përveç në Spanjë. Shtypi vazhdimisht ka sulmaur masonët, shembulli i fundit është nga e kaluara e afërt, maj 1999*
Edhe para Luftës së Parë Botërore masonët janë akuzuar si agjentë të Lozhës së Madhe angleze dhe të shërbimit të fshehtë britanik, të cilët veprojnë për të krijuar haos në Ballkan, në mënyrë që qeveria britanike të shfrytëzonte këto fshehtësi. Ka qenë e njohur se Eduardi VII ishte Mjeshtër i Lozhës së Madhe. Është konsideruar si njeri kryesor për lidhjen e qeverisë britanike me masonë. Autorët kroatë, si dhe gjermanët Ludendorf dhe Kustos, kanë akuzuar masonët për organizimin e vrasjes së princit trashëgimtar Ferdinadit në Sarajevë më (18 qershor) 1914, me qëllim që të shpërthejë lufta e Parë Botërore, dhe me aleatët e tyre të shkatërrojnë Gjermaninë. Ridli, shkruan se sikur masonët britanikë dhe Eduardi VII, të mos e rrëzonin Dinastinë e obrenoviqëve, Serbia, në Luftën e Parë Botërorë, do të luftonte si aleate e Austrisë, si të gjithë ballkanasit. Aleatët fituesë nuk do ta shpërblenin Serbinë më 1918, me krijimin e shtetit të ri – Jugosllavinë, ku mbisundonin serbët. Serbia nuk do të kishte forca të mbrohej nga presioni gjerman më 1941 dhe nuk do të hynte në luftë në anën e Britanisë. Aleatët fitimtarë të 1945, në Jaltë, nuk do ta impononin një Jugosllavi komuniste... Serbia u bë aleate e Rusisë, ndërsa Bullgaria kaloi në anën e Austrisë dhe të Gjermanisë. Princin trashëgimtar, Ferdinandin, në Sarajevë nuk e vranë masonët por anëtarët e grupeve të fshehta nacionaliste serbe. Është pak e besueshme se ata kanë patur një plan më të gjërë për provokimin e një lufte me karakter evropian. Është e mundur se ata kanë vepruar nga urrejtja ndaj Austrisë, e cila 6 vjet më parë me forcë aneksoi Bosnën e Hercegovinën.
Aleatët fitimtarë, krijuan shtetin e ri – Jugosllavinë. (Sipas Çerçilit ky ishte njëri nga gabimet më mëdha të Evropës, shënim i përkthyesit në gj. shqipe). Mbreti serb, tashti ishte mbret i Jugosllavisë..., Serbët kishin sunduar kroatët, sllovenët, boshnjakët, malazezët dhe maqedonasit, andaj këta ishin shumë të zemëruar. Meqë Jugosllavia ishte anëtare e koalicionit të cilin aleatët e kishin formuar kundër Rusisë bolshevike, komunistët, ashtu si edhe nacionalistët kroatë – ustashët iu kundërvunë qeverisë jugosllave andaj edhe u ndaluan... Qeveria ustashe e Pavleviqit, me përkrahjen e Kishës kroate katolike, vrau armiqtë e fesë katolike – serbët ortodokës, hebrenjtë dhe komunistët. Ustashët kishin filluar t’i vrisnin hebrenjtë tre muaj para Hitlerit... Serbët sot thonë se gjatë Luftës së Dytë Botërore, ustashët kanë vrarë 750.000 serbë, ndërsa kroatët pohojnë se janë vrarë më pak se 70.000. Histarianët asnjanës thonë se janë vrarë diku rreth 330.000. Ustashët, me përcjelljen dhe bekimin e klerit katolik, në kampin e përqëndrimit në Jasenovac, por edhe nëpër fshatra, kanë likuiduar një numër të madh, dhe kanë vrarë të gjithë serbët ortodokës të cilët refuzonin të pranonin fenë katolike... Nëse fëmijët kryqëzoheshin sipas ritit katolik, nga e majta në të djathtë, ua kursenin jetën, por, nësë kryqëzimi bëhej nga e djathta në të majtë, sipas traditës së kishës serbe ortodokëse, atëherë i vritin... Ustashët i ndoqën edhe masonët, por, ashtu si edhe nacistët në Gjermani, ndaj tyre ishin shumë më tolerantë se ndaj hebrenjve dhe komunistëve. Propoganda e qeverisë pandërpreje akuzonte masonët, ndërsa gazetat publikonin edhe emrat e tyre, duke shprehur një urrejtje të hapët ndaj tyre, ashtu siç kishte vepruar edhe Shërbimi i Fajoit për shoqatat e fshehta në Francë... Megjithatë, në Kroaci, nuk janë likuiduar masonët ashtu si hebrenjtë dhe romët... Në Serbi po ashtu është zhvilluar një fushatë kundër masonëve, pas vendosjes së qeverisë marionetë progjermane të gjenral Nediqit dhe Dimitrie Lotiqit, nga ana e qeverisë të okupatorit gjerman. Lotiqi dhe gjermanët, më 1941, organizuan një ekspozitë antimasone në Beograd, duke i paraqitur masonët si një lëvizje revolucionare që kishte lidhje me komunizmin... Pas luftës, kroati Josip Broz Tito vendosi pushtetin komunist në Jugosllavi... Titoja, që nga 1920-ta, kur iu bashkangjit Partisë Komuniste të Jugosllavisë, me besnikëri ndoqi rrugën e caktuar nga Stalini dhe Internacianalja Komuniste në Moskë... Më vonë u rebelua kundër mbisundimit sovjetik... Partia Komunsite e Jugosllavisë u përjashtua nga Informbyroja më 1948. Shumica e komunistëve ishin kundër Stalinit, dhe e mbështetën Titon, pati edhe në anën e Stalinit. Policia e fshehtë e Titos, e kontrolluar nga ministri i punëve të brendshme, Aleksandër Rankoviq, i përcillte idhtarët e Informbyrosë. Shumë janë burgosur dhe janë mbajtur nën kushte shumë të veshitira nëpër llogore, si në Goli-otok të Adriatikut... Njëri nga baskëpunëtorët më të ngushtë ishte veterani komunist Mosha Pijade, hebrenj, nga shtresa e mesme e Beogradit. Ai ishte teoricienti udhëheqës marksist në Partinë Komuniste Jugosllave, për të cilën punoi me besnikëri 30 vjet. Mosha i dha përkrahje të madhe Titos kundër Stalinit. Megjithatë, më 1948, policia e fshehtë e kishte marrë në pyetje, ashtu si të gjithë anëtarët e Partisë, që të vërtetonte se nuk kishte lidhje me Informbyronë. Gjatë marrjes në pyetje ishte zbuluar se Mosha Pijade kishte qenë mason!....
A ishte Titoja mason?
Ridli shkruan se si pushtetar i Jugosllavisë Titoja ka udhëhequr një politikë të ekuilibruar ndërmjet popujve, ashtu si ndërmjet komunistëve të dorës së fortë dhe atyre liberalë. Në vitet e 50-ta burgosi liberalin Milovan Gjilas. Më 1966 e largoi shefin e policisë së fshehtë, Aleksandër Rankoviq, si pasues të vijës së fortë. Diktatura e ashpër në Jugasllavi u zbut paksa nga viti 1966-1971, gjer në paraqitjen e Lëvzjes për pavarësinë e Kroacisë, kur përsëri, me urdhërin e Titos u vendos regjimi represiv.
Disa individë, në ish Jugosllavi, edhe sot besojnë se Titoja ishte mason. Për një mendim të tillë ekzistojnë dy arsye: Arsyeja i parë është, mbishkrimi mbi varrin e tij vetëm: “Josip Broz Tito, 1892 – 1980”, pa asnjë fjalë, asnjë shenjë tjetër zbukuruese, ashtu si është traditë edhe te masonët. Ka mendime se Titoja ishte fymëzuar nga varri i Franklin D. Ruzveltit, në SHBA, në të cilin ishte një mbishkrim modest: “Frenklin Delano Ruzvelt, 1882 – 1945”. Ruzvelti kishte qenë mason, andaj edhe ky me siguri do të ishte shkaku... Arsyeja tjetër ishte largimi i Rankoviqit dhe ata të vijës së fortë më 1966. Vendimi i largimit të tyre me siguri është marrë për shkaqe politike, meqë Tito besonte se atëhere ishte e mundur dhe e dëshirueshme ta zbusë diktaturën. Meqenëse Rankoviqi dhe ndihmësit e tij ishin serbë, ata kishin bindjen – sot edhe më shumë është përforcuar kjo bindje – se Titoja si kroat i kishte larguar pse nuk i donte serbët. Ata, po ashtu besojnë se masonët qëndrojnë prapa vendimit për rrëzimin e Rankoviqit me shokë, thekson Ridli.
Zhvadin Simiqi, vazhdon Ridli, një aleat i Rankoviqit, dhe një personalitet i lartë në policinë e fshehtë serbe, ka pohura se Titoja ishte mason i fshehtë. Sipas disa shkrimeve të fundit, Titoja tashti na del agjent i shumëfishtë, mason i madh, që herë na paraqesin të ketë qenë anëtar i lozhës në Zagreb, e herë në Beograd e Moskë, por kohëve të fundit botohen libra ku ai paraqitet si anëtar i lozhave Angleze, Franceze, Spanjolle dhe Polake... Pas shpalljes së pavarësisë së Sllovenisë dhe të Kroacisë më 1991, Bosnës dhe Hercegovinës më 1992, agresionit të ushtrisë serbe në Kroaci dhe në Bosne dhe krimeve të serbëve në Vukovar e Sarajevë, në Kroaci janë publikuar fakte të reja të cilat masonët akuzohen për krime. Flitet se të gjitha fatkeqësitë në Jugosllavi i kanë planifikuar masonët si De Mikelisi, anëtar i Lozhës masone P2 të Orientit të Madh italian... Lorens S. Igël Bergeri etj. Kur filluan luftimet në Kroaci dhe Bosne, Kombet e bashkuara dërguan vëzhguesë në Jugosllavi, të cilët duhej të raportonin se ç’po ndodhë atje. Një kohë të gjatë nuk ndërmorën asgjë kundër serbëve, andaj kroatët dhe boshnjakët i akuzuan si proserbë. Më vonë propozuan që Serbisë t’i veheshin sanksionet ekonomike. Flitet se e gjithë kjo ishte një komplot mason. Me mosndërmarrjen asgjë me kohë, që në fazën e parë, e më vonë me sanksionet ekonomike, masonët siguruan vazhdimin e luftës dhe shkatrrimin e ekonomisë së Serbisë, dhe në këtë mënyrë ata krijuan haos të cilin mund ta shfrytëzonin për qëllime të veta...
Sipas përkthyesëve të librit të Xhasper Ridlit, në gj. serbe, komentet lidhur me pikëpamjet e autorit (Xhasper Ridlit, a.n) mbi zhvillimet politike në Jugosllavi do të ishin të tepërta dhe kërkojnë shumë intervenime... Lozhat e para, sipas tyre, janë themeluar në Slloveni dhe Kroaci në sh. XVIII. Deri në fund të sh. 19 masonët u zgjëruan në territorin e Serbisë dhe të Bosnes. Në vitin 1912 është themeluar Lozha e Madhe në Serbi. Shtat vjet më vonë, në Zagreb është themeluar Lozha e Madhe e serbëve, kroatëve dhe sllovenëve, në të cilën kanë hyrë të gjitha lozhat që kanë vepruar në territorin e “kralevinës”. Kjo Lozhë e Madhe, në vitin 1929 u emërua: Lozha e Madhe “Jugoallavia”. Më 1931 lozha jugosllave me Lozhën e Madhe angleze pranuan që ta njohin njëra-tjetrën. Përfaqësuesi i parë i Lozhës angleze ishte Mjeshtri i madh Xhorxh Vajfert. Më 1940 Lozha “Jugosllavia” mori vendim që të pushojë çdo veprimtari e saj... Është dashur të kalojnë plot 50 vjet që në territorin e Jugosllavisë të ripërtrihet masoneria, pikërisht më 23 qershor 1990. Shkatërrimi i vedit ndikoi në themelimin e lozhave të reja nëpër republikat e ndara, në Kroaci më 1995, në Slloveni mkë 1999. Në Serbi dhe Mal të ZI sot veprojnë disa lozha të mëdha. Që të gjitha rrënjët i kanë te Lozha e Madhe “Jugosllavia”, andaj Lozha e Madhe e bashkuar Angleze ka njohur vetëm Lozhën e Madhe të rregullt “Jugosllavia”...
 
== Feja e shqiptarit ==
Return to the user page of "Andi Ballshi/Unë".