Diskutim:Big Bang: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 5:
==Për Kristiani95==
* Mirë, edhe unë heq dorë, jap dorëheqjen! Sepse e shoh se puna e dikujt tjetër më parë nuk respektohet e nuk merret aspak parasysh. Në vend që të ndërtohet mbi themelet e vëna nga të parët, dhe të plotësohet e të pasurohet artikulli, këtu vijnë disa "më të ditur, më të mençur e më bashkëkohorë" dhe ndryshojnë, në këtë rast fshijnë gjithçka pa më të voglin ngurrim dhe shkruajnë si ju pëlqen. Sepse "dijnë më mirë e më shumë" se të tjerët. Prandaj, e shoh (e kam parë dhe vërejtur edhe më parë) se nuk ia vlen të shkruash këtu në Vikipedia sepse mundi yt do shkojë medoemos dëm; sepse gjithmonë do vijë dikush "më i zgjuar" që do ta shkatërrojë atë që ke ndërtuar e krijuar ti me mund, dhe do fshijë çdo gjë që nuk i përshtatet shijes së tij. Vërtet është shumë për të ardhur keq që puna e mundi i tjetrit nuk vlerësohet aspak! <br>Sa për sqarim artikulli Bumi i Madh (përkthimi i përpiktë i termit anglez) u përcoll edhe tek Big Bang që kushdo që kërkon me këtë emër ta gjejë, por emërtimi shqip (sipas meje) duhet të ishte Bumi i Madh, dhe ishte në rregull e i (për)shkruar qartë e kuptueshëm. Nuk e kuptoj pse duhej të bëhej një ripërcjellim kur ai tashmë ishte, nga Bumi i Madh --> Big Bang në Big Bang --> Bumi i Madh? dhe të fshihej pothuajse krejt përmbajtja e artikullit?! <br>Shndet! —[[Përdoruesi:Leke Mjeku|Leke Mjeku]] 17 Shkurt 2010 17:21 (CET)
Më fal, më vjen shumë keq për këtë gjë. Do të rikthej pjesën tënde të artikullit, sepse me të vërtetë kam vepruar pa patur mendjen. Por një kusht, kjo faqe të quhet Big Bang, për shkak se përdoret nga të gjithë në këtë formë.
----
Return to "Big Bang" page.