[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Faqe e re: == Jeta e tijë == Ebu Rejhan Muhamed ibn Ah-med el Biruni, dijetar persian ishekullit XI, u lind më 15shtator 973në Havarizm, që atëherë ishte pjesë e Dinastisë Abasite në U...
 
No edit summary
Rreshti 1:
 
 
== Jeta e tijë ==
Line 5 ⟶ 4:
Ebu Rejhan Muhamed ibn Ah-med el Biruni, dijetar persian ishekullit XI, u lind më 15shtator 973në Havarizm, që atëherë ishte pjesë e Dinastisë Abasite në Uzbekistanin e sotëm.Studioi matematikën dhe astronominë nën mbikëqyrjen e dijetarit Ebu Nasr Mensur, i cili ishte koleg i filozofit Ibn Sina dhe i historianit Ibn Miskevejh, që punonin së bashku në Universitetin dhe
qendrën shkencore që kishte themeluar princi Ebu el Abbas Memun Havaraz-mshah. Ai po ashtu udhëtoi në Azinë Jugore, në Afganistanin e sotëm, pastaj shkoi edhe në Indi më 1030, ku mësoi gjuhët hinduse dhe studioi religjionin dhe filozofinë e këtij populli. Atje shkroi librin e tij Terkih el-Hind (Kronikat e Indisë).
 
 
== Punimet shkencore ==
Biruni ishte një kolos i vërtetë dhe enciklopedi e gjallë njerëzore; këtë e dëshmojnë edhe punimet e tij në disiplina të ndryshme shkencore, të cilat arrijnë numrin 146 në tërësi, ku bëjnë pjesë 35
libra mbi astronominë, 4 mbi astrolabët3,23 mbi astrologjinë, 5 mbi kronologjinë, 2 mbi matjen e kohës, 9 mbi gjeografinë, 10 mbi gjeodezinë, 15 mbi matematikën (8 mbi aritmetikën, 5 mbi gjeometrinë dhe 2 mbi trigonometrinë), 2 mbi mekanikën, 2 mbi mjeksinë dhe farmakologjinë, 1 mbi meteorologjinë, 2 mbi mineralogjinë dhe gurët e çmuar, 4 mbi historinë, 2 mbi Indinë, 3 mbi re-
ligjionin dhe filozofinë, 2 mbi magjinë, 16 punime letrare dhe 9 libra të paklasifikuar. Në mesin e këtyre punimeve, vetëm 22 prej tyre kanë mbijetuar dhe vetëm 13 prej tyre janë botuar; 6 nga punimet e tij që kanë mbijetuar janë mbi astronominë. Biruni punimet e tij i shkroi kryesisht në gjuhën arabe dhe persisht, pasi, përveç gjuhës së tij amtare të Havarizmit, ai dinte të fliste, të shkruante dhe të lexonte në disa gjuhë të huaja, përfshirë këtu gjuhën perse, gjuhën arabe, greke, hebraishte, sanskritishten dhe gjuhën e berberëve, ndërsa dinte të fliste edhe në gjuhën turke,hinduse dhe latine.
 
== Astronomia ==
Biruni ishte hulumtues dhe studiues idukurive astronomike, të cilat shfaqeshin në gjithësi, veprimtari kjo në të cilën dha edhe mendime dhe konkluza, e po ashtu ishte edhe i përpiktë dhe kujdes të veçantë u kushtonte kalkulimeve, në mënyrë që të dhënat nga vëzhgimet që i bënte, të ishin sa më të sakta.
 
 
== Refuzimi i astrologjisë ==