[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 14:
Themelues i vehabizmit është [[Muhammed Ibn Abdulvehhabi]], i lindur në vitin 1115 hixhrij / 1703 në vendin Ujejneh, afër [[Riadi|Riadit]], në Nexhd, oazë, e cila atëherë jetonte në mirëqenie të qëndrueshme. Rrjedh, edhe nga ana e babait edhe nga ana e nënës, nga një familje e njohur, Temim ibn Murr ibn Adnan, e cila ka dhënë kontribut për [[Islam]]-in gjatë historisë. Nga babai i tij, i cili në atë kohë ishte kadi hanbelit në fshatin e tij, ka mësuar fikhun hanbelij, pastaj tefsirin, hadithin dhe shkencat tjera fetare në mënyrën klasike mesjetare. Në moshën dhjetëvjeçare u bë hafidh i [[Kur'ani|Kur’anit]]. Mendohet se ai gjatë qëndrimit në [[Iran]] dhe [[Irak]] u bë ekspert i [[Sufizmi|Sufizmit]]. Mirëpo, me kalimin e kohës, pak nga pak, ra në kontakt me veprat e [[Ibn Tejmije|Ibn Tejmijes]] dhe të nxënësit të tij, Ibn Kajjim El-Xhevziut, të cilët do të bëjnë ndikim të pakthyeshëm në mendjen dhe shpirtin e Muhammedit të ri. Pastaj, udhëtoi në [[ Mekka| Mekë]], [[Medinë]], [[Hixhaz]], [[Ihsa]] në [[Arabia Saudite|Gjirin Arab]], në [[Basra]] shkoi më 1724 dhe kaloi katër vjet kurse në [[Bagdadi|Bagdad]] pesë vjet, pastaj në [[Mosul]], [[Damask|Damask]], [[Kurdistani|Kurdistan]], [[Hemezan]], [[Isfahan]], [[Kum]] dhe [[Kairo]]. Nëpër këto vende ai kaloi mbi 12 vite duke mësuar, pos fushave fetare, edhe filozofinë dhe [[Sufizmi|Sufizmin]]. Gjatë kësaj kohe thuhet se ai edhe u martua.
 
[[MuhamedMuhammed Ibn Abdulvehhabi|Ibn Abdulvehabi]] mësoi nga shumë mësues por më të njohurit janë: shejh Abdullah ibn Ibrahim Nexhdi, shejh Muhammed Hajat Sindhi dhe Shejh Muhammed Mexhmui. Mësuesit e [[Muhammed Ibn Abdulvehhabi|Muhammed Ibn Abdulvehhabit]] janë të shumtë dhe do të na çonte larg numërimi i tyre. Disa burime, të pakonfirmuara, theksojnë se [[Muhamed Ibn Abdulvehhabi|Ibn Abdulvehhabi]] në fillim ka mësuar literaturën dhe jurisprudencën hanefite. Pas kësaj, ndoshta në vitin 1152 h./1739, [[Muhammed Ibn Abdulvehhabi|Muhammedi]] erdhi në vendlindje në krahinën [[Nexhd]], jo në vendlindje, por në [[Hurejmli]], ku ishte vendosur babai i tij, për të mbajtur ligjërata publike dhe për t’i plasuar idetë e tij. Mirëpo, nuk hasi në mirëkuptim dhe në përkrahje te bashkëqytetarët e tij, madje thuhet edhe nga babai i tij, shejh Sulejman ibn Alijj. Disa dijetarë pohojnë se suksesi i ibn Abdulvehhabit në Hurejmli ishte më i madh sidomos pas vdekjes së babait të tij, sepse ai deri atëherë ishte nën hijen e autoritetit të babait të tij. Pasuesit e tij mendojnë se shkaku i kësaj indiference të masës ndaj ideve të tij ishte prapambetja dhe moszhvillimi i vendit dhe dominimi i supersticionit dhe risive të shumta , kurse kundërshtarët mendojnë se mësimi i [[Muhammed Ibn Abdulvehhabi|Muhammed Ibn Abdulvehhabit]] ishte tejet i ngurtë, puritanist dhe i dhunshëm, me karakter retrograd dhe konservatist, në vend të urtisë dhe këshillës. H. Laoust thekson se pas debaklit që pësoi dhe largimit të Ibn Abdulvehhabit nga Hurejmliu, ai shkoi në [[Ujejne]], ku qëndroi rreth katër vite dhe ku korri fitoret e para. Pohohet se këtu fillimisht i ndihmoi emiri i Ujejnes, Uthman ibn Ma’mer, i cili tok me të theu varrezat dhe ekzekutoi një lavire. MiMuhammedMirëpo [[Muhammed Ibn AbdulvehhabirëpoAbdulvehhabi]], pas pak nga emiri i Ahsait i erdhi një letër emirit të Ujejnes që ta mbyt shejh [[MuhamedMuhammed Ibn Abdulvehabi Abdulvehhabi|Abdulvehhabin]]. Ky nuk e mbyti por i dha mundësi të shkojë në cilin drejtim të dëshirojë ai.
Duke e ndier rezistencën e fuqishme, Ibn Abdulvehhabi u largua nga ky vend dhe shkoi në veri të [[Riadi|Riadit]], në fshatin Der’ijje, në vendlindjen e princit saudit. Pas shumë bisedimeve e dakordimeve, lidhi marrëveshje me familjen saudite, me mbretin [[Muhammed ibn Saudin]], në vitin 1744, me kusht që të qëndrojë në vendin e familjes saudite, kudo që të vendoset ajo. Pas vendosjes së [[Muhammed Ibn Abdulvehhabi|Muhammed Ibn Abdulvehhabit]] në Der’ijjeh dhe pas mirëpritjes së tij nga shumica e besimtarëve në këtë vend, përveç katër familjeve, të cilat e lëshuan vendin në shenjë mospajtimi dhe rezistence. Si kundërshpërblim, princi me pushtetin e tij do ta ndihmojë shejhun dhe lëvizjen e tij. Ky bashkëpunim vazhdoi edhe pas vdekjes së tyre,
kështu që në vitin 1792, djemt e të dy palëve u dakorduan ta vazhdojnë marrëveshjen e prindërve të tyre. Ky bashkëpunim, si asociacion i dinastisë saudite dhe fundamentalizmit vehabit, vazhdon dhe dominon edhe deri në ditët tona.